×

Durresi !

· 26 · 13679

Durresi !

· 26 · 13679

  • Postime: 21960
  • Karma: 43
  • Gjinia: Mashkull
M A X
ne: 23-08-2004, 14:03:01
Durresi eshte nje nga qytetet me te lashta ne Shqiperi.
Ai u themelua nga Epidamet, mbreterit Ilire te kesaj zone, te cilet e quajten Dyrrah.

Ne vitet 1627- 1626 perpara Krishtit greket nga Korfuzi dhe Korinti pushtuan zonen dhe e quajten qytetin Dyrrachion.
Ne shekullin e 4-ert p.K. Dyrrachion-i ishte bere nje qytet - shtet i pavarur, qe prodhonte punime metalike, qeramike, stofe, lekure dhe anije,dhe monedha e tij qarkullonte ne te gjithe boten antike.

Iliret pasi themeluan shtetin e tyre tentuan te vinin edhe Durresin nen pushtetin e tyre. Ne kete lufte fitorja favorizoi shtetin e Taulanteve.
Mbreti Ilir Monunes prodhoi monedha ne Durres, me emrin e tij mbi ta, dhe beri Durresin qendren e shtetit te tij.

Ne vitin 229 p.K. Durresi u pushtua nga perandoria Romake dhe qyteti u quajt Dyrrakium, i cili u be pika fillimit e te ashtuquajtures Via Egnatia.
Oratori i famshem romak , Cicero e quajti Durresin "Å“qytet i admirueshem", kurse poeti Katulo e quajti ate taverna e Adriatikut.

Gjate dhe pas viteve 1870, qyteti u zhvillua ne menyre te ngadalte dhe firma te ndryshme detare te huaja u vendosen aty.
Qytetaret e Durresit morren pjese ne levizjen nacionale clirimtare te Shqiperise gjate viteve 1878-1881 dhe 1910-1912.

Me 21 nentor 1912 Ismail Qemali erdhi ne Durres dhe me 26 nentor 1912 flamuri Shqiptar i pavaresise u ngrit ne Durres , por qyteti u pushtua nga Serbet vetem tre dite me vone. Serbet mbeten deri ne maj 1913.

Me 7 mars 1913 Durresi u be kryeqyteti i Shqiperise.
Ne vitin 1916 Durresi u pushtua nga forcat Austro-Hungareze , dhe ne vitin 1918 u pushtua nga Italianet.
Gjate nente shekujve te fundit Durresi ka kaluar nga duart e njerit pushtet ne te tjetrit 33 here.

Pas luftes se pare boterore ne dhjetor te 1918 u mbajt ne Durres nje kongres kombetar ne te cilin u vendos nje administrim i perkohshem i qytetit, i cili ndryshoi pas kongresit te Lushnjes.
Qytetaret e Durresit morren pjese edhe ne luften e Vlores dhe ne levizjet demokratike te viteve 1921-1924.

Gjate kohes se mbreterise se Zogut shume investime u bene nga Italianet dhe u ndertuan shume fabrika si psh fabrika mielli, cigaresh, dhe makaronash.
 Pas demtimeve te termetit te dhjetorit 1926 u ndertuan rruge me te mira dhe qyteti morri nje pamje, sidomos afer portit, te ngjashme me ate qe ka aktualisht.

Gjate viteve '30 ne Durres u be nje rritje e vogel popullsie dhe kaloi nga 4700 banore qe kishte ne vitin 1923 ne 10500 ne 1938.
Gjate 1939 Durresi ishte qendra e rezistences ndaj pushtimit te fashisteve Italiane, te cilet kishin pushtuar shtetin. Shume demonstrata u bene ne qytet dhe ne vitin 1942 u formua ne Durres Keshilli Nacional Clirimtar.
Ne gusht te 1943 qyteti ra ne dore te Gjermaneve te cilet hodhen ne ere portin ne 1944.

Pas luftes se dyte boterore Durresi u transformua ne nje qytet industrial dhe ne nje qender te rendesishme kulturore.
Mbetjet e mureve te kalase te qytetit jane te shekullit te 6-te , shtesat te shekujve 13-14.

Ata jane aq te shpeshte saqe motra e perandorit Bizantin Alexis Comnenius shkruante qe mbi ta mund te shkonin me kale kater kavaliere anash njeri tjetrit ne te njejten kohe.
Lufterat dhe termetet i kane demtuar muret e kalase.
Amfiteatri eshte nje nga monumentet me te medhaja dhe me terheqes qe kane ngelur nga qyteti antik.

Ai eshte ndertuar ne shekullin e 2-te p.K.
Ne periudhen mesjetare ai u braktis dhe ne shekullin e 10-te ne zonen dhe galerite e tij u ndertua nje varreze.
Qyteti eshte perhapur ne veri dhe ne lindje, dhe shume qendra rezidenciale jane ndertuar , monumentet e qytetit antik jane ruajtur.

Zona kryesore industriale ndodhet ne hyrjen e qytetit , ne lagjet e Shkozetit.
 Durresi ka shume parqe dhe lulishte.
Zonat kryesore te defrimit ne Durres jane plazhi madh edhe plazhi i Currilave, ku qytetaret dhe turistet i gezohen plazhrave dhe ujrave te pastra te Adriatikut.

http://members.xoom.virgilio.it/shqiperia/Historia_Durresit.htm
« Editimi i fundit: 27-02-2005, 17:17:16 nga (((Ppas@ionN))) »
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 21960
  • Karma: 43
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#1 ne: 23-08-2004, 14:11:30
....

[attachment[/attachment]

[attachment[/attachment]
« Editimi i fundit: 23-08-2004, 14:14:36 nga M A X »
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 21960
  • Karma: 43
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#2 ne: 23-08-2004, 14:15:22
.....

[attachment[/attachment]

[attachment[/attachment]
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 21960
  • Karma: 43
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#3 ne: 23-08-2004, 14:32:18

Durresi  eshte qyteti me antik  i Shqiperis.
Ai eshte nje nga qytetet me te bukur bregdetar Shqipetar.

Ju keshillojme qe te vizitoni kete qytet sa me shpejt sepse nuk keni per penduar per qendrimin qe do te beni ne plazhit e ketij qyteti te mrekullueshem bregdetar Shqipetare.
Durresi qe ne lashtesi  ka pasur gjithmon vizitor te shumte e te njohur..

Durresi ka shume turist sidomos nga viset Shqipetare ,  por keto kohet e fundit ka pasur dhe shume turist te huaj.
Qyteti i Durresit mendohet te kete 500-600 mije banor , por ai gjate sezonit te veres peson nje rritje te medha ne numrin e popullsis , mendohet se  arrin  ne 800-900 mije persona.

Vetem ne tre ditet e para te qershorit , ne kete qytet vijne mbi 100 mije turist.
Pjesa me e madhe e tyre jane me nenshtetesi kosovare ,shqipetare dhe te huaj.
Durresi eshte i lehte te arrihet nga gjithe Shqiperia sepse eshte i vetmi qytet ne Shqiperi qe luan nje rol te rendesishem ne rrugen automobilistike dhe hekurudhore.

Ne kete qytet kryqezohen  linjat automobilistike dhe hekurudhore qe lidhin te gjithe vendin.
Ato qe deshirojn te vizitojne kete qytet mund ta gjejne ate fare leht.
Ky qytet arrihet dhe nga porti detare i cili luan nje funksion te rendesishem,aty xhiron e gjithe ekonomia e vendit tone.90% e prodhimeve ne Shqiperi vijne nga porti i qytetit te Durresit.
Po ashtu ky  port  ka qen i njohur  qe ne antikitet.

Nuk ngelet gje tjeter per te thene per ish-kryeqytetin e Shqiperis vecse ju urojme nje vizite te kendshem  dhe ju keshillojme te vizitoni antikitetet e  Durresit , i cili ne brendesi te territorit te tij eksistojne gjera antike qe eshte e veshtire te ruhen akoma nga dertimet e shumta qe jane bere ne 10-vjecarin e fundit.Ky eshte dhe nje nder 100-qytetet e mesdheut me te kerkuara per gjerat antike.

Ne Durres plazhi arrin kulmin e saj gjate diteve te veres si te shtunen dhe te djelen kur nje pjese e madhe e Shqipetareve zbarkon ne kete qytet.
Ne nje shikim te thjeshte plazhi i tij mund te krahasohet me ate te Miami Beach.

Vizitoni kete qytet te rendesishem Shqipetare si nga popullsia,turizmi,dhe nga ekonomia.
Do te defreheni jo vetem nga plazhi por dhe nga lokalet,ristorantet,diskot e shumta dhe shume gjera te tjera.

Per Durrsaket vendi i rendesishem eshte Vollga.
Ne oren 6 te pasdites ne nje nga rruget e shumta kryesore qe gjenden ne kete qytet ndalohet qarkullimi i makineve sepse ajo i rezervohet vetem qytetareve.

Kjo rruge me mbi tre kilometra gjatesi mbingarkohet nga njerezit e shumte,ne veshtrimin e pare ajo te ngjan si nje vend ku zhvillohet demonstrate.
Durresi keto vitet e fundit ka  marre nje zhvillim te madhe nga fusha e ndertimit,ne te jane ndertuar qindra pallate.

Nese deshroni te shikoni disa foto mbi kete qytet te mrekullueshem bregdetar klikoni

[attachment[/attachment]
« Editimi i fundit: 27-02-2005, 17:19:15 nga (((Ppas@ionN))) »
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 31
  • Karma: 0
  • Gjinia: Mashkull
njoni
#4 ne: 09-09-2004, 14:12:45
kjo fotografia e fundit nuk eshte nga Durresi
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 5
  • Karma: 0
  • Gjinia: Femer
Simpatikja
#5 ne: 14-09-2004, 12:43:53
 :love: Durresi esht nje nder qytetet me te bukura,ajo pamja e Vollges eshte shume interesante dhe e kendshme,,,,! :)
« Editimi i fundit: 14-09-2004, 14:01:59 nga M A X »
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 47
  • Karma: 0
marioni
#6 ne: 14-09-2004, 15:25:59
Eshte me te vertete per te ardhur keq qe nje qytet si durresi me nje histori mjafte te lashte me nje pike strategjike aq te rendesishme me nje vije bregdetare aq te gjate te lihet pas dore.
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 61
  • Karma: 0
  • Gjinia: Mashkull
erzeni
#7 ne: 14-09-2004, 19:57:08
Pershendetje  te  gjitheve

Sapo  jam  futur  ne  kete  forum, dhe  me behet  shume  qejfi qe dikush  e ka marre mundimin  te shtroje  kete  teme per  diskutim,  duke  e mbeshtetur  edhe me foto  shume  te  kendeshme...
Urime  autorit  te kesj  teme... se  me te  verte  ia  vlen  te  flitet  per  nje  qytet  shembullor  si  Durresi.

 :love: Nje pershendetje te vecante Vajzes  simpatike ;), sepse eshte  vertet  simpatike ... :-*

ju faleminderit
« Editimi i fundit: 27-02-2005, 17:14:43 nga (((Ppas@ionN))) »
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 51
  • Karma: 0
DearthGory
#8 ne: 25-09-2004, 06:03:59
shum qytet "seksi".
sidomos ajo fotoja e par nga MAX!
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 53
  • Karma: 0
  • Gjinia: Mashkull
caio
#9 ne: 27-02-2005, 16:55:01
Teuta do fitoj!!!- Beni i Lemes
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 792
  • Karma: 0
  • Gjinia: Mashkull
Kosovari_pz Toni
#10 ne: 05-04-2005, 16:55:23
DURRES o qytet i BUKUR cdo vite kur jam per vizit ne kosove se bashku me familjen time e vizitojm durresin plazhin , dhe cdo her me duket fantazi durresi dhe kam respekt te veqant per banoret e durresit RESPEKT
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 221
  • Karma: 0
  • Gjinia: Mashkull
Vito
#11 ne: 12-04-2005, 06:41:42
Durrsi,

Ku dikur, kapja trenat e mengjesit nga Elbasani, per ne Durres...
Ajri i fresket i mengjesit, turmat e njerzve...
Shoqeria, buka me vete, dhe "Farat" qe hanim me koken jasht atyre dritarve gjysem te shkatarruara s`ka gje qe mund te kujtosh me aq nostalgji.

Biletat me ngjyre portokalli, me nje tren te shgarravitur ne ngjyre blue qe me shume dukeshe si autobuz sesa tren ishte dicka qe nuk viheshe re thjesht donim te arrimin destinacionin qe kishim bere plane nje jave me pare.

"Biletat ju lutem"...
Degjoheshe zeri faturinos me uniformen "Pantallona Blu te erret" "Kemishe te blu te hapur". :) Dikush pa bilet dikush me biletet :)
-Paqeta cimcakiza Limonataaa IVI te ftota..- Kalamaj qe shisnin neper trena..
S`britja nga treni, duke marr rrugen drejt plazhit, pa pare as majtas e as djathash qe kishte makina qe shpjetesia ndonjeres mundesh edhe te fluturonte dike..

!Vetem Plazh! te babzitur sic Kosovaret ne ditet e sotcme.

Tani, nuk te  merr malli vertet, te shkosh, nga "Pa-pasteria" dhe popullsia e madhe, plus po te mos dije "Dialektin" Kosovar zor se mund te kuptoheshe.
Tek Ilira Daja im ka Hotel, aty ishte vetem "Hotel Gostivari" "Bar Tetova".
Pa pasur gje kundra por, thjesht ato pallatet dhe ndertesat e medha ja prishnin disi "Bukurine".

Durrsi per mua do mbetet thjesht nje "Korniz" e dikurshme...



  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 84
  • Karma: 3
  • Gjinia: Femer
adamantine
#12 ne: 20-05-2005, 08:31:42
ndersa per mua nje 'kuader' i permalluar:)
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 84
  • Karma: 3
  • Gjinia: Femer
adamantine
#13 ne: 20-05-2005, 08:35:15
ah dhe nje gje per elipsus: kuptohesh edhe pa ditur dialekt.mjaft te dish shqip:)don't worry x ket!!!
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 41
  • Karma: 0
xhikja
#14 ne: 20-05-2005, 10:00:44
Per mua eshte qyteti elegant qe konturohet me romanticizmin e ngjyres vjollce ne perendim, nderthurur me melodine e kalter te valeve , etyd i nje mengjesi fosforeshent  te fresket.
E dua Durrsin e urte, fisnik, romantic , pak nazeli , pak rrebel ,e dua me te gjitha dimensionet qe me trazon malli per te ...
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 7
  • Karma: 0
  • Gjinia: Mashkull
celentano0
#15 ne: 28-05-2005, 01:31:47
Duke lexuar shkrimet per qytetin tend te lindjes,shume kujtime vijne ne mendje por qe nuk mund ti shkruash dot te gjitha.Nuk me hiqet nga mendja plazhi,sidomos HEKURUDHA.Ditet e shtuna dhe te diela dukej tamam si nje RIO i vogel.Ose si thote MAX ne shkrimin e tij qe i ngjan Miami Beach.Por eshte nje tjeter Manhaten Beach ne Californi qe ka nje piste tamam si pista e vjeter e Hekurudhes.Une atje shkoj nxjerr mallin e plazhit te hekurudhes.
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 7
  • Karma: 0
  • Gjinia: Mashkull
celentano0
#16 ne: 16-07-2005, 20:30:56
Paskan hyre ne uje DURRSAKET, ka qysh me 28 Maj 2005 qe nuk ka shkruar njeri!!!!!!!
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 11
  • Karma: 0
  • Gjinia: Mashkull
Tr0¿aN
#17 ne: 23-09-2005, 12:31:37
DURRSI NR1.......mas Tirones of course!!!!!!!!!
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 28
  • Karma: 0
  • Gjinia: Mashkull
Fiku
#18 ne: 02-11-2005, 17:31:19
Durrsi im ...

[attachment[/attachment]
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 1
  • Karma: 0
bibita
#19 ne: 17-07-2006, 20:21:00
 :P   si   durresi   ashtu  dhe  gjith  shqiperia  jane  per  i  bret  po  mos  u  lodhni  kot.......te  gjithe  e  adhuroni  shqiperine  nga  larg  po  me  jetu  atje  askujte   nuk  ja  mban  bytha.  per   emigrantet  ( refugjat )   qe  jetojne jashte    eshte  e  veshtire  me  u  kthy  mbrapa shume   e  veshtire   sepse  shqiperia  per  te  pakten  15-vjet    afron  vetem  vjedhje.
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 31
  • Karma: 1
  • Gjinia: Mashkull
albnertili
#20 ne: 22-07-2006, 12:26:31
KTU KE TE DREJTE POR GJÄ°THSESÄ° ASNJE SHQÄ°PTAR SESHTE REHAT JASHTE SHTETÄ°T.
QE TE GJÄ°THE SA MBLEDHÄ°N NO NJÄ° LEK KTHEHEN NE SHQÄ°PERÄ°.
E DYTA:DURRESÄ° MUND TE JETE DÄ°SÄ° Ä° PÄ°STE POR BUKURÄ°TE NATYRORE Ä° KA TE SHUMTA.PAPASTERTÄ°A ESHTE PER FAJ TE SHTETÄ°T DHE JO PER FAJÄ°N E QYTETAREVE TE DURRESÄ°T.
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 34
  • Karma: 0
  • Gjinia: Mashkull
I Pakapshem
#21 ne: 27-07-2006, 11:35:43
pershendetje gjithe patriotve durraske te zeriyt
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 6599
  • Karma: 29
  • Gjinia: Femer
erlehta
#22 ne: 11-09-2006, 22:09:15

Durrësi rrezikon të humbasë njërën prej vlerave të saj më të pëlqyeshme nga turistët: arkeologjinë. Objektet e antikitetit të qytetit të lashtë, mund të kthehen, në një periudhë shumë të shkurtër, në të pavi-zitueshme. Arsyeja është e thjeshtë: askush nuk ka vënë dorë për restaurimin e tyre dhe njëkohësisht fondi për këtë qëllim, një të ardhme të afatshkurtër, është në kuotën zero.
Shqetësimin e mësipërm e japin vetë drejtuesit e drejtorisë së monumenteve, por kjo është gjithashtu diçka që mund të kuptohet edhe nga sytë e një joprofesionisti. Përfshirë këtu edhe vetë turistët, të cilët këtë problem e bëjnë më të prekshëm, thjesht duke i vizituar më pak objektet në fjalë. Vetë sezoni veror në Durrës është në përfundim dhe pas disa ditësh do të nisin edhe analizat e punës për të bërë bilancin e tij. Vetë turizmi në Durrës konceptohet jo vetëm si turizëm detar por edhe si arkeologjik. Durrësi quhet ndryshe edhe si kryeqyteti i arkeologjisë në vendin tonë. Por është konstatuar se një numër objektesh arkeologjike dalëngadalë po transformohen në të pavizitueshme dhe diçka e tillë u theksua sidomos këtë vit. Pjesa më e madhe e objekteve kanë nevojë të ngutshme për restaurime. Kështu, në qytetin e Durrësit në themelet e Pallatit të Kulturës “Aleksandër Moisiu” gjenden Termat Romake (banjat me avull) të cilat prej kohësh nuk e kanë ndjerë dorën e restauratorëve. Nuk është vështirë të dallosh se atyre ju kanë humbur ngjyrat dhe askush nuk është marrë më pastrimin nga papastërtitë. Në mjediset e këtij objekti, përdoruesit e drogës kanë gjetur strehën e tyre.
Po në të njëjtën gjendje është afresku me motive baritore në kishën e fshatit Arapaj, fare pranë plazhit të Durrësit. Ndërsa 3 mozaikë të veçantë të zbuluar prej vitesh ndodhen të mbuluar pasi mungojnë investimet për t'i bërë të vizitueshëm. Këto janë mozaiku me hipokamp (kuaj deti) mozaiku floreal (lule me ngjyra) si dhe ai që ndodhet pranë tregut fshatar. Dikur u diskutua që këta mozaikë mund të mbuloheshin me xham të trashë transparent dhe kushdo mund t'i vizitonte. Por ky projekt mbeti vetëm një ide e bukur. Në Institutin Arkeologjik të Durrësit thonë se e njohin këtë problem, por restaurimi nuk është detyrë e tyre. Ajo është një detyre e ateliesë së monumenteve. Në atelie thonë se nuk kanë asnjë fond për këtë iniciativë. Po të shfletosh fletoren zyrtare të fillim vitit, në të cilën është botuar buxheti i shtetit: për atelienë e Durrësit nuk ka asnjë lek. Më vonë asaj i janë rakorduar vetëm 1,5 milion lekë me të cilat do të restaurohet çatia e një banese që ka hyrë në monumentet e kulturës. Dhe gjithçka përfundon me kaq.
arturkorriku
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 27117
  • Karma: 6
  • Gjinia: Mashkull
Berni
#23 ne: 09-07-2007, 11:34:41
Çfarë zbuluan skeletet e gjetura pranë Amfiteatrit të qytetit

DURRËS- Durrësi është një nga qytetet më të lashta, i cili ka dhe portin kryesor të vendit. Qyteti antik i Durrësit u themelua në vitin 627 para Krishtit. Qyteti i bregdetar i Durrësit mbajti emrat ilirë Epidamn dhe Dyrrah, nga ky i fundit rrjedh emri i sotëm, Durrës. Duke pasur një popullsi të madhe ilire dhe shkëmbime me pjesën tjetër të vendit, qyteti u zhvillua shpejt dhe që në shekullin e V p.K. kishte punishte punimi të metaleve, të qeramikës, të pëlhurave e lëkurave si dhe kantiere për ndërtim anijesh. Durrësi ishte qytet-shtet me rend skllavopronar. Por, ky qytet më shumë se tre herë është përballur me tërmete të fuqishme, duke shkatërruar të gjitha ato që ishin ndërtuar nga banorët e vendit.
Skeletet
Sot, në vitin 2007, ekspedita kërkimore e italo-shqiptare, e cila është vënë në kërkim në zbulimin e Amfiteatrit të Durrësit, ka zbuluar dy ditë më parë tre skelete të tërmetit të vitit 1273. Nxjerrja në dritë e tre skeleteve njerëzish, mendohet se i përkasin kohës kur Durrësi është rrënuar nga tërmeti i fuqishëm në shekullin e XIII. “Skeletet e tre të vdekurve janë fare pranë njëri-tjetrit dhe zbulimi i këtij lloji është i pari së paku deri më tani. Skeletet janë lehtësisht të lexueshëm dhe dëshmojnë se nuk bëhet fjalë për një varrim, pasi edhe eshtrat nuk janë gjetur në pozicionin e një trupi të shtrirë me kujdes, por të një njeriu që kërkon të ikë”, ka pohuar për gazetën drejtori i Arkeologjisë së Durrësit, Afrim Hoti. Ndërkohë që arkeologët kanë vijuar të pastrojnë me kujdes tre skeletet. Ata janë shprehur se dy prej tyre janë skelete që u përkasin trupave të rritur, ndërsa i treti duhet të jetë i ndonjë fëmije. Hoti është shprehur se, skeletet iu përkasin njerëzve që kanë mbetur nën rrënojat e tërmetit të vitit 1273. Zbulimi i skeleteve mendohet se i përkasin shekullit 13-të janë gjetur nën dyshemenë e një ngrehine, që thuhet se i përket kohës së mesjetës. Dalja në dritë e tre skeleteve mund që të pasohet me të tjera, sipas pohimeve të arkeologut Hoti, i cili është i bindur se ato i përkasin kohës së tërmetit të tretë.
Muret
Muret antike të ndërtuara shumë vite para vitit 334, kohë kur ka rënë dhe tërmeti i parë, ishin rreth 12 metra të lartë dhe 12 metra të gjerë dhe mbi ta mund të kalëronin katër kalorës pa problem. Se kush i ndërtoi këta mure ciklopikë, për historinë mbetet enigmë. Edhe pse tërmetet e rëna radhazi shkatërruan gjithçka, muret rezistuan.

Tërmetet në qytetin e durrësit

Viti 334- Ka qenë koha kur sundues ishte Anastasi i Parë, i cili ishte nga Durrësi. Atëherë mbetën vetëm muret e qytetit.

Viti 506- Ka qenë koha e sundimit të Anna Komnenës. Tërmeti shkatërroi gjithçka që ndodhej në sipërfaqe të tokës, duke e kthyer Durrësin në qytet të pabanueshëm.

Viti 1273- Ishte gjithashtu fatal për qytetin e Durrësit, duke e bërë atë të pabanueshëm. Durrsakët jetuan për pak kohë në qytetin e Beratit.

Tre tërmetet shkatërruese në qytetin e Durrësit

Arkeologët e qytetit të Durrësit bëjnë të ditur se tërmetet më të fuqishme në Durrës kanë rënë në vitet 334, 506 të erës sonë, si dhe në vitin 1273. Gjatë tërmetit të parë Durrësi ka qenë në sundimin e Anastasit të Parë, i cili e kishte fortifikuar qytetin me mure rrethuese. Por ato u shkatërruan. Pas afro 200 vitesh ra sërish tërmeti i dytë, kur Durrësi ka qenë në sundimin e Anna Komnenit. Tërmeti i fuqishëm, shkatërroi gjithçka që ndodhej në sipërfaqe të tokës, duke e kthyer qytetin e Durrësit në një vend të pabanueshëm për banorët. Si pasojë e shkatërrimeve totale të vendit, ku tërmeti u shoqërua me përmbytje të cunamit të furishëm, banorët e qytetit të Durrësit u transferuan në qytetin e Beratit për vite me radhë. Pas rindërtimit të qytetit për të dytën herë, një tjetër termet po aq i fuqishëm dhe shkatërrues si dy të parët, ra në vitin 1273, ku qyteti u kthye në një rrënojë të vërtetë.

Enkeleda ARAPI
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 27117
  • Karma: 6
  • Gjinia: Mashkull
Berni
#24 ne: 26-04-2008, 15:38:33
Udhëtim në Dyrrah

Historianët Hava dhe Sali Hidri na sjellin në një album historik Durrësin. Trashëgimia kulturore e një qyteti që ende nuk menaxhohet siç duhet...

Perëndimi i diellit ka rënë mbi Adriatik. Buzëmbrëmjet janë gjithnjë të ndjera në rrugën pranë portit, ku dikur fliste plot pasion Cicëroni. Për durrsakët kjo është xhiroja tradicionale që e nisin çdo pasdite nga kjo rrugë dhe e përfundojnë buzë detit. Kodrat që mbulohen mbrëmjeve nga një tis i hirtë janë po aq interesante sa zgjatimi i pafund i detit. Për historianin e njohur të këtij qyteti Sali Hidri nuk është vetëm deti ai që e bën DURRESIN një qytet romantik, por edhe trashëgimia kulturore që mbart ky vend.

Por ne jemi mësuar ta njësojmë Durrësin me detin dhe shumë rrallë guxojmë të shkojmë përtej tij, për të zbuluar kodrat e qytetit ku luftonte Çezari me Pompeun, apo për t‘u ndalur te kultet që janë një pasuri më vete e traditës historike të tij. Në panteonin tradicional pellazgo-ilir, banorët e hershëm të këtij qyteti i faleshin hyjnive, që nga ato kozmogonike, ashtu edhe atyre të panteonit tradicional mitologjik. Në muzeun e qytetit, mund ta takosh historinë vetëm disa metra larg detit. Aty mund të mësosh më shumë për Gean. Në kozmogoninë pellazge, Gea bënte pjesë në kultin e krijimit të njeriut, adhurimit të të parëve, që ishte elementi bazë i pellazgëve. Ajo është adhuruar herët në Dyrrah. Realizimi i saj në skulpturë me përmasa natyrore, e ulur në fron, rrethuar me fëmijë, plot fruta në prehër e me veshje romake flet për këtë vazhdimësi të kultit të saj edhe në shek I-II pas lindjes së Krishtit.

Qyteti ku ne kërkojmë të arratisemi për të ndryshuar disi rutinën e ditëve tona, mbart një histori tjetër brenda tij. Ajo e bën atë unik në Ballkan dhe një nga vendet me trashëgimi kulturore më të adhurueshme. Po përse flitet kaq pak për këtë trashëgimi, pse ajo nuk është ende promotore kryesore e turizmit, e thithjes së vizitorëve drejt këtyre përrallave kaq befasuese.

Prof. as. dr. Hava Difri dhe dr. Sali Hidri (të dy bashkëshortë) kanë zgjedhur një mënyrë për ta treguar këtë trashëgimi. Në albumin historik të quajtur DURRESI ata tregojnë anët e panjohura të qytetit për të cilin Marin Barleti shkruante se "lavdet dhe krenaritë e tij janë të shumta e të mëdha".

Albumi kërkon të tregojë se sa e rëndësishme është historia që fle në rrugët ku kanë kaluar kryeqytetarët e Evropës, ku brenda tij ndodhen ndërtesa të shenjta, faltore të hyjnishme dhe madhështore...". Dhe atje sheh qartë fytyra mbretërish e perandorësh, monumente shumë të larta princash. Atje është ngritur mbi një vend të lartë pranë portës Kabalina me drejtim nga veriu, truproja, ose më mirë Kolosi shumë i madh i Perandorit Adrian, i ndërtuar me zgjuarsi dhe me mjeshtëri të admirueshme. Muret e qytetit janë shumë të fortë, të stolisura dhe të zbukuruara me kulla të larta dhe me vepra të tjera të përmendura. Ai qytet duhet admiruar edhe për çështjet e lundrimit, për dobinë e kriporeve dhe të mallrave. Ky është qyteti i Durrësit, që pa dhe priti si jo më mirë senatin romak, jo më pak i përmendur se sa i pafat për gjakderdhjen civile dhe luftërat e brendshme", shkruante dikur për Durrësin Marin Baleti.

"Pozicioni gjeografik i Durrësit, të qenurit e tij kurdoherë një port ndër më kryesorët në pellgun e Mesdheut qytet nga ku niseshin rrugët e karvanëve tregtarë, nga Perëndimi në Lindje dhe anasjelltas, mbetej pa dyshim takimi i dy botëve të mëdha të kohës, ku kapërtheheshin interesa ekonomike, politike, administrative, kulturore e deri ideologjike fetare", shkruan Hidri. Durrësi mbetej një pikë takimi e bashkimi jo vetëm politike e administrative, por edhe e kulturave botërore, çka bënte që ai të ishte kurdoherë një qytet emancipues. Perandoritë e mëdha të kohës, Roma e Bizanti, kishin interesa strategjike mbi këtë qytet. Secili në kohë të vet, synonte t‘i jepte atij fytyrën e tij, prandaj dhe investimi ishte i gjithanshëm. Në periudha paqeje Dyrrahu hapej, zhvillohej, zbukurohej lartësohej dhe e kundërta në periudha lufte, ai tkurrej, rrudhosej, shkatërrohej. Kësaj tabloje i duhen shtuar dhe fatkeqësitë natyrore siç ishin tërmetet e shumta e ngandonjëherë katastrofike, të cilët e degradonin shumë qytetin. Për madhështinë e tij flasin jo vetëm autorët antikë, por mbi të gjitha monumente e objektet arkitektonike, arkeologjike që jep nëntoka e qytetit, shpallur prej dekadash nëntokë muze.

Kultet janë një pasuri e madhe e botës shpirtërore të qytetit. Mund të shohësh ende sot Herën, bashkëshorten e Zeusit, apo Afërditën, hyjneshën e Dyrrahut, e cila ishte dhe mbrojtëse e porteve detare. Athinaja, bija e Zeusit, e dalë sipas mitologjisë nga koka e tij, ishte mbrojtëse e shkencës, e diturisë. Artemisi, Hyjnesha-Virgjëreshë, e bija e Latonës, motra e Apolonit, ishte mbrojtëse e grave dhe e vajzave gjë që e përafronte atë me Afërditën. Hermesi ishte mbrojtësi i tregtarëve, udhëtarëve dhe hajdutëve. Dionisi, hyjnia e rrushit dhe e verës, me prejardhje nga Lindja, gjendet dhe paraqitet fuqishëm në Dyrrah. Po ashtu dhe Nike, simbol i fitores, shoqëruese e perëndeshës Athina, apo Herakliu si hero. Ai paraqitet në vazo ose me kandar në dorë përballë Athinasë ose me topuz ulur përpara një altari.

Nëntoka muze e Durrësit gjithmonë ka të papriturat e saj. Kështu në vitin 2003, nën kujdesin e arkeologëve, dolën në dritë objekte e monumente shumë të rëndësishme ndër to dhe unike, perëndesha e pjellorisë.

Interesante është dhe jeta kishtare e qytetit, e cila e ka origjinën e saj që në predikimet e hershme apostolike të Shën Palit, në përqafimin e fesë së re nga të shtatëdhjetë të krishterët e parë të këtij qyteti, të peshkopit të Durrësit, Astit në vitin 100, i cili është martiri i parë për tokën e Ilirisë. Për një jetë të ngjeshur kishtare flasin edhe gjurmët e ndërtimeve të një sërë kishave, që janë të dokumentuara në qytet, si "Të shenjtët Kozma e Damjan, Shën Maria, Shën Nikolla, Shën Maria e Rotondës, Shën Teodori, Shën Pali, Shën Jaku, etj. Ndërmjet këtyre ndërtimeve kishtare më e rëndësishmja është Bazilika e Arapajt, kushtuar Shën Mëhillit, një ndërtim tipik ky për kohën e Justianit. Si tip bazilike trikonkë, bazilika e Arapajt pasuron fondin planimetrik të bazilikave të vendit tonë. Mozaiku është pika më e lartë artistike që ruhet nga Bazilika e Arapajt.

Janë të pafundme fjalët që mund të përshkruanin vlerat e trashëgimisë kulturore që përmban ky qytet dhe historitë që flenë në të. Dy historianët Hidri janë munduar të rrëfejnë në mënyrën e tyre në këtë album qytetin, me të njëjtën dashuri si ata e shohin çdo ditë. Ndërsa i mbetet autoriteteve që çdo ditë flasin për turizëm të dinë të shfrytëzojnë këto potenciale të heshtura që Durrësi ruan prej vitesh në gjirin e tij.

Princi Vidi

Vilhem Vidi mbërriti në Durrës më 7 mars të vitit 1914. Durrësi, kryeqyteti i Mbretërisë Shqiptare, me në krye princ Vidin nuk e pati jetën më të gjatë se 6 muaj. Duhet shënuar se në vitin 1914 Durrësi u ndje si kryeqendër, qoftë në aktivitetin e tij si port dhe si përqendrim i forcave patriotike në vështrim politik. Mbretëria shqiptare e Vidit ishte pjellë e konjukturave të diplomacisë evropiane. Vetë Statuti i kësaj mbretërie, i këtij shtati, në fakt qe me të meta, por megjithatë ai pati një rëndësi shumë të madhe: shpallte shtetin e pavarur shqiptar, duke u njohur de juro e de fakto në arenën ndërkombëtare. Për patriotët shqiptarë ardhja e princ Vidit u konsiderua si një element i rëndësishëm që do ta çonte vendin drejt bashkimit, do ta fuste Shqipërinë në rrjedhën e stabilitetit shtetëror. Rrethanat ballkanike dhe evropiane, e për pasojë gjendja e pështjelluar brenda vendit e detyruan princ Vidin ta linte postin e dhuruar nga vetë Fuqitë e Mëdha. Më 3 shtator 1914, princ Vidi la Shqipërinë.

Mbreti Zog

Pas marrjes së pushtetit me ngjarjet e dhjetorit të vitit 1924 Ahmet Zogu u mundua ta fuste vendin në rrugën e stabilitetit politik e ekonomik. Gjëja e parë që bëri ai ishte forcimi i kuadrit ligjor. Durrësi në vitet 1925-1939 njohu disa përparësi zhvillimi dhe kjo duket më së miri në zhvillimin urbanistik të tij, si dhe në forcën investuese të tyre në këtë qytet nga vetë banorët.

Lufta e Dytë Botërore

Shqipëria në teatrin e Luftës së Dytë Botërore u radhit në anën e shteteve të Koalicionit Botëror Antifashist. Kjo luftë niste në fakt për vendin tonë që me zbarkimin e trupave fashiste italiane më 7 prill 1939. Qyteti i Durrësit qe ndër të parët që i priti me armë pushtuesit fashistë. Në qytetin bregdetar u krijua i pari Këshill Nacional Çlirimtar i Qarkut (tetor 1942). Në Durrës komanda supreme gjermane organizoi operacionin e koduar "shëtitje në port", për t‘iu përgatitur një zbarkimi të mundshëm të forcave aleate që kishin planifikuar hapjen e frontit të dytë diku në brigjet e Adriatikut. Për këtë arsye, gjermanët nëpërmjet këtij operacioni urdhëruan evakuimin me forcë të banorëve të qytetit. Durrësi u boshatis e mbeti i tillë nga nëntori i 1943 deri më nëntor të vitit 1944. Në Durrës në thellim të operacionit të tyre mëngjesin e 20 nëntorit 1943 gjermanët grumbulluan të rinjtë me ndjenja nacionaliste patriotë e rini komuniste në zonën e Shkozetit jashtë qytetit. Këtu bënë seleksionimin, duke veçuar sipas tyre "më të rrezikshmit" dhe i nisën në kampet e shfarosjes në masë në Prishtinë, Zemun, Mat‘hauzen, etj. Në këto kampe naziste mbetën 44 të rinj durrsakë.

Gazeta Shqip

FOTO NGA DURRESI KLIKO KETU
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super