×

Enver Hoxha për bashkimin e trojeve Shqiptare !

· 21 · 720

Enver Hoxha për bashkimin e trojeve Shqiptare !

· 21 · 720

  • Postime: 1626
  • Karma: -4
  • Gjinia: Mashkull
arbias
ne: 15-01-2007, 12:23:54

Enver Hoxha u kritikua këto 16 vite vetëm pse ka qenë për bashkimin e trojeve shqiptare

Nga fillimi i viteve 90-ta u punua, u folë dhe u shkrua antikombëtarisht nga shumë udhëheqës, intelektual, gazetarë, e sdm. historianë. Këto 16 vite antikombtarët u bënë kombtarë dhe anasjelltas. Këta zotërinjë iu vërsulen njeriut më të madh të kombit i të gjitha kohërave Enver Hoxhës, e njollosën, e zhvarrosën me bashkluftarët dhe bashkpuntorët e tij. Më e shëmtuara ishte kur shtatorja e tij iu rrëzua në Tiranë edhe me sllav, siç u deklarua sllavi në mënyrën më të poshtëër, që e patëm parë e dëgjuar në atë kohë në mes TV, i cili tha e rrëzuam bustin dhe unë pshu.. në të. Fundi i vitit 99 në gazetën Koha jonë me njerëz të anketuar, E. Hoxha zë vendin e parë “personalitet i shekullit”, çdo ditë duke prirë me 500-600 pikë me shumë se tjerët. Edhe tash në gazetën Ndryshe po në Shqipëri fundviti 2006 prap E. Hoxha zë vendin e parë me anketim “Njeriu më i madh i kombit”. Siç ka shkruar njëri nga bashkëluftarët dhe bashkëpuntori i E. Hoxhës po të mos ishte E. H. nuk do të kishte Shqipëri. A. Demaqi pak para daljes nga burgu 24.02. 90 Veçerni list i Zagrebit, bot. në Alternativa 90 Lubljanë shkruan: Nga vendi më i prapambetur në Europë për 40 vjet Enveri arriti të krijoj një shtet që sot mund të krenohet me vetveten. Prandaj unë e respektoj atë si birin më të madh të popullit shqiptar. Për E. Hoxhën kanë shkruar mirë edhe të huajtë si De Gol ish-president i Francës “ Asnjëri nuk e meriton më shumë se E. H. thënjen : Lavdia shkon te ai qe nuk e kërkon”. Jonë Hollyday libri Shqiptari dinak f.37. E. Hoxha është njeriu ndër dy burrat e shtetit bashkëkohës që De Goli i admironte më shumë. Për Enverin kanë shkruar Mao Ce Dun ish-kryetarii Kinës, etj. ish-udhëheqës të botës. Paul Millez-Francë shkruan: Aty gjeta njeriun që asnjëherë nuk ka ndryshuar, përjashtim ky i madh dhe i bukur. Poeti i famshëm francez Ai Lui Aragoni, Martin Moir Angli, Reginald Hibbert libri fitorja e hidhur LNÇ e Shqipërisë etj.


Ismail Kadare ishte komunisti dhe Enveristi më i madh në Shqipëri, si me vepra letrare ashtu edhe deputet në Kuvendin e Shqipërisë. Libri Kujtime për Enverin bot. Tiranë 1988 f. 365 – 373. Kadare shkruan : E. Hoxha ka qenë udhëheqës, burrë shteti, mendimtar, marksist, filozof, shkrimtar dhe njeri. Kam patur fatin ta takoj disa herë shokun Enver, në raste të ndryshme, në ditëlindje, në pushime mbledhjesh solemne apo midis dy seancash te Kuvendit Popullor. Veqanërisht më ka mbetur në kujtesë takimi i gjatë me të në vitin 1971, në shtëpinë e tijë përf. cit. Tani Kadare është deklaruar se vetëm njëherë jam takuar me Enverin dhe Kadare është ai që e kritikon dhe e njollosë më së shumti Enverin si me veprat, shkrimet, dhe intervistat e tij. B. Mustafaj tash Min.i Jashtëm i Shqipërisënë librin e tijë Midis krimeve dhe mirazheve f. 127 shkruan për Kadarenë një nga poetët më të mirë shkroi një elegji ku pohonte se, për ti zgjatur jetën Enverit, do ti kishte dhënë vitet e jetës së vetë përf. cit. Ja elegjia:

Falëm Enver frymë që stë dhashë dot
Nga kjo frymë e gjallë e trupit tim
Zemrën të ta nxirrja jashtë e ta epja me mallëngjim
Falëm Enver frymë që stë dhash dot
Falëm Enver që vargu mu rëndua
Shqipëria e jote po derdh lotë
Shqipërisë zemra iu coptua.

Ju Kadare në Francë 99 bashkë me P. Milon i nxitët delegacionin e Kosovës të nënshkruaj dhe të pajtohet me dok. famëkeq për Kosovën – Jo pavarsi. Ju ende mburreni me atë konferencë bashkë me udhëheqësit e Kosovës dhe të Shqipërisë. Fundi i vitit që shkoj ju ishit në Kosovë ku morët qmimin në letërsi nga disa si ju dhe disa mijëra euro në Mitrovicën e ndarë. Ju atje deklaruat: isha për herë të parë në Mitrovicë me 1972 atëherë vija nga Shqipëria e robëruar në Kosovën e pushtuar. Jo zoti Kadare më 1972 keni ardhur nga Shqipëria e lulëzuar në Kosovën dhe Mitrovicën e bashkuar e me Kushtetutë dhe deri në vitin 1981 nga Shqipëria kanë ardhë profesorë, ansamble, trupa teatrale, artistë etj. të cilët kanë qenë edhe në Kosovën lindore Preshevë dhe anasjelltas. Ju atëherë 1972 sigurisht keni qenë në Mitrovicën veriore pasi andej ka qenë qendra e qytetit dhe Fakulteti. Ju deklaruat se vetëm ti me kryeadministratorin jeni takuar. Kadare ju kërkoni ende dënim për ish-udhëheqësitë komunistë kinse kanë bërë krime. Jo Kadare mjaft ish – udhëheqës komunistë janë dënuar në vitet 90 – ta, në vend që të dënoheshi e të dënoheni ju S. Berisha etj. që e katandisët Shqipërinë.

Gjuha gegë e Migjen Kelmendit dhe e disave në Shqipëri Që autorët e vjetër shqiptarë kanë punuar për drejtshkrimin e gj. Shqipe. Por merita për një drejtshkrim të vetëm u takon Rilindasve, sdm. njësimit të alfabetit në Kongresin e Manastirit 1908. Libri Historia e Shqipërisë II Tiranë 1984 f. 281 Abdyl Frashëri 1881 në Kuvendin e Jashtëzakonshëm kishte porositur: Le të mendojmë dhe le të punojmë për vete dhe të mos ketë asnjë ndryshim midis toskëve dhe gegëve. Të jemi të gjithë shqiptarë dhe të formojmë një Shqipëri të bashkuar. perf. cit. Përpjekje të reja për njësimin e mëtejshëm e përfundimtar të drejtshkrimit u bënë pas çlirimit e sdm. në Kongresin e drejtshkrimit të gj. Shqipe 1972, ku morën pjesë 87 delegatë nga të gjitha rrethet e Shqipërisë, nga shqiptarët e Kosovës, Maqedonisë, e Malit të zi dhe nga arbëreshët e Italisë. Libri Dardania Sacra 2 Prishtinë 2000 f. 432 Mehmet Halimi shkruan : Është krejt e qartë se dialektet dhe gj. letrare janë të lidhura ndërmjet veti si qumshti e maza, ato pa njëra-tjetrën nuk mund të qëndrojnë, por ato njëra tjetrën e ndërplotësojnë, e ushqejnë dhe e pasurojnë vijimisht. Libri 2 Reagime i Mark Krasniqit Prishtinë 1995 f. 234 shkruan: Në prapavijat e thella qëndronë qëlllimi dhe përpjekja që shqiptarët tek ne të asimilohen, se shqiptarët e J. nuk janë një popull me ata në Shqipëri, por këta brenda kufirit Jugosllav janë, shqiptarë, kurse ata tej kufirit janë “albanez”. Duhet që gradualisht të ndërpritet çdo lidhje e kontakti midis tyre, bile edhe përmes televizionit. Kjo ka qenë politika dhe qëllimi i klikës së Rankoviçit dhe “udbashve” të tij, nga të cilët edhe tash shumë kanë quar krye dhe përpiqen që ta kthejnë prap atë politikë ndaj shqiptarve. Libri Radoshin Rajoviq Autonomia e Kosovës bot. Prishtinë 1987 f. 17 shkruan: Shprehja në serbo-kroatisht “shiptar” nga gjysma e viteve 60 –ta zëvendësohet në shprehjen serbokr. “Albanci” përf. cit. Zotëri M. Kelmendi e disa si ju, Sërbia na ka lejuar një kohë mbi 20 vite të quhemi shqiptarë të njëllojtë si në Shqipëri e kudo, kuptohet me meritën e E. Hoxhës. Baba juaj në fillim u kundërshtoi, tash thotë Migjeni është më i menqur se unë e din ai çka bënë. Në librin e fundit 4 të M. Krasniqit Mbështetje shkencore dhe përpjekje letrare f. 181. shkruan: Kështu në kohën e fundit Sërbia, Maqedonia dhe M. i Zi kanë filluar ti quajnë shqiptarët në J. “shiptari” kurse ata në Sh. “ albanci”. Kjo bëhet me qëllim që në Jugosllavi të krijohet një komb i ri “Shiptari”, i cili nuk ka lidhje me atë atje në Shqipëri perf. cit. Këtë rol e mori Nexhmedin Spahiu që e shpiku Kombin e ri “Kosovar”

Ndërrimi i Flamurit dhe i Himnit nga I. Rugova e LDK –ja Pos gjuhës e kombit u luajt edhe me flamurin tonë kombëtarë më i vjetëri në Europë. Gazeta Zëri i Prishtinës 25 nëntor 2000 shkruan: Në këtë flamur të Dardanisë Shqiponja futet në një rreth të artë, kur dihet se rrethi është jashtë rregullave heraldike të traditës dhe historisë iliro-shqiptare pastaj janë shumë të diskutueshme renditja e ngjyrave, kur dihet se e kaltërta e kombinuar me të kuqen dhe të arten janë ngjyra bazike bizantine “ hetohet ikja nga simboli i ashpër dhe shumë luftarak”. Libri Jaho Brahaj Flamuri i Kombit Shqiptar bot. Tiranë 2002 f. 92 shkruan: Flamuri është symbol për të cilin kanë luftuar dhe kanë dhënë jetën miliona shqiptarë që nga viti 1443 e deri më sot. F. 117 . flamujt lokalë, krahinorë e të familjeve fisnike të para, në trojet shqiptare, janë përdorur deri në vitin 1913. Në luftën e Ishmit, në ndihmë të Shtetit Shqiptar, të gjitha krahinat e kryetarët e fiseve kishin vetëm flamurin kombëtarë. F. 175. Esati ngriti qeverinë e tijë më 1915 në Durrës. Esati nuk e njohu Qeverinë legjitime të Kuvendit të Vlorës, nuk njihte as flamurin kombtarë, që e shpalli kjo qeveri më 28 Nëntor në Vlorë. Në fillim të qershorit E. P. Toptani në Selinë e tij në Durrës, thirri disa përf. të diplomacive Europiane e ngriti flamurin ( e tradhtisë) të qeverisë së tij. Flamuri ishte “ fushë e kuqe dhe një yll i bardhë”. Me 22 qershor gazeta “ Populli” shkruante : Një Shqipëri e lirë kurrë nuk mundet me u ba me flamuj të huaj, si përgjigjet asnjë shenjës së shqiptarizmit perf. cit.

Falsifikimi i historisë shqiptare Qe 16 vite më objektivisht është shkruar për ne nga të huajt, bile edhe nga ata sllav, edhe nga disa ish-kolaboracionist shqiptarë sesa nga shumë historianë, intelektualë e gazetarë tanë. Nina Smirnova libri Histori e Shqipërisë përgjatë shek. XX bot. Tiranë 2004 f. 125 shkruan: Qëndresa e trupave qeveritare u thye dhe me 10 qershor forcat e armatosura të opozitës hynë në kryeqytet. Zogu dhe pasuesit e tij ia mbathën drejt Jugosllavisë me një çetë prej 500 vetësh. F. 130 Noli në Lidhjen e Kombeve në Gjenevë 10 shtator 1924 u shpreh: “ Më mirë luftë, sesa kjo llomotitje e kotë për paqen, që ua shpifi të gjithëve?”. F. 135 11 dhjetor, çetat e Zogut së bashku me një pjesë të trupave jugosllave dhe bjellogardistve të ushtrisë së Vrangelit, kishin nisur betejën me trupat qeveritare në kufi. Në Shqipëri atë e mbështetën bajraktarët e veriut dhe të Kosovës: Isuf Elezi, Markë Gjoni, Aqif Lleshi, Muharrem Bajraktari, Ceno Kryeziu etj. F. 151 Jugosllavia e mori shpërblimin, në korrik 1925, në territoret e sajë u kalue manastiri i Shën Naumit, në brigjet e Liqenit të Ohrit dhe një pjesë e Vermoshit në kufirin me M. e Zi. F.188 Të nesërmit pas shtypjes së kryengritjes së Fierit u arrestuan rreth 900 njerëz. Të arrestuarit gjykoheshin me grupe prej 30-70. E para u shqyrtua çështja e 27 xhandarvëve, që fajësoheshin për vrasjen e gjeneralit Gilardit, 11 prej tyre u dënuan me pushkatim, i cili u krye menjeherë. Grupi tjetër prej 48 vetësh 4 prej tyre u dënuan me varje. Në grupin tjetër kundërshtarë të Zogut ishin senatorë, deputet, oficerë të lartë, nëpunës shumë prej tyre nuk kishin marrë pjesë në lëvizje 52 persona u dënuan me vdekje, me dhjetra tjerë morën dënime 3- 101 vjet. F. 273 Nga Balli 4 shkurt 44, më shumë se 300 veta u arrestuan në Tiranë. Xhandarët u derdhën nëpër shtëpi nxorën zvarrë njerëzit dhe i vranë. Mbi 80 kufoma mbetën të shtrirë rrugëve të Tiranës. F. 308 Bandat e Muharrem Bajraktarit Xhem Gostivarit etj. kalonin pa pengesa nëpër shtigjet malore nga Shqipëria në Jugosllavi e anasjalltas dhe kryenin akte terroriste kundër përf. të pushtetit. Libri Radoshin Rajoviq Autonomia e Kosovës bot. Rilindja Prishtinë 1987 f. 134 shkruan: Qeveria jugosllave për meritat e A. Zogut, u detyrua të hiqte dorë nga Marka Gjoni, udhëheqës i Mirditës, i cili me 1921 iku në Jugosllavi, kurse në verë po të atij viti, me ndihmën e qeverisë N. Pashiqit bëri kryengritje dhe formoi “ Republikën e Mirditës” në Veri të Shqipërisë. F. 135 Koloneli Muharrem Bajraktari ishte komandant i xhandërmërisë në qeverinë e A. Zogut 1924-1934, u arratisë nga mbreti Zog formoi aradhën me 1000 njerëz luftonte në malet e Shqipërisë së veriut kundra A. Zogut dhe u mund, 1935 dhe pastaj jetoi në Jugosllavi, e më vonë u kthye në Shqipëri. Gjatë LDB e formoi formacionin e vet ushtarak kundër LNÇSH. Pas luftës me një grup të arratisurish veproi një kohë në Shqipërinë e veriut, e pastaj u tërhoq në Greqi. Cena Bej Kryeziu ishte min. i p. të mbrendshme në qeverinë e A. Zogut deri më 1925, kur ra në konflikt me të dhe u emërua i deleguar i Shqipërisë në Beograd së shpejti si kundërshtar i A. Zogut, u vra më 1927 në Pragë. Gani Bej Kryeziu, vllau i C.B. Kryeziut, jetonte në Gjakovë, si emigrant, dhe tubonte elementet antizogist në Shqipëri. Gëzonte përkrahjen dhe ndihmën financiare të min. së p. të jashtme të Mbretërisë së Jugosllavisë. Gjatë LDB –së e formoi formacionin e vet ushtarak i ndihmuar financiarisht nga B. e Madhe, nga gjysma e vitit 44 u ngrit kundra LNÇSH –së . F. 205 Konstantin Pllavshiqi u jepte gjermanëve shënme të çmueshme të spijunazhit e bashkë me Xhafer Devën luajti rol te rëndësishëm me rastin e formimit të qeverisë së re shqiptare pas kapitullimit te Italisë. F. 241 Rexhep Mitrovica dhe Xhafer Deva mbetën në pushtet së bashku deri në fund. Në mbarim të nëntorit 44 ata, nëpër Mitrovicë, Kraljevë e Zagreb shkuan në emigracion. F. 255 -6 Misionet ushtarake angleze ishin pranë Shtabit Kryesor të UNÇSH, pranë Shtabit Kryesor të B. Kombëtar, pranë Legalitetit të Abaz Kupit, te Muharrem Bajraktari, Gani-Bej Kryeziu etj. Libri Gabriel Partosh Bota që erdhi prej të ftohtit f. 198 shkruan: Një nga fiaskot e para të CIA-s qe perpjekja e saj e përbashkët me SIS-in britanik në vitet 1949 – 1953 për të nxitur një kryengritje në Shqipëri, duke dërguar grupe të armatosura emigrantësh antikomunist. Libri Mandelet e Shqipërisë bot. 1992 Tiranë aut. Agim Musta. F. 83 Kisha dëgjuar se disa shokë të mi kishin pushkatuar partizanë në Berat dhe në Korçë. Pra patjetër duhej të ikja: Me 2 nëntor 44 u nisa për në Shkodër. Atje ziente, shihje turli njerëzish të armatosur; ballistë, zogistë, mirditorë të Marka Gjonit, xhandarë me uniforma, dibranë të Halil Alisë, oficerë shqiptarë me automatikë, komunistë të dezertuar me Sadik Premten në krye, të dënuar me vdekje në mungesë nga P. Komuniste, çetnikë me mjekrra të zeza, bullgarë, kaukazllinjë e deri grekë të kuislingut Luras. Armë nga të gjitha arsenalet e botës ! Në kafenetë skishte vend ku uleshe e kudo dëgjohej : Shkodra nuk do të bjerë në duart e komunistëve ; 20 mijë të armatosur mund ta mbajnë atë derisa të bëhet zbarkimi i anglo-amerikanve që pritej dita ditës. Nga ana tjetër, edhe 10 mi ¬çetnikë jugosllavë me në krye Drazha Mihailoviqin, kishin bërë ofertën për të ardhur në shkodër. Tregtarët shkodranë ishin të gatshëm të ndihmonin me para dhe ushqime. Formoheshin komitete njëri pas tjetrit. Krerët mbanin mbledhje natë e ditë. Të gjithë qemë si në ethe. Edhe moti ishte kundër nesh. Kolonat gjermane tërhiqeshin drejt veriut. Brigadat e shumta partizane po mbyllnin darën e rrethimit përreth Shkodrës. Zbarkimi aleat s'po dukej. Disa krerë po zhdukeshin pa lënë gjurmë. komitetet u shkrinë si kripa në ujë: O burra t’ ia mbathim! Një shumicë e madhe u drejtua nga Ulqini: ia hipën motobarkave të ulqinakëve dhe i ranë Adriatikut. Disa tjerë iu ngjitën malave, e disa tjerë iu dorëzuan partizanëve përf. cit. Autori me disa ia mbathë për Podgoricë, Zagreb e në Përëndim, kryen kursin për diversantë në Gjermani. Në vitin 1950 me aeroplan nga Greqia lëshohet, me parashut me grupin e tij në Shqipëri arrestohet e dënohet i mbanë 12 vjet, prap krijon grupin social-demokrat dënohet prap me1962 13 vjet. Autori po aty f. 108 shkruan gjatë viteve 1949 -1953, në Shqipëri desantuan disa grupe diversantësh të dërguara nga zbulimet anglo-amerikane dhe italiane përf. cit.

Së paku Shqipëria ka patur të dënuar dhe të pushkatuar Përkundër që Shqipëria i ka patur dreqnit kojshi. 1949 pushkatohet vetëm Koçe Xoxe nënkryetar i qeverisë dhe min. i p. të brendshme, i cili ka qenë për futjen e Shqipëisë nën Jugosllavi. Në Sërbi, Kosovë, Maqedoni figuronin rrugët më emrin e tij. E. Hoxha askujt si ka hyrë në hak e as Mehmet Shehut apo Beqir Ballukut etj. Libri Panajot Plaku Dhuna ndaj Revlucionit në Shqipëri bot. 1984 në Beograd serbisht dhe në Prishtinë 1985 shqip f. 18 Velimir Popoviq shkruan: Një vit para vdekjes së Panajotit (1965) më pat thënë : Ky është fillimi i likuidimit jo vetëm politik, por edhe fizik të Mehmet Shehut. Libri aut. Dr. Gjergj P. Titani Prof. Dr. Proleter Hasani Personalitete ushtarake shqiptare në vite bot. Toena Tiranë 1997 f.390 Dr. Gjergj Titani është dekoruar me dy medalje nga Presidenti i Federatës Ruse Boris Jelcin, si dhe është lauruar nominalisht nga Komanda e Korpusit të III të Selanikut (Greqi) autori ish i dënuar me B. Ballukun 1973. Ashtu Liri Belishova këto vite në TVSH deklaroi kam qenë pro Hrushovit. Ahmet Zogu vetëm në vitin 1935 i ka pushkatuar e varur mbi 50 vetë (kombëtarë). E. Hoxha për 40 vite nuk i ka likuiduar aq veta (antikombëtarë). Libri Georges Herman Hodos Inskenimet - Procest politike dhe spastrimet staliniste në Europën Lindore 1948 – 1956 bot. Tiranë 2000. Bullgaria:1949 së bashku me Kostovin nënkryetarë i qeverisë u arrestuan rreth 200 funksionarë të lartë, Kostovi u dënua me vdekje në litarë, të tjerët me burgim të përjëtshëm gjerë 8 vite. U arrestuan dhe u dënuan me mijëra emigrant bullgar. Gjatë terrorit u vranë të paktën 600 prej tyre, një pjesë u pushkatuan, një pjesë vdiqën në kampet e punës. Hungaria: 1949 gjatë 18 muajve të çështjes Rajk min. i p. të jashtme, 5 dënime me vdekje dhe 40 të varur, të pushkatuar, të vetëvrarë, të rrahur deri në vdekje, 7 kufoma i futën nëpër thasë dhe i gropuan në një pyll në rrethin e Budapestit. 1950 u arrestuan 18 gjeneral, 7 prej tyre u ekzekutuan, po këtë vit në burg u futën rreth 4 mi viktima. Çekosllovakia: Numri i dënimeve me vdekje që u dhanë nga gjykata e shtetit 1948 – 1952 arrinte në 233 prej të cilëve u ekzekutuan 178. Pas procesit kryesor u dënuan me afate të gjata burgimi më shumë se 35 mi persona, kurse 22 mi tjerë u mbyllën pa u gjykuar në kampe pune. Vazhdon grupi i social-demokratëve në procesin e inskenuar masiv me mbi 600 të akuzuar, u dënuan me vdekje dhe u ekzekutuan. 1952 u dënuan 11 vetë me vdekje, 3 me burg të përjetshëm. Xhelatët i ekzekutuan dënimet me 31 dhjetor. Hiri i kufomave të djegura u fut nëpër thasë dhe u shkarkua me nji kamion në rrethin e Pragës. Pas vdekjes së Stalinit, Hrushovi me 26 qershor 1953 urdhëroi të arrestohej Beria, me 23 dhjetor u ekzekutua Beria me 6 bashkëp. e tij. Më pas u pushkatue V. S. Abakumovi min. i sig. i Berias, 1954 O. Zavodsky shef i drejt. të sig. u dënua me vdekje, tjerët me burgime deri të përjetshme. Rumania: Numri i armiqve të vërtetë të regjimit që u ekzekutuan në 4 vitet e para vlerësohet 75 mi vetë. 1954 gjyqi ushtarak i deklaroi fajtorë të gjithë të pandehurit dhe i dënoi L. Patraskanun dhe R. Koflerin me vdekje, tjerët me burgim të përjetshëm deri në 12 vjet. Gjatë kolektivizimit si sabotatorë u varën dhe u burgosën rreth 80 mi fshatarë u mbyllën nëpër kampe përqendrimi pa asnjë vendim gjyqësor. Gjermania Lindore: Shumica e proceseve të fshehta u zhvilluan ne dhjetor 1952. Të dënuarit u zhdukën në Gulagun Sovjetik dhe opinioni nuk mori vesh për procesin e fatin e tyre. Polonia: Qindra officer të lartë u dënuan me afate të gjata burgimi, rreth 50 tjerë u dënuan me vdekje dhe një numër tjetër i madh u pushkatuan pa gjyq ose u torturuan dersa vdiqën. “ Në rastin e të 19-ve, siç u quajt procesi tjetër i fshehtë i iskenuar, para gjyqit u nxorën 99 të akuzuar, nga të cilët u dënuan me vdekje 19, maj 1953 u pushkatuan. Shtator u zhvillua një proces kundër peshkopit Kaczmarek, që akuzohej si spijun amerikan, pastaj u arrestua kardinal Vishinski, 9 peshkopë dhe qindra priftrij katolik. Jugosllavia 12 mi, informbyroistë u dërguan për punë të detyruar në Goli Otok, në një ishull të pabanuar në Adriatikun verior përf. cit. Nga libri Inskenimet të dënuarit dhe ata me vdekje nuk i kam shënuar të gjithë por ato kryesoret. Libri Historia e Lidhjes së Komunistëve të Jugosllavisë bot. Rilindja Prishtinë 1985 f. 422 shkruan: Gjyqi ushtarak, e pastaj ai i qarkut në Lublanë, në 9 procese penale, dënoi 31 persona. 11 të akuzuarit e parë u dënuan me vdekje dhe u pushkatuan (edhe tre persona tjerë humbën jetën gjatë hetimeve), e 20 tjerë u dënuan me burg. F. 382 sulmet kundër Jugosllavisë u shtuan sdm. pas shqiptimit të dënimit me vdekje udhëheqësit çetnik Drazha Mihailoviqit 1946dhe pas dënimit të kryeipeshkvit të Zagrebit, Allojz Stepincit. Para gjyqeve jugosllave 45-47 u dënuan shumë ideologë, ustashë, komandantë e ministra, vojvodë çetnikë, bellogardistë, ballistë e tradhtarë tjerë. F. 517 Ndaj 947 anëtarve të Lidhjes së Komunistëve të Kroacisë, e personaliteteve kryesore të “lëvizjes massive” u nxorën para gjyqit përf. cit.

Mohimi i çlirimit të Shqiprisë Shqipëria ishte e vetmja n’Europë që u çlirua me forcat e veta. E. Hoxha nuk e kishte harruar thënien e S. Beut dhe Rilindasëve që vendi nuk çlirohet me të huajt, apo siç thoshte vetë Enveri :Forcat e huaja nuk sjellin Pavarsi por e minojnë atë.Shkodra dhe tërë Shqipëria u çlirua me 29 nentor 44, u shkel mbi gjakun e 28 mi dëshmorëve këto 16 vite nga ata që e mohojnë këtë date. Të nesërmit 30 nentor divisionet shqiptare hynë në trojet shqiptare në J. kundra trupave naziste gjermane. Më 28 nentor 1912 shpallet Pavarsia e Shqipërisë. Të nesërmit trupat serbe pushtojnë Elbasanin dhe Durrësin . 30 dhjetor Ushtritë greke e pushtojnë Korçën. 30 tetor 1914 Italia pushton Sazanin, 25 dhjetor Vlorën. 2 qershor 1915 Ushtria Serbe fillon agresionin në Sh. e Mesme, 27 qershor Ushtria malazeze e pushton Shkodrën. Janar 1916 Ushtritë austro-hungareze hyjnë në Shqipërinë e Veriut. Tetor Ushtritë franceze pushtojnë Korçën. Shtator- tetor Ushtritë italiane pushtojë Gjirokastrën, Sarandën dhe Përmetin. Shtator 1920 ndërhyrja e armatosur e ushtrisë J. në Sh. e Mesme. 10 dhjetor 1924 Reparte J. fillojnë sulmet kundër tokës shqiptare. 7 prill 1939 Italia pushton Shqipërinë. Shtator 1943 Gjermania hitleriane hyri në Shqipëri. Nga fundi i çlirimit E. Hoxha i përzë forcat anglo-amerikane nga bregdeti shqiptar. 29 Nëntor Shqipëria çlirohet përfundimisht edhe nga nazizmi gjerman.

E. Hoxha kritikohet vetëm pse nuk guxojnë ta lavdërojnë nga të huajt i cili ishte për bashkimin e trojeve shqiptare Gjyshi i E. Hoxhës Beqir Hoxha ishte bashkëluftarë dhe bashkëp. i A. Frashërit, I. Prizrenit, S. Vokshit etj. ishte ant. i Lidhjes së Prizrenit për Gjirokastër, ashtu axha i Enverit Hysen Hoxha ishte bashkël. dhe bashkëp. i I. Qemailit, I. Boletinit etj. ishte ant. i Kuvendit të Vlorës për Gjirokastër. 1936 E. Hoxha bën betimin për bashkimin kombëtarë dhe takohet me Ali Kelmendin nga Kosova. E. Hoxha që nga fillimi i luftës kishte lidhje me shqiptarët nga Kosova që ishin atje për tu shkolluar gjatë okup. fashist ital. E. Hoxha themelon PKSH edhe me kosovarë. E. Hoxha formon Rininë Komuniste Shqiptare po në Tiranë në shtëpinë e Sabrie ( Bije e Vokshit) atdhetare nga Kosova mbesa e S. Vokshit dhe halla e Asim Vokshit. Këtu Enveri me shokë strehohen dhe ushqehen gjatë luftës një kohë. Me themelimin e PKSH 1941 Ramadan Çitaku nga Mitrovica zgjedhet ant. i K.Q, i Byros Pol. dhe ant. i Shtabit të përgjithshëm të LNÇSH, pas lufte min. E. Hoxha ka insistue që njësitet partizane shqiptare në J. ti fusë nën komandën e ushtrisë shqiptare dhe kanë qenë sdm. në Kosovë. E. Hoxha ka qenë përkrahës dhe mbrojtës i Konf. së Bujanit 31, 1-2 janar 44 e cila është mbajtur në teritorin e SH. e cila ka qenë për bashkimin e trojeve shqiptare. E. Hoxha i kërko trojet shqiptare më 1946 në Beograd te Tito.1947 E. Hoxha i përze Divis. jugosllave në kufi e lajmëro Stalinin ai e përkrahë Enverin. 1948 Enveri përfundimisht i ndërpret mardhëniet me J. Stalini dhe shtetet tjera komuniste e përjashtojnë Jugosllavinë nga blloku komunist. 1949 E. Hoxha i shkruan i kërkon ndihmë Stalinit për luftë në J. për bashkimin e trojeve shqiptare shih libri Imer Minxhozi Letër e panjohur e Enver Hoxhës mbi Kosovën Dokumentet Ruse Tiranë 2002. Stalini vdes Hrushovi menjëherë i rregullon mardh. me Jugosllavi. Enveri i rregullon mardh. me Kinën 1961 Enveri i përze forcat Ruse nga Shqipëria. Ashtu kinezët u afruan me J. edhe me ta Enveri i prish mardh. 1978. Por tani Shqipëria ishte bërë e fortë. 1965 E. Hoxha ka insistuar të ndërhyjë ushtarakisht në trojet shqiptare në J. Por ndalet represioni, shpërngulja e shqiptarve dhe Kosova fiton Kushtetutën. Shih libri i Dr. H. Bajrami Tragjedia e Tivarit Prishtinë 1993. 1981 E. Hoxha insiston të ndërhyjë ushtarakisht në trojet shqiptare, por ndalet represioni, shih libri Ylli Molla Plani Sekret për Kosovën Tiranë 2006.1983 E. Hoxha nuk lejon J. ti mbajë manovrat ushtarake në Kosovë e as në Maqedininë shqiptare. Manovrat mbahen në kufirin Maqedoni-Sërbi. E. Hoxha vdes 1985. 1986 Ak. e Shkencave Serbe del me programin antishqiptarë, 1987 Millosheviqi vjen në pushtet 1988 filllon ndryshimi në amandamente për marrjen e kushtetutës 1989 merret Kushtetuta e Kosovës.

Njollosja e Enver Hoxhës Këto 16 vite është gënjyer kinse E. Hoxha ka vrarë qindra mijra shqiptarë, e sa nëpër burgje, shih librin Inskenimet së paku Sh. ka patur të dënuar e të pushkatuar në Europën Lindore shih librin Historia e burgjeve të Shqipërisë gjatë shekullit XX Tiranë 2000 aut. Femi Sufaj etj. E. Hoxha kritikohet kinse ushtria shqiptare ka marrë pjesë me forcat J. për likuidimin e forcave të Sh. Palluzhës etj. në Kosovë më 1945. Jo zotrinjë këto masakra E. Hoxha i ka dënuar qysh atëherë. Forcat shqiptare n’atë kohë kanë qenë në tërheqje për Shqipëri. Enveri ka pasur konsideratë për Shaban Palluzhën etj. ballist dhe me Demë Ali Pozharin takohen në Tiranë me 1978, dhe vetë Enveri ka thënë – shkruar ballistët e Kosovës nuk janë të njëllojtë me ballin në Shqipëri ata kanë luftuar kundër serbit kurse balli kundër UNÇSH, kuptohet që ka qenë kundër Xhafer Devës e disa krerëve. E. Hoxha kritikohet kinse ka gisht në Masakrën e Tivarit kinse këta të mjerë kanë kaluar nëpër territorin shqiptar. Është e vërtetë që kanë kaluar në veri të Shqipërisë e Shkodër, por Enveri e ka dënuar këtë masakër, pasi n’atë kohë ai dhe Shqipëria kanë qenë n’zor nga J. dhe K. Xoxe i cili ishte personi 2 në Shqipëri gjer më 1948 shih libri Sh. Braha Gjenocidi serbomadh dhe Qendresa shqiptare f. 452 shkruan: për tragjedinë e Tivarit dinin më mirë A. Rankoviqi në Beograd dhe K. Xoxe në Tiranë. E. Hoxha kritikohet pse nuk ka marrë pjesë më 1975 në Konferencën e Helsinkit – Finlandë ( konferencë për sigurim dhe bashkëpunim europian) ku në këtë konferencë kanë marrë pjesë 33 vende europiane SHBA dhe Kanadaja. Enveri nuk ka marrë pjesë pasi nuk i ka njohur kurrë kufijtë artficialë që janë vendosur padrejtësisht në mesin e trojeve shqiptare nag fuqitë e mëdha në dobi të shteteve fqinje. Ai thoshte – shkruante: Fuqitë e Mëdha shqiptarët në Jugosllavi i copëtuan dhe i shkëputën nga mëmëdheu i vet dhe ia aneksuan J. Ramiz Alia e njohu këtë Konferencë për mosndryshimin e kufijve dhe firmosi nentor 1990. Enveri kritikohet pse e ka dashur M. Popoviqin, e ka dashur pse ka qenë pro shqiptarve dhe është tërhjekë nga Shqipëria me urdhër të J. dhe është vrarë menjëherë pas lufte 1945. Po aty f. 321 R. Rajoviq shkruan: Stalini e lejonte mundësinë e coptimit të J. ndërsa Tito kishte qëndrim që J. mos të copëtohej dhe se Maqedonia, Kosova e Rr. i Dukagjinit janë pjesë integrale të J. Prandaj ishte i rreptë reagimi i Titos në lidhje me propozimin e M. Popoviqit me disa kombinime tjera përf. cit. S.V. Tempon që ishte i lidhur me K. Xoxen dhe D. Mugoshin që ishte i lidhur me M. Shehun, Enveri i ka urrejtë në Shqipëri. Ku është dokumenti Letër e palexuar i historianit Luan Maltezit mikut të S. Berishës që u filmua ne vitet e 90-ta ne TV i cili pat deklaruar se Enver Hoxha i ka shitur Shqipërinë Jugosllavisë. Po këta historianë cituan edhe fjalët e Millovan Gjilasit libri Bisedë me Stalinin kinse u paska thënë Stalini J. gllabërone Shqipërinë, kinse J.(Gjilasi) e kanë kundërshturar Stalinin. Siç shkruan S. Rizaj M. Gjilasi ishte i biri i një çetniku i cili e ka vrarë I. Boletinin.

Gjendja e popullit shqiptarë sot i gjason kohës së E. Toptanit dhe A. Zogut 1913 Esat Toptani ia dorzon Shkodrën M. të Zi . 1925 Ahmet Zogu i dha qeverisë së Beogradit Manastirin e Shën Naumit dhe një pjesë të Vërmoshit. Qershor 1999 serbët në prezencën e ndërkombëtarëve e ndanë Mitrovicën (veriun e Kosovës), pastaj fshatin Debëllde i ipet Maqedonisë, Mahalla e Zahirajve Sërbisë . Ngjajshëm është gjendja edhe në Shqipëri shih libri Malko Zaqe Kosova nga lufta te Pavarsia bot. Tiranë 2004 f. 194 shkruan: Me shembjen e regjimit komunist, shpresat e venitura të qarqeve shoveniste greke për aneksimin e Shqipërisë së Jugut janë ngjallur sërish gjatë këtyre 14 vjetëve që nag hapja e Shqipërisë, qeveritë e Athinës po punojnë për zbatimin në Himarë dhë në trevat e jugut, që Greqia i quan Verio-Epir në sytë e B. Evropian të OSBE-së etj. Grekët për arritjen e synmeve të vjetra po përdorin kishën, paratë dhe ekspasionin ekonomik. Duke shfrytëzuar varfërinë e shqiptarëve, org. Omonia në Shqipëri dhe Sillogu Verio-epirat e sillogu i Himarës në Greqi. Libri Husamedin Feraj Pamundësia e Kozmopolitizmit shqiptar bot. Rimëkëmbja 2005 f. 60 shkruan: Berisha i ka deklaruar gazetës franceze “ Figaro” se historikisht Kosova nuk ka qenë territor shqiptar. Për fund: Gjendja e popullit shqiptarë i gjason periudhave të kaluara të hidhura, si në aspektin politik ashtu dhe ekonomik, me politikën e dyerve të hapura etj. Prandaj partitë politike, pozitë dhe opozitë që vijnë me radhë në pushtet në Shqipëri, Kosovë e në Maqedoni duhet të largohen nga skena politike e tua lëshojnë vendin forcave kombëtare, si p.sh. në Kosovë në dy zgjedhjet e fundit shumica e popullit nuk i voto këto parti, ashtu duhet të veprohet edhe në Shqipëri e Maqedoni.

Me nderime:
R. Megjuani Prishtinë
« Editimi i fundit: 15-01-2007, 13:27:33 nga Berni »
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 1210
  • Karma: 0
  • Gjinia: Mashkull
albnobody
#1 ne: 15-01-2007, 18:09:47
Unë kam studjuar jetën dhe vepren e Enver Hoxhes para 20 viteve...Tera shkrimet dhe thëniet e mia te atehershme për te edhe sot janë aktuale dhe te pandryshueshme.
tani ne keteo vitet e fundit te fillimit te shterjes se "demokracise" demodobiçiste evroopiane për shqiptarët, kanë filluar te kthjellen kokat e mpira nga epidemia e huaj "demokracia"dhe ky fillim i kthjelljes se tyre dhe hapja e syve të tyre vehtjake për t`u marrë me realitetin po sjelle përditë rezultate ne arenën kombëtare për Gjenialitetin e Kryeprofetit ENVER HOXHA!Unë kam shkrua para njezet viteve si nxënës se Personaliteti me i madh i shqiptareve gjer me sot është ENVER HOXHA! Kjo po pranohet dalengadale edhe nga te tjerët shqiptare...sepse te huajt këtë e kanë pranuar qe 50 vite...
Për këtë artuikull te bukur vetëm mund ta falenderoj autorin dhe postuesin qe s`i njoh fare...se gjërat janë ashtu si janë.Ato nuk ndryshojnë pse dikush genjen.Ai qe genjen ndryshon, e jo objekti te cilit ai i referohet me fjale genjyese!
Lavdi Jetes dhe vepres se me te madhit shqiptar te historisë se gjertanishme,Profetit shqiptar ENVER HOXHA
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 6599
  • Karma: 29
  • Gjinia: Femer
erlehta
#2 ne: 16-01-2007, 09:51:04
Shume shprehen ..kane qene...s`kane  qene.
Me mire te thuhet...cfare kane bere?
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 1826
  • Karma: 0
  • Gjinia: Mashkull
Sirio00
#3 ne: 16-01-2007, 12:01:58
Patetizem per nje diktator, asgje me shume.
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 776
  • Karma: 8
  • Gjinia: Mashkull
Dalber
#4 ne: 17-01-2007, 00:16:42
Patetizem për një diktator, asgjë me shumë.

te pakten ate kohe greku sna e merrte dot buken nga goja, sot janullatodsi na eshte ulur kembekryqe ne tavoline.

  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 1626
  • Karma: -4
  • Gjinia: Mashkull
arbias
#5 ne: 17-01-2007, 11:09:13
Gjdo njeriu duhet ti mirren veprate mira qe len ai per te tjeret e jo ato per vete,ne qofse Enveri ka ber per shqiptar diqka ather duhet me dit cfar ishin te mirat dhe te kqijat e tij?

Te mirat ishin baomba atomike. qe la popullin te haj vetem grozh.
Bunkerat,qe lan popullin te duroj e te jet gati gjdo her per luft.
Bazenat,ne kodra dhe lulet e tija te bukura qe si kishte askush,e populli kishte mall me pa vllaun me vlla.

Ne shqipri posht enver hogja 30 vjet burg
Ne kosov rrnoft enver hogja 30 vjet burg

Enver hogja i paska dasht ma shum kosovaret se sa Shqiptaret, apo shqiptaret paskan dasht ma shum kosovaret se sa enver hogjen e hamamit.
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 1210
  • Karma: 0
  • Gjinia: Mashkull
albnobody
#6 ne: 19-01-2007, 19:36:21
te paktën atë kohe greku sna e merrte dot buken nga goja, sot janullatodsi na është ulur kembekryqe ne tavoline.


Shqiptaret e te kater besimeve ideologjike, ne kundershtim me sllavet-ortodokset gjene kryesore te vlershme te pare kane patur NDERIN FAMILJAR!Sllavet-ortodokset(armiqte tane natyrore) e kane patur dhe e kane te kunderten e Nderit si Virtytin e pare kombetar!
Sot shqiptaret po shiqojne buken qe ua merr greku e per te tjerat jane pajtuar...Asnjehere ne koherat e meparme s`kemi kembyer Nderin tone per buke te gojes me askend...sot po dhe e kemi burimin kryesor te bukes se sotme qe hame...nga motrat dhe vajzat tona ...10 gjer ne 30 vjeqare qe u sherbejne dhe u bejne qejfin grekeve dhe te tjereve...
Pra buken qe po hame sot eshte buka e V...ashave te reja shqiptare!
Ne Kosove,kam degjuar shpesh nga kenget e vjetra patriotike ku thuhet:
Kjo Kosova e ka adet
nga nji Pashe(sundimtar) me vra çdo vjet...
 Ne shqiperi kjo s`eshte degjuar asnjehere...dhe populli i shqiperise se sotme  eshte pajtuar me Janullatosin si Baba te tyre te Natyrshem...se perndryshej ai qe moti do i ishte bere shok Pasha Limanit ne Vlore  apo Mehmet Ali Pashes ne Gjakove! 
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 1210
  • Karma: 0
  • Gjinia: Mashkull
albnobody
#7 ne: 19-01-2007, 21:23:21
Gjdo njeriu duhet ti mirren veprat e mira qe len ai për te tjerët e jo ato për vete,ne qofse Enveri ka ber për shqiptar diçka ather duhet me dit cfar ishin te mirat dhe te kqijat e tij?
Askush s`ka te drejten as natyrore as ligjore te denoje bujkun shqiptar qe para 100 vitesh punonte token me qe(Kije) dhe parmende duke e fajesuar ate pse ai nuk kishte traktor siq kishte anglia!Asnjehere njerezit ne kete bote s`lindin pernjehere as nuk vdesin pernjehere...Histor ia dhe arkeologjija  e shume shkenca tjera tregojne qe njerezimi nuk eshte shfaqur ne te njejten kohe ne tere hemisferen tokesore...
Per te vleresuar Profetin Shqiptar Enver Hoxha dhe punen e tij duhet nisur nga krijimi i klasave te njerezimit.

Meqenese  ata qe kane studjuar historine, sociologjine, filozofine, arkeologjine,gjeografine,politiken etj...e dijne mire se si kane lindur klasat,aty shihet se lindja e prones private gje qe vetem pak shtaze te sotme e kane...eshte çelesi i mireqenies dhe sigurise me te madhe jetesore por edhe i rrezikut me te madh!Per te vertetuar kete eshte sot fare e thjeshte...shiqojme emisionet dokumentare te kafsheve te egra...se si ato arrijne te mbijetojne dhe gjer kur ato mund ta bejne kete...Si vijne ke ushqimi, strehimi, shumezimi ... etj...
Pra eshte nje gje e lehte per tu kuptuar se prona private i krijoi klasat.Klasat krijuan te pasur dhe te varfer,sherbetore dhe te sherbyer,roje dhe police...ushtare dhe me vone edhe kufinj gjeografike...Kush shiqon me vemendje se si e oprganizojne jeten e tyre shtazet,qe s`jene ende te politizuara nga fete dhe partite, ai vetvetiu e kupton ligjin e jetes njerezore pa asnje problem. Meqenese çdo gje e lindur ajo eshte edhe vdekese apo e vdekshme,si bima qe ka kohen e mbirjes, rritjes, lulezimit, shumezimit dhe zhdukjes-dekompozimit,ashtu eshte edhe me njeriun si kafshe, bime dhe mishngranese!
Kafsha kur rritet dhe del nga strofulli i prindit,gjene e pare qe ben  eshte venja e kufirit te teritorit gjeografik te saj apo te tij...Ate e trason,e markon apo e shenon duke urinuar drunjte dhe objekte tjera natyrore...dhe keto s`i haron asnjehere.Ne at hapesire te markuar ku ai e ka regjistruar si te vehten,aty s`lejon asnje kafshe te asnje lloji te futet.Edhe nese s`mund ti ndaloje,do te perpiqet me çdo kusht ta beje kete...Pra...edhe kafshet instinktivisht jane te dirigjuara  nga natyra ne pronen private, shtepine e tyre, ambientin e tyre,familjen e tyre, menyren e tyre jetesore, kulturen e tyre, ushqimin e tyre...identitetin e tyre te veqante kundrejt kafsheve tjera te te njejtit lloj!
Tash ,kur i dijme te gjitha keto,nuk eshte fare veshtire te vleresojme punen e MBINJERIUT ENVER HOXHA qe beri per SHQIPERINE dhe KOMBIN SHQIPTAR ne PERGJITHESI

 


Citoje
Të mirat ishin baomba atomike. qe la popullin te haj vetëm grozh.
Ne te kaluaren e botes (por edhe ne te sotmen...njesoj)armatimi ka qene dhe eshte nje siguri qe nuk do behesgh rob dhe sherbetor i te huajit,i atij qe ka tjeter gjuhe,fe,kulture dhe shije ushqimore(kanibalizmi)
Njerezit qe kane inteligjence dhe aresye njerezore duan ushqim per te mbijetuar dhe sigurine e tyre ne shtepi...Ata te tjeret qe jane njerez kafshe(kafshe te pa atedhe te markuar gjeografik) vetem ushqimi eshte i nevojshem...
Per kete po tregoj nje rast : Kishim nje qen te keq qe shetitej neper fushat tona e gjithandej fshattrave diten dhe naten...Askend nuk kercenonte as qe lehte ne te...qofte qen tjeter,kafshe tjeter apo njeri!Nje nate ndodhi qe une duke hedhur mbeturirat e kuzhines ne dimer te shoh ata para deres...Ishte bore dhe ftofte...kishte zene hyrjen e deres dhe posa e hapa une  m`u hodh t`me kafshoje...
Meqe detyra ime nga prinderit ishte te hedhi ato mbeturira atje ku e kishin vendin ne fund te oborrit,une ia hodha atij aty para deres...
Ai sapo hengri luajti bishtin dhe u largua...armiqesia e tij kunder meje kishte qene vetem uria...
Dhe ja,sot edhe ne shqiptaret jemi bere armiq me te huajt qe s`na japin per te ngrene...se per shtepi,familje,gjuhe,kulture,identitet...me s`jemi fare te interesuar...
Kjo s`eshte e keqe nga aspekti natyror por nga ai njerezor eshte me shume se vdekje.Them, me shume se vdekje sepse perdite krijohen kombe te reja (edhe nga gjaku yne shqiptar) dhe ne Shqiptaret qe patem fatin qe te krijohemi me pare se romet,maqedonet,ashkalinjte,egjiptasit,goranet,terbeshet,vllehet,muslimanet serbe,muslimanet maqedone...etj... etj...po e humbim kete vlere me vetdeshire ne kembim te mbeturirave te kuzhinave romake, sllave dhe greke njesoj sikurse ai qeni i pa shtepi dhe i pa identitet...qe u tregova!
Tani ,ne shqiptaret e sotem jemi kombi i atij qenit qe desh me kafshoi ne dimer per te ngrene...e kur u ngop me mbeturira...luajti bishtin dhe u largua i kenaqur per ne fushe apo pyll nepermes te bores...
Enver Hoxha nuk deshi qe popullin e tij ta leje te behet kesi qeni por deshi ti beje shtepi dhe shtrat vehtjak te qehte per te fjetur.Per buke,buke nuk kishte shume sepse buken e hante baroti kunder armiqve...kjo dihet!
 
Citoje
Bunkerat,qe lan popullin te duroj e te jet gati çdo her për luft.
Jo Bunkerat Enver Hoxha i beri per qejf dhe per zbukurim te gjeografise dhe natyres se shqiperise!
Citoje
Bazenat,ne kodra dhe lulet e tija te bukura qe si kishte askush,e populli kishte mall me pa vllaun me vlla.
Ndarja e vellaut nga vellau beri shqiperine.Ne kohen e Profetit shqiperia ishte e tera nje shtet vellezerish.Pas tij ajo u be nje poligon vellavrasjesh dhe vellashitjesh per interesa te komshinjve te huaj!
Citoje
Ne shqipri poshtë enver hogja 30 vjet burg
Ne kosov rrnoft enver hogja 30 vjet burg
A thua perse ?(une s`kam komment)
Citoje
Enver hogja i paska dasht ma shum kosovaret se sa Shqiptarët, apo shqiptarët paskan dasht ma shum kosovaret se sa enver hogjen e hamamit.
Kete s`e kuptoj fare se ç`ke deshiruar te thuash!
nese e sqaron pak...une te pergjigjem!
Per mua mundesh lirisht ta quash "te hamamit" Mitren,Buden,Jesusin,Muhamedin,Aliun,Papen,Pavlen,Amfilohijen,Janullatosin, e kriminele te tjere te njerezimit,por DIELLIN ENVER jo ASNJEHERE
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 1626
  • Karma: -4
  • Gjinia: Mashkull
arbias
#8 ne: 19-01-2007, 22:35:10
Me vjen shum mir qe e mbron subjektin me emer Shqiptar.
Por kur se si ske te drejt te thuash(Profeti Shqiptar) ketu shkel;! mbi te gjitha te drejtat e njeriut qe zoti njeriun e Fali njeri e jo Kafsh, prandaj ket qe thua ti Enveri profet Shqiptar plotsisht je gabim,se per te Then nje gje kaq te madhe duhet te kesh edhe argumente,Nga librat e zotit prandaj (permbaju asaj qe e ke ne zemer e mos e ofendo drejtsin e zotit me i ngjit emer aq te MAdh nje (Njeriut te thjesht(ket e ndalon gjdo fe-liber i zotit dhe Allahu-Zoti ket e ka ndalu dhe e denon) ,apo me barazu Profeta me njerz te thjesht, qe jan vetem kull te zotit.

Sa per te tjerat ti duhesh te na tragosh per te mirat dhe te kqijat e enverit apo te rugoves,
Sod vetem fjalim me dukument na duhet e jo me reklama, duhet njohuri per shpjegim dhe Zgjuarsi per Konceptim,ather do ta gezojsh rrespektin per Votbesim.
Se pa plane argumente sqarim ,Teorik,Praktik, smund ta bindesh askend per at qe ti se ke pa ,se ke perjetu,perveq imagjinates qe ke , apo msu.
Sikur njerzve mos ti dilte zoti ne ndihm mendon se jet njerzore do te kishin perjetu ne  asnje menyr.
Tregom ku mbeste njerzimi deri sa vanonte (zbrite)libri i zotit.
Tregom pse ma ska liber , as pejgamber, por ka vetem njerz, te mir te kqij,ndoshta arsyja esht se njeriu ka qka t meson nga librat e zotit dhe ska nevoj me per shpjegim, perveq perseritje dhe drejt besim.

Edhe nje her kur evropa i kishte than enverit duhet pak me shum drejtsi njerzimit se kjo qe ne bejm esht skllavrim i popujve(hipokrizim)i(vetvendosjes se njeriut) ather xhagji enver ne vend se ti jepte edhe pak liri popullit ather ai me shum dru,dhe nga ketu populli shqiptar mori skllavrizmin nga enver hogj primitivi, dhe nga ketu shqiptaret me kurr nuk munden te jen te barabart me te tjeret se vet shkelen popullin e vet,dhe kjo quhet gjarpri i gjakut,apo me kjart padrejtsia vllau vllavit, kur ta gjejm zberthimin e kesaj hipokrize ather ne jemi me afer njeri tjetrit dhe me larg te hujve, dhe se japim tonin per te huj,por te hujin per Shqiptar sikur te tjeret.

  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 1210
  • Karma: 0
  • Gjinia: Mashkull
albnobody
#9 ne: 20-01-2007, 10:35:02
Unë e quaj ENVER HOXHEN PROFET dhe ai është profeti me i madh i njerezimit nisur nga standardet qe duhet plotësuar dikush qe nga une te quhet Profet!
Unë marr ne konsideratë mendimet e te gjithëve por mendimin dhe vendimin tim nuk e shkeli për fjalët e huaja as librat e huaj!
Meqenëse konkluzioni i studimeve te mia filozofike s`e pranon asnjë fe, asnjë pejgamer,asnjë libër te ardhur apo te dërguar nga Zoti por i pranon te gjithë, njerëz,kafshe,bime dhe teresine natyrore-Universin si një Zot te tere dhe te pandashem,emrimi i Enver HOXHES si Profet i imi i zgjedhur, nuk duhej te kundershtohej nga askush.Ky është Vendimi im!
Librat fetare, fetë, propagandat tjera, qe asnjera s`janë shqiptare as s`jane  te Zotit qe ti i quan "fakte" për mua s`janë te tilla por janë vetëm libra  te te fortit per te edukuar apo mashtruar njerezimin e tij ne at rruge nga ai deshiron ta fuse... dhe asgjë me shumë.Keto jane konkluzat e studimit tim dhe nuk kam fare tolerance  per nje mendim te dikujt tjeter kur ai tenton t`ma imponoje edhe mua kete bindje te tij per fete,librat fetare,Profetet dhe Zotin... ta barte dhe une per hater te diturise apo mosditurise se tij mbi supet e mia!
Të gjitha fetë janë formuar nga njerëzit  dhe për njerëzit,të gjitha librat, edhe ato fetare i kanë shkruar njerëzit dhe vetëm për njerëzit!KY eshte perfundimi im,i Diturise apo Paditurise sime!
Nëse dikush deshiron te debatoje me mua për qashtje te feve dhe librave fetare...duhet te niset nga zeroja, nga fillimi i studimeve për Universin e jo nga përrallat e Vatikanit apo Riadit për këtë apo atë te dërguar te Zotit...Meqë këtu nëpër forume shkrimet janë te lira, nuk ka mundësi te debatohet për gjëra te tilla te mëdha siç është feja dhe Politika botërore sepse niveli i inteligjences=shkollimit i debatuesve eshte aq laraman sa qe s`ka mundesi fare te flitet...meqe dikush vjen nga qerdhja e femijeve,dikush nga katervjeqarja,dikush me shkolle fillore,dikush me gjysmen e te mesmes,dikush me mature,dikush me shkolle te larte ,dikush me ndonje fakultet,dikush me magjistrature ...e me shume nuk njoh...sepse Doktorat dhe Akademiket nuk futen ketu te ofendohen nga parashkolloret dhe analfabetet!...Këto gjëra siq eshte vertetesia e librave fetare dhe ajo e Profeteve s`lejohen te debatohen sot as nëpër akademite shkencore te shteteve me te mëdha... sepse prekin interesin e monopoleve botërore fetare te ngritura kriminalisht mbi këtë qashtje qe 20 shekuj!...
Sa për Atë qe Evropa i tha Enverit kështu apo ashtu, edhe kjo nuk qëndron fare askund. Evropa ishte ajo qe shqiperine e ka luftuar qe te mos krijohet asnjehere dhe e lufton  edhe sot e kesaj dite gjithnjë qe ajo te mos  mbijetoje...
Lexo temat tua qe ke sjelle këtu ne Forum ti vet (Kongresi i Berlinit etj)dhe fol vetëm nga ato!
Ne këtë botë askush s`është Zot as pejgamer me shumë se e bëjnë apo e ulin njerëzit e tij!
Për Mua ENVER HOXHA ishte dhe është PROFETI i vërtetë i Pari qe e pranoj une si te tille, qe e njoh dhe s`njoh asnjë tjetër para dhe pas tij!Të tjerët le të zgjedhin  ke të duan!Nese bota ka sot 5 miliarde njerez mund te kete se paku 2 miliarde Profeter personale ,grupore dhe kombetare!   
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 1626
  • Karma: -4
  • Gjinia: Mashkull
arbias
#10 ne: 21-01-2007, 12:16:59
Mos te dalim prej teme se ajo qe thua ti pe enverin esht thjesht nej gjeneratori i nje njeriu te qmendur e jo nej realitet i se ciles mundemi te mbeshtetemi apo kemi gezu liri sinqeritet rrespekt apo dashuri familjare ?

Un i besoj gjdo te derguari te  zotit! dhe per ket jam i bindur , se per ket kam argumente se ne gjdo liber te zotit te lartsuar nga engjujt te dorzuar tek Bejgamberet,Profetet ,si porosi e zotit per shpjegimin e realitetit te jetes njerzore , per  dallim nga ajo e kafshve.
Prandaj kjo esht argumenti im qe un e flas dhe ska njeri qe ma mohon se kam; Njemilon fakte.E ti ska asnje per anverin, as si njeri i mir e lere ma shum.
Prandaj per ket jam realist ne vete dhe hipokrit ne te pa drejt,se gjdo shpifje dhe padrejtsi qe bie mbi mue rrok shum;Famlje ,Popullin e ndoshta edhe shoqri..?



Turpi i nje njeriu normal  qoft president esht kur gezon lirin e popullit te tij  e ai sju jep at liri popullit te cilen e meritojn ta gezojn,ket ka ber anveri rugova milloshi te njejten vangjelizm ,Hipokrit.

Na trego si te dalim nga boshllaku psiqik e jo mos na e meso narcizoizmin se ket se kem tradit as kultur.
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 1210
  • Karma: 0
  • Gjinia: Mashkull
albnobody
#11 ne: 21-01-2007, 14:39:22
Mos te dalim prej teme se ajo qe thua ti pe enverin esht thjesht nej gjeneratori i një njeriu te qmendur e jo nej realitet i se cilës mundemi te mbeshtetemi apo kemi gezu liri sinqeritet rrespekt apo dashuri familjare ?
Ai vertete ishte i çmendur ...Kte e pranoj edhe une!Problemi eshte se si arrijti ai te çmendej kur dihet qe bota asnjehere nuk ka lejuar nje shqiptar te çmendet e ta krijoje shtetin shqiptar?

Citoje
Un i besoj çdo të derguari te  zotit! dhe për ket jam i bindur , se për ket kam argumenta se ne çdo libër te zotit te lartsuar nga engjujt te dorzuar tek Bejgamberet,Profetët ,si porosi e zotit për shpjegimin e realitetit te jetës njerzore , për  dallim nga ajo e kafshve.
UNe s`i besoj asnje Libri te zotit vetem librave te mia dhe te kolegeve te mije filozofe!Zoti nuk ka qene as nuk eshte shkrimtar.Asnje fakt nuk ka dikush ne bote qe zoti shkruan libra as qe ka shkruar sepse Zoti nuk eshte nje Krijese por eshte nje imagjinate e njeriut!Imagjinata nuk shkruan por imagjinuesi!
Citoje
Prandaj kjo esht argumenti im qe un e flas dhe s'ka njeri qe ma mohon se kam; Njemilon fakte.E ti s'ka asnjë për anverin, as si njeri i mir e lere ma shum.
Kjo eshte e drejta jote te besosh ne çka te duash por ne kuvend ka tjere qe nuk mndojne si ti se ata kane secili koken e tyre qe mendojne  dhe studjojne te pavarur tera fenomenet e botes...
Citoje
Prandaj për ket jam realist ne vete dhe hipokrit ne te pa drejt,se çdo shpifje dhe padrejtsi qe bie mbi mue rrok shum;Famlje ,Popullin e ndoshta edhe shoqri..?
Realizmi yt eshte realizem personal.Realizmi im krejtesisht i kundert me ty eshte poashtu personal.Sa ke ti te drejte te besosh ne Librat e Zotit aq kam edhe une te drejte t`mos i besoj ato!Zoti me vota nuk krijohet as nuk zhduket..e pranon ,e pranon,s`e pranon,s`e pranon...Zoti vet nuk egziston qe te te dale para e te te godase me nje bjeshke mbi koke ne prani te besimtareve te tij si deshmitare se ekziston...Zoti ta then qafen me "amele" por qafen ua then te gjitheve se te gjithe do vdesin keshtu apo ashtu...



Citoje
Turpi i një njeriu normal  qoft president esht kur gezon lirin e popullit te tij  e ai sju jep at liri popullit te cilën e meritojn ta gezojn,ket ka ber anveri rugova milloshi te njëjtën vangjelizm ,Hipokrit.
Enveri ishte Dielli i kombit shqiptar,keta pleherat tjere mos i perziej se pleherat me diellin nuk bashkohen.ENVERI ishte dhe eshte i vetmi PROFET te cilin une e kam pranuar si te tille ne kete bote!
Citoje
Na trego si te dalim nga boshllaku psiqik e jo mos na e mëso narcizoizmin se ket se kem tradit as kultur.
Une S`kam  fare boshllek.Boshllekun qe keni ju te tjeret e keni nga fete e huaja...Duke iu lutur zoterave te vatikanit,athines dhe arabise keni mmbetur as ne toke as ne qiell,jo vetem ne boshllek por krejt ne vakuum!Tani kur bota po e flake plehun e vatikanit,athines dhe arabise ju po e merrni kete!


Beqir ELSHANI
NOSTALGJIA E VONUAR MESJETARE
Me të drejtë mund të thuhet se konfeksionet fetare (ortodoks dhe mysliman) e 
keqpërdorin fenë në dëm të emancipimit të popullit maqedonas dhe shqiptar. 
Duket qartë se investimi politik dhe ekonomik ka marrë ngjyrë fetare, që i 
ngjan mesjetës së vonuar, prandaj grindjet fetare në të gjitha konfeksionet 
janë më të zëshme se asnjëherë. Lulëzimin epokal që kanë bërë rilindësit 
shqiptar në shekullin XIX për atdhe,me keqardhje duhet të them se ne ende 
nuk kemi bërë ndonjë kthesë përparimtare. Rilindësit bënë më shumë se ne për 
kombin dhe atdheun pa ndikime dhe pa dallime fetare. Besimtarët myslimanë në 
Kosovë dhe në Maqedoni veprojnë sikur të kishin qenë një kohë të gjatë të 
torturuar dhe të ndjekur nga politika e vetëqeverisjes Jugosllave. Nuk ka 
nevojë të thuhet se fetarët myslimanë askush nuk i ka prekur, përkundrazi 
janë dënuar dhe torturuar vetëm shqiptarët që kanë luftuar për kauzën e 
drejtë - Kosovën Republikë; që kanë kërkuar arsimin në gjuhën shqipe, 
flamurin kombëtar dhe të drejtat e tyre të barabarta me popujt tjerë në 
ish-Jugosllavinë Federative. Pse maqedonasit dhe shqiptarët tregohen më 
fetarë se gjermanët e emancipuar dhe të zhvilluar në çdo pikëpamje?! 
Priftërinjtë gjermanë ankohen sesi kohët e fundit rinia gjermane po e 
braktisë kishën, prandaj rinia shqiptare dhe ajo maqedonase nuk mund të jenë 
më të mençur se gjermanët me kapital të madh shkencor e teknik, por edhe 
kulturor - në fushën e artit dhe letërsisë. Kohët e fundit edhe shtypi 
austriak njofton se gjysma e popullit austriak nuk beson në Zot, thënë 
konkretisht është afetar. Këtu vlen të përmendet edhe vërejtja revolucionare 
dhe kombëtare e udhëheqësit të “Lëvizjes Vetëvendosja”, Albin Kurti, i cili 
me rastin e ndërtimit të katedrales në Prishtinë deklaroi se nuk është koha 
të investohet në Zot, por duhet të investohet në vullnetin e popullit për 
vetëvendosje për shpëtimin e përjetshëm të Kosovës nga kolonizimi serb. 
Vetëm shpëtimi i atdheut, liria dhe pavarësia e Kosovës së përgjakur nga 
pushtuesi i panënshtruar serb, mund të zgjidhë të gjitha problemet me 
rëndësi jetike ekonomike, sociale, gjuhësore, fetare, kulturore dhe shumë 
çështje tjera.
Kohët e fundit, në disa qytete shqiptare, dhe atë kryesisht në institucione 
arsimore, u diskutua rreth rrobave dhe mjekrës fetare. Thënë shkencërisht, 
nuk ka rroba fetare, ashtu siç nuk ka gjuhë fetare, sepse gjuha është më e 
vjetër se feja. Gjuha shqipe është ajo, që Biblën dhe Kuranin i bëri të 
lexohen shqip, prandaj edhe rrobat tona duhet të jenë shqiptare. Gjithashtu 
gjuha shqipe është ajo, që kompjuterin e bëri të përdoret në gjuhën shqipe. 
Dihet që gjuha dhe tradita persiane është më e vjetër se feja islame. Jehonë 
bëri një mësuese me ferexhe, e cila me këmbëngulje kërkonte të mbante mësim 
në një shkollë fillore në Komunën e Prishtinës. Mësuesja me ferexhe shkon aq 
larg, saqë me këmbëngulje deklaron se kontestin gjyqësor do ta fitojë dhe 
gjykata do ta kthej sërish në shkollë. Është hipokrizi të tregohesh shumë 
fetar, thotë dijetarit ynë, Sami Frashëri. Të lejohet që mësuesja me ferexhe 
të mbaj mësim në shkollë, apo studenti me mjekër dhe studentja me shami të 
vijojnë studimet është kundërkombëtare. Në mbarë vendin pati shkrime 
përparimtare nga femrat e emancipuara shqiptare, që mbronin normat 
pedagogjike. Pikërisht mua më ka dhënë suedisht një murgeshë suedeze, mirëpo 
ajo ka qenë e veshur me rroba qytetare. Prandaj hapin pedagogjik të shkollës 
për largimin e mësueses me ferexhe duhet përkrahur edhe revistat fetare të 
besimit mysliman, sepse janë pjesë e kulturës dhe emancipimit kombëtar 
shqiptar. Veprimet fanatike mund të krijojnë përçarje kombëtare në mesin e 
popullit shqiptar me tri konfeksione fetare. Me të drejtë mund të thuhet se 
shamia (ferexheja) nuk është pjesë e kostumit tonë kombëtar, por e huaj. 
Nëse një shqiptare del me ferexhe në Berlin, gjermanët do ta marrin për 
arabe. Prandaj ky veprim është në dëm të atdheut dhe kombit shqiptar, sepse 
shqiptari fanatik ndjek kulturën e huaj në dëm të kulturës kombëtare 
shqiptare. Nuk ka asnjë dyshim që kostumet tona janë të bukura dhe me burime 
autoktone shqiptare, saqë grekët dhe maqedonasit i kanë marrë prej nesh. 
Asnjë valltare apo soliste nuk paraqitet në koncert me shami orientale, 
gjithashtu asnjë valltar apo solist nuk paraqitet me kapelë orientale, por 
vetëm me plis të bardhë dhe kostum të folklorit shqiptar. Dihet që folklori 
është i mbarë popullit shqiptar pa dallime fetare. Ka raste kur disa 
fanatikë (për fat të keq, të shkolluar) deklarohen se janë myslimanë 
shqiptarë, kështu që me anën e identitetit të skajshëm shkelin etikën 
kombëtare. Me të drejtë shkencore thuhet shqiptar mysliman, shqiptar 
ortodoks, shqiptar katolik, dhe jo e kundërta. Nuk thuhet jam mysliman kurd, 
katolik italian, apo ortodoks bullgar, por thuhet kurd mysliman, bullgar 
ortodoks, apo italian katolik. Të tillët që identifikohen fetarisht janë 
kozmopolitë, dhe nuk vlejnë as për fenë, as për kombin.
Standardi i ultë dhe investimi në rrugë të gabuar
Menjëherë pas ndërtimit të kryqit të lartë 86 metra në Vodno, po ndërtohet 
edhe një tjetër kryq 30 metra i lartë. Me të drejtë qytetarët thonë se nga 
rrënjët e kryqit të madh mbiu i vogli. Derisa kryqi i parë i madh kushtoi 2 
milionë euro, i dyti apo i vogli do të kushtojë 50 mijë euro. Kjo tregon se 
në Maqedoni është vonuar mesjeta e tmerrshme fetare, ndaj nxitojnë me 
ndërtimin e objekteve fetare. Se feja po instrumentalizohet në dobi të 
nacionalizmit dhe politikës sllavomaqedonase, këtë e vërtetoi edhe 
koordinatori special i Paktit të Stabilitetit të Evropës Juglindore, Erhard 
Busek. Padyshim që Buseku u nis prej Kryqit më të madh në Ballkan, i cili 
gjindet në maje të malit Vodno në Shkup, për të cilin theksoi: "Kryqi, të 
cilin para katër viteve e vendosi Kisha Ortodokse e Maqedonisë, ku ndizen të 
gjitha dritat mund të shihet prej një largësie prej 80 kilometrave dhe është 
vendosur si sinjal politik dërguar bashkësisë shqiptare, ku shumica janë 
myslimanë". Për ndërtimin e egër të Kryqit madhështor në maje të malit Vodno 
ka shkruar edhe poeti maqedonas, Ivica Antevski, “11 arsye pse nuk duhet të 
vendohej kryqi në Vodno”. Prandaj dihet se kush po ecën me kohën - me trenin 
e Evropës Bashkëkohore drejt zhvillimit tekniko-shkencor. Po të pyetet 
populli i Maqedonisë, as një e katërta e tyre nuk do të pajtohej që një kiç 
i madh të ndërtohet në maje të malit. Këtu nuk u mor parasysh as kritika e 
mbrojtësve të amibientit për dëmtimin e kurorës së malit të gjelbër gjatë 
verës dhe të bardhë gjatë dimrit, meqë lisat dhe zogjtë nuk kanë nevojë për 
zhurmë dhe drita të forta. Dihet që kërkesat elementare të popullit 
maqedonas dhe shqiptar janë që mjetet financiare të përdoren për ndërtimin e 
shkollave, ambulanceve dhe rrugëve të vendit. Vendet ballkanike nuk kanë 
fonde të trasha si në Evropën Perëndimre, prandaj duhet rrudhur dorën. 
Derisa në Shkup ndërtohen objekte fetare që përçajnë popujt, në mes Suedisë 
dhe Danimarkës është ndërtuar Ura e Baltikut, që lidh dy vendet për zhvillim 
kulturor dhe ekonomik dhe konsiderohet një ndër urat më të mëdha në Evropë. 
Kjo urë, që në të kaluarën ka qenë fantazi për njerëzimin në botë, me një 
ceremoni madhështore është hapur më 1 korrik të vitit 2000. Ishte një 
përjetim i madh, sepse e tërë Skandinavia po lidhej me kontinentin e 
Evropës. Këtë vit ka filluar edhe ndërtimi i hekurudhës dyanësore 
nëntokësore në qendër të Malmes që do të lidhet me kryeqytetin danez – 
Kopenhagën. Përkundrazi Shkupi jo që nuk ndërton rrugët e reja, por pengon 
qarkullimin e trenit të Kosovës në sipërfaqen e tokës në drejtim të Shkupit.
Maqedonisë i duhet një rilindje kombëtare për të luftuar terrin e “mesjetës” 
së vonuar ortodokse të mentalitetit bizantin. Qeveria maqedonase nuk duhet 
lejuar që qarqet e ndryshme fetare të përzihen në punët e shtetit, duhet të 
jenë bashkëkohor dhe të sfidojnë të vjetrën që krijon grindje. Investimi në 
arkitekturën fetare krijon përçarje në popull, sepse mjetet investuese nuk 
janë vetëm të maqedonasve ortodoksë, por edhe të shqiptarëve myslimanë. 
Ndryshe me vendet e Ballkanit ku ndërtohen simbolet mesjetare, në Evropën 
Perëndimore ndërtohen shtatore universale që pëlqehen për të gjithë 
qytetarët bashkëkohorë pa dallime fetare e moshave dhe gjinive të ndryshme. 
Në një park të qytetit në Malme duket një shtatore e madhe e kalit me flatra 
me kalorësin pranë. Krahasojeni bukurinë madhështore të shtatores së 
kalorësit me karakter të forcës dhe humanizmit njerëzor, kurse një tjetër 
shtatore e madhe me katër djem të fuqishëm me dy vasha të bukura që 
simbolizojnë shtimin e popullit dhe ndërtimin e vendit të tyre në Suedi. Me 
kureshtje të madhe i shikojnë shumë vizitorë shtatoret e skalitura nga dora 
e skulptorit bashkëkohor, por edhe me kënaqësi fotografohen. Përkundrazi 
panorama turistike me kryqin e Vodnos, do të ishte fyese për secilin 
evropian bashkëkohor. Derisa pranë shtatoreve të gjithanshme në qytetet e 
ndryshme të Evropës Perëndimore me kënaqësi fotografohen qytetarët pa 
dallime fetare, në Shkup do të ndodh e kundërta, vizitorët do të fyhen. 
Sepse kryqi në Vodno po bëhet vrasës i vizitorit joortodoks, gjë që nuk 
është aspak etike. Dihet, sepse pranë kryqit në malin Vodno kurrë nuk do të 
fotografohen dy miq të vërtetë me besime të ndryshme fetare. Prandaj një 
objekt që ngrihet me motive nacionaliste për inat të kombit dhe fesë tjetër 
është e destinuar të zhduket. Së shpejti koha do ta tregoj se investimet në 
drejtim të gabuar do të falimentojnë, sepse nuk janë universale dhe 
bashkëkohore. Jo vetëm kaq, sepse derisa ushtria terroriste maqedonase me 
dhjetëra xhami i ka shkatërruar, në anën tjetër stimulohet ndërtimi 
objekteve ortodokse.
Më e frytshme, më përparimtare dhe më madhështore do të ishte që në qytet të 
ngrihej ndonjë shtatore me motive legjendare, siç është Pegasi me fletë, me 
të cilin kalëronin muzat, që simbolizon frymëzimin poetik. Jo vetëm kaq, 
sepse shtatorja e Pagasit të zgjon parafytyrimet që lidhen me të gjitha 
bëmat e Herakliut, Poseidonit, Orfeut etj. Kjo shtatore universale do t’i 
tërhiqte vizitorët e vendeve të ndryshme pa dallime kombëtare dhe fetare. 
Kuptohet që skulptorët në siujdhesën ballkanike kanë motive të reja 
përparimtare që i bashkon të rinjtë drejt ardhmërisë së tyre të lumtur pa 
dallime fetare, mirëpo i detyrojnë kushtet ekonomike të merren me ndërtimin 
e objekteve fetare. Për dallim me fanatikët ortodoks, vetëm një zë i mekur i 
KOS-it është ndier që ka kundërshtuar ndërtimin e një kryqit tjetër me 
karakter propagandistik, përndryshe një kiç pa ndonjë vlerë estetike. 
Prandaj ashtu siç vepronte inkuizicioni kishtar në mesjetë i gjithëfuqishëm 
dhe i pasur, bëjnë qarqet e prapambetura fetare në vendet e ndryshme të 
gadishullit ballkanik.
Shtypit dhe internetit shqiptar shkruante se Dibra kreshnike dhe e bukur 
vuan nga varfëria: nuk ka fabrika apo ndërmarrje të vogla bujqësore, që do 
të zbutnin papunësinë. Prandaj sa herë përmendet Dibra, më kujtohen kërkesat 
e forumeve shqiptare për ndihmë nga diaspora shqiptare. Besoj se edhe 
dibranët e dinë se nuk janë të vetmit që i ka pllakosur varfëria, por në të 
gjitha trojet etnike, siç thuhet me pak dallime sociale. Megjithatë më 
habiti lajmi në shtyp, ku shkruante se 61 dibranë morën rrugën për në Mekë. 
Mendoj se ky mesazh i shkuarjes së dibranëve në Mekë e rrëzon kërkesën 
humanitare për ndihmë financiare. Dy ditë më parë shtypi “Fakti” shkruante 
se skamnorët kërkojnë ndonjë kothere bukë nëpër hedhurina të kontejnerëve, 
prandaj ku është humanizmi i fetarëve?! Latinët e vjetër thonë se në luftë 
heshtin muzat, prandaj me të drejtë mund të thuhet se në kushtet e varfërisë 
dhe skamjes së popullit shqiptar, duhet të mendohet për sigurimin e bukës së 
gojës. Jo vetëm që Dibra është e varfër, por edhe mbarë Kosova është e 
varfër, e rraskapitur dhe pa dritë elektrike. Dihet që parajsa më e mirë 
është po të sigurohet drita elektrike, që të sëmurët i shëron nëpër spitale 
dhe nxënësit e mësojnë më bukur abetaren shqipe, pa të cilën nuk ka ardhmëri 
të lumtur. A ka më mirë se të kemi dritën elektrike, siç thotë, poeti ynë i 
madh, Naimi Frashëri, ”që t'u ndrinj mirë e tė shihni, njëri-tjatrin të 
njihni”. 
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 3000
  • Karma: 4
  • Gjinia: Mashkull
Bekimi
#12 ne: 21-01-2007, 21:08:49
Ishte Enveri ai qe ia dhuroi "Ish Jugosllavise" trojet Shqiptare pas Luftes se dyte Boterore.
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 1210
  • Karma: 0
  • Gjinia: Mashkull
albnobody
#13 ne: 21-01-2007, 22:10:55
Ishte Enveri ai qe ia dhuroi "Ish Jugosllavise" trojet Shqiptare pas Luftes se dytë Botërore.
Po ai ishte vet qe ua dhuroi këto qe me 1878,me 13 qershor gjer me 13 Korrik ne Berlin edhe pse lindi 30 vjet me vonë!
Unë do u thoja te gjithë kosovareve laramane te sotëm...Laramane them për ata qe po luftojne dite dhe nate te futen ne prapanicen e Papes (katolicizmiit) evangelizmit kriminel evropian, ortodoksizmit superkriminal greko-sllav, isalmizmit arabo-turk, bektashizmit Iranian etj... se Shqipëria vuajti dhe u izolua nga Bota vetëm për shkat të mos pranimit te nenshkrimit nga PROFETI ENVER HOXHA  te konventes se Kufinjve, e njohur si Konventa(marreveshja) e Helsinkit!Nëse Populli shqiptar i Shqipërisë Londineze ankohet sot për varferine dhe  vujatjet gjatë kohës se Enverit, fajin e kishte vet Enveri qe s`pranoi asnjëherë kufinjte  e Shqipërisë qe ia vendosi Evropa dhe bota antishqiptare me dhunë! Pra Kosovaret u kanë borxh të madh Shqiptareve te sotëm te cilët u detyruan te punojnë nate e ditë për te mbijetuar nga kriminaliteti evropian dhe ai aziatik kundër shqiptarise me forcat e veta... Të armatosen, te bëjnë buken dhe barotin pa i kërkuar askujt asnjë qime floku ndihmë dhe për te shkerdhyer te gjithë armiqet e brendshem dhe te jashtem politike, strategjike dhe fetare! Kjo Lufte qe e udhehoqi Kryestrategu,i Pavdekshmi ,Dielli dhe Profeti ENVER HOXHA është Lufta me e vështirë qe i ka ndodhur gjatë historisë një populli boteror gjer me sot... Këtë Lufte Ai e fitoi dhe e mbrojti sa ishte gjallë. Për Kafshet tjera qe linden dhe lindin pas Perjetesimit te tij, askush s`mund ti ve faj. Është Natyra ajo qe i ndërron gjeneratat, stinet, trupat qiellore, klimen etj... e jo njeriu! Ne sot jemi ne gjendje te shohim fare qartë se edhe milionereve u lindin perdite fëmijë me te meta fizike dhe psiqike... Për këta invalide te politikes se sotme te Shqipërisë Natyrore te sotme fajin s`e ka Profeti Enver ...! 
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 1626
  • Karma: -4
  • Gjinia: Mashkull
arbias
#14 ne: 22-01-2007, 12:54:40
Ndash me dit muesesht ka me intereson ma per anverin hiq, ndoshta edhe ai mbas 100 te zezave dhe te kqijave ka pas nje temir smund ta mohoj se ska injoranc ndaj te mires se askujt!

Por sa i perket zotit te gjithsis ;Se qka ka ne tok dhe ne qiej i takon vetem atij dhe esht e tij dhe po ashtu kthehet tek ai,qe une e quaj ''Allah''
Zoti ka 99 emra per ket mund te rrespektosh.
Fakti qe me se shumti un i besoj jan deshmit e nejra nder to esht se Gjdo profet!''Pejgamber''Ne librat qe ju jan shpall;Kan permendur,Pejgamberin e shkuar dhe at qe do te vjen.!!!
Psh,Isai a s ! Ne bibel ka permend emrin e pejgamberit te Ardhshum se ai quhet !'' Muhamed ''! dhe do te vij Nje dit si I perzgjedhur i Zotit ,ne ndihmen te njerzimit,dhe perkufizimin e te gjitha librave te tij.
Keta ishin profet dhe kishin vulen eprofetit, e ti Kriminelat i ben profet ore zotri.
Sjam i sigurt por ndoshta shqiptaret skan pas fat te ken ndonje profet apo deshmit tona jan humb nga greket romaket,Por ndoshta edhe shqiptaret kan pasur profet e nese ne kemipasur profet ,ather Bibloteka qe esht djegne greqi aty esht t djeg Emri i prfetit shqiptar per ket skam asnje deshmi ,pr kisha vequ ''Aferditen Si profete e Shqiptarve''
Edhe jukisha apelu qe temat politike ti mendoni dhe ti zbarkon por jo ti Polemitizoni me Problemt Fetare,Se feja ne, Politik esht vetem Paqe mirsi sinqeritet Me plot-dashuri.
Se nese nje  fetar qe s rrepekton fejen e tjeter me shum se  at te tij ajo fej Humbet.
Enver hogja se ka rrespektu popullin edhe populli shqiptar sod esht humb?!!! vetem emer ka ,Skem shtet?


  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 27117
  • Karma: 6
  • Gjinia: Mashkull
Berni
#15 ne: 22-01-2007, 12:58:54
Ishte Enveri ai qe ia dhuroi "Ish Jugosllavise" trojet Shqiptare pas Luftes se dytë Botërore.

Po shtoj une dicka nga kjo qe ke thene ti me siper

...........

Kjo u pa edhe në vizitën e kryeministrit Enver Hoxha në Jugosllavi më 23 qershor ‑ 2 korrik 1946 dhe në traktatet që nënshkroi Shqipëria me Jugosllavinë. Veçojmë nga fjala e Enver Hoxhës në aeroportin e Beogradit:

"...Ju siguroj se sot gjithë populli shqiptar është çuar në këmbë dhe brohoret për popujt e Jugosllavisë. .......U çelnikos miqësia dhe vëllazërimi do të jetë i përjetshëm pse prej këtej varet e ardhmja e lumtur e popullit tonë, pse ky vëllazërim dhe kjo miqësi është e ngushtë është një nga faktorët më kryesorë të vëllazërimit të Ballkanit dhe është një faktor për mbrojtjen e paqes dhe demokracisë....(gazeta "Bashkimi" 25 qershor 1946).

Enver Hoxha në përshëndetjen e tij në Beograd ndër të tjera ka theksuar:

"...Në të kaluarën populli shqiptar ishte ndarë nga Jugosllavia për shkak të veprimtarisë së kombinuar të klikave të vendit dhe të jashtme, që kishin qëllim të përçanin dy popujt vëllezër. Me gjithë këtë populli shqiptar tregoi gjatë luftës dëshirën e fortë që t`ia presë rrugën kësaj politike antipopullore. Më në fund populli shqiptar e gjeti rrugën e drejtë dhe sot ai sheh tek Jugosllavia jo vetëm popullin vëlla e aleat por edhe mikun e tij, popullin që i ka dhënë një përkrahje të fortë si gjatë luftës ashtu edhe tani në paqe për ndërtimin e një të ardhme më të mirë....."(gazeta "Bashkim" 26 qershor 1946).

Gjatë vizitës së tij në Jugosllavi Enver Hoxha shkoi kudo përveçse në Kososë. Ai u takua edhe më udhëheqësin komunist Josip Broz ‑ Tito. Kur u kthye në Tiranë më 2 korrik 1946 Enver Hoxha do të deklaronte në aeroportin e Tiranës:

"..Ne, popujt vëllezër të Jugosllavisë i kemi miq të mëdhenj dhe nga më të sinqertit, dhe këtë miqësi do ta ruajmë si sytë e ballit, ta forcojmë dita‑ditës pse ajo është garancia shumë e madhe e mbrojtjes së indipendencës dhe sovranitetit të vendit tonë, është një nga faktorët kryesorë të përparimit të vendit tonë......Prandaj të vemë të gjitha forcat tona që vëllazërimi mes popullit shqiptar me popujt e Jugosllavisë të forcohet shumë e shumë për të ardhmen e popullit tonë...."(gazeta "Bashkim" 3 korrik 1946).
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 1210
  • Karma: 0
  • Gjinia: Mashkull
albnobody
#16 ne: 22-01-2007, 14:32:23
Po shtoj unë diçka nga kjo qe ke thënë ti me sipër

...........

Kjo u pa edhe në vizitën e kryeministrit Enver Hoxha në Jugosllavi më 23 qershor ‑ 2 korrik 1946 dhe në traktatet që nënshkroi Shqipëria me Jugosllavinë. Veçojmë nga fjala e Enver Hoxhës në aeroportin e Beogradit:

"...Ju siguroj se sot gjithë populli shqiptar është çuar në këmbë dhe brohoret për popujt e Jugosllavisë. .......U çelnikos miqësia dhe vëllazërimi do të jetë i përjetshëm pse prej këtej varet e ardhmja e lumtur e popullit tonë, pse ky vëllazërim dhe kjo miqësi është e ngushtë është një nga faktorët më kryesorë të vëllazërimit të Ballkanit dhe është një faktor për mbrojtjen e paqes dhe demokracisë....(gazeta "Bashkimi" 25 qershor 1946).

Enver Hoxha në përshëndetjen e tij në Beograd ndër të tjera ka theksuar:

"...Në të kaluarën populli shqiptar ishte ndarë nga Jugosllavia për shkak të veprimtarisë së kombinuar të klikave të vendit dhe të jashtme, që kishin qëllim të përçanin dy popujt vëllezër. Me gjithë këtë populli shqiptar tregoi gjatë luftës dëshirën e fortë që t`ia presë rrugën kësaj politike antipopullore. Më në fund populli shqiptar e gjeti rrugën e drejtë dhe sot ai sheh tek Jugosllavia jo vetëm popullin vëlla e aleat por edhe mikun e tij, popullin që i ka dhënë një përkrahje të fortë si gjatë luftës ashtu edhe tani në paqe për ndërtimin e një të ardhme më të mirë....."(gazeta "Bashkim" 26 qershor 1946).

Gjatë vizitës së tij në Jugosllavi Enver Hoxha shkoi kudo përveçse në Kososë. Ai u takua edhe më udhëheqësin komunist Josip Broz ‑ Tito. Kur u kthye në Tiranë më 2 korrik 1946 Enver Hoxha do të deklaronte në aeroportin e Tiranës:

"..Ne, popujt vëllezër të Jugosllavisë i kemi miq të mëdhenj dhe nga më të sinqertit, dhe këtë miqësi do ta ruajmë si sytë e ballit, ta forcojmë dita‑ditës pse ajo është garancia shumë e madhe e mbrojtjes së indipendencës dhe sovranitetit të vendit tonë, është një nga faktorët kryesorë të përparimit të vendit tonë......Prandaj të vemë të gjitha forcat tona që vëllazërimi mes popullit shqiptar me popujt e Jugosllavisë të forcohet shumë e shumë për të ardhmen e popullit tonë...."(gazeta "Bashkim" 3 korrik 1946).

Meqenëse u dashka medomos te ndërhyjë prap ne këtë teme,po çfrytzoi rastin te kundershtoj ne këto qe keni përmendur ju i nderuar Berni!
Para se te kundershtoj dhe te mbroj unë vijen time politike Kombëtare-Enverizmin,po ju benj me dije se këto qe shkruat ju janë te vërteta dhe krejt te pavlershme.
Enver Hoxha dhe Shqipëria qe ai e Formoi me 24 Maj 1944 ne Permet,gjer ne vitin 1948 kanë qenë ende aleate kundër nazifashizmit!Gjatë Luftes se dytë botërore kanë qenë ne te njëjtin krah te luftës me Shkijet-ruset,anglezet,amerikanet etj...Ky rrjeshtim i Enver Hoxhes kundër Italise dhe gjermanise i dha atij rastin ta çfrytzoje menqurine dhe diplomacine qe kishte si njeriu me i aftë i asaj ne Evrope...për kohën e tij dhe ne rremuje e sipër kur ende s`kishte përfunduar Lufta e te medhenjve kundër Gjermanise ky Formoi shtetin e pavarur.Formimi i një shteti te pavarur shqiptar nuk do ishte i mundur asnjëherë te bëhej pas 9 majit 1945 kur kapituloi Gjermania.
Kur lufta e dytë mbaroi,popujt qe u bashkuan kundër Gjermanise dhe italise,edhe pse Aleate ne luftën e fundit,ata iu kethyen prap aleancave të tyre tradicionale kombëtare,fetare dhe krushqesore!Kjo ndodhi me Angline,Francen etj...qe iu kethyen Rusise... Amerika Gjermanise etj...Kështu ishte edhe me Jugosllavine, Greqine, bulgarine, francen, angline, qe iu kethyen prap planeve dhe konventave tjera antishqiptare te viteve dhe shekujve te meparshem... Enver Hoxha kishte ruajtur dhe pritur me vite te tera një zbrastesi te vemendjes dhe mbikqyrjes kriminale evropiane kundër Kombit shqiptar dhe me squaresine  e tij te paperseritshme gjer me sot ne botë,arrijti ta ç`frytezoje këtë rast historik te 6 shekujve te shqiptarizmit si Komb!
Pas perfundimit te luftës se dytë Botërore, shkijet dhe tërë miqt e tyre dobiçiste(te krishtere) iu sulen Shqipërisë qe ta gllaberojne pa asnjë fjale, duke e sulmuar ne çdo hap, ne çdo fjale, ne çdo shkrim, ne çdo hapësirë jetese.
Ne Vitin 1945 Shqipëria e Enver Hoxhes e dalur nga dy Lufta shkaterruese gjer ne themel...e krijuar rishtas si shtet i pavarur nuk kishte asnjë mjik ne botë qe atë e ndihmonte as te jashtem as te brendshem... sepse atë e rrenonin nga brenda emisaret e huaj kryesisht fetare te feve te huaja katolike dhe ortodokse. Po të hedhim një sy mbi ushtarët partizane te cilët kanë luftuar përkrah Enverit dhe te prire nga ai kundër Italise dhe gjermanise, do të shihet fare qartë se këta ishin shumica muslimane dhe ortodokse!Muslimanet shqiptare kuptohet qe gjithnjë kanë qenë shtylla e kombit shqiptar qëkur se këtë komb e Formoi Turqia me 1468 e gjer me sot... Por a thua pse edhe Ortodokset sllave e bene këtë?
Ata e bene sepse nuk e deshten Italianin as Gjermanin por sllavin si vëlla te fesë dhe bashkangjitjen e shqiperise shtetit te tyre vella serbosllav.Meqenëse elementi sllav qe mori pjesë ne luftën e dyte botërore për çlirimin e Shqipërisë ishte i dërguar enkas nga sllavet po edhe nga miqt e tyre evropiano-sllave ai luuajti rol te rëndësishëm ne organizimin, pregaditjen profesionale ushtarake dhe atë politike prosllave te popullit totalishtë te varfer dhe analfabet shqiptar qe kishte lënë pas "Mbreti", miku i Nikolla Pashiqit Ahmet Zogu! Kjo lufte, këta heronj, deshmore, komandante dhe komesare te njohur ushtarake te ushtrise shqiptare qe luftoi kundër Italise fashiste dhe gjermanise naziste ishin shumica  kuadro sllave-ortodokse.Qellimi i tyre ishte qe shqiperine ta fusin nen Sllavi gjersa qellimi i Enverit ishte qe ata ti çfrytzoje per ta çliruar Shqiperine me ndihmen e tyre por vlera e çlirimit ti mbvatet Shqiperise dhe Enverit.Sllavet dhe miqte e tyre sidomos Franca dhe Anglia, kishin inkurajuar keta sllave qe ishin inkorporuar ne ushtrine shqiptare partizane te Enverit por edhe kishin dërguar paraemisare të tyre nëpër trojet shqiptare qe te vezhgojne Luften e shqiptareve  sidomos kundër Gjermanise Naziste sepse nuk donin ne asnjë rast qe te lejojne qe shqiptarët te çlirohen vet dhe kështu te shpallin shtetin e tyre te pavarur...sepse atë e kishin shkruar qe moti ne Berlin e me vonë se duhej te coptohej ne disa shtete sllave. Ne Shqipëri me Forcat Angleze qe kanë vepruar kundër enver Hoxhes krejtesisht ushtare shqiptare mercenare dhe te mashtruar nga kisha dhe xhamia... ka udhehequr Kolonel Ali Perolli (ka ngordhur ne Amerikë para 4-5 vitesh).Të gjithë shqiptarët e këtij batalioni anglez qe thuhet qe ka patur shumë çeta  dhe togje ne një numer gadi 1000 ushtare, kanë vepruar direkt  ne pengimin e çlirimit te Shqipërisë nga Gjermania naziste prej partizaneve te Enverit! Këtë kolonel Ali perollin e ngordhur e kam takuar ne jetën time se paku 50 herë,ka lene 4 djem dhe nje vajze qe i jetojne ne NewYork dhe ne Florida! Njejte kanë bërë franca, jugoslavia, greqia, rusia , italia etj... dhe kjo vetëm gjatë luftës gjer me 29 nentor 1944!
Pra, merita e Enver Hoxhes për njeriun shqiptar e jo për atë te jashtem antishqiptar është aq e madhe sa s`ka fjale ne botë qe e permbledhe...
Fjalët edhe levdatat, letrat edhe puthjet me vellezerit shkije etj... te Enverit dhe enveristeve i dij unë dhe tërë politikanet e vërtetë shqiptare, këto s`i dijnë vetëm analfabetet qe kanë lindur ne saliizem, papizem dhe janullatosizem!
Kam shkruar (dhe po shkruaj prap sepse kam ende kohe për te humbur)se kush deshiron ta akuzoje Enver Hoxhen, filloni nga viti 1948 kur evropa ia vendosi kufinjt me dhunë Shqipërisë se padeshiruar dhe te denuar për zhdukje! Meqenëse un vet nuk kam qenë prezent ne asnjë veprim apo vendim te Enver Hoxhes sepse jam shum i ri për ato gjëra,prap  jam ne gjendje te përgjigjem dhe ta mbroj atë nga e tërë bota me fakte dhe këtë plotësisht si njeriun me te mirë qe ka krijuar ndonjëherë historia, jo vetëm ajo Shqiptare! Unë kam studjuar gjer me sot çdo fjale, shkronje, vendim, urdher, leter, vepër te shkruar, memoar , leter dashurie, sharlatanizem te rrugëve te tij si i ri, etj... dhe çdo gjë del e përsosur. Këto qe shkruhen këtu nëpër forume nga larvat e ndryshme qe kanë lindur pas kohës kur lindin heronjte dhe Profetët...mua s`me bëjnë fort përshtypje ... por dëshirë kam t`e sjelli ndoj herë ndonjë pengesë ne udhën e tyre qe te ndalen e te studjojne pak  me koken e tyre keto fjalët qe i sjellin ne  këtë Kuvend...e jo gjithnje me ka thene baba apo babagjyshi...
 Nuk duhet marrë pjaten e mbushur nga tjetri e ta sjellësh këtu direkt pa e shiquar se ç`ka ne te!     
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 3000
  • Karma: 4
  • Gjinia: Mashkull
Bekimi
#17 ne: 22-01-2007, 18:16:29
Shoku askushi... shpresoj se keto dite do te te sjell ca materiale te shkruara nga nje deshmitar i gjalle, se si Enveri ua dhuroi Kosoven dhe Iliriden jugosllavise se atehershme..

Te jesh i bindur se jane te verteta.
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 1210
  • Karma: 0
  • Gjinia: Mashkull
albnobody
#18 ne: 22-01-2007, 18:54:12
Shoku askushi... shpresoj se këto ditë do të te sjell ca materiale te shkruara nga një deshmitar i gjallë, se si Enveri ua dhuroi Kosovën dhe Iliriden jugosllavise se atehershme..

Të jesh i bindur se janë te vërteta.
Dituria s`ka kufinj.Nuk refuzoi apriori asnje bisede as takim,asnje material apo fjale.Miresebjen çdo gje,çdo fakt apo shpifje..te gjitha jane pjese te jetes...
Ne sado qe te kundershtohemi,nje koncensus duhet ta kemi,e ai eshte shpetimi i Kombit shqiptar nga rreziku i sotem permanent i zhdukjes se tij nga "demokracia" e huaj!Se cilen metode perdore ti e cilen une...kjo ka rendesi por sepaku ne nje drejtim do ishte mire te ishim!Te ta them te drejten,kesi deshmitaresh te gjalle  analfabete dhe lopare qe u kane sherbyer sherbimeve te huaja fetare dhe shteterore kam takuar gjer me sot mbi 500 sish.Nuk po them per kete qe mendon ti tani por jam shum skeptik...sepse s`ka mundesi qe ende sot te jetoje dikush i menqur dhe qe ka fakte per nje gje te tille e qe ka qene i shkolluar sa per te dijte shkrim dhe lexim e per te shenuar gjerat e asaj kohe.Edhe ne se ka patur ndonjerin nga ata,gjer me sot te gjithe i kane vjellur dhe stervjellur te gjitha qe i kane patur per t`i thene kunder Enverit  me qindera here!

Une do te perseris ty nje rast timin ne vitin 1996.
Isha ne Zvicerr.
Nga amerika me telefonon vellau im dhe me thot dil ne Aeroport dhe merre ket njeri.Merre ne shtepi dhe te nesermen prap hipwe ne aeroplan per Washington.
Dola dhe e prita...Nje plak 74 vjeqar,i mbajtur dhe nje trup vertete per lakmi.E solla ne banese dhe i ofrova pritje ashtu si e kemi zakon...rrinte i mbyllur dhe s`fliste gadi asgje...Pas disa oreve ia behen dy veta ke une dhe kerkuan ta takojne...i legjitimova dhe u a hapa deren...Ata qe erdhen ate nuk e njihnin por kishin degjuar per te si "demokrat dhe antikomunist" i dalluar!
At nate bisedat u sollen vetem per gjera te thjeshta dhe vizitoret u shperndane...Te nesermen duke e sjelle me makinen time ne aeroport ai me tha:
Ti djal i mire ...po me vjen keq me te thane por po ta them:
Ai MUTI Yt(Enveri) shqipnine e kishte pas bere shkretine mbi toke dhe xhenet nen toke!Tane jeten kam luftue kunder tij por kot.Ish kone me ja dhane doren po çka me i bo tradites,miqve qe ishin te lidhun me te huajt dhe luftuem ne krah te shkaut kunder Enverit.Vet une tha jam kane ne Beograd te Tita me 1965 dhe ai me pat caktue komandant te ushtrise i cili ka me u fute ne shqipni me ushtare shqiptare e mercenare te ndryshem e me e rrezue rexhimin e Enver Hoxhes.Paret per lufte dhe per ushtri ,Tita na tha i ka dhane Franca...Une tha ai e kam ba kete pune tri vjet me radhe pa marre asnji pare prej Tites as Frances...dhe kur pashe se shka jemi kah bojme na ika e dola ne Itali me pasaporta te cilat nji prift katolik qe e kishte mire me serbine na i gjeti dhe dolem ne Amerike...e hupem per tane jeten...
Sot ky plak jeton ende ne Dallas dhe ka 84 vjet...Marsin e kaluar e takova rastesisht dhe kur i thash se une jam ai Enveristi i shkuan lotet e s`mund foli asnje fjale...Kishte shkruar disa gjana dhe ashtu te shkruara  e te bera duç neper xhepa mi zgjati ti shoh...Kur fillova te lexoj...me erdhi ligesi...dhe s`i hapa me shume se 3-4 minuta...Tregonte punet qe kishte bere dhe qe te gjitha i kishin dalur mbrapsht duke punuar per te huajt!...
Ka dhe me...por 
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 2293
  • Karma: 1
PetritKola
#19 ne: 27-01-2007, 20:34:04
E mira dhe e keqja egzistojne se bashku, por raportet perqindjet janë tjetër gjë.
Unë kam jetuar një cope jetë kur ishte gjallë Enveri. Pothuaj hitoria fillonte me formimin e grupeve komuniste, aty meshohej me shumë.Nuk i kushtohej rëndësi origjines. Data 29 nentor ishte shumë e rëndësishme, 28 jo... Ne plan të parë ishte internacionalizmi dhe jo patriotizmi.
Fakt është se qysh pas 1990 e deri me sote te gjithë qe janë ne pushtet dhe po e shesin Shqiperine, janë ata te elites komuniste (Njeriu i ri) te krijuar ne ato vite...

Nuk kam shumë kohe te shkruaj por pyes përse mbaheshin fsheur këto vargje dhe nuk mesoheshin ne shkolle as ne kohën e Enverit dhe as sot?

PELLASGËT-SHQIPËTARËT

Pas pakë herë,
Duke përzjerë
Ca me të tjerë,
Bënë elinët,
Dhe duke ndarë
Syresh një farë,
Si ka të ngjarë,
Bëri llatinët.

Naim Frasheri


Thot' Herodoti,
Në Tomor zoti
Shtëpi qëmoti
Kishte Dhodhonë
Eshtë m'e vjetër
Ngaha çdo tjetër,
Shumë më tepër,
Kjo gjuha jonë.

Naim Frasheri

Kostandinopoj' e ndjerë
S'u mbajt, po ra menjëherë.
Grekërit' ishin të vdekur,
S'hanin dot barut e hekur,
Le të mbahen me lëvdatë
Grekërëtë posi gratë,
Me fjal' e me thashetheme,
Janë të gjitha të rreme.

Naim Frasheri

Perse ne shkolla dhe institucione shtetrore nuk kishte flamur kombetar por vetem fotografia e Enver Hoxhes.


P.S
Përse Saliu ndaloj shperndarjen e librit te Ukshin Hotit "Filozofia për zgjidhjen e çështjes shqiptare"?
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 1626
  • Karma: -4
  • Gjinia: Mashkull
arbias
#20 ne: 31-01-2007, 19:44:49
Shikoje enverin ketu









  • M'pelqe
    Kot fare
    Super