×

 Historia e Camerise.

· 10 · 6534

 Historia e Camerise.

· 10 · 6534

  • Gjinia: Mashkull
  • i identifikuar
    M A X
    ne: 15-05-2004, 01:17:38
    Rreziku i nje raprezaljeje nga bandat shoviniste te Zerves i ben me te vetedijshem nacionalistet came qe te ngulnin kembe ne pikepamjen e tyre se rruga e bashkimit te tyre ishte rruga e bashkimit te forcave politike shqiptare.
    Edhe pse Marreveshja e Mukjes (gusht 1943) ishte denoncuar nga PKSH ne menyre te njeanshme, nacionalistet came i referoheshin asaj si e vetmja rruge per te zgjidhur ceshtjen kombetare shqiptare.
    Per kete ata bene disa here thirrje per te shmangur luften vellavrasese dhe per bashkimin e te gjitha forcave per mbrojtjen e ceshtjes kombetare, ne kete kuader dhe ate te Camerise.
    Ne nje leter qe Nuri Dino i dergonte me 21 shkurt 1944 Shefqet Pecit, konstatonte se ne Greqi po beheshin perpjekje pe bashkimin e dy forcave kryesore

    politike te EAM-it dhe EDES-it me synimin qe "greket te shkaterrojne Shqiperine edhe nen masken komuniste...". Dhe me tej ai i kujton Sh. Pecit se "mjaft gjak shqiptari vaditi token tone, mjaft larg u degjua afshi i popullit tone per liri dhe kjo mjafton per te nesermen, por e nesermja duhet te na gjeje te bashkuar me shume se kurre".
    Thelbin e kesaj letre e perbente kerkesa kembengulese per bashkim "per hir te gjakut qe na bashkon dhe te zakonit qe s'mund te na ndaje".
    Ai kerkonte mendimin per bazat e bashkimit, por me "kusht qe te mos preken parimet tona dhe karakteri kombetar".
    Perballe bashkimit te armiqve te kombit shqiptar, nje qendrim i tille per bashkimin e forcave politike shqiptare ishte me se i justifikuar.
    Por nje gje e tille nuk ndodhi, sepse denoncimin e Mukjes e kishte sanksionuar edhe Konferenca Nacionalclirimtare e Labinotit (shtator 1943).
    Ne anen tjeter, popullsia came gjendej perballe veprimtarise se ethshme antishqiptare te EDES-it te Zerves, i cili e kercenonte ate me raprezalje dhe shfarosje. Zerva u perpoq ta perdorte popullsine came si force kunder ELLAS-it. Kjo manover djallezore synonte se pari ta fuste popullsine shqiptare ne kurthin e luftes midis forcave politike ne Greqi, se majtes ekstreme dhe se djathtes ekstreme, me synimin qe cilido te ishte rezultati i konfrontimit politik ne Greqi, te krijohej preteksti dhe konjuktura e pershtatshme politike per shfarosjen dhe debimin e saj.
    Se dyti, te shtonte forcat per te goditur EAM-in kundershtar, pra ta perdorte popullin shqiptar si mish per top.
    Ne bisedimet e zhvilluara ne fshatin minine ne 3-6 korrik 1944, te derguarit e Zerves i parashtruan popullsise came keto kushte:
    1-Carmatimin e plote
     2-Mobilizimin e pergjithshem te popullsise came ne radhet e EDES-it si dhe te pranonin pushtetin e EDES-it ne Cameri.
    Populli cam u gjend ne pozita te veshtira. Ai nuk pranoi te futet ne luften midis forcave rivale ne Greqi dhe si ndeshkim Zerva filloi ndaj kesaj popullsie sulmin e pergjithshem te 8 korrikut 1944 qe ka patur ato konseguenca qe dihen.
    Ky fakt pohohet dhe ne letren e Keshillit Antifashist te Camerise derguar: Qeverise greke te Bashkimit Kombetar, Shtabit te Pergjithshem te Mesdheut, Qeverive te Fuqive te Medha, Komitetit Qendror te EAM-it, Guvernatorit te Epirit, Komitetit Panepirot te EAM-it.
    Ne arkivat e Shqiperise ruhen shume deshmi te emigranteve came lidhur me krimet e forcave zerviste.
    Pozita e Camerise dhe e cameve gjate Luftes se Dyte Boterore Por perpara masakres se korrikut, forcat e EDES-it kishin kryer nje vale tjeter masakrash ne qershor. Gjithashtu, pas veres pasoi nje fushate tjeter ne tetor te vitit 1944 e cila beri te plote spastrimin etnik te Camerise.
     Rezultatet e ketij spastrimi kane qene me te vertete tragjike. Nga nje popullsi prej 35000 vetesh qe ishte para luftes mbeten vetem disa dhjetera familje. Vetem ne tragjedine e Filatit dhe te Paramithise qe u zhvillua ne qershor dhe tetor te vitit 1944, rezultati ishte: 2000 te vrare, gra, femije, pleq dhe burra te paarmatosur, te masakruar ne menyren me cnjerezore nga bandat zerviste.
     Ne fshatrat e Paramithise, Gardhites, Dhrahumit, Karbunarit, Veliat, Filatit, Galbaqit dhe Spatarit u grabiten 4949000 oke drithe, 2217500 oke tershere dhe elb, 361500 oke djathte, 457700 oke vaj ulliri, 12850 oke gjalpe, 27020 krere bageti te imta, 18500 oke duhan, 26800 oke oriz, 37000 oke bajame, 2500-3000 shtepi te djegura dhe deme te tjera te prones qe arrinin ne 84700 frs.
    Nje pjese e mire e historiografise greke te pasluftes di dhe diplomacia greke gjate periudhes se luftes se ftohte, por edhe sot, kane mbrojtur tezen absurde se populli cam (an blok) ishte bashkepunetor i nazisteve dhe fashisteve dhe u largua me ta per ne Shqiperi ne fund te luftes.
    Por si qendron e verteta ? Eshte rasti te (konfirmohet) pohohet se ne luften antifashiste popullsia shqiptare e Camerise inkuadroi ne formacionet luftarake shqiptare dhe greke mbi 1000 luftetare, pa llogaritur qindra te tjere qe punonin ne terren.
    Vetem ne radhet e ELAS-it dhane jeten 68 partizane came. Eshte tashme e provuar se masakrat dhe debimin e dhunshem te popullsise shqiptare te Camerise i kreu Zerva, i cili ishte dhe bashkepunetor i gjermaneve.
    Pikerisht ketu mendojme se duhen rikujtuar disa dokumenta qe provojne bashkepunimin e tij me gjermanet dhe keshtu do te mbetet absurd pretendimi grek se nje aleat i gjermaneve ka debuar nga trojet etnike nje popullsi te tere pse ishte ne bashkepunim me aleatet e tij.

    Bashkepunimi i Zerves me gjermanet eshte i provuar nga dokumentat gjermane si dhe nga shtypi grek i kohes dhe i pasluftes, i cili ka dhene dhjetera deshmi ne kete drejtim.
    Nga arkivat sekrete te Vermahtit gjerman per greqine, zbulohet nje marreveshje bashkepunimi midis Zerves dhe pushtuesve gjermane qe te godiste greket e tjere. Autori qe ka publikuar kete marreveshje shprehet se "ekzistonte ne thellesi nje miqesi me ujkun".
    Ne dokumentin gjerman thuhet: "Gjate nate«s se 1-2 shkurtit 1944, Zerva i arashtroi Komandes se Korparmates XXII malore, me anen e nje oficeri te plotfuqishem propzimin per bashkepunim mbi bazat qe vijojne: armepushim, bashkepunim ne luften kunder ELAS-it ne azhornim te vazhdueshem mbi qellimet e tij, mbi vete poziten e tij si dhe mbi forcat armike".
    Propozimi i Zerves iu parashtrua dhe te Plotfuqishmeve te Posacem te Rajhut per Evropen Juglindore, ministrit Nojbaher. Pergjigja ishte: te vazhdojme traktativat deri sa te merret vendimi perfundimtar.
    Me 9 shkurt 1944 u arrit aprovimi per marreveshje lokalisht te perkufizuar...
    Kjo situate vazhdoi deri ne fillim te korrikut 1944.
    Forcat e Zerves ne mars 1944 rreth 10000 luftetare. Sipas marreveshjes me autoritetet gjermane duhej te mbetej e lire nga ushtria e Zerves nje rrip bregdetar prej 10 km.
    Mirepo me 3 korrik 1944, trupat e Zerves e pushtuan zonen bregdetare prane Parges.
    Po ashtu, gjate nates 6-7 korrik filluan ne befasi veprimet luftarake te trupave te Zerves kunder reparteve gjermane ne perendim te Artes dhe ne rruget Janine-Arte dhe Janine-Gumenice.
     Sic shpjegohet ne dokument "ndryshimi i qendrimit te Zerves nga marreveshja e arritur me gjermanet ndodhi si rezultat i nderhyrjes se oficereve te nderlidhjes aleate, te cilet moren persiper vete udheheqjen e ushtrise se Zerves.
    Madje thuhet se edhe urdhrin per sulm kunder gjermaneve e dhane oficeret nderlidhes te aleateve.
    Nisur nga ngjarje te tilla as edhe gjermanet nuk ishin te qete per marreveshjen qe nenshkruan. Lajmet e sherbimeve sekrete gjermane konstatonin qe ne rast zbarkimi te aleateve, EDES-i do te luftoje kunder gjermaneve, duke iu referuar dheheqesit te EDES-it papajoanu. Ne gusht 1944 forcat zerviste arrinin rreth 21000 vete.

    Ne vitin 1947, pavaresisht nga deshira e amerikaneve, qe qeveria greke te mbeshtetej mbi nje koalicion sa me te gjere, Departamenti i Shtetit shfaqi hapur pakenaqesine e tij ndaj kandidatures se Zerves si minister i Puneve Publike, duke e akuzuar ate hapur si bashkepunetor te gjermaneve.
    Ky qendrim parimor i Departamentit te Shtetit ishte aq i vendosur saqe ai shkonte deri atje sa te kercenonte udheheqesit greke se, ne rast te kundert, do te terhiqte misionin ushtarak.
    Ambasadori amerikan ne Athine Macveagh i deklaroi hapur N. Zervos se si shtypi, ashtu edhe publiku ne SHBA ne shumice ka opinionin se ai ka tendenca diktatoriale dhe fashiste qe jane ne kundershtim me idealet e demokracise sone".
    Keshtu, atij iu be e qarte se nuk meritonte besimin si anetar i ndonje qeverie qe propozohej te bashkepunonte ngushte me SHBA.
    Po keshtu, nje personalitet tjeter me peshe, Guvernatori Grisuold, duke refuzuar ta priste Zerven, i deklaronte sekretarit te tij te njejten gje, se ekzistonte nje opinion i forte publik, i cili ishte kunder Zerves ne SHBA dhe ne vendet e tjera si Franca dhe Anglia, te cilat ishin mike te Greqise dhe se ai e ndjente se per keto arsye ne qofte se Zerva do te behej minister i Rendit Publik, kjo do te ishte nje fatkeqesi e madhe per Greqine dhe mund te permbyse punen qe po ben Misioni Amerikan per te". Bashkepunimi i Zerves me gjermanet, ishte deshmuar edhe ne Senatin Amerikan nga oficeri i ushtrise amerikane me origjine greke Kouvras me 31 mars 1947, duke e cilesuar ate si nje kolaboracionist te tipit te Mihaillovicit te Jugosllavise.
    Kouvaras i paraqiti Senatit nje dokument shume kompromentues, i cili provonte marreveshjen qe ekzistonte midis forcave te armatosura gjermane ne Epir dhe EDES-it te Zerves.
    Ky dokument ishte nje memorandum i Shtabit te Pergjithshem te Korpusit te 22 te Ushtrise Gjermane.
    Tezen greke e hedhin poshte edhe dokumentat diplomatike angleze te kohes, te cilat nuk mund te dyshohen per ndonje tendence antigreke, por perkundrazi per tolerance ndaj aleateve te tyre dhe ne radhe te pare ndaj forcave te se djathtes, te cilat ishin pikembeshtetja e tyre.
    Keshtu, sipas deshmive te njerit nga zyrtaret e larte te misionit anglez ne Shqiperi, majorit Palmer, i cili kreu nje udhetim eksplorues ne Greqine e Veriut pohohet se "Forca 399" kishte percaktuar deri ne 2000 veta qe bashkepunuan "me gjithe zemer me gjermanet", por ai nuk mohonte faktin qe pati edhe rreth 700 veta qe luftuan ne radhet e ELLAS-it kunder gjermaneve.

    Terheq vemendjen nje fakt se shifra qe jep Palmeri, perkon me numrin e te denuarve nga gjyqi famekeq i Janines, i ashtuquajtur "Gjyqi i kolaboracionisteve", i zhvilluar ne vitin 1945-1946, i cili denoi ne mungese 1930 shqiptare te Camerise.
    Palmeri, i cili eshte mbeshtetur sic e thote dhe vete ne te dhenat e pales greke e konkretisht te majorit Sarandis, i cili-thote Palmeri- "pranoi pergjithesisht veprimet e kryera prej grekeve kuner minoritetit shqiptar" hedh paksa drite edhe mbi nje ceshtje tjeter mjaft te rendesishme, e cila ka te beje me faktin se c'vend paten gjermanet ne genocidin qe kryen forcat ultrashoviniste dhe fashiste greke kunder popullsise shqiptare, te cilin Palmeri, pa u shqetesuar per tragjedine e dhimbshme te kesaj popullsie, me gjakftohtesi e quan thjesht nje "situate grindjesh".
    Ai pohon sidoqofte, nje te vertete se ky akt "padyshim ishte i inkurajuar nga gjermanet".
    Genocidin zervist per spastrimin etnik ne Cameri e konfirmonte edhe koloneli Monague @oodhouse, ish kryetar i Misionit Anglez ne Greqi, i cili thotë se "Zerva i ndoqi camet nga shtepite e tyre ne 1944...
     Debimi u krye me gjakderdhje te madhe.
    Qellimi ishte debimi i popullsise s padeshirueshme shqiptare nga vendi i vet". Madje kete genocid ndaj shqiptareve te Camerise e ka pohuar vete N. Zerva.
    Ne letren derguar me 4 gusht 1953, Jani Dani Popovitit e porosiste: "Te marre persiper detyren e sqarimit te bashkeatdhetareve (grekeve) se kush e pastroi Camerine nga shqiptaret".
    Kete fakt e deshmojne edhe dokumentat e Komitetit Antifashist Nacionalclirimtar te refugjateve came ne Shqiperi.
    Ne nje memorandum te ketij Komiteti derguar Ministrave te Jashtem ne Moske i cili u publikua ne gazeten "Bashkimi" dhe pastaj edhe ne "Pravda", pohohej se "Para shpartallimit te gjermaneve, monarkistet greke dhe faashistet, bashke me Gestapon, sulmuan popullsine dhe shkaktuan emigrimin e minoritetit shqiptar ne territorin e Shqiperise.

    Ajtet e autoriteteve greke ishin ne kontradikte te qarte me Karte«n e Atlantikut dhe me vendimet e Jaltes dhe te Potsdamit".
    Poziten e gjermaneve lidhur me genocidin e bandave zerviste kunder popullsise came e kompromenton me tej nje dokument tjeter qe vjen nga nje ditar i njerit prej nacionalisteve came, Rexhep Dino, i cili shpjegon dhe nje enigme tjeter, se si hyri Zerva ne Cameri, kur populli cam ishte i armatosur.
    Ky dokument provon se Zerva nuk guxonte te hynte ne Cameri, sepse i trembej konfrontimit me popullsine came, e cila ishte e vendosur te vetembrohej.
    Prandaj, ai nderhyri prane autoriteteve gjermane te pushtimit qe ata te benin carmatimin e saj dhe ia arriti ketij qellimi.
    Carmatimi i popullsise u krye nga gjermanet me nje urdher direkt te Hitlerit.
    Autori i lartpermendur pohon se gjermanet ne kete rast nuk perfillen as lutjet e nacionalisteve shqiptare came, qe kishin besim tek ata per te realizuar aspiratat e tyre, per bashkimin kombetar.
    Me pas Zerva hyri ne Cameri dhe kreu krimet monstruoze qe tashme dihen.
    « Editimi i fundit: 01-12-2004, 18:13:20 nga dallandyshe »

    • Gjinia: Mashkull
  • i identifikuar
    shitesi
    #1 ne: 27-09-2004, 23:58:18
    Kam degjuar se gati gjysma e popullsise ne greqi jane me origjine shqiptare.Ne momentin qe ata nuk do kene frike ta shprehin identitetin e tyre ceshtja came do kete zgjidhje.Kjo varet shume dhe nga fakti se si do jete shqiperia nje shqiperi e forte dhe me kryeqytet prishtinen do ishte nje plus i madh per shqiptaret kudo qe ndodhen.Te gjitha do rregullohen.Lum kush te rroje ta shohe zonje

    • Gjinia: Mashkull
  • i identifikuar
    M A X
    #2 ne: 28-09-2004, 00:03:52
    Me siguri qe nje ardhme e madhe na pret. Un jam i sigurte qe ky mijevjecar na perket neve :)

    • Gjinia: Mashkull
  • i identifikuar
    diamant
    #3 ne: 05-10-2004, 01:59:27
    IDEALI I CAMEVE: " KU KESHEM DJEPET DUAM DHE VARRET "

    Ceshtja Came lindi me vendimin e Konferences se Londres me 1913 e cila shkeputi  treven shqiptare te Camerine dhe ia aneksoi ate Greqise.
    Shteti grek qe ne fillim ndoqi nje politike sistematike per c`kombetarizimin treves se Camerise.
     Ajo ndoqi politiken e asimilimit per camet orthodoks  dhe politiken e pastrimit etnik  per popullsine shqiptare muslimane te Camerise.
    Per realizimin e kesaj politike u perdoren te gjitha mjetet dhe menyrat si: tatimet e renda, grabitjet e tokes, ndalimi i dhunshem i arsimimit gjuhen shqipe, vrasjet, burgimet deri ne masakren e pergjakshme c`njerezore te debimit me dhune te popullsise muslimane came nga trojet etnike ne vitin 1944-1945.

    Ne vitin 1913 bandat e Deli Janaqit te organizuara dhe te perkrahura nga qeveria greke masakruan dhe vrane te Prroi i Selanit ne Paramithi 72 burra nga kreret e kesaj krahine.
    Ky ka qene fillimi i shfarosjes se shqiptareve musliman te Camerise.
    Ne perfundim te Luftes te Pare Boterore ne vitin 1918 u aplikua vetem ne krahinen e  Camerise ligji i ashtuquajtur  Reforme Agrare i cili u mori shqiptareve musliman te Camerise me mijera hektar toke bujqesore, kullota , mijera rrenje ullinj , siperfaqe te medha me agrume dhe vreshta, te cilat padrejtesisht u bene prone e grekeve .
    U vendosen sanksione ekonomike shume te renda per te realizuar braktisjen e popullesise shqiptare muslimane te Camerise nga trojet e saj etnike  duke imponuar me force dhe dhune c`njerezore emigrimin e jashte vullnetshem te kesaj  popullsie ne Turqi , Shqiperi , Amerike etj.
    Ne vitet 1914-1921 nen pretekstin e carmatimit te popullsise shqiptare te Camerise , nga qeveritaret grek u kryen ndjekje, persekutime, tortura dhe grabitje ndaj kesaj popullsie.
    Ne 30 Janar te vitit 1923 u nenshkrua ne Lozan konventa Turko -Greke mbi shkembimin e popullsise , e cila perjashtonte c`do shkembim te popullsise shqiptare te Camerise dhe ndryshe nga konventa, qeveria greke deboi ne Turqi rreth 20.000 came musliman, duke i cilesuar si turq , ne kembim te grekeve te ardhur nga Azia e Vogel.
    Ne fjalimin qe kryeministri grek Pangallos mbajti ne Lidhjen e Kombeve ne Gjeneve me 8 Mars te vitit 1926 midis te tjerave tha :``Republika Greke njeh minoritetin shqiptar qe jeton ne territorin e saj dhe nuk i konsideron me shqipetaret si Turq ``.
    Teza qe eshte mbrojtur deri me sot nga ne se orthodokset shqiptare jane greke eshte e gabuar dhe e shkelmuar nga te gjithe .( ``The Times `` 09/03/1926 )
    Kryeministri grek Pangallos arriti deri aty sa shperndan edhe te gjitha organizatat ``Vorio-Epiriote``qe vepronin ne Greqi.
    Ne kete kohe behet hapja e shkollave shqipe ne Cameri pas presionit te ushtruar nga Ahmet Zogu, fillimisht kryeminister dhe me pas Mbret i Shqipetareve.
    Ne vitin 1926 u be marreveshja midis Shqiperise dhe Greqise ku u mundesua hapja e shkollave per pakicat ne te dy anet e kufirit .
     Mirepo shkelja e njeaneshme e kesaj marreveshje nga Greqia beri qe edhe Shqiperia ti mbylle per reciprocitet shkollat greke ne Shqiperi ne vitin 1927.
    Veprimi i Kryeministrit grek Pangallos qe njohu qenien e pakices shqiptare ne Greqi, ngeli nje rast i vecante ne politiken greke .
    Ne gusht te vitit 1936 Joan Metaksai vendosi diktaturen fashiste ne Greqi .
    Greqia u be nje  nder shtetet  e para ne Ballkan ku triumfoi fashizmi .
    Viktima e pare e fashizmit ne Greqi ishte popullata shqiptare came e besimit musliman. Fashistet Greke filluan goditjet sistematike per persekutimin e realizimin e detyrave te programuara per largimin dhe zhdukjen e cameve ne nje kohe sa me te pershtatshme per ta.
    Qeveria e Metaksait ndaloi me force perdorimin e e gjuhes shqipe , perdori te gjitha mjetet dhe format qe te percante popullsine came duke u perpjekur te kunder veje te krishteret ndaj muslimaneve , duke shfrytezuar faktin qe popullesia e kesaj treve ishte lene qellimisht e pa arsimuar.
    Kjo beri qe ndaj popullates muslimane shqiptare te Camerise te kryhen veprime te papara te dhunes dhe grabitje teresore te pasurive te cameve.
    Shkrimtari grek I.Sarras ne vepren e tij e pasqyron situaten ne kete moment me keto fjale:`` .....te krishteret ishin versulur mbi fshatrat muslimane dhe grabisnin c`fare u dilte perpara ne shtepi dhe ne pronat e muslimaneve``
     Ne kete kohe ligjin e benin kriminelet , kusaret , banditet qe ushtruan nje vale egersie te pashembullt duke mos u mjaftuar vetem me grabitjet dhe vjedhjet e gjithe pasurive te cameve , por ajo qe ishte me e renda dhe me mizorja njerezore masakruan dhe perdhunuan gra, vajza, pleq dhe
    -1-

     femije te pambrojtur duke bere hasha ,shkelur besen , miqesine , buken , kohen e bashkejeteses teper normale te dy komuniteteve fetare.
    Keto nuk ndodhen rastesisht nga disa mendje te krisura. Veprimet c`njerezore dhe plackitjet beheshin ne mes te dites perpara syve te institucioneve dhe personaliteteve vendore ,por ishin te inskenuara dhe te ideuara prej tyre dhe ne pranine e tyre perdhunoheshin dhe thereshin grate , dhe vajzat came.

    Qeveria fashiste e Metaksait per te zhdukur c`do gje qe evidenton identitetin shqipetar te treves se Camerise ndryshoi emrat shqipetar te fshatrave si : Spatar , Galbaqi , Picari ,Varfanji , Arpica , me emrat grek respektivisht: Trikoforo , Ella , Aetos , Parapotamos , Perdhika, duke bere njekohesisht dhe kolonizimine tyre me greke te ardhur nga pjeset malore te rrethinave te Janines me vlleh etj duke punuar per te ndryshuar perberjen demografike te popullsise.
    Qeveria fashiste e Metaksait dy muaj perpara luftes Italo -Greke beri nje akt ndofta pa precedent ne historine boterore.
    Te gjithe meshkujt nga 15-70 vjec , mbi 5000 burra u burgosen dhe u derguan ne internim ne ishujt e larget te Egjeut.
    Vendimi u mor ne Gumenice nga Dhespoti i Janines Spiridoni ,
    Zv. Prefekti i Gumenices Jorgo Vasiloko, Komandanti i korofillaqise dhe perfaqesuesi i grekeve me banim ne Cameri.
    Nga keta u masakruan 350 veta.

    Nga torturat dhe uria ne internim vdiqen 400 veta.
    ``Ne kete menyre shkruan shkrimtari grek I.
    Sarras qeveria e vendosi elementin shqipetar musliman haptazi ne kampin e armikut duke e paragjykuar popullesine came.``
    Rekrutet cam, si shtetas Grek te mobilizuar ne vitin 1939 dhe 1940, qe ne ate kohe ndodheshin ne sherbim ushtarak me urdher te Korparmates se Janines , u vune te thyejne gure dhe te mirembajne rruge ne formen e punes se detyrueshme.

    Ne takimin qe pati Komandanti i Divizionit VIII te Epirit, gjenerali Kacimitro me 2000 djem cam, u kerkonte mendim per rrezikun qe i kanosej vendit nga Italia Fashiste. Camerit u treguan te gatshem per te luftuar armikun e perbashket , por per cudi ne vend te armeve u dhane kazma dhe lopata per te punuar ne prapavije per ndertim rrugesh.
    Ky ishte nje qendrim mosbesimi i qeveritareve grek ndaj cameve dhe njekohesisht fyerje dhe poshterim per ta, duke i trajtuar jo si bashkeluftetar por si rober lufte.
    Ne veren e vitit 1941 camet u kthyen nga internimi.
     Shume prej tyre gjeten grate dhe vajzat te perdhunuara nga greket, gjeten shtepite te shkaterruara dhe te plackitura , me nje fjale gjeten muret e shtepive.
    Situata ishte shume e renduar, jashtezakonisht e renduar.
     Dhimbja dhe tronditja shpirterore e mendore ishte teper e madhe, e papershkrueshme, teper tronditese dhe veshtiresite ishin shume te medha per nje rikuperim mendor,moral dhe material.
    Me gjithe kete traume te rende dhe te papare qe pesuan camet, per cudine e te gjitheve dhe ne vecanti te autoreve dhe aktoreve te kesaj tragjedie duke shprehur mencurine e maturine dhe duke vleresuar me ndjenja te larta njerezore, camet musliman karshi grekeve, qe ne kete kohe ishin te pambrojtur nuk u hakmoren.

    ``Muslimanet me llogjike dhe mencuri nuk iu drejtuan kurre merise dhe hakmarrjes ndaj te krishtereve te pafuqishem,perkundrazi, fshataret musliman te fshatit Varfanj dhe Salice shkuan ne fshatin Kastrize te Gumenices per tu kerkuar te krishtereve ne menyre paqesore gjene dhe plackat qe u kishin grabitur te krishteret.``(Historian Grek N. Zhongo,Anglikos.....qe ethniqi antistasi, 1940-1945, Vell.I.)

    Popullata muslimane e Camerise e ruajti traditen e lashte me besnikeri duke mos bere hasha buken qe kishin ngrene te njeri -tjetri me te krishteret.

    Ne Maj te vitit 1943 paria e krishtere e fshatit Kastrize, duke u nisur nga fakti qe individ te vecante musliman sulmuan ne shenje hakmarrje ndaj te krishtereve qe kishin bere gjemen ne fshatrat musliman, kerkuan ndihmen e parise se fshatrave musliman te Varfanjit, Salices,Grikohorit,Graves etj.per te perballuar rrezikun qe e kercenonte fshatin dhe fshataret e krishtere.
    Ne pergjigje te kerkeses se Kastrizes u gjenden prane paria e fshatrave muslimane qe permendem me siper me ne krye (Mulla Adilin) hoxhen e fshatit te Varfanjit.(I.Sarros "Historia tis periokis Ingoumenitis 1900-1950,Athine,1985,faq.648).

    Te krishteret e Kastrizes gjeten tek muslimanet e fshatrave qe permendem me siper dhe kudo ne Cameri mbrojtjen, besen dhe mikpritjen bujare.
    Camet u ngriten mbi pasionet shoviniste dhe zgjodhen rrugen e bashkepunimit dhe te bashkejeteses per te perballuar bashkarisht gjendjen e renduar te krijuar nga pushtuesit e rinj Gjerman.
    Ne situaten e renduar nga pushtimi fashist i vendit, per administrimin e vendit dhe per te parandaluar mosmarreveshjet dhe per te siguruar bashkepunimin dhe bashkejetesen e dy komuniteteve muslimane dhe te krishtere,u organizuan dy mbledhje te gjera ne Koske dhe ne Spatar nga njerez me me ndikim ne krahine(nga paria e Camerise) si Musa Demi, Shuaip Llajo, Isuf Izeti, Jasin Sadiku dhe shume te tjere.
    Ata punuan me perkushtim per te krijuar mirekuptim midis dy komuniteteve, greke dhe shqiptare per te treguar maturi dhe permbajtje, per t’u distancuar nga rruget qe sillnin krim dhe kaos.
    -2-

    Shqipetaret myslimane te Camerise nuk mund te akuzohen si vrases, grabites dhe kriminele.
    Greket qe kane bashkejetuar me shqipetaret myslimane te Camerise nuk bejne dhe nuk pranojne akuza te tilla dhe kete e pasqyron me se miri historiani grek Zhongo i cili ne nje nga veprat e tij deklaron :"Sikur shqiptaret e Camerise te ishin vrases dhe kriminele do te ishin zhdukur te gjithe fshatrat te krishtere te Camerise qe ishin rreth fshatrave myslimane (Zhongo,Anglikos qe ethniqiantistosi... vell I-fq.146)
    Pavaresisht se popullsia shqipetare myslimane came gjate rregjimit te Metaksait kishte trajtim diskriminues dhe kishte vuajtur shume, dhe me gjithe perpjekjet e pushtuesit per t`i terhequr shqiptaret myslimane cam ne anen e tij ,ata jo vetem qe nuk mbeshteten pushtuesin fashist, por u inkuadruan ne formacionet qe luftuan fashizmin.

    Keshtu ne mars te vitit 1943 u krijua ceta e pare mikse.
    Biografet e Zerves si Mihal Miridhaqi nuk e mohojne kontributin dhe pjesemarrjen e cameve mysliman ne rradhet e rezistences antifashiste greke ne formacionet e ELLAS-it dhe EAM-it qe jep te dhena se Camet nxorren mbi 1000 luftetare.
    Ne Shkurt te vitit 1943 u krijua ceta "Cameria" dhe pak me vone Batalioni "Cameria"
     I cili zhvilloi ne shtator te vitit 1943 betejen e famshme te Konispolit kunder Gjermaneve.
    Ne Mars te vitit 1943 u krijua formacioni i pare miks Shqipetaro -Grek.
    Ai luftoi me trimeri kunder Gjermaneve dhe zervisteve ne Mallun , ne Revani , ne Theojefira , ne Pleshavice , ne malin Kacidhjare e gjetke.
     Ne pranvere te vitit 1944 ne Qeramice u formua Batalioni IV "Ali Demi" me me shume se 500 djem cam.
    Ky batalion hyri ne perberje e regjimentit XV te Ushtrise Nacionale Greke (EAM).
    Misioni britanik qe kreu hetime ne Cameri nuk e ka mohuar pjesemarrjen e cameve ne rradhet e EAM-it.
    Popullsia came gjendej perball veprimtarise se ethshme anti-shqiptare EDES-it te Zerves.
    Zerva u perpoq te perdorte popullsine came si force kunder ELLAS-it.
    Kjo manover djallezore synonte se pari ta fuste popullsine shqiptare te Camerise ne kurthin e luftes midis forcave politike ne Greqi, se majtes ekstreme dhe se djathtes ekstreme me synimin qe cilido te ishte rezultati i konfrontimit politik ne Greqi, te krijohej preteksti dhe konjuktura e pershtatshme politike per shfarosjen dhe debimin e popullsise shqiptare myslimane te Camerise nga trojet e saj etnike.
    Se dyti : te shtonte forcat per te goditur EAM-in kundershtar , pra te perdorte popullsine shqipetare te camerise si mish per top.
    Ata menduan te shfrytezonin kete moment , qe sipas tyre ishte me i pershtatshmi per spastrimin etnik perfundimtar te Camerise.
    Popullesia shqiptare musliman e Camerise nuk pranoi te futet ne lufte midis forcave rivale ne greqi dhe si ndeshkim Napolon Zerva , gjenerali famekeq filloi ndaj popullates shqipetare muslimane te camerise sulmin e pergjithshem te 8 Korrikut 1944 , por perpara kesaj ne 27 Qershor 1944 u be masakra e madhe e papare dhe e padegjuar ndonjehere ne Paramithi duke realizuae spastrimin e plote etnik te camerise , duke debuar ne menyren me cnjerezore , masakruar gra , femije , pleq ,burra te paarmatosur , duke shkaterruar shtepi ,fshatra dhe qytete te tera , bagetine gjene e gjalle , prodhimet bujqesore dhe blegtorale me nje dem te perllogaritur deri ne 2.5 miliard U.S dollar, duke realizuar debimin nga trojet e veta etnike me dhune dhe masakra cnjerezore te 30000 shqipetareve te besimit musliman te camerise ne Shqiperi.
    Masakrat dhe debimin e dhunshem te popullsise shqipetare muslimane te camerise eshte mese e dokumentuar dhe e provuar qe e berigjenerali fame keq Napolon Zerva duke zbatuar detyrat e programuara nga qeveria Greke.
    Te gjitha qeverite greke , diplomacia greke dje dhe sot , edhe qeveria e Pasok-ut e kryeministrit Simitis kane mbrojtur dhe mbrojne tezen absurde se popullsia came (ne bllok) ishte bashkepunetor i nazisteve dhe fashisteve dhe u larguan me ta ne shqiperi ne fundin e Luftes se II Boterore.
     Dokumentat dhe faktet provojne plotesisht dhe ne menyre te pakontestueshme se bashkepunetore te nazisteve kane qene elemente dhe ushtarake greke te rangjve te ndryeshme duke filluar nga ato me te ulta deri ne ato me te larta (gjeneral).
    Kane qene ata greke qe krijuan batalionet e sigurimit dhe moren pjese se bashku me trupat naziste kunder rezistences anti-fashiste ne Kallartra, Distono, Feres te Greqise qe komandoheshin nga gjeneralet kuisling Bakos, Kacimitros, Llogothetopolos, Erali etj duke masakruar popullsine e pafajshme helene te atyre zonave.
    Dokumentat provojne bashkepunimin e Napolon Zerves me gjermanet dhe ketu mbetet absurd pretendimi se nje aleat i gjermaneve ka debuar nga trojet etnike nje popullsi te tere pse ishte bashkepuntor me aleatin e tij.
     Bashkepunimi  i Zerves me gjermanet eshte i provuar nga dokumentat gjermane si dhe nga shtypi i kohes grek si dhe ai i pas luftes, i cili ka dhene dhjetra deshmi ne kete drejtim.
     Nga arshivat sekrete te Vermahtit gjerman per Greqine zbulohet nje marreveshje bashkepunimi midis Zerves dhe pushtuesve  gjermane qe te godiste grekerit e tjere. Autori qe ka publikuar kete marreveshje shprehet se :"ekziston ne thellesi nje miqesi me ujkun".
    Zerva i parashtroi Komandes se Korparmates XXII malore gjermane propozimin per bashkepunim ne luften kunder ELAS-it.
    Propozimi i Zerves iu parashtrua dhe te Plotefuqishmeve te Posacem te Rajhut per Europen Jug-lindore, ministrit Nojbaher.
    -3-


    Ne vitin 1947 Departamenti i Shtetit Amerikan shfaqi hapur pakenaqsine e tij ndaj kanditatures se Zerves per Minister te Puneve Publike , duke e akuzuar ate hapur si bashkepunetor te gjermaneve .
    Ky qendrim parimor I Departamentit te shtetit ishte aq i vendosur saqe ai shkonte deri atje sa te kercenonte udheheqesit greke se ne rast te kundert do te terhiqte misionin ushtarak.
    Ambasadori amerikan ne Athine MaCveagh i deklaroi hapur N.Zerves sesi shtypi dhe politika ne SH.B.A ne shumice ka opinion se ai ka tendenca diktatoriale dhe fashiste te cilat jane ne kundershtim me idealet e demokracise tone.
    Keshtu atij iu be e qarte se nuk merte besimin si antar i ndonje qeverie qe propozohej te bashkepunohej ngushte me SH.B.A .
     Ekzistonte nje opinion i forte publik kunder Zerves jo vetem ne SH:B.A, por edhe ne vendet e tjera si Franca dhe Anglia te cilat ishin mike te Greqise dhe se ai e ndiente se per kete arsye n.q.s Zerva do te behej Minister i Puneve Publike kjo do te ishte nje fatkeqesi e madhe per Greqine dhe mund te permbyste punen qe po ben misioni amerikan per te "Bashkepunimi i Zerves me gjermanet ishte deshmuar edhe ne Senatin amerikan nga oficeri i ushtrise amerikane me origjine greke Kouvaras ne 31 Mars 1947, duke e cilesuar ate si nje kolaboracionist i tipit te Mihalovicit te Jugosllavise , Kouvaras i paraqiti Senatit nje deklarate shume kompromentuese e cila provonte mareveshjen qe ekzistonte midis forcave te armatosura gjermane ne Epir dhe EDES-it te Zerves.

    Ky document ishte nje memorandum i Shtabit te pergjithshem te Korpusit te XXII te Ushtrise gjermane.
    Tezen greke e hedhin poshte edhe dokumenta diplomatike angleze te kohes, te cilat nuk mund te dyshohen per ndonje tendece anti-greke por perkundrazi per tolerace ndaj aleateve te tyre dhe ne radhe te pare ndaj forcave te se djathtes te cilat ishin pike mbeshtetese e tyre.
    Genocidin zervist per spastrimin etnik ne Cameri e konfirmonte edhe koloneli Monague , ish Kryetar I misionit anglez ne Greqi i cili thote se:"Zerva i ndoqi camet nga shtepite e tyre ne 1944.
    Debimi u be me gjakderdhje te medha.
    Qellimi ishte debimi I popullsise se padeshirueshme shqiptare nga vendi i vete" .

    Mesiper evidentuam disa nga provat e shumta dokumentare te kohes dhe pas luftes se II Boterore qe jane te arshivuara ne Athine , Gjermani, Angli, France, Sh.B.A. materiale burimore te pergatitura nga historianem, ushtarake, politikane, shkrimtare dhe gazetare greke, ushtarake madhore te shtabeve te nazisteve gjermane dhe te forcave aleate te Sh.B.A , Angli , france , ambasadore dhe kryetare te misioneve ushtarake te tyre qe hedhin poshte tezen absurde greke se popullsia came (ne bllok) ishte bashkepunetor i nazisteve dhe fashisteve dhe u larguan me ta ne shqiperi ne fundin e Luftes se II-te Boterore.

    Camet nuk u larguan me deshiren e tyre nga Cameria dhe bashkerisht me gjermanet sic pretendojne greket me tezen e tyre absurde , por Camet u debuan me dhune te pergjakshme , gje qe konfirmohet me se miri nga dokumentacionet e mesiperme dhe ne menyre te vecante nga konfirmimi qe i beri koloneli Monague ish kryetari i i misionit Anglez ne Greqi sic eshte dhene me siper.
    Te gjitha keto veprime persekutimi te bera nga qeverite greke ne intervalin kohor 1912 -1941 ndaj popullesise shqipetare muslimane te camerise , ne nje kohe qe Greqia nuk ka qene ne lufte dhe nuk eshte pushtuar nga ndonje ushtri e huaj fashiste , megjithate camet jane persekutuar ne menyre sistematike.

    Pra persekutimi i cameve nuk filloi dhe nuk ka lidhje me pushtimin e Greqise nga nazistat dhe fashistat gjerman dhe italian, por ata jane persekutuar duke filluar qe nga viti 1913 kohe ne te cilen Cameria iu aneksua Greqise ne baze te vendimit te Konferences te Londres.
    Te gjitha keto jane bere dhe behen per realizimin e programit shovinist me emrin "Megalidea".
    Kjo ka qene dhe mbetet platforma e qeverive shoviniste greke.
    Ne 10 Nentor te vitit 1940 u miratua nga Parlamenti Grek ligji Nr.2636/1940 ose ndryshe "Ligji i Luftes" ndermjet Greqise dhe Shqiperise.
    Ne 10 Shkurt 1947 Greqia nenshkroi Traktatin e Paqes me Italine.
    Ne kete traktat , Italia angazhohej te respektonte pavarsine dhe sovranitetin e shtetit shqiptar si dhe te shpallte te pavlefshme te gjitha aktet e marrveshjet e rregulluara midis Italise dhe autoriteteve te saj te vendosura ne Shqiperi gjate viteve 1939-1943. ne 7 Qershor dhe 9 Korrik 1947 ne vijim te dekretit 2634/1940 kane dale dy dispozita Nr.14882/3574 "Mbi perjashtimin e zbatimit te dispozitave te ligjit 2636/1940 mbisekuestrimin konservativ persa u perket atyre qe kane kombesi greke dhe shtetesi shqiptare"

    . Nga keto dispozita perfitojne nje numer i paperfillshem personashme origjine greke dhe shtetesi shqiptare si dhe ata me besim ortodoks qe nga grekerit konsiderohen me origjine greke kurse popullsia shqiptare e besimit mysliman te Camerise me kombesi shqiptare dhe shtetesi greke perjashtohet nga efekti veprues i ketyre dispozitave, pra nuk u njihet e drejta per pronat.
    Ne vitin 1948 eshte miratuar dekret-ligji nr.1138 i cili ka ndryshuar nenin 21 pika 2 te ligjit 2636/1940.
     Ne kete dekret ligji vendoset: "Marrja fund e ketij ligji behet me vendim te perbashket te kryetarit te qeverise, si dhe ministrave te jashtem, te financave dhe te drejtesise"
    . Ne vitin 1965 eshte dekretuar ligji nr.4506/1965 i cili shprehet..."mbi ndalimin pa leje speciale te kryerjes se veprimeve juridike qe kane te bejne me pasurite ne Greqi te atyre personave me origjine greke me banim ne Shqiperi"
    . Ne 6 Maj 1971 u vendosen mardheniet diplomatike ne nivele ambasadoresh.
    -4-


    Megjithate ligji i luftes midis Shqiperise dhe Greqise nuk u hoq por mbeti ne fuqi. Ne viti 1987 qeveria e
    Papandreut e heq ligjin e luftes. Qeveria e Papandreut ka mashtruar duke e quajtur te hequr ligjin e luftes edhe pasi parlamenti dhe presidenti grek nuk kane bere abrogimin e tij.
    Ne kete kohe Papandreu shprehet :"Eshte e papranueshme se abrogimi i gjendjes se luftes do te kete pasoja vepruese per camet myslimane dhe per te gjithe ata qe synojne rivendosje te mundeshme ne Greqi.
    Qeveria jone nuk ka aspak predispozicion te beje terheqjen me te vogel per kete ceshtje".
    Papandreu jo vetem mashtron per heqjen e ligjit te luftes por ajo qe eshte me kryesorja pronon kurthin grek pra dhe me abrogimin e ligjit te luftes Greqia zyrtarisht pengon dhe do te pengoje kthimin e te drejtave legjitime, kthimin e cameve ne trojet e tyre etnike, kthimin e pronave dhe te demshperblimeve perkatese te shqiptareve. Ne mars te vitit 1996 ndermjet 2 vendeve nenshkruhet Traktati i mirekuptimit, i fqinjsise se mire, bashkepunimit dhe sigurise.

    Ne nenin 15 te tij thuhet : "secila nga palet kontraktuese duhet te perballoje mundesine brenda kuadrit ligjor te heqjes se pengesave per gezimin e pasurive te shtetasve te njeres pale ne teritorin e pales tjeter"
    . Ne nje kohe qe ndermjet Shqiperise dhe Greqise eshte ne fuqi ligji i luftes nr.2636/1940 eshte absurditet berja e nje traktati te tille.
    Detyrimisht duhet te abrogohet ligji i luftes pastaj  te mendohet dhe te punohet per te bere traktatin.
    Ne kete traktat nuk trajtohet problemi kombetar ne pergjithesi dhe ne vecanti zgjidhja e ceshtjes came si pjese perberese e kombit shqiptar.
    Ne e denoncojme kete traktat si nje traktat jo kombetar , jo real qe nuk i pergjigjet zgjidhjes se ceshtjes came, kthimit te cameve ne trojet e veta etnike ne Cameri, kthimin e pronave, kthimin e rentes per shfrytezimin 58 vjecar te pasurive te popullsise shqiptare myslimane te Camerise nga qeveria greke, per njohjen dhe denimin e genocidit grek te ushtruar ndaj kesaj popullsie.
    Neni 15 i ketij traktati qe ne formulim eshte praktikisht i pazbatueshem, me terminologji te tilla..." duhet te perballoje mundesine brenda kuadrit ligjor te heqjes se pengesave" ...
    Z.President, Z.Parlamentar dhe qeveritar nuk e dini ju qe eshte ne fuqi ligji i luftes nr.2636/1940?
     Nuk e dini ju qe ligji i luftes perjashton cdo mundesi reale per zgjidhjen e ceshtjes kombetare , ceshtjes came dhe problemin e kthimit te te pronave te shqiptareve qe kane 58 vjet qe shfrytezohen nga Greqia?
    Me siguri e dini shume mire qe ligji luftes nuk eshte hequr, i dini shume mire pasojat e qenies te ketij ligji, e dini shume mire qe pa heqjen e ketij ligji teluftes nuk mund te kete Traktat Miqesie dhe bashkepunimi Shqiptaro-Grek, nuk mund te kete mardhenie bilaterale " te shkelqyera" nuk mund te flitet per mardhenie te mira dhe reciprokisht te respektuara nga te dy palet, por mund te thuhet se te gjitha keto behen nen diktatin e qeverise greke.
    Ne vitin 1998 Greqia botoi ligjin mbi rregjistrimin e pasurive te patundshme sipas te cilit deri ne date 15 Tetor 1999duhej bere rregjistrimi i te gjitha pasurive te paluajtshme.
    Ato prona qe nuk do te regjistrohen brenda ketij afati do te konsiderohen prona publike dhe pronaret pretendues duhet qe brenda 5 vjetesh tu drejtohen gjykatave per t’u njohur e drejta e pronave.
    Viti 2003 eshte viti i skadimit te tij.
     Perzgjedhjen e regjistrimit te pasurive te patundshme prone e shqipetareve ne greqi qeveria shqipetare,ministria e puneve te jashtme, ambasada shqipetare ne Athine nuk kane marre asnje veprim konkret (te pakten deri tani nuk eshte dhene asnje informacion )afatet po kalojne dhe perseri nuk ka veprime konkrete per zgjidhjen e ketij problemi .
    Qeveria shqipetare e ka per detyre te merret seriozisht dhe me pergjegjesi per zgjidhjen e problemit te rregjistrimit te pronave te pronareve shqipetare ne greqine nje kohe sa me te shpejte pasi eshte shume e vonuar.
    Ambasada shqipetare ne Athine me 28 Qershor te vitit 1999 merr nje prononcim zyrtar lidhur me nje kerkese nr.(237/269) drejtuar Ministrise se jashtme te Greqise per Ligjin e Luftes .
    Kjo ministri njoftonte se "ligjet greke nr.2636/1940 dhe 4506/1965 jane ende ne fuqi." Pra Shqiperia mbetet vend armik
    . Megjithese ka kaluar nje kohe shume e gjate qe nga viti 1940 deri me sot ne 2003 greqia vazhdon te mbaje Ligjin e Luftes nr. 2636/1940 te mbaje te njejtin qendrim ku asnje shtetas shqipetar me kombesi shqipetare , ne vecanti cam nuk mund te marre pronat e tij ne greqi edhe tani prej 63 vjetesh te miratimit te ligjit te luftes.
    Qeverise greke i duhet mbajtja e ligjit te luftes 2639/1940 per te justifikuar per te mos njohur ceshtjen came , per te mos u kthyer pronat shqipetareve muslimane te camerise dhe shqipetareve qe kane prona ne Greqi, per mos riatdhesimin e cameve ne trojet e veta etnike, per te mbuluar dhe harruar genocidin ndaj cameve.
    Me 10 Janar te vitit 2002 Kryetari i Keshillit Kombetar Shqipetaro " Amerikan Ricard Lukaj , bankieri i ri shqipetar me origjine nga Muriqani i Shkodres , i kishte derguar Presidentit Bush nje leter per te terhequr vemendjen mbi faktin paradoksal te mbajtjes ne fuqi nga Greqia te ligjit mbi gjendjen e luftes midis Greqise dhe Shqiperise edhe 57 vjet pas mbarimit te Luftes se Dyte Boterore.
    Ne kete leter behej edhe per mosnjohjen nga Greqia te minoriteteve etnike qe jetojne ne teritorin e saj , per terrorizmin ne Greqi etj.

    -5-

    « Editimi i fundit: 08-12-2004, 19:56:22 nga eLira »

    • Gjinia: Mashkull
  • i identifikuar
    diamant
    #4 ne: 05-10-2004, 02:04:20

    IDEALI I CAMEVE: " KU KESHEM DJEPET DUAM DHE VARRET "


     
    -5-

    Z. Lukaj i njohur me se miri me kete ceshtje  shtron problemin :
     Si ka mundesi qe midis nje vendi antare e NATO-s dhe nje vendi tjeter fqinj , miq te SH.B.A-se , egziston gjendja e luftes.
    Ne pergjigje te letres nga presidenti Bush ne Shkurt te vitit 2002 midis te tjerave theksohet se :"...me Simitisin eshte diskutuar per mundesine e tolerances se metejshme ne rajonin e Mesdheut Lindor dhe se SH.B.A. do te inkurajoje Greqine te permiresoje maredheniet me gjithe fqinjet."

    Ne komisionin e Senatit Amerikan per te Drejtat e Njeriut u debatua per "Ceshtjen Came"
    .  Ne Senatin Amerikan kishte shkuar Kryetari i Komisionit Grek te Helsinkit , Panajot Dimitras per te dhene sqarime lidhur me shqetesimet e senatoreve amerikane per shkeljen e te drejtave te popullsise came te debuar me dhune nga vatrat e saj ne cameri (Greqi)ne mbarim te Luftes se Dyte Boterore(1944-1945).
    Ai theksoi seGreqia e mbante ne fuqi Ligjin e Luftes 2636/1940me Shqiperine qe te pengonte kete per te ngritur ceshtjen came.
    Pra , vete greket deshmuan ne Senatin Amerikan se Ligji i Luftes nuk ishte relike historike.
    Vete greket hodhen poshte mendimet e Kryeministrit shqipetar Z.Fatos Nano te paraqitura ne programin e qeverise se tij te re ne parlamentin shqipetar ne vitin 2002 ku :"Ligjin e Luftes 2636/1940 midis Greqise dhe Shqiperise e vleresoi si nje gje te vdekur, qe ka mbetur nga e kaluara dhe qe nuk paska te beje fare me atmosferen e tanishme te hershme e miqesore ne maredheniet Shqipetaro - Greke".

    Qeveria shqipetare jo vetem qe nuk ka marre mundimin per te trajtuar ne menyre diplomatike ceshtjen came qe ka te beje direkt me zgjidhjen e problemit kombetar shqipetar, por ajo qe eshte me e keqja edhe kur prononcohet ne menyre te imponuar japin pergjigje dhe formulime qe i sherbejne vetem politikes Greke .
    Si mund te shpjegohet fakti qe qeveria dhe diplomacia shqipetare nuk e ka trajtuar zyrtarisht, nuk i eshte drejtuar Kongresit Amerikan , B.E , Gjykates se Strasburgut , Gjykates se Hages dhe institucioneve te tjera nderkombetare si dhe Qeverise dhe Parlamentit Grek per te zgjidhur problemet si : abrogimin e ligjit te luftes 2636/1940, ceshtjen came, kthimin e cameve ne trojet e veta etnike ne Cameri (Greqi), kthimin e pronave.

    Si ka mundesi qe problemi per zgjidhjen e ceshtjes came kalohet ne Senatin Amerikan dhe nuk diskutohet dhe trajtohet ceshtja came ne Parlamentin Shqipetar?
    Kryetari i Komisionit grek te Helsinkit , Panajot Dimitras genjeu kur tha se jane qeveritaret  shqiptare qe e ngaterojne kete pune.
    Ai eshte treguar genjeshtar para Senatit Amerikan ,sepse ai e di me se miri se qeveritaret shqiptare nuk kane guxuar ta permendin jo vetem problemin e zgjidhjes se ceshtjes came por e kane patur dhe e kane shume te veshtire per te zene ne goje emrin Cameri dhe cam.
     Ka patur politikan dhe ministra sic eshte rasti i ish ministrit te jashtem Z.Paskal Milo ne qeverine e 1997-2002 qe ka bere tere kohen lojen e Greqise per ceshtjen came duke mashtruar shqiptaret se per kete ceshtje nuk te degjon kush ne bote.
     Por fakti eshte ndryshe ne Senatin Amerikan u trajtua ceshtja came qe eshte nje nje veprim i madh drejtesie.Panajot Dimitras genjen perpara Senatoreve amerikan edhe kur pretendoi se se ceshtja came nuk ishte paraqitur asnjehere nga ndonje organizate joqeveritare.
    Komiteti antifashist cam i krijuar nga camet e ardhur me force si refugjate ne shqiperi ishte organizimi kryesor ne vitet 1944-1947, qe zhvilloi nje aktivitette gjere diplomatik duke u derguar disa memorandume dhe protesta Fuqive te Medha, QeveriseGreke dhe Shtabit te Pergjithshem te Mesdheut dhe Guvernatorit te Epirit.
    Ne te gjitha keto protesta dhe memorandume mbi te gjitha kerkohej kthimi i popullesise muslimane te Camerise ne trojet e veta etnike Cameri (Greqi), keto jane te dokumentuara dhe gjenden ne arshivat ne Shqiperi, Greqi etj.
    Ne kohen kur qeveria komuniste e Tiranes per 50 vjet e kishte mbyllur ne kasafrte ceshtjen came per te mos e nxjerre asnjehere per zgjidhje, ne SH.B.A. ishte krijuar dhe punonte per te ngjallur interesimin dhe terhequr vemendjen e bashkeatdhetareve dhe te botes drejt Camerise "Lidhja Came".

    Ne Cikago (SH.B.A.) ne vitin 1974 Bilal Xhaferi, publicist dhe politikan, desident dhe demokrat themeloi revisten "Krahu i Shqiponjes"organ i "Lidhjes Came".
    Me 10 Janar te vitit 1991 ne Shqiperi eshte krijuar Shoqeria Politike Atdhetare Cameria qe ka zhvilluar nje veprimtari te madhe brenda shqiperise dhe ne arenen nderkombetare. Kjo i ka bere kerkesa qeverise Greke, Bashkimit Europian, Kongresit Amerikan, Qeverise shqipetare dhe shume institucioneve nderkombetare per te zgjidhur ceshtjn came dhe mbi te gjitha kthimin e cameve ne trojet e tyre etnike ne Cameri.
    Funksionon ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes, dega e SH.P.A.Cameria, e cila ka patur nje aktivitet te gjere dhe ka dhene kontributin e saj per njohjen dhe zgjidhjen e ceshtjes came, ka bere takime me kongresmenin amerikan Ben Gilman dhe ish Sekretarin e Shtetit per Punet e Jashteme Dr.Henry Kissinger.
    I eshte drejtuar ne vitin 2000 thirrja e Konferences se Shqipetaro - Amerikaneve Came Presidentit te SH.B.A  Z. Bill Klinton, Sekretarit te pergjithshem te OKB-se Kofi Anan, Parlamentit Shqipetar, Parlamentit Grek dhe shume institucioneve te tjera nderkombetare.

    -6-

    Pra eshte bere nje pune e vazhdueshme dhe e konsiderueshme per te informuar, sensibilizuar dhe jane bere kerkesa per te ndihmuar per zgjedhjet e ceshtjes came nga forumet dhe institucionet nderkombetare.
    Kerkesat e cameve dhe shkelja e te drejtave themelore te njeriut nga Greqia eshte evidente, gje qe shume shtete e dine, eshte kuptimplote fakti se kjo gje eshte theksuar edhe nga Departamenti i Shtetit te SH.B.A, ku ne raportin e vet te vitit 1994 faqe.904 theksohet:"Camet , Shqipetaret etnik qe u debuan nga Greqia Veriore....kane kerkuar rikthimin e shtetesise greke dhe te pasurive te tyre....."
    Ne debatin mbi "Ceshtjen Came" ne Komisionin e Senatit Amerikan per te drejtat e njeriut Greket deklaruan se e mbanin ne fuqi Ligjin eLuftes per te penguar c`do veprim te mundshem te Shqiperise per te shtruar ne rruge diplomatike per diskutim kete ceshtje.
    Ligji i Luftes eshte dekretuar ne vitin 1940.
    Ky eshte bere per te trajtuar shtetasit Shqiptare si shtetas te nje shteti armik.
    Camet ne kete kohe ishin ne Greqi si shtetas grek dhe mbajtja e shtetesise greke nga camet ka vazhduar deri ne vitin 1953, ku qeveria moniste e hoqi ne menyre arbitrare dhe ne kundershtim me te gjitha ligjet dhe te drejtat e njeriut.
    Pra Ligji i Luftes nuk kishte te bente fare me camet.
    Qeveria greke nuk ka asnje te drejte te lidhi Ligjin e Luftes me "Ceshtjen Came"dhe ti japi nje kuptimte ri thellesisht politik.
    Politika dhe diplomacia shqipetare ne vend qe ta hedhi poshte dhe te mos ta pranoje kete,ajo nen presionin grek arrin te detyrohet te pranoje lidhjen e Ligjit te Luftes, me "Ceshtjen Came":Pranon ate qe i intereson Greqise.
    Ne interpelancen ne Parlamentin shqiptar, bere ne muajin dhjetor 2002 nga Zv/Kryeministri dhe Ministri i Puneve te Jashteme Z.
     Ilir Meta pranoi se mbajtja ose heqja e Ligjit te Luftes nga Greqia ka te beje me ”Ceshtjen Came".
    Pra pranoi ate qe i interesonte Greqise.
    U mendua qe interpelanca ne Parlamentin Shqipetar bere nga Z.Ilir Meta do te sherbente per te mbrojtur interesat  e shqipetareve, Shqiperise dhe dhe popullesise muslimane shqipetare te Camerise si pjese perberese e kombit Shqipetar, por realisht u zhgenjyem, me teper pame nje ankese ne forme lutje me ze te mbytur, qe per hir te maredhenieve te "shkelqyera" Greko - Shqipetare , Greqia te mund te heqi Ligji i Luftes.

    Ne prag te vitit te ri 2003 ne Shqiperi beri nje vizite zyrtare Zv.Ministri i Mbrojtjes se Greqise.
    Ai nenshkroi bashke me Zv.Ministrin e Mbrojtjes te Shqiperise Z.Parli Zeri, nje marreveshje per te vene ne dispozicion te Greqise bazen detare ushtarake ne Bisht-Palle, ne Durres.
     Zv.Ministri i Mbrojtjes i Greqise ne intervisten e dhene ne konferencen e shtypit deklaroi se : Ligji i Luftes do te mbetet keshtu sic eshte dhe shqiptaret nuk duhet ta ngrene ceshtjen e heqjes se tij.
    Greku u dha detyra teper te percaktuara qe gjate shkembimit te vizitave dhe takimeve bilaterale te qeveritareve te cdo rangu qofte Shqipetaro - Grek, nga pala shqipetare te mos zihet ne goje problemi i heqjes se Ligjit te Luftes dhe Ceshtja Came.
    Absurditet me te madh ne marredheniet Shqiptaro - Greke nuk ka, Shqiperia I jep Greqise bazen detare ushtarake te Bisht-Palles, ne Durres.

    Greqia mban ne fuqi prej 62 vjetesh Ligjin e Luftes, ne Shqiperi qendrojne kompani te trupave ushtarake greke, ne nje kohe kur Ligji i Luftes mbahet ne fuqi ne Greqi, Qeveria shqiptare nenshkruan marreveshje per Bazen Ushtarake te Bisht-Palles pa kerkuar dhe vendosur kushte qeverise greke per heqjen e Ligjit te Luftes.
    Kjo tregon me se miri se qeveritaret ne mes te dites bejne leshime politike ne kundershtim me interesat kombetare shqiptare.
     Greqia ne kete menyre jo vetem pershpejton realizimin e platformes politike te megal-idese, helenizimin e Shqiperise se jugut deri ne Shkumbin por edhe avancon edhe me tej ne Durres, Tirane dhe krejt Shqiperine, oreksi vjen duke ngrene.
    Per marreveshjen qe i jepet Greqise baza detare e Bisht-Palles ne Durres per nje afat shume vjecar duhet qe Presidenti dhe Parlamenti shqiptar te shfrytezojne me pergjegjesi te gjitha kopetencat qe u jep kushtetuta, te parandalojne veprimet e papergjegjeshme dhe me pasoja te rrezikshme per kombin shqiptar dhe per Shqiperine.
    Ne cilin vend te Europes dhe akoma me tej antare te B.E.-se dhe NATO-s sic eshte Greqia mban ne fuqi me fqinjin e saj per nje kohe prej 62 vjetesh -Ligjin e Luftes” dhe qeveria shqiptare firmos nje kontrate duke i leshuar bazen detare te Bisht-Palles duke e justifikuar me rikonstruksionin dhe modernizimin e saj.
    Greqise i duhet thene me force: hiq Ligjin e Luftes Nr. 2636/1940, njih problemin cam si dhe kthimin e popullesise shqipetare muslimane came debuar me force dhe dhune ne vitin 1944, kthimin e pronave te cameve dhe gjithe shqipetareve qe kane ne Greqi, kthimin e rentes per shfrytezimin 58 vjecar, te heqi dore nga racizmi qe tregon ndaj refugjateve shqipetare qe punojne  dhe jetojne ne Greqi, ne kushte shume te veshtira dhe trajtim jonjerezor, pa asnje te drejte dhe mbrojtje ligjore,te heqi dore nga helenizimi i Shqiperise se Jugut, te heqi dore nga pretendimi i te ashtuquajturit Vorio - Epir, ti vihen kushte Greqise duke respektuar ne menyre te barabarte sovranitetin dhe identitetin kombetar te seciles pale.
    Shqiperia eshte shtet sovran dhe nuk mund ti lejohet Greqise per ta kthyer ne nje protektorat te saj.
    Mbasi te heqi ligjin e luftes dhe te plotesoje kushtet qe kerkojne respektimin ne menyre reciproke ne mardheniet nderkombetare dhe te fqinjesise atehere mund te ulen qeveritaret per te diskutuar dhe nenshkruar marreveshje qe kane interesa te perbashketa.
    -7-
    « Editimi i fundit: 08-12-2004, 20:06:03 nga eLira »

    • Gjinia: Mashkull
  • i identifikuar
    diamant
    #5 ne: 05-10-2004, 02:10:17
    IDEALI I CAMEVE: " KU KESHEM DJEPET DUAM DHE VARRET "


    -7-
    Eshte kopetence e Parlamentit, Presidentit, Qeverise per te percaktuar prioritetet, por prioritete jane marreveshjet per nxjerrjen e vendit nga kriza ekonomike, kriza energjetike punesimi duke percaktuar dhe strategjine kombetare per punesimin e gjithe shqiptareve te afte per pune duke futur ketu edhe shqiptaret qe jane ne emigracion ne Greqi, Itali dhe ne vendet e tjera , se nje dite do te kthehen ne Shqiperi dhe do zoti kjo dite nuk do te jete e larget.

    Edhe marreveshjet ushtarake duhen bere po keshtu dhe plotesimi I kerkesave te NATO-s por duhet gjetur partneri I duhur qe nuk ka pretendim per ndryshim kufijsh nuk ka pretendim per Vorio-Epirin dhe nuk mban ne fuqi ligj lufte si e ka Greqia me Shqiperine. Duhet gjetur edhe koha me e pershtashme, sot prioritare per zgjidhje eshte ekonomia, punesimi, rendi, krimi i organizuar, iku koha e bunkereve dhe e armiqve imagjinare ne sapo kemi firmosur marreveshjen e asocijimit me Bashkimin Europian.

    Per Ligjin e Luftes hesht dhe Europa , dhe B.E qe nje antar i tij mban ne fuqi nje ligj te tille, paradokse politike dhe diplomatike.
    Por mbi te gjitha papergjegjeshmeria me e madhe qendron tek ata pushtetare dhe diplomat shqiptare qe e kane detyren e tyre funksionale, qe marrin paga te majme nga taksapaguesit shqiptare dhe nuk bejne asgje per te kerkuar me force nga BE dhe intitucionet e tjera europiane ku Greqia eshte antare per ti imponuar Greqise heqjen e Ligjit te Luftes.
    Mbi firmosjen e kontrates anti-shqiptare per dhenien e bazes ushtarake detare te Bisht-Palles ne Durres per nje afat shume vjecar dhe per futjen e trupave greke ne Shqiperi, per keto ngjarje mjaft te rendesishme dhe te vecanta per Shqiperine dhe per kombin shqiptare partite politike dhe ne vecanti opozita po fle gjume, ende nuk eshte zgjuar dhe nuk ka gjetur kohe (duke qene shume e vonuar) jo thjesht per tu prononcuar por edhe per te dhene qendrimin e saj te pergjegjeshem, te qarte dhe te prere pa ekuivoke per zgjidhjen e ketij problemi, apo ndodh ajo qe po verehet per kete problem kohet e fundit ne shtypin e "pavarur" dhe partiak me perjashtim te rasteve shume te vecanta, dhe median vizive qe e kane mbyllur gojen plotesisht dhe per kete problem kaq te madh heshtin dhe me siguri qe kjo heshtje duhet te jete e imponuar dhe e detyruar nga klane dhe grupime politikanesh qe jane te interesuar per realizimin e politikave shoviniste greke sipas platformes se Megal - Ides.

    Te gjitha keto veprime shpjegohen me faktin qe Greqia eshte shtruar kembekryq ne Shqiperi sikur te jete ne trojet e saj.
     Ne muajin Dhjetor 2002 ne kanalet televizive private shqipetare dhe ne mediat e shkruara u transmetuan emisione dhe u bene shkrime si asnjehere tjeter per ardhjen dhe takimet e bera nga rangjet me te uleta deri ne ato me te larta shteterore dhe partiake te Kryetarit te Lobit Grek ne Amerike Nikolas Geixh.
    Ai nuk erdhi si nje shkrimtar i njohur dhe si nje publicist i talentuar sic u munduan shume personalitete shtetrore,politike dhe shoqerore per ta pasqyruar ne takimet e shumta  te rezervuara per ate duke harxhuar nje kohe te konsiderueshme vizites private te tij, por erdhi per te rivendosur kontaktet e duhura per realizimin e helenizimit te shqiperise se Jugut, per realizimin e platformes politike te Megali - Ides.
    Nikolas Geixh ne rast se do te vinte si shkrimtar i njohur dhe si nje publicist i talentuar do te rezervontr kohen kryesore per takimet me personalitetet e kultures dhe te artit, me Lidhjen e Shkrimtareve te Shqiperise, me shkrimtare, me perfaqesues te Ministrise se Kultures Arteve dhe Sporteve, me Akademine e Shkencave etj, por praktikisht nepermjet ekraneve televizivedhe medjave te shkruara qe me zellin dhe predispozicionin me te madh te treguar ndonjehere pasqyruan ne menyre teper te detajuar viziten e bere nga ky zoteri sikur ky vinte per te ndihmuar dhe shpetuar Shqiperine nga problemet madhore qe kemi ne sot si:
    Krizen ekonomike, papunesine, varferine,mungesen e energjise elektrike, korrupsionin galopant, krimin e organizuar.
    Ai erdhi per te na thene se politika greke ne Shqiperi, per helenizimin e shqiperise se Jugut dhe me tej, eshte ne momentin e finalizimit duke u mbeshtetur ne disa politikane ,qeveritare , partiak apo kryetar partish qe u shkojne pas avazit te tij duke menduar se do te realizonin platformen e helenizimit te shqiperise duke bere veprime jonormale dhe me shkelje te kushtetutes Shqiptare, per regjistrimin e popullesise ne Shqiperi, qytetareve shqiptar tu imponohet me detyrim te shprehin besimin e tyre fetar dhe perkatesine e tyre etnike.

    Mendoni qe 500 000 refugjate shqipetare , qe per nevoja te perkoheshme ekonomike punojne dhe banojne ne Greqi dhe nje pjese e tyre te imponuar, me detyrim nga qeveria greke dhe nga problemet ekonomike te momentit qe kane patur, kane ndryshuar emrin dhe fene ne te krishtere (gje per te cilen Z.Geixh ben te paditurin), nuk mund te tjetersohen te behen me kombesi greke, ata jane dhe do te mbeten shqiptare, cfaredo makinacioni qe kerkon te behet per rregjistrimin e popullsise, pakica greke nuk i kalon shifrat e 60 000 vete.
    Nikolas Geixh si nje anti-shqiptare i terbuar, i vendosur per te dhene kontributin e tij per helenizimin e Shqiperise se jugut mashtron kur thote se ne Shqiperi jetojne 400 000-600 000 minoritare greke.

    -8-

    Ne radhe te pare ky anti-shqiptare jo se nuk e di, niveli i tij arsimor, kulturor dhe si politikan e di mese miri se ne Shqiperi ne radhe te pare dhe mbi gjithcka nuk kemi minoritet grek por kemi te bejme me nje pakice greke.
    Greket ne Shqiperi nuk jane minoritet sepse nuk jane etnik, autoktone, s`kane prona te tyre te trasheguara, cifcinjte greke kane ardhur per te punuar ne tokat e pronareve gjirokastrite ne fundin e shekullit XVII dhe fillimin e shekullit XVIII.
    Per kete kryetari i P.B.D.Nj.  Z.Vangjel Dule pyetjes se drejtueses se emisionit "Shqip" ne Top-Chanel dt 06,12,2002 per problemin e vendosjes se minoriteteve ne Shqiperi nuk pranoi te prononcohej dhe drejtuesja e emisionit e zene ngushte e quajti terheqjen e Z.Dule  ne menyre te paparashikuar.

    Qendrimi i Z.Dule sqaroi ne menyre te heshtur jo vetem drejtuesen e emisioni Znj.Xhunga qe nuk e njeh apo nuk do ta njohi realitetin, por edhe gjithe teleshikuesit e Top-Chanel qe ne Shqiperi nuk kemi minoritet grek, por kemi te bejme me nje pakice greke, me argate, me bujqer qe kane punuar ne tokat prone te shqiptareve ne hapsiren e Vurgut dhe te Dropullit.
    Ne vitin 1946 Reforma agrare pakices greke I dha toke ne perdorim si gjithe shqiptareve duke u mbeshtetur ne parimin komunist "Å“toka i takon atij qe e punon", ne fakt pas reformes asnje shqiptare dhe asnje greke nuk ishte pronar, toka as nuk shitej as nuk blihej.
    Shteti shqiptare u dhuroi toke ne pronesi pakicave greke, cifqinjeve greke, argateve greke me Ligjin Nr.7501 dt 31,07,1991 "Per token" dhe Ligjin Nr.8053 dt. 21,03,1995 "Per kalimin ne pronesi pa shperblim te tokes bujqesor".
    Per here te pare pakica greke behet pronare e tokes ne vitin 1991 dhe 1995 duke mos qene per asnje kohe pronare, ky ishte nje leshim dhe nje gabim i madh i bere nga Qeveria shqiptare, qe pasojat e veprimit te ketyre ligjeve jane vepruese tani dhe deri sa te zgjidhet perfundimisht problemi i pronesise.
    Per pakicat kombetare te veprohet sipas normave nderkombetare duke pare te drejtat qe i takojne dhe duke i respektuar detyrimet ne menyre reciproke midis dy vendeve.
    Nikolas Geixh pretendon se mbron te drejtat e minoritetit, mbron te dobtin, ben paralelizma me te drejtat e shqiptareve ne Maqedoni, paralelizem i cili behet ne vazhden e kerkesave te bera nga ish-kryeministri grek Micotaqis qe ne 14 korrik 1993 i cili me "ultimatumin" e tij te kesaj date drejtuar qeverise shqiptare i kerkonte nder te tjera kesaj te fundit barazimin e ceshtjes se Kosove me ate te minoritetit grek ne Shqiperi. Ministri i mbrojtjes greke Xohaxopullos, cituar (jo pa qellim) nga "Llajko Vima" e dt.2 prill 1997:
    "Ne kerkojme te drejtat e njeriut per minoritetin grek sic i kerkon Shqiperia per Kosoven.
    Duhet te kete autonomi per Vorio-Epirin sepse vetem keshtu ka qetesi ai popull".
    Tani qe Kosova eshte e lire nga pushtuesit serbe, per greket ka ridale ne skene perseri teoria e "ceshtjeve paralele".
    Ne kete pike ajo qe ia vlen te theksohet eshte vetem fakti se nuk mund te kete paralelizem midis ceshtjes se nje populli qe jeton me mijera vjet ne trojet e veta etnike dhe nje elementi te dobet popullsie greqisht foles e ardhur si argat ne tokat e pronareve shqiptare jo shume vjet me pare.
    Pra nuk nuk mund dhe ka paralelizem midis shqiptareve te Maqedonise qe jane ne trojet e veta etnike dhe pakices greke qe ka ardhur ne Shqiperi ne shekullin XVIII.
    Geixh, ish keshilltar I kryeministrit Micotaqis, vazhdon te kete te njejtin qendrim si politikanet dhe qeveritaret shovinist grek ne lidhje me pakicat greke ne Shqiperi jo vetem mbeshtet politiken greke por punon ne menyre intensive per realizimin e saj.
    Pakicat greke ne Shqiperi jane trajtuar duke respektuar te gjitha kerkesat e konventave nderkombetare dhe mundesive reale qe ka Shqiperia duke patur parasysh qe eshte vendi me i varfer ne Europe.
    Nga institucionet dhe shoqatat nderkombetare deri tani nuk eshte dhene asnje studim ose material ku te jepet se ne Shqiperi keqtrajtohen pakicat greke. Greku-Amerikani Nikolas Geixh ne konferencat e shtypit deklaron se :"nuk ka ceshtje came , komuniteti cam ka bashkepunuar me fashizmin, prandaj e quan te ligjshem persekutimin dhe spastrimin etnik te popullsise myslimane shqiptare te Camerise ne vitin 1944-1945". Vazhdon dhe me akuza te tjera si :"camet u perzune nga Greqia pas luftes se dyte boterore, per bashkepunim me nazistet.
    Disa nga keta njerez erdhen dhe dogjen bashke me nazistet edhe fshatin tone".
     Ne deklaraten e bere akuzun shqiptaret myslimane te Camerise si : bashkepunetore te nazismit, kriminele, zjarrvenes, vrases dhe grabites.
    Keto i ben jo nga mungesa e informacionit, por me vetdije te plote ben shtremberimin e fakteve, mashtron se per kete qellim eshte vene ne levizje dhe kete detyre i ka vene vetes, te justifikoje genocidin e ushtruar ndaj cameve dhe mbi te gjitha per te realizuar platformen e qeverise shoviniste greke te Megal-idese.
    Te gjitha keto jane trillime dhe mashtime jane te pambeshtetura nga asnje burim historic te paanshem. Ekzistojne materiale nga burime te paanshme te bera para dhe pas luftes se dyte boterore nga historiane, shkrimtare, ushtarake, dhe politikane qe argumentojne me te dhena dhe fakte konkrete ne materialet e tyre si ato qe kemi dhene ne fillim te ketij shkrimi ku hedhin poshte akuzat absurde greke.

    -9-
    Qeveria greke si nje vend antar i NATO-s dhe nje shtet qe ka nenshkruar marreveshjet nderkombetare lidhur me mbrojtjen e te drejtave te njeriut vazhdon te perdori praktika te shtrengimit te refugjateve shqiptare duke i vene nen presion per te kembyer identitetin e tyre etnik dhe kulturor me mireqenien ekonomike.
    Greqia e ka perdorur dhe perdor problemin e refugjateve per te fituar kapital politik, per te bere presion qeverise shqiptare per realizimin e politikes se saj ne Shqiperi.
    Greqia po punon ne menyre te hapur dhe intesivisht per te helenizuar Shqiperine e jugut duke futur gjuhen greke ne mase te gjere te popullates, nderimin e detyrueshem te emrave dhe fese te refugjateve shqiptare qe jetojne dhe punojne ne Greqi, ngritjen e kishave dhe institucioneve te tjera helenike edhe ne fshatrat qe nuk ka banore ortodoks.
    Qeveria greke u shperndan ne menyre ilegale rroga dhe pensione banoreve te Shqiperise se jugut, jo vetem pakicave greke, por pjeserisht edhe shqiptareve etnik.
    Te gjitha keto behen me qellim per helenizimin e Shqiperise se jugut, qe eshte pjese e politikes greke, per sigurimin e pozitave sunduese ne Ballkan, per realizimin e programit politik shovinist me emrin "Megal-idea".
    Kjo ka qene dhe mbetet politika e qeverive shoviniste greke qe nga viti 1844 (kohe kur kryeministri i Greqise Koletis hartoi programin shovinist "Megal-idea)

    Nikolas Geixh ne intervisten e dhene ne Tv-Klan ne dt.05,12,2002 midis te tjerave deklaron se:"ceshtja came duhet te trajtohet si problem Europian".
     Ne reagimin e Sh.P.A.Cameria, botuar me autor anonim ne Gazeten Ballkan dt.06,12,2002, midis te tjerave deklarohet se :
    "... Ne mbetemi ne bindjet tona se ne proceset aktuale te integrimit rajonal, nderajonal dhe kontinental Ceshtja Came do te zgjidhet duke ruajtur dhe respektuar identitetin etno-kulturor regjional".

    Kryeministri Nano, ne pergjigje te pyetjeve per ceshtjen came dt.29.07.2002 pas paraqitjes te programit te qeverise Nano ne Parlament ,theksoi se:"!... filozofia baze qe orienton edhe programin e qeverise, eshte ajo e integrimit, permes se ciles do te gjejne zgjidhje edhe konflikte tashme te krijuara nga historia e Ballkanit".

    Miranda Vickers, eksperte e ballkanit, Qendra Kerkimore e Shqyrtimit te Konflikteve , Londer ne shkrimin"Zgjidhja e Ceshtjes Came brenda vitit 2004" ne gazeten Koha Jone dt.13 shtator 2002 shkruan midis te tjerave se:"... Camet jane te pergatitur te presin deri sa Shqiperia te behet antare me te drejta te plota e B.E-se, kur besojne se automatikisht do te jene ne gjendje te kalojne lirisht ne Greqi dhe, ose te pushtojne shtepite e mepareshme , ose te ujdisen me autoritetet greke per demshperblim permes kanaleve normale ligjore.
    Ne esence po ti studiosh me kujdes dhe me pergjegjesi mendimet , deklarimet e bera me siper, pavarsisht nga formulimet, arrijme ne perfundim: Zgjidhja e ceshtjes came te futet ne kalandrat greke ose me mire duhet thene te mos kete zgjidhje , te mbetet brenda "platformes se Megal-idese", ose me qarte duhet thene qe Camerit te mos kthehen  asnjehere ne trojet etnike ne Cameri.
    I demshem eshte qendrimi i papergjegjshem, dashakeqes i autorit anonim qe flet ne emer te Sh.P.A.Cameria duke dhene mendime qe jane ne kundershtim te plote me programin e Sh.P.A.Cameria, me strategjine e zgjidhjes se ceshtjes came percaktuar edhe nga Kuvendi i 7-te i Sh.P.A.Cameria mbajtur ne 28 shtator Tirane.
    Ne kete Kuvend u percaktua qarte strategjia bashkekohore per zgjidhjen e ceshtjes came.
    Ne rast se shkrimi eshte bere nga autor i paautorizuar dhe jo perfaqsues i Sh.P.A.Cameria (se shkrimi behet ne emer te Sh.P.A.Cameria), duhet gazeta Ballkan te japi shpjegime per botimin e ketij shkrimi.
    Nuk mund te mendojme dhe nuk mund te pranohet qe materiali eshte derguar ne gazeten Ballkan nga ana e kryesise te Sh.P.A.Cameria, ne rast se do te ndodhte nje veprim i tille, kjo kryesi duhet te japi shpjegimet e nevojshme dhe duhet te pergjigjet. Kjo bie ndesh me strategjine e zgjidhjes se ceshtjes came miratuar nga Kuvendi i 7-te dhe si e tille eshte e demshme dhe e papranueshme.
    I papranueshem eshte edhe qendrimi i qeverise dhe kryeministrit shqiptar per miratimin ne heshtje(pavarsisht se mund te pretendohet se secili nga palet nuk imponon mendimet e njeri-tjetrit, dhe nuk mund te quhen te pranueshme absurditete), mendimet e trajtuara dhe te diskutuara me anti-shqiptarin e terbuar Nikolas Geixh qe deklaron qe nuk ka ceshtje came dhe ben dhe paralelizmat midis pakicave greke ne Shqiperi dhe shqiptaret e Maqedonise.
    Nuk mund te kuptohet se si kaperdihen keto nga kryeministri shqiptar Nano dhe opozita. Si mund te pranohen shkelje, fyerje dhe ulje identiteti kombetar nga nje shkrimtar gazetar Greko-Amerikan duke i rezervuar atij pritje shteterore protokollare, duke harxhuar kohe dhe financa te dala nga taksapaguesit shqiptare kur ai ne mes te dites, ne institucionet qeveritare dhe politike ne Shqiperi ben politike anti-shqiptare dhe hedh balte mbi realitetin shqiptar.
    Nikolas Geixh erdhi ne Shqiperi per te kontribuar per realizimin e programit te qeverise shoviniste greke, per marrjen ne kontroll te plote dhe drejtimin prej tyre te degeve kryesore te ekonomise shqiptare.
    Politika shqiptare e ketyre viteve te fundit ka lejuar kompanite greke te privatizojne 2 telefonite celulare ne Shqiperi, kane marre monopolin e karburanteve, monopolin e cimentos, hekuri dhe produktet e tij blihen kryesisht nga kompanite greke, kane marre gjithashtu dhe shume objekte strategjike.

    -10-

    « Editimi i fundit: 08-12-2004, 20:19:59 nga eLira »

    • Gjinia: Mashkull
  • i identifikuar
    diamant
    #6 ne: 05-10-2004, 02:11:47
    Eshte kthyer tregu shqiptar ne pastrimin e magazinave greke nga produktet bujqesore, blegtorale ne prag te skadimit apo te skaduara duke e kthyer ekonomine shqiptare ne nje mase te konsiderueshme te kontrolluar, te varur dhe te drejtuar nga Greqia.

    Tani po bejne te gjitha perpjekjet per te marre edhe Alb-Telekomin dhe Banken e Kursimeve, pra ekonomia shqiptare po kthehet ne nje shtojce te ekonomise greke.
    Mbeshtetes i takimeve te Gejxh eshte dhe antishqiptari Frrok Cupi qe u angazhua teresisht me gjithe potencialin e tij "intelektual" ne emisionin ne 6 Dhjetor 2002 ne Top-Channel dhe me poshtersine me te madhe volli vrer kunder dy shqiptaro-amerikaneve me te shquar te ketij lobi ne Amerike Z.Geri Kokalari dhe Z.Richard Lukaj qe kane punuar dhe punojne me perkushtimin me te madh per ceshtjen kombetare dhe kane dhene nje kontribut per zgjidhjen e ceshtjes se Kosoves , futjen ne diskutim ne Senatin Amerikan per njohjen, sensibilizimin dhe zgjidhjen e ceshtjes came.
    Frrok Cupi kur Senati Amerikan merr ne analize problemin e zgjidhjes se ceshtjes came ne saj te kontributit te dhene nga Z.Richard Lukaj ne emisionin "Shqip- te Rudina Xhunga , me gjuhen shqipe villte vrerin grek duke u vene teresisht ne sherbim per te realizuar programin anti-shqiptar te greko-amerikanit Nikolas Gejxh.

    Nuk mund te pranohet heshtja e qeverise dhe parlamentit shqiptar ne nje kohe kur Senati Amerikan diskuton zgjidhjen e ceshtjes came, kur qeveria turke ne vitin 2001 ka kerkuar prane Kongresit Amerikan te nderhyje per t`u organizuar nje konference nderkombetare me pjesemarrjen e qeverise shqiptare, per rivendosjen e te drejtave te minoritetit shqiptare ne Greqi, per njohjen e genocidit ndaj cameve riatdhetesimin ne Cameri (Greqi) te popullsise shqiptare myslimane came, kthimin e pronave dhe demshperblimin per humbjet e rezultuara nga konfiskimi i pronave te cameve prej 58 vjetesh.
    Mbeshtetje dhe perkujdesje per zgjidhjen e problemit cam, kane treguar shume vende dhe organizma nderkombetare si: Asamleja ne Hage qe denoncoi shkeljet per te drejtat e njeriut dhe ne vecanti qendrimin absurd qe mban shteti grek ndaj popullit cam.
     
        -     Letra qe kane derguar 25 kongresmen amerikan me ne krye kongresmenin Gilman
    Letra e Kancelarit gjerman Gerhard Shreder i cili ka porositur komisionin e jashtem gjerman per kontakte me     Sh.P.A.Cameria.
    Leter pergjigje e kreut te Vatikanit, Papa Gjon Pali i II-te i cili i shkruan Sh.P.A.Cameria:”Une do te falem per vuajtjet e popullit cam”.
    Leter kembimi i shqiptaro-amerikanit Z.Richard Lukaj me Presidentin Amerikan Bush dhe me nderhyrjen ne Senatin Amerikan per zgjidhjen e ceshtjes came.

    Perpjekjet e Senatores te New York, ish Zonjes se pare amerikane Hillari Klinton, per shtrimin e ceshtjes came ne Senatin Amerikan.
    Prononcimi i Z.Ema Bonino, personalitet i njohur i politikes italiane si dhe ish komosionere e B.E-se per te drejtat e njeriut ne Kongresin e Radikaleve, qe zhvilluan punimet ne Shqiperi ne 2 Nentor 2002 tha se "ceshtja cam do te debatohet se shpejti ne Parlamentin Europian.
    Rezoluta e paraqitur ne Kongres eshte e firmosur edhe nga gjashte eurodeputete.
    Rezoluta "Evropa te njohi pronat e cameve" ku midis te tjerave theksohet: ...
    " Eshte nje e drejte humane, qe kjo popullesi e debuar me force, te kthehet ne teresine e saj, ku mes te tjerash t`i sigurohet e drejta e shperblimit per demin material qe i eshte shkaktuar.
    Nga ana tjeter as popullsia came ortodokse e mbetur ne Cameri (Greqi) nuk gezon te drejtat humane te njohura nga B.E. dhe vecanerisht te drejten elementare te minorances etnike, qe eshte ajo e arsimimit ne gjuhen shqipe, ne shkollat shqiptare te cilat ndalohen nga shteti grek.
    Nje tjeter e drejte e ketij komuniteti eshte edhe ajo e perdorimit te gjuhes shqipe ne dokumentat zyrtare pra ata duhet te gezojne te njejtat te drejta civile ne Greqi, sic ndodh me minoritetin grek ne Shqiperi.
    Vetem qeveria shqiptare nuk ka bere te pranishme asnje kerkese per zgjidhjen e ceshtjes came, prane Kongresit Amerikan dhe institucioneve te tjera nderkombetare, qeverise dhe parlamentit grek, nuk e ka trajtuar as ne parlamentin shqiptar per te percaktuar platformen e zgjidhjes se problemit cam ne vecanti dhe zgjidhjen e problemit kombetar ne teresi.
    Sh.P.A.Cameria ne situaten e re te krijuar , ne kushte mjaft te voliteshme per zgjidhjen e ceshtjes came, mbeshtetjen e organizmave dhe institucioneve nderkombetare duhet ta vleresoje, dhe ta shfrytezoje kete momentper te ngritur ne nivelin e kerkesave te kohes punen per zgjidhjen e ceshtjes came.
    Paresore te jete venia ne eficence te plote dhe te pergjegjeshme te strukturave, ne radhe te pare te organeve drejtuese te Sh.P.A.Cameria nga deget ne qender, perfaqsuesit legjitim, te zgjedhurit me votim te lire dhe demokratik sipas statutit, duke punuar me strategji dhe programe qe i sherbejne dhe garantojne zgjidhjen e ceshtjes came.
    Me shume rendesi duhet pare dhe organizimi i forumit te intelektualeve came neper dege dhe ne Kryesine e Pergjithshme te Sh.P.A.Cameria Tirane.

    -11-


    Mendimi i kualifikuar dhe i pergjegjshem i intelektualeve te specializuar si ne : diplomaci, juridik, ekonomi dhe politike do te beje te mundur organizimin, evidentimin, grumbullimin, vleresimin dhe sistemimin e materialeve faktike, konkrete per krimet dhe genocidin e ushtruar nga shovinistet greke dhe te bejne denoncimin ne Gjykaten e te Drejtave te Njeriut  ne Strasburg dhe ne Gjykaten Nderkombetare ne Hage.
    Angazhimi i intelektualeve te perqendrohet ne pergatitjen e  materialeve denoncuese dhe kerkesave te institucioneve nderkombetare si: Kongresit amerikan, B.E.-se, OKB-se, OSBE-se per te dhene ndihmesen e tyre ligjore per zgjidhjen e ceshtjes came.
    Ky te jete nje nga objektet kryesore te punes te Sh.P.A.Cameria.
    Te organizohen dhe te funksionojne me eficence te plote struktura si: forumi i afaristeve dhe tregtareve cam, forumi i rinise, forumi i gruas came, komisioni juridik, komosioni i kultures, komosioni i historise etj. ne te gjitha deget neper rrethe dhe ne qender, te angazhohen ne keto forume intelektuale, politikane, te moshuarit qe kane perjetuar genocidin grek dhe qe kane mundesi te ndihmojne ne zgjidhjen e ceshtjes came, si dhe te gjithe ata qe kane idera ,platforma dhe mendime.
    Per realizimin e kesaj kerkohet mbi te gjitha qe gjithe popullata came prej 200 000 vete me banim te perkoheshem ne shtetin ame , ne Shqiperi te jete bashkuar duke vene mbi gjithcka problemin madhor dhe te perbashket qe kemi, per ne camet ideali yne ka qene dhe mbetet:"Ku keshem djepet duam dhe varret" per ne camet mesazhi juridik dhe politik eshte:"Mbi te gjitha Cameria".

    Sh.P.A.Cameria ti drejtohet dhe ti kerkoje Presidentit, Parlamentit, Qeverise dhe organeve kopetente ligjore shqiptare per shkeljen e te drejtave te popullsise myslimane shqiptare came qe me dekretin e Kuvendit Popullor Nr.2656 dt.19,04,1953 u hiqet cameve ne menyre arbitrare, te dhuneshme, ne rruge kriminale dhe u jepet shtetesia shqitareduke shkelur deklaraten uneiversale te te drejatve te njeriut ku ne kete deklarate thuhet:"Cdo njeri ka te drejten qe ti njihet personaliteti ne cdo vend dhe ne cdo rast"
    . Pra cdo njeri ne menyre individuale kerkon nenshtetesine ne nje vend ku ai te doje. Shtetesia as nuk hiqet dhe as nuk jepet pa kerkesen e individit.
    Neni 15 i Deklarates universale thote â€Å“askush nuk mund te privohet arbritarisht nga shtetesia e tij".
    Per kete te ndiqen rruget ligjore duke iu drejtuar te gjithe intitucioneve nderkombetare, ne vecanti Sh.B.A.-se qe eshte shteti me demokratik ne bote.
    Sh.P.A.Cameria te ndjeki rezoluten e â€Å“Per respektimin e te drejtave te populates came- firmosur nga    deputete te pozites dhe opozites, iniciuar nga deputete te P.B.K per te kaluar sa me pare ne Parlament.
    Kjo ka rendesi te vecante jo vetem per faktin se mund te jete dokumenti i pare zyrtar i Parlamentit Shqiptar qe do ti drejtohet Parlamentit Grek, B.E-se, Kongresit Amerikan dhe institucioneve te tjera nderkombetare, por ajo qe ka rendesi te vecante eshte dhe fakti qe momenti eshte shume i pershtatshem per trajtimin e zgjidhjes se ceshtjes came.

    Kalimi ne Parlament i kesaj resolute duhet te jete nje detyrim dhe nje obligim qe kane partite politike parlamentare per zgjidhjen e ceshtjes came si pjese perberese e ceshtjes kombetare, gjithashtu kjo do te jete nje e dhene tjeter plotesuese per vleresimin e politikes shqiptare.
    Parlamenti shqiptar duhet te realizoje sa me pare te jete e mundur( mbasi eshte shume i vonuar) mbajtjen e nje seance te parlamentit per te percaktuar nje platforme te vecante per zgjidhjen dhe rruget e zgjidhjes se ceshtjes came, gje e cila ka patur mbeshtetje te gjitheanshme te deputeteve pozite-opozite te Komisionit te Politikes se Jashteme te Parlamentit Shqiptar ne takimin e dt.24,07,2000 me kryesine e Sh.P.A.Cameria. megjithese kane kaluar afersisht 3 vjet dhe nuk eshte marre asnje veprim konkret per realizimin e angazhimeve dhe detyrimeve ligjore per zgjidhjen e ceshtjes came, momenti dhe rrethanat kerkojne qe te hiqet dore nga papergjegjshmeria dhe heshtja e deritanishme, te angazhohet Parlamentime veprime konkrete ligjore per zgjidhjen e ceshtjes came.

    Ceshtja came nuk eshte dicka qe ka te beje me nje krahine dhe popullsine e saj, por para se gjithash eshte dhe mbetet nje ceshtje qe i perket mbare popullit shqiptar.

    Nisur nga sa me siper insistojme se faktori vendimtar, qe do te kontribuoje ne shtrimin dhe zgjidhjen e drejte te ceshtje came eshte dhe do te mbetet Parlamenti dhe qeveria Shqiptare.
    Prandaj eshte e natyrshme qe ne shqiptaret myslimane te Camerise  te kerkojme nje angazhim serioz, te pergjegjshem dhe te vazhdueshem te Parlamentit dhe Qeverise per ta mare persiper dhe per ta kryer deri ne fund detyrimin ligjor qe i takon, duke parandaluar te gjitha tentativat e qeverise greke qe ben dhe do te beje cmos qe ti imponoje Qeverise Shqiptareqe ti ktheje shpinen ceshtjes came.
     Popullsia myslimane shqiptare came me banim te perkohshem ne Shqiperi duke qene nje popullsi paqedashese, atdhetare, trime, e zgjuar, tolerante dhe me vitalitet ka ditur te ruaje, te zhvilloje dhe tu transmetoje brezave te rinj deshiren per lirine, per vendlindjen e te pareve te tyre, per trojet e tyre etnike Camerine, per mos njohjen e disfates, por te betejave te humbura perkohesisht dhe bindjen dhe vendosmerine e plote dhe te shpejte ne fitoren e ardheshme  ne rikthimin ne Cameri.

    -12-
    Fati dhe rrethanat punojne per ne. 
    Ne jemi te vendosur per rikthimin ne Cameri ne trojet e tona etnike.
    "Eshte e jona Cameria" 








    JANAR 2003     
                                                                                                                                         AGUSH.A.VELIU                       
    « Editimi i fundit: 08-12-2004, 20:30:48 nga eLira »

    • Gjinia: Femer
  • i identifikuar
    ÇAMËRIA
    #7 ne: 06-12-2004, 14:04:20
    Mbi përkatësinë iliro-shqiptare të Epirit - Përgatiti: ILIRUS2


    Trajtimi i çeshtjeve qe kane te bejne me hapesiren etnogjeografike shqiptare, sidomos ate jugore, ka vite qe eshte bere objekt studimi per personalitete te shkences dhe kultures shqiptare.
    Ne vecanti kjo ceshtje fitoi nje dimension tjeter pas deshtimit te monizmit, sepse ne pluralizem u krijuan rrethana te tjera te favorshme, duke mos pasur tema tabu, apo qasje ideologjike sic ishte me pare ne Shqiperi.
    Nder studiuesit me te zellshem dhe serioz ne kete game ben pjese Sherif Delvina, i cili ne kete aspekt ka dhene nje kontribut me peshe per historiografine kombetare shqiptare.

    Ne shek.XIX, tek fqinjet tane u paraqiten dy projekte politike, qe ishin teresisht ekspansioniste ne dem te popujve tjere per te realizuar endrrat e tyre mesjetare.
    Fjala eshte per MEGALIIDENE greke (1843) dhe NACERTANIEN serbe (1844) ku si qellim final kishin rimekembjen e perandorive te tyre mesjetare, ate te Bizantit dhe te Car Dushanit.
    Dihet historikisht se pasojat e ketyre projekteve i kane perjetuar ne menyre te drejteperdrejte shqiptaret, duke filluar nga Kongresi i Berlinit (1878) dhe Konferenca e Londres (1913), sepse me se dy te tretat e hapesires etnogjegrafike shqiptare u aneksuan nga fqinjet tane, sllavet dhe grekërit.
    Por, me gjithe keto perfitime territoriale oreksi i tyre nuk ka te ngopur, cka deshmohet me politiken e tyre shteterore te zhvilluar ne vazhdimesi, duke shpifur e trilluar ne lidhje me autoktonine iliro-shqiptare dhe hapesiren etnogjeografike shqiptare ne Siujdhesen Ballkanike.

    Ne kete game te qasjeve jane te njohura ne vecanti disa struktura klero-shoviniste greke, qe ende trumpetojne per jugun e Shqiperise, duke shpikur dhe krijuar sajesa te ndryshme territoriale.
    Ne kete aspekt ato shiken sajesen Vorio Epiri qe eshte aspirate territoriale ndaj shtetit shqiptar. E tere kjo politike ne rrethana te reja shoqerore pas deshtimit te komunizmit eshte transparente dhe nga ana e tyre behet gjoja per mbrojtje te te drejtave te minoritareve greke ne Shqiperi, ku keto qarqe te tille i konsiderojne te gjithe shqiptaret ortodokse.
    Duke qene deshmitar i te gjitha ketyre akrobacioneve politike me pasoja per popullin dhe shtetin shqiptar, intelektuali dhe studiuesi i zellshem Sherif Delvina opinionit shqiptar i dhuron librin "E verteta mbi Epirin".
    Eshte ky nje liber i vecante per nga lenda e trajtuar dhe me nje qasje analitike dhe argumente shkencore demaskon politiken shoviniste greke ndaj aspiratave dhe falsifikimeve te realitetit historik dhe gjeografik te jugut shqiptar.
    Libri paraqet nje permbledhje te artikujve te botuar nga viti 1992-1999 ne gazeta te ndryshme ne Shqiperi.
    Nuk ka dyshim se ne saje te ketyre artikujve qe pernga permbajtja jane shkencore, analitike dhe publicistike, autori ka bere sensibilizimin e opinionit shqiptar ne lidhje me disa ceshtje te cilat ose kane qene tabu, ose te panjohura per opinionin e gjere.
    Autori librin e ka konceptuar ne nente pjese, te cilat paraqesin nje unitet te qasjeve te autorit per hapesiren etnogjeografike shqiptare nga koha antike e deri ne ditet tona.

    Ne kete botim me vlere autori ofron te dhena me interes per hapesiren etnogjeografike shqiptare, duke theksuar se para Kongresit te Berlinit (1878), Shqiperia e kishte siperfaqen 110.000km2, me popullsi kompakte shqiptare dhe me pakica kombetare te parendesishme.
    Kongresi i Berlinit, nga rilindasit, me te drejte u quajt varrimi i Shqiperise, por ky nuk kishte qene ende varrimi i Shqiperise, sepse pas atij kongresi ne Shqiperi ngeli Kosova, ngeli Maqedonia, Cameria, Grebeneja, Kosturi, dhe sundimi osman ishte i perkohshem, kurse pushtimi nga fqinjet ishte i perhershem.
     
    Por, me 1913, kinse ne luften kunder turqve, me perkrahjen e Fuqive te Medha, keto toka u quajten "turke" dhe hapesira etnogjeografike shqiptare u zvogelua akoma. Madje, nese analizohen te dhenat nga viti 1491, kur jane bere regjistrimet e Ballkanit te pushtuar nga osmanet, ne Ballkan del se jane mbi 266 mije familje ne trojet shqiptare, duke filluar nga veriu e deri ne Arte.
    Ne ate kohe ne kemi pasur popullate me te madhe se grekërit dhe territor me te madh se grekërit e serbet, Shqiperia eshte rrudhur dhe eshte bere mbi tri here me vogel se c`ka qene.

    Delvina eshte i qarte ne konstatimet e tija kur ceke pa hezitim se duhet thene e verteta, duke u bazuar ne dokumentet e kohes pavaresisht se tash jemi ne rrethana te reja shoqerore dhe politike me fqinjet tane.
    Andaj me te drejte thekson se nuk duhet heshtur per spastrimin etnik te territoreve shqiptare ne shek. XIX, sic eshte rasti per 301.000 shqiptaret e shperngulur me dhune nga Sanxhaku i Nishit, po ashtu per historine e Artes, te cilen grekërit e moren pas 1878-es, pastaj per Sulin etj.
     I brengosur per prezentimin dhe falsifikimin e te kaluares sone historike ne tekstet shkollore tek fqinjet grek, ai na ofron shembullin e sulioteve.
    Ato, thekson Delvina, grekërit i kane ne cdo tekst shkollor, ku thuhet se suliotet jane hedhur nga shkembi i Zallongut per te ruajtur nderin.
    Kete ngjarje heroike te vjedhur nga heroizmi shqiptar grekërit e kane kthyer nga vetja dhe e mbajne si heroizmin me te madh te tyre! S`ka tekst grek ku nuk eshte Marko Bocari, Bubulina etj.
    Ne ruhemi se mos na prishet politika m grekun.
    Ne duhet ta dime se c`na kane marre e c`na kane ngrene vazhdimisht fqinjet tane, konstaton me te drejte Delvina.

    Ne kete botim me vlere autori trajton ne detaje "Megaliidene", si dhe sajesen e shovinsteve greke "Vorio Epir", e cila ka te beje me pretendimet territoriale ndaj Shqiperise se Jugut, duke deshmuar ne menyre shkencore per perkatesine iliro-shqiptare te Epirit.
    Ndersa, duke bere fjale per minoritaret greke, ai me te drejte konstaton se ata jane shume vone te pranishem ne territoret shqiptare, gjegjesisht jane ardhacake, argate te sjelle ketu ne kohen e Ali Pashe Tepelenes dhe perbejne nje enklave ne viset shqiptare. Duke marre kompleksin politik te grekërve per keto territore dhe ndaj popullates shqiptare ortodokse falsifikimi i te dhenave historike dhe i statistikave demografike, kur eshte ne pyetje numri i minoritareve shqiptare ne Greqi dhe i minoritareve greke ne Shqiperi eshte bere detyre patriotike dhe shteterore numer nje e shovinizmit grek.
    Nga ana tjeter me qellim heshtet numri i mbi dy milione arvanitasve ne Greqi.

    Dhe ne fund, duhet thene se nje liber i tille eshte i mireseardhur jo vetem per studiuesit dhe individet qe u intereson ceshtja kombetare dikur dhe sot, por edhe per opinionin e gjere.
    Botuesit shqiptare mendoj se do te benin nje pune me vlere nese kete botim do ta perkthenin ne gjuhen angleze ne teresi, apo ne forme te sintetizuar.
    Sepse vetem ne kete forme do te informojme opinionin nderkombetar ne lidhje me realitetin shkencor, autoktonine dhe vazhdimesine historike iliro-shqiptare te kesaj pjese te hapesires etnogjeografike shqiptare.
    Te dhenat e ofruara ne saje te konsultimit te nje literature selektive shkencore, hulumtimit te dokumentave te trajtuara ne sinkroni dhe diakroni bejne qe libri "E verteta mbi Epirin" te jete nje enciklopedi me vete per kete regjion gjeografik, i cili ka pasur nje te kaluar te bujshme historike nga koha antike e deri ne ditet tona.
    Nje liber te tille ka mundur te na ofroje vetem Sh. Delvina, i cili eshte padyshim studiuesi me i zellshem dhe erudit i kesaj ceshtjeje ne kohen tone.

    Dr. Nail Draga
    Koha Jone 05-12-2004





    [attachment[/attachment]
    « Editimi i fundit: 06-12-2004, 14:08:34 nga dallandyshe »

    • Gjinia: Femer
  • i identifikuar
    ÇAMËRIA
    #8 ne: 09-01-2005, 15:04:45
    Ata që luftuan për çamërinë a quhen veteranë?

    Hyqmet Zane

    Edhe shqiptarët e çamërisë luftuan kundër nazi-fashizmit në Greqi, por deri më sot kontributi i tyre është konsideruar si një fantazmë që, para se ta vlerësojnë, e anatemuan dhe e përbaltën për gati 60 vjet.
    Ishin vite të një lufte botërore, ku ishte përfshirë edhe territori i çamërisë, ashtu si edhe Shqipëria e Greqia dhe gjithë popujt që luftonin për lirinë e atdheut.
     Mbi bazën e dokumenteve të cituara, si Memorandumi i Komitetit Antifashist të Emigrantëve çamë në Shqipëri drejtuar Komisionit Hetimor të Këshillit të Sigurimit të UNO-së në vitin 1947, thuhet se "çamëria në luftën e madhe antifashiste kontribuoi materialisht dhe moralisht.
    Me qindra të rinj çamë u hodhën në radhët e ELAS-it, kur EAM-i lëshoi kushtrimin e luftës për liri.
    Me zgjerimin e luftës antifashiste kundër okupatorit gjerman, popullata e çamërisë u hodh pa rezerva në një luftë totale kundër okupatorit dhe formoi Batalionin 4 të Regjimentit të 15 të ELAS-it.

     Nga popullsia e vogël e çamërisë dolën më tepër se 500 luftëtarë që luftuan me trimëri, me vendosmëri kundër okupatorit nazifashist.
    "Nuk ka nevojë për komente, duke shtuar këtu edhe faktin se shumë banorë të çamërisë u internuan në kampet e përqëndrimit në Itali e më pas në Gjermani si Osman Zenel Taka, Hajri Fetahu, Nuri Emin Zane apo Ramazan Jemin Gora.
    Gjaku i Heroit Kombëtar Ali Demi e i dëshmorëve Bido Sejko, Muharrem Myrtezai, Ibrahim Hallumi, Hysen Vejseli e të tjerë u derdh bashkë me atë të partizanëve grekë në qafat e Qeramicës, dëshmojnë për një fakt historik, që gjithsesi asnjëherë nuk u nderuan si veteran dhe as që nuk u dekoruan për të qenë dëshmi dhe aktakuza ndaj pretendimeve greke.
    Vetëm pas 60 vjetësh, me kontributin e një grupi studiuesish dhe me miratimin edhe të drejtorit të Muzeut Historik Kombëtar Moikom Zeqo, u ngrit një stendë përfaqësimi dhe publikimi të këtij kontributi të çamëve në Luftën e Dytë Botërore e vendosur në pavijonin e luftës së këtij muzeu.
    Në të bien në sy portretet e Musa Demit dhe Taho Sejkos, Rexhep Plakut dhe Sami Muratit, Muharrem Demit dhe Tahir Demit, Bido Sejkos dhe Ibrahim D.Hoxhës, Petrit Demit dhe Nuri Zane dhe vetëm kaq.
     Në këto momente, kur diskutimet publike dhe mediatike kanë rikthyer emrin e diktatorit Enver Hoxha për të cilësuar veteran lufte, është e drejtë për të thënë se kemi të bëjmë me një padrejtësi të radhës që u imponohet shqiptarëve, në një kohë që karta e veteranit të luftës nuk u është dhënë as atyre personalisht, por as familjeve të tyre, çka flet ende për një qëndrim klasor të shtetit shqiptar ndaj popullatës çame që çuditërisht gjendet gjithnjë pas derës, pa të drejtën për të qenë në odën e madhe të njerëzve që dhanë kontribute në Luftën e Dytë Botërore.

    Eshtë kjo neglizhencë që bën të përfitojnë qarqet e caktuara greke me mbështetje të drejtpërdrejtë të qeverive greke për të akuzuar padretësisht gjithë popullatën çame si "bashkëpunëtorë me fashizmin" si 60 vjet më parë edhe sot e kësaj dite, ata që ishin gjallë 60 vjet më parë, por edhe ata që lindën në Shqipëri, bile vazhdojnë t'i quajnë të tillë edhe tani pas vdekjes.

    Artikullshkruesi është djali i njërit prej ish -të internuarit në kampet e përqëndrimit në Dakao e Mynih të Gjermanisë, Nuri Emin Zane nga Filati i çamërisë,
     së bashku me shumë shqiptarë brenda Shqipërisë dhe të çamërisë, si Koço Tasik Samarai, Osman Zenel Taka, Sotir Kosta Moçi, Risto Calja, Met Guberja etj. dhe që për çudinë e madhe të paradokseve shqiptare jo vetëm që nuk meritoi një dekorim, por as u shpall veteran lufte mbi bazën e ligjeve të shtetit shqiptar.

    Njëherazi ky shkrim është edhe një apel për ministrin e Mbrojtjes, për kryetarin e shtetit, për kryeministrin, që të njohin më mirë historinë e popullit tonë shqiptar për të nderuar dhe vlerësuar në mënyrë të barabartë kontributet e të gjithëve në Luftën Antifashiste.

    08/01/2005
  • i identifikuar
    Isuf B.Bajrami
    #9 ne: 13-04-2008, 01:22:26
    A KA SOT DEMOKRCI GREQIA?
     
    Isuf B. Bajrami
    “S’ka komb tjetër të jetë marrë nëpër këmbë kaq pamëshirshëm nga shtetet fqinjë”
    - Lord Byron
    Një nga çështjet për të cilat nuk është folur e nuk po flitet është: Sa e ka dëmtuar copëtimi i 1913-ës edhe pjesën që ka mbetur gjoja e lirë brenda kufijve të shtetit ekzistues shqiptar? A është me të vërtetë e lirë kjo pjesë e kombit ? Nuk është fjala se duhet vetëm për t’i ditur këto gjëra, por për ta realizuar një lëvizje sa më të gjallë kombëtare. Duhet të buçasin të gjitha mjetet e informimit, duhet të botohen studime dhe libra, për t’i pohuar shkencërisht të vërtetat që na janë mohuar e po na mohohen aq padrejtësisht. Problemi kryesor më i ngutshmi është që duhet ta dimë dhe t’i tregojmë me hollësi vetes dhe botës se sa e si janë tejdëmtuar Shqipëria dhe shqiptarët nga ndarjet dhe vendosjet e kufijve të dhunshëm mes neve. Zhgënjimi i madh ndaj fqinjëve, për tërë atë gjak që derdhën shqiptarët në altarin e lirisë së tyre, të bën të rikujtosh gjithnjë fjalët e Bajronit për Shqipërinë: “S’ka komb tjetër të jetë marrë nëpër këmbë kaq pamëshirshëm nga shtetet fqinjë”. (”Correspondence de Lord Byron”, Paris, 1825).
    Ku janë trojet autoktone të shqiptarëve? Cilat janë trojet e vërteta shqiptare? Autorë të ndryshëm dhe specialistë të gjeografisë kane shpjeguar me të dhënat e tyre për madhësinë e trojeve shqiptare. Sami Frashri thoshte se: “Shqipëria ka një sipërfaqe prej 70000 km2 ( Sami Frashri, ”Dheshkronja”, Bukuresht, 1886). Studiuesi francez L. Uelavitch thotë se: "Madhësia e sipërfaqes së Shqipërisë është 75000 km2" (L. Uelavitch, ”L’Albania”, Paris, 1902). Studiuesi tjetër shqiptar T. Selenica na jep një “sipërfaqe të Shqipërisë prej 80000 km2” (T. Selenica, ”Shqipëria në vitet 1927”, ”Nezioni geografiche sul Albania”, Roma, 1902, fq.5). Ndërsa kufijtë e vërtetë etnik të Shqipërisë, ashtu siç na i përshkruan edhe kjo Hartë, janë:
    Brenda këtyre kufijve ndodhet Shqipëria, e cila shtrihet në jug - perëndim të siujdhesës Ballkanike, mbi brigjet detare të Adriatikut dhe të detit Jon. (”Kosova” (OSHAPK.), Tiranë nr. 20, 8 dhjetor 1991, fq.1). Me luftërat Ballkanike dhe Konferencën e Londrës më 1913 u plotësuan ëndrrat e shteteve fqinje, Greqisë, Serbisë dhe Malit të Zi dhe u vendos kufiri i sotëm që përmbledh më pak se gjysmën e Shqipërisë së vërtetë. ( Dr. Muhamet Pirraku, ”Ripushtimi jugosllav i Kosovës”, fq.7). Shqipëria etnike para ardhjes së turqve në Ballkan zinte një sipërfaqe prej rreth 110000 km2 ( Dr. Muhamet Pirraku, ”Kultura kombëtare Shqiptare deri në Lidhjen e Prizrenit”, Prishtinë 1979, fq.11-20). Në periudhën e pavarësimit të shteteve të Serbisë, Malit të Zi dhe Greqisë, Turqia u "fali" këtyre shteteve rreth 5000 km2 të tokës Shqiptare. (”Dielli”, nr.21/27, 1979). Pas luftës së vitit 1876 - 1877 me Rusinë, Turqia i dhuroi në interes të popujve ortodoksë të Ballkanit rreth 25500 km2 të tokave Shqiptare. ( Mr. Kolë Krasniqi,”Roli i fesë në ruajtjen e identitetit dhe të harmonisë kombëtare te shqiptarët”, Vjenë 1996, fq. 56-58). Në fund të shekullit XIX Dheu i Shqipërisë etnike do të tkurrej në 80000 km2 me 2.5 milion banorë, ( Ahmet Hamiti, ”Çështja shqiptare”, Koha, nr.14/1991, fq. 26), ndërsa Konferenca e Paqes që u mbajt në Versaje më 1919 - 1920 do të pranonte se dherat shqiptare në vitet 1912-1913 zinin një sipërfaqe prej 90270 km2 me rreth 3 milion banorë. (Liman Rushiti, ”Stradanja albanskog Naroda na Kosovu “,1912-1918, Zagreb 1991, fq. 24). Përkundër këtyre pohimeve kjo Konferencë lejoi vendimet e Traktatit Paqësor të Londrës (1913) duke shkëputur nga trungu etnik shqiptar rreth 80000 km2 që iu shpërndau shteteve fqinje, kështu që Shqipërisë i mbetën vetëm rreth 28700 km2. (Dr. Muhamet Pirraku, ”Kultura kombëtare Shqiptare deri në Lidhjen e Prizrenit”, Prishtinë 1979, fq.6). Ndërsa sipas Vjetarit Shtetëror Statistikor të Shqipërisë sipërfaqja në km2 e Shtetit Shqiptar është 28748 km2. (Vjetari Statistikor i Shqipërisë,1991, fq.12).
    “O GAR THANATOS SOU ZOI MOU ! Thonë grekërit, që në gjuhën shqipe donë të thotë: "VDEKJA JOTE, RRITJA IME !". Fatkeqësi dhe fyerje për shqiptarët dhe Shqipërinë, për sakrificat që bëri për fqinjët. Më vonë ndodhi ajo që e thoshte Noli i madh: "Ata që u çliruan me gjakun e mundimet tona janë armiqtë më të këqinjtë tanë."( ”Kombi”, nr. 8,9,10, fq. 4).
    Pas revolucionit francez, filloi një epokë e re. Me likuidimin e copëtimit feudal lindën tërësitë kombëtare. Një ndër shtetet që lindën pas kësaj periudhe është Greqia (1831), e cila u garantoi shtetasve të saj liritë civile, politike në masë të barabartë. Klauzola të tilla u përcaktuan me Traktatin e Londrës më 1829, të Parisit 1856, të Berlinit 1878, që janë quajtur traktate "Minoritare". (”Çamëria”,nr.19 (38), fq.3, Dhjetor 1992). Deri më 1914 ishin bërë jo më pak se 30 traktate të tilla ndërkombëtare. Pukëvili shkruan: "Çamët jetojnë në jug të lumit Kalama. Distrikti i tyre shkon deri në Janinë. Vendbanimet e tyre kryesore janë: Suli, Paramithia, Luarati, Margariti, Parga dhe Agjia"(Pukëvili, ”Reise durch grecheuland”, Hamburg 1824). Çamëria, pra, është një zonë e banuar nga popullsia autoktone shqiptare. Ajo e cila e përbënte pjesën kryesore të pakicës kombëtare shqiptare në Greqi, në një sipërfaqe me 1950 km2, u çlirua nga pushtimi turk më 1912, në të njëjtën kohë si e gjithë Shqipëria.
    Kongresi i Berlinit (1878), Konferenca e Londrës (1913) e më pas Konferenca e Firences që përcaktuan kufijtë e pjesës jugore dhe juglindore të Shqipërisë, vendosën që kjo trevë shqiptare të kalonte nën sundimin grek. Ajo përfshinte 189 qytete dhe fshatra me një popullsi sipas regjistrimit turk të vitit 1908 mbi 72.000 banorë. Pas caktimit të kufirit shqiptaro – grek nga Protokolli Firences, Fuqitë e Mëdha i kërkuan Greqisë të tërhiqte trupat e pushtimit brenda një muaji nga Shqipëria e Jugut. Por personalitetet politike reaksionare greke me E. Venizellosin, i njohur si antishqiptar i tërbuar, penguan tërheqjen e forcave greke dhe manipuluan organizatën ‘’Autonomiste të Vorio - Epirit’’( HPSh., pjesa e dytë, fq. 401), e cila me një terror të egër vërsulej kundër shqiptarëve që kërkonin bashkimin e Atdheut të tyre.
    Më 02.03.1914, ministri i Greqisë J. K. Zografos bëri luftë për aneksimin e Shqipërisë së Jugut. Ai u bë edhe kryeministër i të ashtuquajturit ‘’Vorio - Epir’’ me qendër në Gjirokastër. Por kjo ‘’zonë e Autonomisë së Vorio - Epirit’’ nuk e pati jetën e gjatë se iu kundërvunë forcat e qeverisë së Vlorës. Rezistenca e popullit të kësaj zone të udhëhequra nga luftëtarët Muharrem Rushiti, Alush Taka, etj., i shpartalluan forcat greke. Në vitet e mëvonshme 1923 - 1924 u ndoq politika e gjenocidit, dëbimit të popullsisë shqiptare me anë të kombinimit të detyrueshëm me popullsinë greke. Po ashtu u organizuan çeta të cilat bënin terror të paparë, u bënë shpronësimet arbitrare, u vunë sanksionet në ekonomi e bashkë me to inkurajuan e nxitën edhe përçarjen fetare midis shqiptarëve. Para këtyre veprimeve çnjerëzore që përbëjnë krime të rënda qëndrojnë deklaratat demagogjike të Greqisë për gjoja kujdesin dhe interesimin që ajo tregon për pakicat kombëtare që jetojnë në territorin e saj. Për shembull në Traktatin e Konstantinopojës 1881, pasi mori provincën e Thesalisë dhe një pjesë të Epirit, u zotua se do të mbrojë pakicat kombëtare. Artikulli i tretë i traktatit thotë: “Jeta, pasuria, nderi, feja dhe veprimtaria e këtyre zonave të dhëna Greqisë dhe që do të mbeten nën administratën greke duhet të respektohen me kujdes. Ata do të gëzojnë të njëjtat të drejta politike dhe qytetare si dhe shtetasit grekë’’.(Rasim Bedo,”Çamëria”,nr.19 (38), fq.3, Dhjetor 1992)
    Në përfundim të Luftës së Parë Botërore Greqia nënshkruan në Servë më 10.08.1920 Traktatin për mbrojtjen e të drejtave të gjuhës e të fesë të minoriteteve. Pas dështimit të fushatës ushtarake greke në Azinë e Vogël, Greqia u detyrua të nënshkruaj më 30.01.1923 në Lozanë një Konventë për shkëmbimin e detyrueshëm të shtetasve turq me origjinë greke që jetojnë në Azinë e Vogël me shtetasit grekë të kombësisë turke që jetojnë në Thrakinë lindore. Për të mbikëqyrur shkëmbimin sipas konventës u caktua një komision të përbërë nga katër anëtarë turq, katër anëtarë grekë dhe tre anëtar të zgjedhur nga Këshilli i Lidhjes së Kombeve midis shtetasve që nuk kishin marrë pjesë në Luftën e Parë Botërore. Këta u emëruan më 17 shtator 1923: një danez, një spanjoll dhe një suedez. Ndërkaq qeveria greke vazhdoi fushatën e saj të shpifjeve kundër Shqipërisë edhe pse kishte deklaruar se nuk do të përfshinte shqiptarët e Çamërisë në shkëmbimin e popullsisë turke. Sigurime të tilla ishin dhënë edhe nga përfaqësuesi i Greqisë në Tiranë. Por për pabesinë dhe mungesë korrektësie grekërit përmenden që nga kohërat e vjetra. Aleksandri i Madh për këto veprime i përmend disa herë. (”Çamëria”,nr.19 (38), fq.3, Dhjetor 1992). Kështu dhe pasardhësit e tyre nuk e mbajnë fjalën, ndryshe firmosin e garantojnë dhe ndryshe veprojnë. Kështu që mijëra çamë u dëbuan nga vatra e tyre dhe u dërguan me forcë në Turqi duke i paraqitur si pjesëtarë të kombësisë turke.
    Shumë herë shqiptarët e Çamërisë gjatë kësaj periudhe i janë drejtuar Lidhjes së Kombeve me protesta dhe telegrame ku kane kërkuar prej saj mbrojtjen e të drejtave të tyre të shkelura nga qeveria greke. Në këtë kohë qeveria shqiptare e F. S. Nolit ndërhyn pranë Këshillit të Lidhjes së Kombeve me një letër më 11 Gusht 1924 ku i shkruan ndër të tjerash: ’’...Është deklaruar gjithashtu se çdo anëtar i Lidhjes së Kombeve ka të drejtë duke u nisur nga ndjenja e dashurisë të tërheqë vëmendjen e asamblesë ose këshillit mbi çdo rrethanë që cenon marrëdhëniet ndërkombëtare dhe që si pasojë rrezikon të turbulloje paqen ose mirëkuptimin midis kombeve...’’( Rasim Bedo,”Çamëria”,nr.19 (38), fq.3 , Dhjetor 1992). Qeveria shqiptare i kërkonte Këshillit të Lidhjes së Kombeve që qeveria greke të përmbushë me besnikëri zotimin që kishte marrë në Konferencën e Lozanës që mos t’i trajtonte shqiptarët si turq. Si rezultat i telegrameve dhe protestave të vazhdueshme që i vinin Këshillit të Lidhjes së Kombeve nga krerët çamë dhe qeveria shqiptare, në muajin dhjetor 1925. Këshilli ftoi anëtarët asnjanës të Komisionit të mbikëqyrte shkëmbimin e popullsisë greke dhe turke që të bëheshin garant përpara Lidhjes së Kombeve për mbrojtjen e pakicave kombëtare shqiptare. Më 15.03.1926, Këshilli i Lidhjes së Kombeve pohoi çështjet e ngritura nga delegati shqiptar më 04.12.1925. (Dhimitru, ”Das Mindercheitenrech in Grechenland”, Hamburg, 1935).
    Përfaqësuesit grek në Këshillin e Lidhjes së Kombeve iu tërhiqet vërejtja dhe pranoi për suprimimin e nën komisionit të Epirit dhe ndaloi dërgimin e 800 personave të popullsisë çame nga fshatrat Kardhiç dhe Dhragomi që ishin përgatitur për t’u shpërngulur me forcë. Kjo ishte një fitore e pjesshme për ndalimin e mëtejshëm të shpërnguljes së popullatës çame. Por nuk arriti asgjë për riatdhesimin e afro 33000 shqiptarëve çamë që u shpërngulën me forcë për në Anadoll. Kalojnë dy vite e gjysmë nga koha kur qeveria Shqiptare duke parë se deklarata e qeverisë greke nuk po zbatohej, përsëriti kërkesën e saj më 09.05.1928. Kjo kërkesë u shqyrtua në sesionin e 50 të Këshillit të Lidhjes së Kombeve më 05.06.1928. Në këtë sesion delegati shqiptar u përqendrua në këto kërkesa:
    1- Qeveria greke nuk ka bërë asnjë deklaratë punimi publike, kështu që departamentet e ndryshme nuk dinë që shqiptarët janë të shkëmbyeshëm dhe në këtë mënyrë kundër tyre vazhdojnë të merren masa shtrënguese.
    2- Kthimi i pasurive të marra popullsisë çame në favor të refugjatëve grekë të ardhur nga Azia e Vogël.
    3- Pjesëmarrja e popullsisë çame në zgjedhje si edhe qytetarët grekë. Sipas numrit popullsisë çame i takonin dy përfaqësues ndërkohë që nuk kishte asnjë.
    4- Ndalimi i shpronësimit në kundërshtim me ligjet, që i bënte fshatarët shqiptarë pa tokë dhe pa kullotë. 5- Ngritjen e shkollave në gjuhën shqipe.
    6- Lirimin nga disa taksa të tepërta, etj.’’(Zeitschrift fur geschischtwissensch aft, nr. 1976)
    Le të shikojmë dhe të krahasojmë arsimin në të dy anët e kufirit jugor se si i kanë zbatuar aktet ndërkombëtare. Këshilli i Lidhjes së Kombeve i mbledhur më 08 Gusht 1928, pasi diskutoi për problemin e pasurisë së shqiptarëve në Greqi dhe arsimin e tyre, vendosi që problemi të zgjidhet me bisedime dypalëshe, sipas akteve ndërkombëtare. Në këtë kohë, sipas dëshmive të komisionit hetimor, minoriteti grek në Shqipëri kishte shkollat me mësuesit e vet, me mësimdhënie në gjuhën amtare. Në të njëjtën kohë në Greqi ku pakica kombëtare shqiptare, dy herë më të mëdha se pakica greke në Shqipëri, nuk kishte as edhe një shkollë të vetme në gjuhën shqipe. Fan Noli në cilësinë e tij si kryetar i delegacionit shqiptar në Lidhjen e Kombeve deklaroi para asamblesë më 1924: “Çamëria, tërësisht shqiptare e aneksueme Greqisë më 1913 nuk ka të drejtë të ketë një shkollë të vetme, në një kohë që minoriteti i vogël grek në Shqipëri ka shumë shkolla greke...".(Gazeta “Bashkimi”, 1924). Edhe vet Venizellosi në vitin 1924 përpara Lidhjes së Kombeve deklaron se në zonën e Epirit që përmblidhte edhe Çamërinë nuk kishte asnjë shkollë për pakicat kombëtare shqiptare. (Gazeta “Bashkimi”, 1924). Ky përfaqësues i Greqisë, megjithëse dha premtime përpara Asamblesë, asnjë ndryshim nuk e bëri. Në vitin 1933 doli Kushtetuta e Re e Shtetit Shqiptar që ndalonte funksionimin e shkollave private në Shqipëri. Kështu u ndryshua Neni 5 - të i deklaratës shqiptare të 2 tetorit 1912. Si pasojë e zbatimit të këtyre dispozitave u mbyllën 48 shkolla private të llojeve të ndryshme si dhe 19 shkolla të huaja private. Këto shkolla ndaheshin: “21 Shkolla Laike, 14 Shkolla Moslemane, 7 Shkolla Katolike, 6 Shkolla Ortodokse".(Gazeta “Besa”, 1935) Për mbylljen e 6 shkollave private ortodokse qarqet shoviniste greke të tërbuara se u prekën të drejtat e pakicës greke bënë ankesë në Këshillin e Lidhjes së Kombeve.
    Delegati shqiptar në seancën e 14 - të, më 18 janar 1935, deklaroi: ’’Shtetasit shqiptar që u përkasin pakicave të racës, fesë apo të gjuhës, do të gëzojnë të njëjtin trajtim si dhe të njëjtat garanci në të drejtë dhe në fakt si edhe shtetasit e tërë shqiptarë. Arsimi dhe edukimi i shtetasve shqiptarë i rezervohet shtetit. Arsimi fillor do të jetë i detyrueshëm dhe do të jepet falas,...’’(Gazeta “Besa”, 1935). Pas shume debatesh në përfundim Dhoma Parlamentare e Drejtorisë Ndërkombëtare vendosi për ndalimin e shkollave private në Shqipëri më 15 prill 1935. Vlen të theksohet se qarqet shoviniste greke bënë një zhurmë të madhe për mbylljen e 6 - të shkollave ortodokse dhe heqjen e dy mësuesve. Në këshillin e Lidhjes së Kombeve u paraqitën statistikat e kohës të cilat tregojnë se: ’’...popullsisë shqiptare i takonte të shkojë në shkollë 4.8%, ndërsa për pakicën greke në Shqipëri, në atë kohë shkonin në 9.9%, kurse pakica kombëtare shqiptare në Greqi nuk kishte asnjë shkollë. Kurse në Greqi në vitin 1930 vetëm 75% të fëmijëve ndiqnin shkollën me minoritetin grek në Shqipëri, me financat e shtetit e ndiqnin 79.3%. (Gazeta “Besa”, 1935)
    Më 1938 prefekti grek në Çamëri Andonaqas e ndaloi zyrtarisht përdorimin e gjuhës shqipe në Çamëri. Të gjitha këto plane shfarosëse përgatitën tragjedinë e madhe, tragjedinë më të madhe për çamët në vitet 1944 - ’45, ku shovinistët grekë vranë me mijëra çamë dhe shpërngulën me dhunë popullsinë shqiptare të besimit mysliman nga trojet e veta autoktone. (Gazeta “Zëri i Çamërisë”, 1945-1946).
    Duke u munduar që të lihen mbrapa (në harresë) tragjeditë e trojeve dhe popullsisë çame, "Omonia" vazhdon komedinë e vet përpara me pretendime të reja; siç duket zbaton thënien e ministrit grek Samaras në; “Neo Thesprotia" se: "...minoriteti në Shqipëri është shtylla jonë ku ne do të mbështetemi atje për të ardhmen’’. Më qartë s’ka se si thuhet. Nëse marrin argument integrimi faktin se në Shqipëri ka pasur koloni helene, atëherë bukur e thotë një thënie Abdyl Frashri: “...se grekërit duhet të kërkojnë edhe Italinë Jugore, Azinë e Vogël, Rumaninë dhe Marsejën e Francës!!!" (Abdyl Frashri, Gazeta,”Moniteur Universal”, Paris, Maj 1879). Në qoftë se ata vazhdojnë të ngrehin pretendimet e njohura dhe të vjetra territoriale ndaj Epirit, atëherë, siç thoshte Jani Vreto: ’’Do të dridhen varret e etërve, vëllezërve shqiptarë, që ranë për lirinë e grekëve dhe që kanë kontribuar jo më pakë se grekërit në themelimin e Mbretërisë greke. (D. Shehu, Gazeta “Çamëria”, nr.1(20), Janar 1992, fq.7-8).
    Greqia e sotme nuk mund të quhet shtet demokratik. Ajo është antidemokratike, e mund ta quajmë me plot meritë një shtet mesjetar. Shteti grek jo vetëm që nuk i njeh të drejtat e çamëve, por as nuk i lejon të vizitojnë trojet e tyre ku i kanë varret e të parëve. Nuk ka asnjë ligj në botë që të përvetësojë me dhunë tokën, shtëpinë dhe pasurin e tjetrit. Grekërit me dekada i shfrytëzojnë pasurit e çamëve!. Po djemve dhe vajzave shqiptare, që të detyruar për bukën e gojës shkojnë me koka të përulura për të punuar, pse u ndërrohen emrat, kombësia dhe u varin kryq të zinj sllavo-ortodoks që qafë?! Pse i keqtrajtojnë si skllevër?. Vlen t’iu bëhet kjo pyetje edhe përfaqësuesve të Evropës e SHBA-së të cilët marrin pjesë në ceremonitë e përvjetorët e “demokracisë greke”, a ka sot demokraci Greqia?!.