×

 Keshilla Mjeksore

· 3 · 1143

 Keshilla Mjeksore

· 3 · 1143

  • Gjinia: Mashkull
  • i identifikuar
    M A X
    ne: 04-05-2011, 00:48:39
    Infarktet më të rënda ndodhin para dite

    Me këtë studim janë vërtetuar rezultatet e disa studimeve paraprake, të cilat kishin konstatuar, se ora biologjike ndikon në zemër në shumë mënyra. Infarktet që ndodhin paradite shpesh janë më të rëndë, sesa ata që ndodhin në kohë të tjera. Një ekip i shkencëtarëve spanjollë kanë analizuar të dhënat nga 811 pacientë midis viteve 2003 dhe 2009, të cilët për shkak të infarktit të zemrës ishin pranuar në një klinikë të Madridit, - shkruan revista shkencore “Heart”. Më shumë se tri të katërtat e atyre pacientëve ishin meshkuj të moshës mesatare 62 vjet. Nga ta, 269 kishin përjetuar infarkt midis orës gjashtë të mëngjesit dhe mesditës. Me matjen e nivelit të një enzime në gjakun e pacientëve është konstatuar përqindja e indit të vdekur të zemrës, i cili ishte krijuar për shkak të bllokimit të furnizimit me gjak të muskulit të zemrës. Te pjesëmarrësit, të cilët kishin përjetuar infarkt midis orës gjashtë të mëngjesit dhe mesditës, respektivisht gjatë kalimit nga errësira në dritë, është parë se indi i vdekur i zemrës përfshinte mesatarisht një sipërfaqe për 21% më të madhe sesa te pacientët, te të cilët infarkti kishte ndodhur midis orës 18:00 dhe mesnatës. Me këtë studim janë vërtetuar rezultatet e disa studimeve paraprake, të cilat kishin konstatuar, se ora biologjike ndikon në zemër në shumë mënyra, duke ndikuar në shtypjen e gjakut, ritmin e zemrës, në qelizat me të cilat janë të veshura enët e gjakut, etj. “Rezultatet e këtij studimi mund të jenë të dobishme në vlerësimin e efikasitetit të ilaçeve kundër sëmundjeve të zemrës”, - thonë shkencëtarët spanjollë.

    Medikamentet që shkaktojnë anemi

    Të gjitha medikamentet kanë efekte anësore, por edhe barnat e të njëjtës përbërje, të prodhuara nga prodhuesit e ndryshëm, mund të shfaqin variacione të efekteve të padëshirueshme. Në 8-10% të rasteve, medikamentet që përdoren në sëmundjet e reumatizmit, japin anemi nga gjakderdhja. Në këto raste rekomandohet përdorimi i ranitalit, medikament që pengon gjakderdhjen nga stomaku. Ulcera është një nga arsyet e shpeshta prej anemisë nga mungesa e hekurit tek meshkujt deri në njëfarë moshe. Pas menopauzës këto shanse rreziku barazohen si te gratë ashtu dhe te burrat. Por gjatë kohës së lindshmërisë, tek gratë është tipike anemia nga mitra. A sigurojnë ushqimet cilësinë apo sasinë e gjakut? Edhe cilësinë edhe sasinë, por cilësia është më e rëndësishme, sepse për sasinë ekziston një mekanizëm i autokontrollit të organizmit. Cilësia varet nga këto produkte, që merren nga jashtë, që japin hekurin dhe dy vitaminat e përmendura B12 dhe acid folik.

    Pini çaj dhe parandaloni plakjen

    Konsumi i çajit parandalon plakjen e parakohshme dhe e tregon njeriun më të ri se mosha e tij. Kërkuesit kinezë thonë, se me pirjen e më shumë se 3 filxhan çaji në ditë njeriu nga pikëpamja biologjike tregon më i ri. Shkaku i kësaj dukuri është ekzistenca e një lënde kimike në çaj me emrin “Polifiunu” e cila mbron qelizat nga dëmtimet, që shkaktojnë plakjen e tyre. Kërkimet tregojnë, se Polifiunu mund të mbrojë njeriun nga viruset dhe nga infarktet e zemrës, madje edhe nga disa lloje kanceresh.

    Konsumimi i peshqve zvogëlon lindjet e parakohshme

    Është parë se shtatzënat, të cilat mesatarisht hanin peshq dy-tri herë në javë, ishin 40% më pak të rrezikuara nga lindja e parakohshme. Shtatzënat që hanë peshq disa herë në javë, janë më pak të rrezikuara nga lindja e parakohshme e fëmijës së tyre, pa marrë parasysh praninë e faktorëve të tjerë të rrezikut. “Ekspertët preferojnë, që shtatzënat të hanë peshq dy herë në javë, - thuhet në revistën profesionale “Obstetrics & Gynecology”. Një studim i ri i shkencëtarëve amerikanë nga spitali i fëmijëve “Nationwide” në Kolumbus, është bërë me pjesëmarrjen e 852 shtatzënave, të cilat më parë kishin lindje të parakohshme, prandaj u kërcënohej një rrezik më i madh që edhe kësaj here të lindnin para terminit të caktuar. Është parë se shtatzënat, të cilat mesatarisht hanin peshq dy-tri herë në javë, ishin 40% më pak të rrezikuara nga lindja e parakohshme. Kërkuesit shkencorë besojnë, se këto rezultate mund të shpjegohen me ndikimin pozitiv të sendeve ushqimore, të cilat gjenden në peshq.

    Kivi zhduk vitet nga fytyra!

    Në sajë të dozës së lartë të vitaminave C dhe E, që përshpejtojnë krijimin e kolagjenit dhe hidratimin natyral të lëkurës, kivi është ”eliksir” i pabesueshëm në luftën kundër rrudhave. Ky është rezultati që doli nga një studim britanik. Për shkak të kësaj, si preventivë dhe për reduktimin e treguesve më të dukshëm të viteve, por edhe forcimin e sistemit imunitar, rekomandohet konsumimi i rregullt i kivit, që ka vetëm 45 kalori. Përveç vitaminave C dhe E, përmban edhe fibra bimore, kalium, bakër, magnez dhe mangan. Kivi është i pasur edhe me acid askorbik, që neutralizon bakteret dhe mbledh poret. Nëse keni filluar të hani kivi kundër rrudhave, efektin mund ta forconi me maskë: bëni kremin nga një kivi dhe pak kos. Aplikoni në fytyrë një shtresë të trashë, lëreni të veprojë shkurt, dhe shpëlajeni mire.

    Grindjet e fëmijëve të dobishme për zhvillim

    “Fëmijët që shpesh grinden me motrën apo vëllain, kalojnë një stërvitje sociale”, - pohojnë shkenctarët britanez. Sipas hulumtimeve të bëra në Universitetin e Cambridge , fëmijët që grinden me motrën ose vëllain me kalimin e viteve dalin më kollaj nga konflikti, kanë fjalor më të pasur dhe i përballojnë më lehtë kritikat. Përveç kësaj, në grindjet e fëmijëve edhe prindërit mund të mësojnë se si ta parandalojnë një grindje të tillë, pasi grindjet e fëmijëve shumë shpejt fillojnë dhe po me aq shpejtësi përfundojnë.

    Standard

    • Gjinia: Mashkull
  • i identifikuar
    M A X
    #1 ne: 11-04-2019, 08:48:45
    Nëse mendoni që me kontrollin e kolesterinës dhe me shmangien e ushqimit të shpejtë të zvogëloni rrezikun nga ataku në zemër – e keni gabim. Nuk është kjo edhe aq e thjeshtë.

    Edhe pse mungesa e aktiviteteve fizike, ushqimi jo i shëndetshëm dhe anamneza pozitive familjare do të ndikojnë në rritjen e rrezikut nga kjo sëmundje, nuk janë këta të vetmit faktorë të cilët duhet t’i keni parasysh. Këta janë 6 faktorët befasues të pazakonshëm, të cilët mund të rrisin rrezikun nga sulmi në zemër.

    Sëmundja autoimune
    Nëse keni ndonjë sëmundje autoimune siç janë lupusi, artriti reumatik apo artriti i psoriazës, atëherë jeni të rrezikuar nga sulmi në zemër. Femrat të cilat gjatë shtatzënisë zhvillojnë ndonjë sëmundje autoiumine janë posaçërisht të rrezikuara.

    Të ftohtët
    Dimri mund të jetë shumë i rrezikshëm për shëndetin. Të ftohtët mund të rrisë rrezikun nga sulmi në zemër, sepse kur moti është i ftohtë trupi përpiqet të mos lëshojë ngrohtësinë të avullojë nga trupi. Kjo mund të jetë shkaktar i sulmit në zemër, sepse enët e gjakut dhe arteriet tkurren.

    Keni filluar mënyrën e re të ushtrimit. Keni vendosur të ktheni formën, por është shumë me rëndësi si stërvitni. Nëse jeni mësuar me përtacinë dhe filloni përnjëherë kardio-treningun intensiv, rrezikoni ta dëmtoni zemrën.

    Përgatituni ngadalë dhe ngadalë ktheni formën. Vjen deri te rritja e hormonit të stresit, i cili çrregullon qarkullimin e deritanishëm të gjakut nëpër zemër.

    Keni kancer
    Hulumtuesit kanë zbuluar lidhjen midis kancerit dhe sulmit në zemër, dy sëmundje të cilat vrasin më së shumti njerëz në botë. Terapi të caktuara të kancerit siç është rrezatimi i gjoksit, posaçërisht i anës së majtë, rrit rrezikun nga sëmundja e arterieve koronare, e cila konsiderohet e rrezikshme, sepse vjen nga grumbullimi i kolesterinës në arterie e cila çon gjakun deri në zemër.

    Ilaçet kundër kancerit siç janë Adriamicini dhe Herceptini gjithashtu rrisin rrezikun nga sulmi në zemër.

    Thithni ajër të keq
    Ajri i papastër sjell perëndime shumë të bukura të diellit, mirëpo ekspozimi në ajër të cilësisë së keqe mund të ketë pasoja të mëdha negative për shëndetin tuaj, duke përfshirë edhe rrezikun nga sulmi në zemër.

    Ajri i keq mund të çojë deri në sulm në zemër për shkak të inflamacionit, sepse me frymëmarrje thithim grimca irrituese nga ajri, andaj trupi ynë patjetër duhet të punojë më shumë.

    Ngërçet e këmbëve
    Shfaqen nga një numër i madh shkaqesh, shumica e tyre janë beninje.
    Nëse çdo herë kur ecni pak më shumë ndiheni më mirë sapo të uleni, mbase vuani nga gjendja e cila është e njohur si sëmundje periferike e arterieve.

    Në atë rast ngërçet i shkakton arterioskleroza apo mbyllja dhe ngushtimi i arterieve periferike të cilat shkojnë nëpër këmbë.

    • Gjinia: Mashkull
  • i identifikuar
    M A X
    #2 ne: 11-04-2019, 21:16:19
     

    Tipi 2 i diabetit mund të shpie në komplikime të zemrës, syve, nervave, veshkave dhe këmbëve nëse nuk kontrollohet mirë.Zakonisht përdoren ilaçe në mënyrë që sëmundja të mbahet nën kontroll, por gjithashtu është e rëndësishme të ndiqet një dietë e shëndetshme e cila ka pak sheqer, kalori dhe yndyrë.

    Përveç se duhet t’i shmangni të gjitha ushqimet e pashëndetshme, ju mund ta mbani tipin 2 të diabetit nën kontroll edhe duke konsumuar ushqime të cilat ndihmojnë në përmirësimin e ndjeshmërisë së insulinës dhe rrjedhimisht në nivele të sheqerit në gjak.

    Sipas ekspertëve të diabetit, çaji është një prej pijeve e cila u sjell mjaft përfitim pacientëve me tip 2 të diabetit. Ekspertët kanë theksuar se çaji e përmirëson ndjeshmërinë e insulinës, madje edhe e zvogëlojnë rrezikun e zhvillimit të tipit 2 të diabetit.

    Kjo për shkak se llojet e caktuara të çajit përmbajnë mikronutrientë të quajtur polifenole, të cilat e rrisin aktivitetin e insulinës. Polifenolet janët ë mbushura me antioksidantë të cilët mund t’ju ndihmojnë të mbroheni nga inflamacioni dhe kancerogjenët.

    Sidoqoftë, ekspertët tregojnë se shtimi i qumështit në çaj i zvogëlon efektet e mira. Lloji më i mirë i çajit për të ndihmuar në përmirësimin e aktivitetit të insulinës është ai pa qumësht, siç është çaji i zi, çaji i gjelbër dhe çaji oolong.

    Një studim i vitit 2009 kishte treguar se konsumimi i tri gotave çaj në ditë mund ta reduktojë rrezikun e zhvillimit të tipit 2 të diabetit deri në 40%. /rd.al