×

 Kafeina

· 3 · 294

 Kafeina

· 3 · 294

  • Gjinia: Mashkull
  • i identifikuar
    M A X
    ne: 16-08-2011, 23:41:08
    Kafeina mbron lëkurën nga dielli

    Kafeina shërben për të mbrojtur lëkurën nga dëmet e diellit dhe të parandalojë tumorin e lëkurës.
    Përfundimin e ka nxjerrë një studim i kryer mbi minjtë dhe i publikuar në revistën Proceedings of the National Academy of Sciences.

    Kafeina, shpjegojnë studiuesit e Rutger University (SHBA), pengon krijimin e një proteine të quajtur ATR, e cila dëmton ADN-në.

    Të modifikuar gjenetikisht, minjtë pa ATR kanë pësuar tumorin e parë tre javë pas minjve normalë. /top channel

    • Gjinia: Mashkull
  • i identifikuar
    M A X
    #2 ne: 11-04-2019, 08:34:52
    Kafja dhe çaji janë vetëm dy substanca të cilat i konsumojmë për ta marr dozën ditore të kafeinës. Por, çfarë saktësisht i ndodh trurit dhe trupit tonë kur ne konsumojmë kafeinë? Duke filluar nga enët e gjakut e deri te truri, kafeina ndikon në shumë aspekte të trupit tone.

    Më poshtë i keni disa prej mënyrave se si kafeina ndikon te ne:
    – Fillimisht duhet të keni parasysh se shumica e të rriturve mund t’i konsumojnë deri në 400 miligramë kafeinë në ditë. Një kënaçe Red Bull i përmban rreth 80 miligramë kafeinë.
    – Kafeina e përmirëson kujtesën te disa persona

    – Kafeina e përmirëson përqendrimin në doza të moderuara, por sasitë e mëdha të kësaj substance mund të kenë efekt të kundërt
    – Kafeina i rritë nivelet e acidit në stomak dhe mund të shpijë në ndjenja të mpirjes në gjoks

    – Dozat e moderuara të kafeinës mund ta rrisin përkohësisht shtypjen e gjakut
    – Kafeina i bllokon molekulat në trurin tonë, të quajtura adenozinë, të cilat na bëjnë të ndihemi të përgjumur

    – Duke e bllokuar adenozinën, kafeina e promovon prodhimin e dy simulantëve natyralë: dopaminës dhe glutaminës, të cilat e rrisin disponimin dhe e reduktojnë rrezikun e depresionit

    – Disa studime sugjerojnë se kafeina mund ta reduktojë përkohësisht apetitin
    – Kur konsumohet, kafeina absorbohet fillimisht nga lukthi. Pas një ore apo dy, ajo futet në enë të gjakut.
    http://www.rd.al/2019/04/si-ndikon-kafeina-ne-trupin-dhe-mendjen-tone/