×

Filmat shqiptarë sot

· 1 · 355

Filmat shqiptarë sot

· 1 · 355

  • Postime: 22566
  • Gjinia: Mashkull
M A X
ne: 11-08-2011, 12:24:27
Filmat shqiptarë

Prodhimet kinematografike shqiptare janë më të rralla, por kanë edhe ato publikun e tyre. Altin Prifti, drejtori i përgjithshëm i rrjetit të kinemave “Imperial” thotë se në një hark 2-vjeçar në “Imperial” janë shfaqur 6-7 premiera.

Sipas tij, këto prodhime kanë pasur një audiencë mesatare krahasuar me filmat e Hollivudit. “Në rast se do të bënim një përcaktim nga 1 te 10, filmat shqiptarë janë në nivelin 6-7 të të ardhurave dhe interesit që shfaq publiku.

Më i frekuentuari ka qenë filmi “Shqiptari” i regjisorit gjerman, Johannes Naber, ku rolin kryesor e luan aktori Nik Xhelilaj, ndërsa filmi i dytë më i ndjekur është  “Gjallë’ me regji të Artan Minarollit ku në rolin kryesor është sërish Xhelilaj. I treti është filmi “Ballkan Bazar” i regjisorit Edmond Budina, realizim mbi skandalin e eshtrave të Kosinës”, shprehet drejtuesi i rrjetit “Imperial”. Në mes të shtatorit jo vetëm në këto kinema, por edhe në çdo qytet ku ka kinema do të shfaqet filmi “Falja e Gjakut”, i regjisorit amerikan Joshua Martson, film që fitoi “Ariun e Argjendtë” në Berlinale. Sipas Priftit, për vetë temën që trajton, pritet që të jetë një film i frekuentuar po aq sa “Shqiptari" /top channel