×

 Dita e Veres !

· 22 · 6534

 Dita e Veres !

· 22 · 6534
  • i identifikuar
    sorelina
    #15 ne: 09-03-2007, 15:11:36
    Vjet kam qene edhe une ne Elbasan dhe e kam festuar diten e veres me shoqerine dhe ja kemi kaluar shume bukur. Sa keq qe kete vit nuk kam mundesi te shkoj e te ha ndonje ballokume se i benin te mire ato :D
    Nejse, i uroj te gjithe shqiptaret gezuar, dhe e kalofshin sa me bukur.
  • i identifikuar
    PetritKola
    #16 ne: 12-03-2007, 21:51:31
    DITA E VERËS, 14 MARSI, NJË ZAKON ARBËRESH


    Dita e Verës quhet e tillë sepse më 14 Mars bimësia zgjohet nga gjumi
    dimëror.
    Në këtë ditë bimësia fillon të thithë lëngjet nga toka dhe kështu të
    rritet.
    Ky zakon i lashtë është i vetëm në botë dhe ndonëse qendra e festimit
    të tij
    është
    qyteti Skampa (Elbasani), ai iu përket të gjithë arbëreshëve
    (arbërësve-arbanasve).
    Tani kjo festë është bërë festë kombëtare dhe dita 14 Mars është ditë
    pushimi.
    Shenjat e festimit të këtij zakoni arbëresh janë:

    1) Marrja datën 13 Mars të një tufe të vogël bari të njomë bashkë me
    rrenjët
       dhe dheun, me qëllim që të gjendet mëngjezin e datës 14 Mars në
    shtëpi.

    2) Gatimi i ballakumeve, që gatuhen një ose dy ditë përpara datës 14
    Mars,
        me qëllim që mëngjezi i datës 14 Mars t'i gjejë ballakumet në
    shtëpi.


    GATIMI I BALLAKUMEVE

    MASAT
    1 kg sheqer, 0.5 kg tëlyn (gjalp), 1 kg miell misri i situr, një dorë
    miell
    gruri,
    8 kokrra vezë, 1 filxhan qumësht; një enë e madhe bakri e pakallajisur
    ose përndryshe prej qelqi.

    GATIMI
    Tretet gjalpi dhe pastaj rrihet me sheqerin deri sa të bëhet një masë e
    bardhë.
    E mira është që rrahja e masës të bëhet me dorë, sepse fundi i rrahjes
    ndjehet
    kur të duket se preken fije me dorën që po përzien masën. Ndërsa vezët
    përzihen me qumështin dhe shtohen dalëngadalë tek sheqeri i rrahur,
    duke vazhduar përzjerjen e këtij të fundit.

    Pastaj hidhet mielli dalëngadalë duke vazhduar përzjerjen. Kujdes në
    hedhjen
    e miellit, sepse mielli i tepërt i bën të forta ballakumet pas pjekjes.
    Prandaj,
    pasi është harxhuar sasia e paracaktuar e miellit, brumi lihet rreth 15
    minuta
    në qetësi pavarësisht se ai mund të duket i qullët. Kjo kohë mjafton që
    grimcat e miellit të thithin lagështirën e brumit të qullët. Pas kësaj
    brumit mund
    t’i shtohet edhe një dorë miell nëse është e nevojshme kur ai mbetet si
    i
    qullët.
    Kështu me këtë brumë ballakumet nuk do mund të shtrihen gjatë pjekjes.

    PJEKJA
    Pudroset tepsija me miell dhe mbi të vendoset topat e brumit me
    madhësinë
    e grushtit të dorës. Pastaj futet tepsija në pjekje për rreth 40 minuta

    170oC
    deri sa të formojë pak kore (jo të skuqet). Nxirret tepsija dhe lihet

    ftohet
    me qëllim që ballakumet të shkëputen lehtësisht.

    --------------- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -
    Ruajeni dhe trashëgojeni këtë zakon arbëresh.

    • Gjinia: Mashkull
  • i identifikuar
    Berni
    #17 ne: 14-03-2007, 10:43:35
    Cfar qejfi behet sot ne elbasan,sa inat me vjen qe nuk jam,kismet vitin tjeter.Gezuar te gjitheve diten e Veres,e kam fjalen per ata nga Elbasani se ato nga qytetet e tjera e kane te kote ta festojn se eshte festa e Elbasanit  ;)

    • Gjinia: Mashkull
  • i identifikuar
    Berni
    #18 ne: 14-03-2007, 11:29:47
    ELBASAN – Një koncert madhështor në sheshin kryesor të Elbasanit ka çelur festimet për “Ditën e Verës”. Përgatitjet për këtë festë kanë nisur prej kohësh, me inciativën e vetë bashkisë, Dhomës së Tregtisë dhe subjekteve private që do të presin sot mijëra vizitorë nga vendi dhe të huaj. Ditën e djeshme, makinat private me targa tw qyteteve të ndryshme kanë paralajmëruar fluksin e vizitorëve në qytetin e ballokumeve. Dy ditë më parë, Bashkia e Elbasanit i ka dhënë fund përgatitjeve për 14 marsin. Sipas burimeve zyrtare të saj pohohet se janë shpenzuar 1 milionë lekë nga buxheti për të dekoruar qytetin në prag feste. Në qendrën e qytetit si dhe dy hyrjet kryesore të tij janë vendosur banderola e tabela të shumta, ndërsa mësohet se janë shfrytëzuar dhe pjesë nga dekori i vitit të kaluar. Sipas drejtorit të Punëve Publike në bashki, Albert Shopi, puna për zbukurimin e qytetit me rastin e kësaj festa tradicionale ka përfunduar me sukses. Festimet për Ditën e Verës hapen mbrëmjen e 13 marsit ku në orën 21:00 në sheshin “Gensher” u zhvillua një koncert me pjesëmarrjen e dhjetëra këngëtarëve të njohur në të gjithë Shqipërinë. Sipas organizatorëve, në shesh do të qëndrohet deri pas mesnate për të pritur zgjuar 14 marsin, ashtu siç është bërë zakon gjatë 10 viteve të fundit. Atmosfera e festës është e pranishme në çdo familje elbasanase, të cilat kanë përgatitur ballokumet dhe ritet e kësaj dite. Ditën e sotme pritet që të zhvillohen dhe një mori programesh të tjera, ku më të rëndësishme janë: çelja e panairit të Ditës së Verës, i cili do të zgjasë për 3 ditë me radhë; karnavalet e organizuar nga shkollat e qytetit, etj. Të dhënat e siguruara nga hotelet e qytetit flasin për prenotime nga zona të ndryshme të vendit dhe të huaj për të qëndruar në Elbasan gjatë 13 dhe 14 marsit. Dita e Verës pritet që të angazhojë një numër të madh të forcave të rendit. Nga drejtoria e policisë mësohet se janë marrë masa për të parandaluar ndonjë incident të mundshëm gjatë kësaj dite. Nga ana e tij, shefi i komisariatit në Elbasan, Saimir Muça u ka bërë thirrje drejtuesve të mjeteve të evitojnë qarkullimin në qendër të qytetit për të mos krijuar amulli në lëvizjen e njerëzve. a.k

    • Gjinia: Femer
  • i identifikuar
    Vogelushja Korcare
    #19 ne: 15-03-2007, 19:14:55
    Cfar qejfi bëhet sot ne elbasan,sa inat më vjen qe nuk jam,kismet vitin tjetër.Gezuar te gjithëve ditën e Veres,e kam fjalën për ata nga Elbasani se ato nga qytetet e tjera e kanë te kotë ta festojn se është festa e Elbasanit  ;)
    iiiiiiiii sa i poshter ky  :D :P
    Edhe qytetet e tjera e festojne jo vetem Elbasani  :)

    Gezuar te gjitheve me vonese  :D

    • Gjinia: Mashkull
  • i identifikuar
    Berni
    #20 ne: 16-03-2007, 09:52:33
    Si është festuar festa pagane në Elbasan, Tiranë, Berat, Korçë, Durrës, Shkodër dhe Sarandë

    ELBASAN- Elbasanasit kanë nisur festimet për Ditën e Verës mbrëmjen e 13 Marsit kur edhe në sheshin “Gensher” është zhvilluar një koncert festiv me pjesëmarrjen e këngëtarëve më të mirë. Festa e natyrës është ndjekur edhe nga moti i mirë, i cili ka favorizuar shëtitjet dhe piknikun tradicional në natyrë. Mijëra qytetarë kanë mbushur rrugët, sheshet dhe hapësirat e gjelbra për të festuar në natyrë Ditën e Verës. Sheshi kryesor i qytetit është tejmbushur nga qytetarë, por edhe mysafirë nga qytetet e tjera të të gjitha moshave për të pritur parakalimin e karnavaleve nga shkollat 9-vjeçare, të cilat kanë sjellë me anë të fabulave të ndryshme problemet që po kalon sot shoqëria shqiptare. Qytetarë nga Tirana, Korça, Vlora, Shkodra, Durrësi dhe shumë qytete të tjera të Shqipërisë së Mesme kanë qenë mysafirë në Elbasan.
    Festa
    Festa në natyrë është shpërndarë më pas në parkun “Rinia”, në kodrën e Krastës, në pikën turistike të Byshekut, por edhe në lokale dhe restorante, ku ka kaluar dreka e Ditës së Verës. Pas festimeve në shesh, në pikat kryesore grupet artistike kanë zhvilluar koncerte me këngë popullore për qytetarët, ndërsa Lidhja e Shkrimtarëve dhe Artistëve ka zhvilluar edicionin e radhës të Ditëve Poetike të Verës me mbjelljen e pemës tradicionale në lulishten e poetëve për fituesin e këtij edicioni. Panairi i Ditës së Verës është një moment i rëndësishëm për qytetin e Elbasanit. Mbi 45 firma kanë ekspozuar produkte dhe prodhime të punishteve jo vetëm në Elbasan, por edhe nga qytetet e tjera dhe nga vende të ndryshme të rajonit. Në ceremoninë e hapjes së panairit ka marrë pjesë edhe deputeti Gazmend Oketa, i propozuar si zëvendëskryeministë r në kabinetin “Berisha”. I pyetur për pozicionin e tij në këtë vizitë, Oketa deklaroi se ka ardhur në Elbasan si një deputet i thjeshtë i ftuar nga miqtë e tij në Elbasan, duke marrë pjesë në festimet për Ditën e Verës. Ai i uroi nga pallati i sportit “Tomorr Sinani” të gjithë qytetarët elbasanas në këtë ditë të traditës dhe të festës. I ndjekur nga deputetë të tjerë të Partisë Demokratike, Oketa ka parë nga afër stendat e firmave pjesëmarrëse në panair.
    Të ftuarit
    Për të marrë pjesë në hapjen e panairit ishin ftuar të gjithë përfaqësuesit e shtetit, duke filluar me kryeministrin për të vazhduar me kryetaren e Parlamentit, ministrat dhe përfaqësues të tjerë, por asnjë prej tyre nuk ka preferuar që këtë ditë tradicionale të Elbasanit ta kalojë në qytetin e luleve. Gjithsesi vetë qytetarët duke u larguar nga politika kanë festuar në mënyrën e tyre këtë ditë pa u shqetësuar nëse politikanët do ta kthenin vëmendjen nga Elbasani apo jo.

    Durres,Dita e Verës harrohet nga institucionet përkatëse

    DURRËS- Dita e Verës është festuar edhe në qytetin bregdetar të Durrësit, ashtu si në shumë qytete të tjera të Shqipërisë. Por, ndryshe nga ata, edhe këtë vit Bashkia e Durrësit nuk ka menduar që në këtë ditë festimet të jenë sa më të larmishme për banorët e qytetit, duke mos organizuar asnjë aktivitet. Krahas neglizhimit nga ana e institucioneve përkatëse për ta bërë sa më të gjallëruar këtë festë, qytetarët nuk kanë harruar ta kthejnë këtë ditë një festë tradicionale, duke e festuar gjithsekush sipas mënyrës së tyre. Kështu orët e para të mesditës janë mbushur të gjitha sheshet kryesore të qytetit të Durrësit me qytetarë, të cilët kanë parë si të vetmen mënyrë festimi, duke shëtitur. Ndërsa fëmijët ndryshe nga të rriturit, i janë dhënë edhe lojërave të ndryshme në sheshin “Taulantja” ose siç quhet ndryshe “Vollga”.

    Tirana, pushim, harmoni, festë, njësoj si Elbasani

    TIRANË- Ashtu si edhe Elbasani, prej nga e ka origjinën festa pagane e Ditës së Verës, dhe në Tiranë nga viti në vit po festohet me shumë ceremoni dhe festime. Këto festime kanë nisur që në orët e para të mëngjesit nga tingujt e bandës, ndërkohë që për të gjithë kryeqytetasit, dita e të cilëve ka qenë një ditë pushimi, kanë shijuar aktivitetet e organizuara nga bashkia përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”. Dita e Verës, e cila simbolizon rizgjimin e natyrës, ka pasur tinguj të ndryshëm muzikorë, nëpër stendat e vendosura përgjatë bulevardit. Krahas muzikës klasike apo edhe popullore, mund të dëgjoje edhe muzikën moderne, e përshtatur kjo për të gjitha grup moshat. Por vëmendja e qytetarëve është tërhequr nga disa avionë sportivë të vënë në dispozicion nga një kompani private. Në stendat përgjatë bulevardit nuk mungonin as ballokumet.

    Korçarët festojnë Ditën e Verës në periferi

    KORÇË- Dita e Verës, e cila simbolizon fillimin e stinës së pranverës, nga banorët e qytetit të Korçës është e preferuar që të festohet më së shumti në lokalet në periferi të qytetit apo në fshatra të konsideruara turistike, si Voskopoja dhe Dardha, si dhe në Elbasan, dhe shumë pak brenda në qytet. Në fakt, kjo festë që nuk ka ndonjë traditë të theksuar festimi në qytetin e Korçës, ku Dita e Verës kremtohet si nga komuniteti ortodoks në datën 1 Mars dhe nga ai mysliman në datën 14 Mars, megjithatë mbetet një nga festat më pak popullore në qytetin e Korçës.

    Berat, Dita e Verës festohet në pika turistike

    BERAT- Në orët e para të mëngjesit familjet beratase të organizuara në fise apo familje kanë udhëtuar për në pikën turistike të Kalasë, Sheshit të Dosave etj. Familjet beratase një ditë më parë kanë ndezur zjarre pranë banesave të tyre ose në për bahçet, këto zjarre simbolizojnë djegien e mbeturinave të dimrit në orët e vona të natës dhe familjet kanë gatuar ballokume, byrek me shumëllojshmëri lakrash, vezë të ziera dhe misra të zier. Beratasit e kanë kaluar këtë ditë të bukur nëpër pikat turistike të qytetit, ndërsa të tjerë kanë preferuar lokalet luksoze të qytetit më familjet e tyre.

    Festimi i festës në Sarandë, me shëtitje

    SARANDE- 14 Marsi, Dita e Verës, është festuar edhe në Sarandë. Ka nisur mëngjesi me bandën e qytetit, e cila i ka rënë qytetit kryq e tërthor, për të treguar se e mërkura nuk ishte si gjithë ditët e tjera. Ndryshe nga ditët e tjera të javës sarandiotët zgjodhën shëtitjet përgjatë bregdetit, por edhe duke frekuentuar lokalet që ndodhen këtu. Duke vazhduar me programin artistik, me pjesëmarrjen e grupeve polifonike që janë në Sarandë, por edhe me nxënës të shkollave, e këngëtarë të estradës, i kanë dhënë larmi Ditës së Verës. Por edhe lokalet jashtë qytetit kanë qenë të frekuentuara ditën e djeshme, si në Ksamil, Butrint, Lëkurës etj.

    Shkodra nuk feston festën pagane

    SHKODËR- Ndoshta është i vetmi qytet ku nuk është ndjerë atmosfera e Ditës së Verës. Shkodranët nuk e festojnë 14 Marsin, i cili simbolizon ardhjen e pranverës, pasi ata nuk e kanë traditë një gjë të tillë në traditën e tyre. Megjithatë ka qenë forumi rinor ai i cili ka organizuar një aktivitet të vogël në qendër të qytetit. Megjithatë ndryshe nga Tirana, Elbasani apo dhe qytetet e tjera jugore, të rinjtë e këtij forumi nuk kanë shpërndarë ballokume, por kanë shpërndarë pije dhe e biskota. Ndërkohë që ndoshta ka qenë vetëm moti i mirë ai që ka treguar ardhjen e pranverës.

    Artan LEKA

    • Gjinia: Mashkull
  • i identifikuar
    M A X
    #21 ne: 14-03-2012, 00:49:47
    Që në kohët antike, tempulli i 14 Marsit, Festa e Ditës së Verës, ka qenë në qytetin e Elbasanit. E quajtur ndryshe si dita e largimit të dimrit, kjo festë ka krijuar tashmë traditën e saj jo vetëm tek banorët e qytetit të Elbasanit, por edhe në qytete të tjera të vendit dhe veçanërisht në Tiranë.

    Zanafillën "Dita e Verës" e ka në faltoren Zana e Çermenikës, e ndërtuar në rrethinat e qytetit të Elbasanit, e cila ishte perëndesha e gjuetisë, pyjeve dhe e të gjithë natyrës.

    Sipas gojëdhënës, kjo zanë dilte nga faltorja e vet ditën e 14 Marsit. E trashëguar brez pas brezi, kjo festë popullore, është një ditë, e cila sot identifikon edhe vetë qytetin e Elbasanit, i njohur në Shqipëri për tradita të veçanta kulturore.

    Por festa e Verës, që kremtohet në qytetin e njohur ndryshe 'qyteti në kërthizë të Shqipërisë', nuk është vetëm për elbasanasit. Shumë miq vijnë nga të gjitha zonat e vendit për të festuar ardhjen e verës, por edhe për të shijuar gatimet karakteristike të kësaj zone si ballokumet dhe revaninë, të cilat në këtë ditë, sipas vendasve, 'goditen ' ndryshe nga herët e tjera, gjelin e detit, arrat, apo palat e fikut, të cilat tradicionalisht iu dhurohen fëmijëve të vegjël, të cilët janë të parët që bëjnë vizita mbarësie nëpër shtëpitë e të afërmve dhe të fqinjëve.

    Të parët tregojnë se një natë para ditës së Verës, njerëzit mblidheshin më shpejt në shtëpitë e tyre, për të festuar së bashku me të afërmit, epilogun e kësaj feste. Zgjimi bëhej në të gdhirë dhe të moshuarit herët në mëngjes hapnin derën e shtëpisë për bujari, merrnin shtamën për ta mbushur me ujë të freskët dhe sillnin në shtëpi një plis bari të gjelbëruar, ndërkohë që të rinjtë plehronin portokallet dhe ullinjtë.

    Dreka e kësaj dite ishte një rit plot humor dhe shijim për të gjithë elbasanasit, të cilët zakonisht e kalonin këtë drekë në natyrë, ku organizoheshin lojra popullore.

    Në Elbasan festohet edhe nata e verës, nata para ardhjes së saj, me mish, raki, gjel deti, ballokume, ëmbëlsira. Në këtë ditë elbasanllinjtë urojnë njëri -tjetrin për një jetë sa më të gjatë dhe të lumtur.

    Ballokumja , gatimi tradicional i Ditës së Verës
    Në fakt askush nuk mund ta kuptojë Festën e Ditës së Verës, një festë tradicionale pagane, e cila kremtohet çdo 14 mars, pa shijimin e ballokumes, një gatim i veçantë i Elbasanit, një qytet i cili ndodhet në qendër të Shqipërisë dhe i njohur për traditat e tij sidomos në fushën e arsimit.

    Por edhe pse ka edhe dy ditë nga kremtimi i festës, duket se tregtarët e kësaj ëmbëlsire tradicionale në Tiranë kanë nxituar ta nxjerrin në shitje ëmbëlsirën e famshme.

    Baza e ballokumes është gjalpi i deles dhe mundësisht e deles së rritur në zonat malore të këtij rrethi, sidomos në zonën e Polisit. Si sekret të gatimit të saj duhet një tenxhere bakri me përmasa 10 litërshe, ku masa e brumit, e cila përmbledh edhe vezët e fshatit, rrihet me një lugë druri dhe punohet shumë fort.

    (d.b/BalkanWeb)