×

 Enver Hoxha për bashkimin e trojeve Shqiptare !

· 21 · 674

 Enver Hoxha për bashkimin e trojeve Shqiptare !

· 21 · 674

  • Gjinia: Mashkull
  • i identifikuar
    Berni
    #15 ne: 22-01-2007, 12:58:54
    Ishte Enveri ai qe ia dhuroi "Ish Jugosllavise" trojet Shqiptare pas Luftes se dytë Botërore.

    Po shtoj une dicka nga kjo qe ke thene ti me siper

    ...........

    Kjo u pa edhe në vizitën e kryeministrit Enver Hoxha në Jugosllavi më 23 qershor ‑ 2 korrik 1946 dhe në traktatet që nënshkroi Shqipëria me Jugosllavinë. Veçojmë nga fjala e Enver Hoxhës në aeroportin e Beogradit:

    "...Ju siguroj se sot gjithë populli shqiptar është çuar në këmbë dhe brohoret për popujt e Jugosllavisë. .......U çelnikos miqësia dhe vëllazërimi do të jetë i përjetshëm pse prej këtej varet e ardhmja e lumtur e popullit tonë, pse ky vëllazërim dhe kjo miqësi është e ngushtë është një nga faktorët më kryesorë të vëllazërimit të Ballkanit dhe është një faktor për mbrojtjen e paqes dhe demokracisë....(gazeta "Bashkimi" 25 qershor 1946).

    Enver Hoxha në përshëndetjen e tij në Beograd ndër të tjera ka theksuar:

    "...Në të kaluarën populli shqiptar ishte ndarë nga Jugosllavia për shkak të veprimtarisë së kombinuar të klikave të vendit dhe të jashtme, që kishin qëllim të përçanin dy popujt vëllezër. Me gjithë këtë populli shqiptar tregoi gjatë luftës dëshirën e fortë që t`ia presë rrugën kësaj politike antipopullore. Më në fund populli shqiptar e gjeti rrugën e drejtë dhe sot ai sheh tek Jugosllavia jo vetëm popullin vëlla e aleat por edhe mikun e tij, popullin që i ka dhënë një përkrahje të fortë si gjatë luftës ashtu edhe tani në paqe për ndërtimin e një të ardhme më të mirë....."(gazeta "Bashkim" 26 qershor 1946).

    Gjatë vizitës së tij në Jugosllavi Enver Hoxha shkoi kudo përveçse në Kososë. Ai u takua edhe më udhëheqësin komunist Josip Broz ‑ Tito. Kur u kthye në Tiranë më 2 korrik 1946 Enver Hoxha do të deklaronte në aeroportin e Tiranës:

    "..Ne, popujt vëllezër të Jugosllavisë i kemi miq të mëdhenj dhe nga më të sinqertit, dhe këtë miqësi do ta ruajmë si sytë e ballit, ta forcojmë dita‑ditës pse ajo është garancia shumë e madhe e mbrojtjes së indipendencës dhe sovranitetit të vendit tonë, është një nga faktorët kryesorë të përparimit të vendit tonë......Prandaj të vemë të gjitha forcat tona që vëllazërimi mes popullit shqiptar me popujt e Jugosllavisë të forcohet shumë e shumë për të ardhmen e popullit tonë...."(gazeta "Bashkim" 3 korrik 1946).

    • Gjinia: Mashkull
  • i identifikuar
    albnobody
    #16 ne: 22-01-2007, 14:32:23
    Po shtoj unë diçka nga kjo qe ke thënë ti me sipër

    ...........

    Kjo u pa edhe në vizitën e kryeministrit Enver Hoxha në Jugosllavi më 23 qershor ‑ 2 korrik 1946 dhe në traktatet që nënshkroi Shqipëria me Jugosllavinë. Veçojmë nga fjala e Enver Hoxhës në aeroportin e Beogradit:

    "...Ju siguroj se sot gjithë populli shqiptar është çuar në këmbë dhe brohoret për popujt e Jugosllavisë. .......U çelnikos miqësia dhe vëllazërimi do të jetë i përjetshëm pse prej këtej varet e ardhmja e lumtur e popullit tonë, pse ky vëllazërim dhe kjo miqësi është e ngushtë është një nga faktorët më kryesorë të vëllazërimit të Ballkanit dhe është një faktor për mbrojtjen e paqes dhe demokracisë....(gazeta "Bashkimi" 25 qershor 1946).

    Enver Hoxha në përshëndetjen e tij në Beograd ndër të tjera ka theksuar:

    "...Në të kaluarën populli shqiptar ishte ndarë nga Jugosllavia për shkak të veprimtarisë së kombinuar të klikave të vendit dhe të jashtme, që kishin qëllim të përçanin dy popujt vëllezër. Me gjithë këtë populli shqiptar tregoi gjatë luftës dëshirën e fortë që t`ia presë rrugën kësaj politike antipopullore. Më në fund populli shqiptar e gjeti rrugën e drejtë dhe sot ai sheh tek Jugosllavia jo vetëm popullin vëlla e aleat por edhe mikun e tij, popullin që i ka dhënë një përkrahje të fortë si gjatë luftës ashtu edhe tani në paqe për ndërtimin e një të ardhme më të mirë....."(gazeta "Bashkim" 26 qershor 1946).

    Gjatë vizitës së tij në Jugosllavi Enver Hoxha shkoi kudo përveçse në Kososë. Ai u takua edhe më udhëheqësin komunist Josip Broz ‑ Tito. Kur u kthye në Tiranë më 2 korrik 1946 Enver Hoxha do të deklaronte në aeroportin e Tiranës:

    "..Ne, popujt vëllezër të Jugosllavisë i kemi miq të mëdhenj dhe nga më të sinqertit, dhe këtë miqësi do ta ruajmë si sytë e ballit, ta forcojmë dita‑ditës pse ajo është garancia shumë e madhe e mbrojtjes së indipendencës dhe sovranitetit të vendit tonë, është një nga faktorët kryesorë të përparimit të vendit tonë......Prandaj të vemë të gjitha forcat tona që vëllazërimi mes popullit shqiptar me popujt e Jugosllavisë të forcohet shumë e shumë për të ardhmen e popullit tonë...."(gazeta "Bashkim" 3 korrik 1946).

    Meqenëse u dashka medomos te ndërhyjë prap ne këtë teme,po çfrytzoi rastin te kundershtoj ne këto qe keni përmendur ju i nderuar Berni!
    Para se te kundershtoj dhe te mbroj unë vijen time politike Kombëtare-Enverizmin,po ju benj me dije se këto qe shkruat ju janë te vërteta dhe krejt te pavlershme.
    Enver Hoxha dhe Shqipëria qe ai e Formoi me 24 Maj 1944 ne Permet,gjer ne vitin 1948 kanë qenë ende aleate kundër nazifashizmit!Gjatë Luftes se dytë botërore kanë qenë ne te njëjtin krah te luftës me Shkijet-ruset,anglezet,amerikanet etj...Ky rrjeshtim i Enver Hoxhes kundër Italise dhe gjermanise i dha atij rastin ta çfrytzoje menqurine dhe diplomacine qe kishte si njeriu me i aftë i asaj ne Evrope...për kohën e tij dhe ne rremuje e sipër kur ende s`kishte përfunduar Lufta e te medhenjve kundër Gjermanise ky Formoi shtetin e pavarur.Formimi i një shteti te pavarur shqiptar nuk do ishte i mundur asnjëherë te bëhej pas 9 majit 1945 kur kapituloi Gjermania.
    Kur lufta e dytë mbaroi,popujt qe u bashkuan kundër Gjermanise dhe italise,edhe pse Aleate ne luftën e fundit,ata iu kethyen prap aleancave të tyre tradicionale kombëtare,fetare dhe krushqesore!Kjo ndodhi me Angline,Francen etj...qe iu kethyen Rusise... Amerika Gjermanise etj...Kështu ishte edhe me Jugosllavine, Greqine, bulgarine, francen, angline, qe iu kethyen prap planeve dhe konventave tjera antishqiptare te viteve dhe shekujve te meparshem... Enver Hoxha kishte ruajtur dhe pritur me vite te tera një zbrastesi te vemendjes dhe mbikqyrjes kriminale evropiane kundër Kombit shqiptar dhe me squaresine  e tij te paperseritshme gjer me sot ne botë,arrijti ta ç`frytezoje këtë rast historik te 6 shekujve te shqiptarizmit si Komb!
    Pas perfundimit te luftës se dytë Botërore, shkijet dhe tërë miqt e tyre dobiçiste(te krishtere) iu sulen Shqipërisë qe ta gllaberojne pa asnjë fjale, duke e sulmuar ne çdo hap, ne çdo fjale, ne çdo shkrim, ne çdo hapësirë jetese.
    Ne Vitin 1945 Shqipëria e Enver Hoxhes e dalur nga dy Lufta shkaterruese gjer ne themel...e krijuar rishtas si shtet i pavarur nuk kishte asnjë mjik ne botë qe atë e ndihmonte as te jashtem as te brendshem... sepse atë e rrenonin nga brenda emisaret e huaj kryesisht fetare te feve te huaja katolike dhe ortodokse. Po të hedhim një sy mbi ushtarët partizane te cilët kanë luftuar përkrah Enverit dhe te prire nga ai kundër Italise dhe gjermanise, do të shihet fare qartë se këta ishin shumica muslimane dhe ortodokse!Muslimanet shqiptare kuptohet qe gjithnjë kanë qenë shtylla e kombit shqiptar qëkur se këtë komb e Formoi Turqia me 1468 e gjer me sot... Por a thua pse edhe Ortodokset sllave e bene këtë?
    Ata e bene sepse nuk e deshten Italianin as Gjermanin por sllavin si vëlla te fesë dhe bashkangjitjen e shqiperise shtetit te tyre vella serbosllav.Meqenëse elementi sllav qe mori pjesë ne luftën e dyte botërore për çlirimin e Shqipërisë ishte i dërguar enkas nga sllavet po edhe nga miqt e tyre evropiano-sllave ai luuajti rol te rëndësishëm ne organizimin, pregaditjen profesionale ushtarake dhe atë politike prosllave te popullit totalishtë te varfer dhe analfabet shqiptar qe kishte lënë pas "Mbreti", miku i Nikolla Pashiqit Ahmet Zogu! Kjo lufte, këta heronj, deshmore, komandante dhe komesare te njohur ushtarake te ushtrise shqiptare qe luftoi kundër Italise fashiste dhe gjermanise naziste ishin shumica  kuadro sllave-ortodokse.Qellimi i tyre ishte qe shqiperine ta fusin nen Sllavi gjersa qellimi i Enverit ishte qe ata ti çfrytzoje per ta çliruar Shqiperine me ndihmen e tyre por vlera e çlirimit ti mbvatet Shqiperise dhe Enverit.Sllavet dhe miqte e tyre sidomos Franca dhe Anglia, kishin inkurajuar keta sllave qe ishin inkorporuar ne ushtrine shqiptare partizane te Enverit por edhe kishin dërguar paraemisare të tyre nëpër trojet shqiptare qe te vezhgojne Luften e shqiptareve  sidomos kundër Gjermanise Naziste sepse nuk donin ne asnjë rast qe te lejojne qe shqiptarët te çlirohen vet dhe kështu te shpallin shtetin e tyre te pavarur...sepse atë e kishin shkruar qe moti ne Berlin e me vonë se duhej te coptohej ne disa shtete sllave. Ne Shqipëri me Forcat Angleze qe kanë vepruar kundër enver Hoxhes krejtesisht ushtare shqiptare mercenare dhe te mashtruar nga kisha dhe xhamia... ka udhehequr Kolonel Ali Perolli (ka ngordhur ne Amerikë para 4-5 vitesh).Të gjithë shqiptarët e këtij batalioni anglez qe thuhet qe ka patur shumë çeta  dhe togje ne një numer gadi 1000 ushtare, kanë vepruar direkt  ne pengimin e çlirimit te Shqipërisë nga Gjermania naziste prej partizaneve te Enverit! Këtë kolonel Ali perollin e ngordhur e kam takuar ne jetën time se paku 50 herë,ka lene 4 djem dhe nje vajze qe i jetojne ne NewYork dhe ne Florida! Njejte kanë bërë franca, jugoslavia, greqia, rusia , italia etj... dhe kjo vetëm gjatë luftës gjer me 29 nentor 1944!
    Pra, merita e Enver Hoxhes për njeriun shqiptar e jo për atë te jashtem antishqiptar është aq e madhe sa s`ka fjale ne botë qe e permbledhe...
    Fjalët edhe levdatat, letrat edhe puthjet me vellezerit shkije etj... te Enverit dhe enveristeve i dij unë dhe tërë politikanet e vërtetë shqiptare, këto s`i dijnë vetëm analfabetet qe kanë lindur ne saliizem, papizem dhe janullatosizem!
    Kam shkruar (dhe po shkruaj prap sepse kam ende kohe për te humbur)se kush deshiron ta akuzoje Enver Hoxhen, filloni nga viti 1948 kur evropa ia vendosi kufinjt me dhunë Shqipërisë se padeshiruar dhe te denuar për zhdukje! Meqenëse un vet nuk kam qenë prezent ne asnjë veprim apo vendim te Enver Hoxhes sepse jam shum i ri për ato gjëra,prap  jam ne gjendje te përgjigjem dhe ta mbroj atë nga e tërë bota me fakte dhe këtë plotësisht si njeriun me te mirë qe ka krijuar ndonjëherë historia, jo vetëm ajo Shqiptare! Unë kam studjuar gjer me sot çdo fjale, shkronje, vendim, urdher, leter, vepër te shkruar, memoar , leter dashurie, sharlatanizem te rrugëve te tij si i ri, etj... dhe çdo gjë del e përsosur. Këto qe shkruhen këtu nëpër forume nga larvat e ndryshme qe kanë lindur pas kohës kur lindin heronjte dhe Profetët...mua s`me bëjnë fort përshtypje ... por dëshirë kam t`e sjelli ndoj herë ndonjë pengesë ne udhën e tyre qe te ndalen e te studjojne pak  me koken e tyre keto fjalët qe i sjellin ne  këtë Kuvend...e jo gjithnje me ka thene baba apo babagjyshi...
     Nuk duhet marrë pjaten e mbushur nga tjetri e ta sjellësh këtu direkt pa e shiquar se ç`ka ne te!     

    • Gjinia: Mashkull
  • i identifikuar
    Bekimi
    #17 ne: 22-01-2007, 18:16:29
    Shoku askushi... shpresoj se keto dite do te te sjell ca materiale te shkruara nga nje deshmitar i gjalle, se si Enveri ua dhuroi Kosoven dhe Iliriden jugosllavise se atehershme..

    Te jesh i bindur se jane te verteta.

    • Gjinia: Mashkull
  • i identifikuar
    albnobody
    #18 ne: 22-01-2007, 18:54:12
    Shoku askushi... shpresoj se këto ditë do të te sjell ca materiale te shkruara nga një deshmitar i gjallë, se si Enveri ua dhuroi Kosovën dhe Iliriden jugosllavise se atehershme..

    Të jesh i bindur se janë te vërteta.
    Dituria s`ka kufinj.Nuk refuzoi apriori asnje bisede as takim,asnje material apo fjale.Miresebjen çdo gje,çdo fakt apo shpifje..te gjitha jane pjese te jetes...
    Ne sado qe te kundershtohemi,nje koncensus duhet ta kemi,e ai eshte shpetimi i Kombit shqiptar nga rreziku i sotem permanent i zhdukjes se tij nga "demokracia" e huaj!Se cilen metode perdore ti e cilen une...kjo ka rendesi por sepaku ne nje drejtim do ishte mire te ishim!Te ta them te drejten,kesi deshmitaresh te gjalle  analfabete dhe lopare qe u kane sherbyer sherbimeve te huaja fetare dhe shteterore kam takuar gjer me sot mbi 500 sish.Nuk po them per kete qe mendon ti tani por jam shum skeptik...sepse s`ka mundesi qe ende sot te jetoje dikush i menqur dhe qe ka fakte per nje gje te tille e qe ka qene i shkolluar sa per te dijte shkrim dhe lexim e per te shenuar gjerat e asaj kohe.Edhe ne se ka patur ndonjerin nga ata,gjer me sot te gjithe i kane vjellur dhe stervjellur te gjitha qe i kane patur per t`i thene kunder Enverit  me qindera here!

    Une do te perseris ty nje rast timin ne vitin 1996.
    Isha ne Zvicerr.
    Nga amerika me telefonon vellau im dhe me thot dil ne Aeroport dhe merre ket njeri.Merre ne shtepi dhe te nesermen prap hipwe ne aeroplan per Washington.
    Dola dhe e prita...Nje plak 74 vjeqar,i mbajtur dhe nje trup vertete per lakmi.E solla ne banese dhe i ofrova pritje ashtu si e kemi zakon...rrinte i mbyllur dhe s`fliste gadi asgje...Pas disa oreve ia behen dy veta ke une dhe kerkuan ta takojne...i legjitimova dhe u a hapa deren...Ata qe erdhen ate nuk e njihnin por kishin degjuar per te si "demokrat dhe antikomunist" i dalluar!
    At nate bisedat u sollen vetem per gjera te thjeshta dhe vizitoret u shperndane...Te nesermen duke e sjelle me makinen time ne aeroport ai me tha:
    Ti djal i mire ...po me vjen keq me te thane por po ta them:
    Ai MUTI Yt(Enveri) shqipnine e kishte pas bere shkretine mbi toke dhe xhenet nen toke!Tane jeten kam luftue kunder tij por kot.Ish kone me ja dhane doren po çka me i bo tradites,miqve qe ishin te lidhun me te huajt dhe luftuem ne krah te shkaut kunder Enverit.Vet une tha jam kane ne Beograd te Tita me 1965 dhe ai me pat caktue komandant te ushtrise i cili ka me u fute ne shqipni me ushtare shqiptare e mercenare te ndryshem e me e rrezue rexhimin e Enver Hoxhes.Paret per lufte dhe per ushtri ,Tita na tha i ka dhane Franca...Une tha ai e kam ba kete pune tri vjet me radhe pa marre asnji pare prej Tites as Frances...dhe kur pashe se shka jemi kah bojme na ika e dola ne Itali me pasaporta te cilat nji prift katolik qe e kishte mire me serbine na i gjeti dhe dolem ne Amerike...e hupem per tane jeten...
    Sot ky plak jeton ende ne Dallas dhe ka 84 vjet...Marsin e kaluar e takova rastesisht dhe kur i thash se une jam ai Enveristi i shkuan lotet e s`mund foli asnje fjale...Kishte shkruar disa gjana dhe ashtu te shkruara  e te bera duç neper xhepa mi zgjati ti shoh...Kur fillova te lexoj...me erdhi ligesi...dhe s`i hapa me shume se 3-4 minuta...Tregonte punet qe kishte bere dhe qe te gjitha i kishin dalur mbrapsht duke punuar per te huajt!...
    Ka dhe me...por 
  • i identifikuar
    PetritKola
    #19 ne: 27-01-2007, 20:34:04
    E mira dhe e keqja egzistojne se bashku, por raportet perqindjet janë tjetër gjë.
    Unë kam jetuar një cope jetë kur ishte gjallë Enveri. Pothuaj hitoria fillonte me formimin e grupeve komuniste, aty meshohej me shumë.Nuk i kushtohej rëndësi origjines. Data 29 nentor ishte shumë e rëndësishme, 28 jo... Ne plan të parë ishte internacionalizmi dhe jo patriotizmi.
    Fakt është se qysh pas 1990 e deri me sote te gjithë qe janë ne pushtet dhe po e shesin Shqiperine, janë ata te elites komuniste (Njeriu i ri) te krijuar ne ato vite...

    Nuk kam shumë kohe te shkruaj por pyes përse mbaheshin fsheur këto vargje dhe nuk mesoheshin ne shkolle as ne kohën e Enverit dhe as sot?

    PELLASGËT-SHQIPËTARËT

    Pas pakë herë,
    Duke përzjerë
    Ca me të tjerë,
    Bënë elinët,
    Dhe duke ndarë
    Syresh një farë,
    Si ka të ngjarë,
    Bëri llatinët.

    Naim Frasheri


    Thot' Herodoti,
    Në Tomor zoti
    Shtëpi qëmoti
    Kishte Dhodhonë
    Eshtë m'e vjetër
    Ngaha çdo tjetër,
    Shumë më tepër,
    Kjo gjuha jonë.

    Naim Frasheri

    Kostandinopoj' e ndjerë
    S'u mbajt, po ra menjëherë.
    Grekërit' ishin të vdekur,
    S'hanin dot barut e hekur,
    Le të mbahen me lëvdatë
    Grekërëtë posi gratë,
    Me fjal' e me thashetheme,
    Janë të gjitha të rreme.

    Naim Frasheri

    Perse ne shkolla dhe institucione shtetrore nuk kishte flamur kombetar por vetem fotografia e Enver Hoxhes.


    P.S
    Përse Saliu ndaloj shperndarjen e librit te Ukshin Hotit "Filozofia për zgjidhjen e çështjes shqiptare"?

    • Gjinia: Mashkull
  • i identifikuar
    arbias
    #20 ne: 31-01-2007, 19:44:49
    Shikoje enverin ketu