×

 Femija yne- Prof. Salaudin Bekteshi

· 22 · 15338

 Femija yne- Prof. Salaudin Bekteshi

· 22 · 15338
  • i identifikuar
    AvniLeon
    #15 ne: 12-03-2008, 02:01:36
    A mundet te jet shkaktar verdhëza per humbjen e peshes tek nje foshnje? Flm per mirkuptim respekt Avniu.
  • i identifikuar
    teuta sadiku
    #16 ne: 06-01-2009, 18:26:53
    a esht rrezik per foshnjen a mundet me pas pasoja femiu kur lind nese nje shtatzene ka chlamydien apo esht me i mir aborti

    • Gjinia: Femer
  • i identifikuar
    Parloté
    #17 ne: 06-01-2009, 19:55:38
    A mundet te jet shkaktar verdhëza per humbjen e peshes tek nje foshnje? Flm per mirkuptim respekt Avniu.

    Jo ne menyre direkte, nese behet fjale per verdhez fiziologjike. Ne kete rast, foshnja e porsalindur ka melci jo te zhvilluar sa duhet, keshtu qe melcia (hepar) nuk ka kapacitet te duhur per te larguar bilirubinen e cila mbetet me e koncentruar ne gjak. Prandaj del ne pah ngjyra e verdhe.
    Nga ana tjeter, femija me verdhez fiziologjike eshte disi me e lodhur, flene shpesh dhe nuk mer ushqim sa duhet. Kjo mund ne menyre indirekte te rezultoje ne humbje peshe. Megjithate, ushqimi me i shpeshte (qumeshti i gjirit apo qumesht shtese dhe lengje), drita, ndihmojne qe bilirubina te largohet (pastrohet) nga gjaku me ane te urines. Pas disa javesh gjithcka duhet te jete ne rregull.

    Pershendetje.

    • Gjinia: Femer
  • i identifikuar
    Parloté
    #18 ne: 06-01-2009, 20:13:08
    a esht rrezik per foshnjen a mundet me pas pasoja femiu kur lind nese nje shtatzene ka chlamydien apo esht me i mir aborti


    Po eshte rrezik, por jo aq i madh sa te zgjidhet aborti si opcion. Kur gruaja shtatzene eshte e infektuar me chlamydia (nje lloj mikroorganizme bakteriale qe zakonisht ushqehet me qeliza te gjalla per tu formuar-d.t.th. nuk mund te mbijetoje jashte trupit te njeriut), infeksioni gjendet pikerisht ne cervix (qafa e mitres). Gruaja shtatzene mund te marre cervicitis (reaksion ndezjeje), ndersa foshnja kur te linde mund te mer conjuctivitis (ndezje te syve - skuqje dhe krijim qelbi, ndezje e verdhe) pas 2-3 javeve.
    Gjithsesi se mund te kete komplikime nese nuk reagohet dhe nuk trajtohet semundja me medikamente. Ne trimestrin e pare mund te perdoren tableta amoxycillin 750 mg 3 x ne dite per 7 dite (nese nena nuk ka alergji ndaj penicilinave).
    Trimestrin e dyte dhe trete: Perdoret trajtim me erythromycin 0,5 g 2 x ne dite per 10 dite.

    Pershendetje.
  • i identifikuar
    antera
    #19 ne: 24-09-2009, 11:35:02
    vajza ime eshte 10 muaj.i kane dale dy dhembet e poshtem ne moshen 6 muaj e gjysem e nuk i kane dale dhembet e tjere.jam shume e shqetesuar ,ju lutem mund te me thoni se cfare probemi ka?

    • Gjinia: Femer
  • i identifikuar
    Parloté
    #20 ne: 27-09-2009, 11:20:16
    vajza ime eshte 10 muaj.i kane dale dy dhembet e poshtem ne moshen 6 muaj e gjysem e nuk i kane dale dhembet e tjere.jam shume e shqetesuar ,ju lutem mund te me thoni se cfare probemi ka?


    Asnjë problem.

    Problem është nëse fëmijës nuk i del asnjë dhëmb deri në moshën 2 vjecare dhe nëse në moshen 3 vjecare ende i mungon një numër i madh dhëmbësh. Në këto raste duhet të konsultohet mjeku.

    Mbetsh e përshëndetur. :)
  • i identifikuar
    nertila SULSTAROVA
    #21 ne: 21-08-2010, 22:26:00
    jam ne muajin e pare dhe pas vizites te mjeku i cili me tha cdo gje ne rregull fillova te kisha probleme me dakje jashte dhe fillova te urgusem.
    me pas pashe ne mbathje 2 pika kafe ,dhimbje skam fare a kam ndonje gje te keqe??????????