×

Sondazh

Kush ka faj?

Dora e okupatoreve?
4 (44.4%)
Naiviteti si komb?
5 (55.6%)

Numri i anetareve qe votuan: 9

C'na duhet jeta? ROB GJITHMONE!

· 6 · 1620

C'na duhet jeta? ROB GJITHMONE!

· 6 · 1620

  • Postime: 8
  • Karma: 0
  • Gjinia: Mashkull
P.LLapushniku
ne: 12-08-2008, 03:19:29
Duke e mar historinë e shqiptarvet qe nga fillimet e hershme , e deri ne historin me te re ,
patjetër se do të lexojm për një popull trim , me heronje te shumte kombtar , me sakrifica te mëdha për Liri.

Po a mund të themi se shqiptarët jan popull Liri dashes sot !
-Sot shqiptarët jan te ndar ne pesë copa , ne Shqiperin e sotme administrative , Kosov , Mal Zi , Irjm dhe Greqi.
Të ndar siç jena , nuk na ndajn vetëm kufijte edhe armiqt e shumte , por edhe urrejtja shqiptaro-shqiptare.
Nga vjen kjo urretje ? - Është e instaluar me vite nga armiqt shekullor apo e promovojm vet nga naiviteti jonë i perbashket!

Pas Luftes Dyte Botërore , Shqipëria filloj historinë e re si shtet komunist , e izoluar nga bota , me ekonomi te mirë ,
dhe me perkufizime te shumta.
Një nga këto perkufizime ishte religjioni , qe ndoshta ka ndikuar ne mentalitetin e shqiptarve dhe ne paqen nder-fetare sot ne Shqipëri.

C'far ndodhte me shqiptarët jashta kufijve te shtetit Shqiptar , dhe nën okupim te sllaveve barbar ?
- C'far kufizimesh egzistonin për shqiptarët ne Jugosllavi !
Kosova ishte shenjester e nacizmit te serbve edhe sllaveve tjerë te Federates Jugosllave. Perjetoi tmerr gjat gjith kohës , derisa Sh.b.a-te ,
intervenuan ne shkaterimin e Jugosllavise , e në fund zgjodhen shqiptarët si aleat ne Ballkan , duke na dhënë shtet te dytë , pra Kosovën ,
dhe siguri nga agresionet sllave.

Cfar ndodhte me shqiptarët e 'Maqedonisë' ?
Diskriminimi ka qenë ende me i madh nga sllavo-maqedont edhe nga partneret e tyre sllav.
Pervec vrasjeve te shumta te shqiptarve , trajtimi si qytetar te dores dytë , të drejtat e kercenuara , shenjester kryesore e sllaveve te "Maqedonisë" ka
qenë mos lejimi për shkollim ne gjuhën shqipe , duke menduar se ne atë mënyrë do ti mbajn nën kontroll , si komb primitiv.

Derisa shkollat shqipe ishin te ndaluara , nga ana tjetër xhami ndertohej pa asnjë far problemi !
Duke na dhënë xhamia e jo shkolla , strategjia jugosllave ju dukej e përkryer. Duke shfrytzuar fenë Islame , qëllimi i sllaveve
ka qenë qe shqiptarët te dilshin para syve te botës si popull primitiv , i ardhur nga Turqit e atehershem , dhe se rrenjet e tyre sjan ne Ballkan.
Këtë strategji e shfrytzuan dhe ne konfliktin e armatosur te 2001-shit , duke i thir shqiptarët terorist Islamik dhe duke u shpreh para
botës se shqiptarët marin përkrahje nga vellezerit e tyre musliman ne mbarë botën.
Edhe sot e kësaj ditë , shum shqiptar mendojnë se ne Luften e Kosoves dhe ne 2001-shin e "Maqedonisë" , përkrahje dhe ndihm shqiptarve
ju kan ardhur arab musliman ose kombesi tjera të ndryshme Islame.
Gjë qe tregon depertimin e thelle te propagandave sllave dhe dëshirën e tyre te na identifikojn si ekstremist musliman.


Nga kjo , te dashur student e shqiptar , mos ja lejoni vetes tju perbine propagandat sllave , dhe t'ju instalojn urrejtje shqiptaro-shqiptare,
tregoni pjekuri , tregoni se nuk jemi aq naiv. Dhe se Shqipëria është e pa shmangshme , e ne te jetojn shqiptar musliman , shqiptar katolik , shqiptar ortodoks ,
me një qëllim te perbashket , LIRINE .
« Editimi i fundit: 12-08-2008, 10:47:12 nga M A X »
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 35
  • Karma: 0
  • Gjinia: Mashkull
Prodigious
#1 ne: 12-08-2008, 07:28:57
Ne shqiptaret fitojme me lufte por humbim me diplomaci!
Shembulli me i fresket - lufta ne Maqedoni. Por kjo eshte perseritur gjate gjithe historise, ne shumten e rasteve.
Fatmirsisht gjendja e shqiptarve ne Ballkan eshte duke u permirsuar, (si me krijimin e shtetit Kosovar) sidomos pas gjith padrejtesive qe na jan bere pas luftrave botrore.
Dhashte Zoti dhe do ta cojme deri ne fund - njeher e pergjithmon ta zgjedhim ceshtjen kombetare. Me me shume mencuri dhe me pak naivitet dhe primitizem.
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 21951
  • Karma: 43
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#2 ne: 12-08-2008, 10:50:49
Nuk mund te themi se kemi qene rober gjithmone. 100 vitet e fundit ishin shume te veshtira per kombin tone, por cdo komb i ka periudhat e tij te zeza dhe fatkeqsisht ne jetuam nje nga ato. Gjerat duket te ecin per mire. Tani shpresoj qe shqiptaret ne Maqedoni te zgjohen e te punojne sa me shpejt per te arritur pavarsine e vertete. Me se paku duhet te kerkohet federalizimi i Maqedonise sepse kete te drejte askush nuk ka pse t'ia ndaloje shqiptareve te atjeshem.
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 35
  • Karma: 0
  • Gjinia: Mashkull
Prodigious
#3 ne: 12-08-2008, 11:29:21
Çka do të federalizojme? Tetoven, Gostivarin, Dibren... Mendoni se do arrijme qe ne pjesen shqiptare te federates te ngel Shkupi, Kumanova, shqiptarët e 'haruar' te Manastirit, Prilepit, Krusheves, Resnjes, Velesit...
Krejt këto do të ngelin ne pjesen 'maqedonase', sepse skan ku shkojnë ata (maqedonasit), kurse ne kemi mjaft qytete shqiptare ne perëndim te cilat edhe ashtu janë me shumicë shqiptare dhe skemi nevoj te federalizojm kur veç me i kemi ne duar.
Do humbim pikat me te ndjeshme për shqiptarët ne Maqedoni - kryeqendren ilire, Shkupin, dhe shumë te rëndësishme - Kumanoven. Do humbim çdogjë shqiptare ne pjeset qendrore dhe lindore dhe veriore te Maqedonisë, qe asesi nuk guxon të ndodhë sepse këto anë mbajnë vlera shumë te larta historike dhe maqedonet me gjith qejf do të pervetsonin si histori e tyre. Qe edhe jan duke bërë, kurse me federalizim vetëm do tu japim edhe pajtimin tonë.
Duhet te realizojm të drejtat shqiptare ne tërë teritorin e Maqedonisë, pa asnjë perjashtim qoftë edhe një shqiptar i vetëm ne pyetje, sepse aty sigurisht fshehet një lashtesi shqiptare qe është ne zhdukje e sipër. Kjo sidomos ne pikat e ndjeshme. Këto pika te ndjeshme nuk janë pjesa perendimore por pjesa qendrore dhe veriore te cilat do të ngelnin maqedonve sepse janë me shumicë ne këto pjesë. Ne këto pjes kanë jetuar ilirët qe prej kohrave te lashta dhe nëse këto pjes edhe zyrtarisht ju ngelin maqedonve me federalizim, ata me sukses do të mbarojnë procesin e falsifikimit te historisë shqiptare/ilire ne dobi te asaj sllavo-maqedonase.
Duhet te zgjohemi, plotesisht pajtohem MAX. Pastaj do ta kemi shume qarte se cka dhe si duhet vepruar. Tani shume lehte mund te manipulohemi per qellime politike, perfitime personale, manipulime sllave etj.
Të vetmit qe do të perfitonin nga federalizimi do të ishin politikanet shqiptar, te cilët edhe nuk ngurojn te promovjne një gjë te tillë.
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 21951
  • Karma: 43
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#4 ne: 12-08-2008, 12:53:08
S'eshte e thene te federalizohet territorialisht Maqedonia. Mund te behet edhe duke mos definuar territore. Shqiptaret duhet te marrin te drejtat e plota si bashkeshtetas te barabarte te shtetit te Maqedonise duke pasur ne te vertete pushtet dhe jo vetem ate lokal.
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 35
  • Karma: 0
  • Gjinia: Mashkull
Prodigious
#5 ne: 12-08-2008, 13:33:11
Po ne kemi edhe pushtet qendor (pjeserisht), jemi ne koalicion me partine me te madhe maqedonase, kemi ministra, drejtor, gjyqtar, udheheqes etj ne nivel republikan. Ne kerkojm te jemi komb shtetformues dhe te kemi te drejta te njeta qytetare ne mbare teritorin e Maqedonise. Kur kjo te realizohet, nuk ka shume kuptim federata e ndonje lloji, pervec nese kete e shohim si hap te pare per shkeputje, ndarje teritioriale te Maqedonise qe eshte edhe qellimi i njohur dhe i pranishem mes shqiptarve te Maqedonise.
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super