×

 Durresi !

· 26 · 13667

 Durresi !

· 26 · 13667

  • Gjinia: Mashkull
  • i identifikuar
    celentano0
    #15 ne: 28-05-2005, 01:31:47
    Duke lexuar shkrimet per qytetin tend te lindjes,shume kujtime vijne ne mendje por qe nuk mund ti shkruash dot te gjitha.Nuk me hiqet nga mendja plazhi,sidomos HEKURUDHA.Ditet e shtuna dhe te diela dukej tamam si nje RIO i vogel.Ose si thote MAX ne shkrimin e tij qe i ngjan Miami Beach.Por eshte nje tjeter Manhaten Beach ne Californi qe ka nje piste tamam si pista e vjeter e Hekurudhes.Une atje shkoj nxjerr mallin e plazhit te hekurudhes.

    • Gjinia: Mashkull
  • i identifikuar
    celentano0
    #16 ne: 16-07-2005, 20:30:56
    Paskan hyre ne uje DURRSAKET, ka qysh me 28 Maj 2005 qe nuk ka shkruar njeri!!!!!!!

    • Gjinia: Mashkull
  • i identifikuar
    Tr0¿aN
    #17 ne: 23-09-2005, 12:31:37
    DURRSI NR1.......mas Tirones of course!!!!!!!!!

    • Gjinia: Mashkull
  • i identifikuar
    Fiku
    #18 ne: 02-11-2005, 17:31:19
    Durrsi im ...

    [attachment[/attachment]
  • i identifikuar
    bibita
    #19 ne: 17-07-2006, 20:21:00
     :P   si   durresi   ashtu  dhe  gjith  shqiperia  jane  per  i  bret  po  mos  u  lodhni  kot.......te  gjithe  e  adhuroni  shqiperine  nga  larg  po  me  jetu  atje  askujte   nuk  ja  mban  bytha.  per   emigrantet  ( refugjat )   qe  jetojne jashte    eshte  e  veshtire  me  u  kthy  mbrapa shume   e  veshtire   sepse  shqiperia  per  te  pakten  15-vjet    afron  vetem  vjedhje.

    • Gjinia: Mashkull
  • i identifikuar
    albnertili
    #20 ne: 22-07-2006, 12:26:31
    KTU KE TE DREJTE POR GJÄ°THSESÄ° ASNJE SHQÄ°PTAR SESHTE REHAT JASHTE SHTETÄ°T.
    QE TE GJÄ°THE SA MBLEDHÄ°N NO NJÄ° LEK KTHEHEN NE SHQÄ°PERÄ°.
    E DYTA:DURRESÄ° MUND TE JETE DÄ°SÄ° Ä° PÄ°STE POR BUKURÄ°TE NATYRORE Ä° KA TE SHUMTA.PAPASTERTÄ°A ESHTE PER FAJ TE SHTETÄ°T DHE JO PER FAJÄ°N E QYTETAREVE TE DURRESÄ°T.

    • Gjinia: Mashkull
  • i identifikuar
    I Pakapshem
    #21 ne: 27-07-2006, 11:35:43
    pershendetje gjithe patriotve durraske te zeriyt

    • Gjinia: Femer
  • i identifikuar
    erlehta
    #22 ne: 11-09-2006, 22:09:15

    Durrësi rrezikon të humbasë njërën prej vlerave të saj më të pëlqyeshme nga turistët: arkeologjinë. Objektet e antikitetit të qytetit të lashtë, mund të kthehen, në një periudhë shumë të shkurtër, në të pavi-zitueshme. Arsyeja është e thjeshtë: askush nuk ka vënë dorë për restaurimin e tyre dhe njëkohësisht fondi për këtë qëllim, një të ardhme të afatshkurtër, është në kuotën zero.
    Shqetësimin e mësipërm e japin vetë drejtuesit e drejtorisë së monumenteve, por kjo është gjithashtu diçka që mund të kuptohet edhe nga sytë e një joprofesionisti. Përfshirë këtu edhe vetë turistët, të cilët këtë problem e bëjnë më të prekshëm, thjesht duke i vizituar më pak objektet në fjalë. Vetë sezoni veror në Durrës është në përfundim dhe pas disa ditësh do të nisin edhe analizat e punës për të bërë bilancin e tij. Vetë turizmi në Durrës konceptohet jo vetëm si turizëm detar por edhe si arkeologjik. Durrësi quhet ndryshe edhe si kryeqyteti i arkeologjisë në vendin tonë. Por është konstatuar se një numër objektesh arkeologjike dalëngadalë po transformohen në të pavizitueshme dhe diçka e tillë u theksua sidomos këtë vit. Pjesa më e madhe e objekteve kanë nevojë të ngutshme për restaurime. Kështu, në qytetin e Durrësit në themelet e Pallatit të Kulturës “Aleksandër Moisiu” gjenden Termat Romake (banjat me avull) të cilat prej kohësh nuk e kanë ndjerë dorën e restauratorëve. Nuk është vështirë të dallosh se atyre ju kanë humbur ngjyrat dhe askush nuk është marrë më pastrimin nga papastërtitë. Në mjediset e këtij objekti, përdoruesit e drogës kanë gjetur strehën e tyre.
    Po në të njëjtën gjendje është afresku me motive baritore në kishën e fshatit Arapaj, fare pranë plazhit të Durrësit. Ndërsa 3 mozaikë të veçantë të zbuluar prej vitesh ndodhen të mbuluar pasi mungojnë investimet për t'i bërë të vizitueshëm. Këto janë mozaiku me hipokamp (kuaj deti) mozaiku floreal (lule me ngjyra) si dhe ai që ndodhet pranë tregut fshatar. Dikur u diskutua që këta mozaikë mund të mbuloheshin me xham të trashë transparent dhe kushdo mund t'i vizitonte. Por ky projekt mbeti vetëm një ide e bukur. Në Institutin Arkeologjik të Durrësit thonë se e njohin këtë problem, por restaurimi nuk është detyrë e tyre. Ajo është një detyre e ateliesë së monumenteve. Në atelie thonë se nuk kanë asnjë fond për këtë iniciativë. Po të shfletosh fletoren zyrtare të fillim vitit, në të cilën është botuar buxheti i shtetit: për atelienë e Durrësit nuk ka asnjë lek. Më vonë asaj i janë rakorduar vetëm 1,5 milion lekë me të cilat do të restaurohet çatia e një banese që ka hyrë në monumentet e kulturës. Dhe gjithçka përfundon me kaq.
    arturkorriku

    • Gjinia: Mashkull
  • i identifikuar
    Berni
    #23 ne: 09-07-2007, 11:34:41
    Çfarë zbuluan skeletet e gjetura pranë Amfiteatrit të qytetit

    DURRËS- Durrësi është një nga qytetet më të lashta, i cili ka dhe portin kryesor të vendit. Qyteti antik i Durrësit u themelua në vitin 627 para Krishtit. Qyteti i bregdetar i Durrësit mbajti emrat ilirë Epidamn dhe Dyrrah, nga ky i fundit rrjedh emri i sotëm, Durrës. Duke pasur një popullsi të madhe ilire dhe shkëmbime me pjesën tjetër të vendit, qyteti u zhvillua shpejt dhe që në shekullin e V p.K. kishte punishte punimi të metaleve, të qeramikës, të pëlhurave e lëkurave si dhe kantiere për ndërtim anijesh. Durrësi ishte qytet-shtet me rend skllavopronar. Por, ky qytet më shumë se tre herë është përballur me tërmete të fuqishme, duke shkatërruar të gjitha ato që ishin ndërtuar nga banorët e vendit.
    Skeletet
    Sot, në vitin 2007, ekspedita kërkimore e italo-shqiptare, e cila është vënë në kërkim në zbulimin e Amfiteatrit të Durrësit, ka zbuluar dy ditë më parë tre skelete të tërmetit të vitit 1273. Nxjerrja në dritë e tre skeleteve njerëzish, mendohet se i përkasin kohës kur Durrësi është rrënuar nga tërmeti i fuqishëm në shekullin e XIII. “Skeletet e tre të vdekurve janë fare pranë njëri-tjetrit dhe zbulimi i këtij lloji është i pari së paku deri më tani. Skeletet janë lehtësisht të lexueshëm dhe dëshmojnë se nuk bëhet fjalë për një varrim, pasi edhe eshtrat nuk janë gjetur në pozicionin e një trupi të shtrirë me kujdes, por të një njeriu që kërkon të ikë”, ka pohuar për gazetën drejtori i Arkeologjisë së Durrësit, Afrim Hoti. Ndërkohë që arkeologët kanë vijuar të pastrojnë me kujdes tre skeletet. Ata janë shprehur se dy prej tyre janë skelete që u përkasin trupave të rritur, ndërsa i treti duhet të jetë i ndonjë fëmije. Hoti është shprehur se, skeletet iu përkasin njerëzve që kanë mbetur nën rrënojat e tërmetit të vitit 1273. Zbulimi i skeleteve mendohet se i përkasin shekullit 13-të janë gjetur nën dyshemenë e një ngrehine, që thuhet se i përket kohës së mesjetës. Dalja në dritë e tre skeleteve mund që të pasohet me të tjera, sipas pohimeve të arkeologut Hoti, i cili është i bindur se ato i përkasin kohës së tërmetit të tretë.
    Muret
    Muret antike të ndërtuara shumë vite para vitit 334, kohë kur ka rënë dhe tërmeti i parë, ishin rreth 12 metra të lartë dhe 12 metra të gjerë dhe mbi ta mund të kalëronin katër kalorës pa problem. Se kush i ndërtoi këta mure ciklopikë, për historinë mbetet enigmë. Edhe pse tërmetet e rëna radhazi shkatërruan gjithçka, muret rezistuan.

    Tërmetet në qytetin e durrësit

    Viti 334- Ka qenë koha kur sundues ishte Anastasi i Parë, i cili ishte nga Durrësi. Atëherë mbetën vetëm muret e qytetit.

    Viti 506- Ka qenë koha e sundimit të Anna Komnenës. Tërmeti shkatërroi gjithçka që ndodhej në sipërfaqe të tokës, duke e kthyer Durrësin në qytet të pabanueshëm.

    Viti 1273- Ishte gjithashtu fatal për qytetin e Durrësit, duke e bërë atë të pabanueshëm. Durrsakët jetuan për pak kohë në qytetin e Beratit.

    Tre tërmetet shkatërruese në qytetin e Durrësit

    Arkeologët e qytetit të Durrësit bëjnë të ditur se tërmetet më të fuqishme në Durrës kanë rënë në vitet 334, 506 të erës sonë, si dhe në vitin 1273. Gjatë tërmetit të parë Durrësi ka qenë në sundimin e Anastasit të Parë, i cili e kishte fortifikuar qytetin me mure rrethuese. Por ato u shkatërruan. Pas afro 200 vitesh ra sërish tërmeti i dytë, kur Durrësi ka qenë në sundimin e Anna Komnenit. Tërmeti i fuqishëm, shkatërroi gjithçka që ndodhej në sipërfaqe të tokës, duke e kthyer qytetin e Durrësit në një vend të pabanueshëm për banorët. Si pasojë e shkatërrimeve totale të vendit, ku tërmeti u shoqërua me përmbytje të cunamit të furishëm, banorët e qytetit të Durrësit u transferuan në qytetin e Beratit për vite me radhë. Pas rindërtimit të qytetit për të dytën herë, një tjetër termet po aq i fuqishëm dhe shkatërrues si dy të parët, ra në vitin 1273, ku qyteti u kthye në një rrënojë të vërtetë.

    Enkeleda ARAPI

    • Gjinia: Mashkull
  • i identifikuar
    Berni
    #24 ne: 26-04-2008, 15:38:33
    Udhëtim në Dyrrah

    Historianët Hava dhe Sali Hidri na sjellin në një album historik Durrësin. Trashëgimia kulturore e një qyteti që ende nuk menaxhohet siç duhet...

    Perëndimi i diellit ka rënë mbi Adriatik. Buzëmbrëmjet janë gjithnjë të ndjera në rrugën pranë portit, ku dikur fliste plot pasion Cicëroni. Për durrsakët kjo është xhiroja tradicionale që e nisin çdo pasdite nga kjo rrugë dhe e përfundojnë buzë detit. Kodrat që mbulohen mbrëmjeve nga një tis i hirtë janë po aq interesante sa zgjatimi i pafund i detit. Për historianin e njohur të këtij qyteti Sali Hidri nuk është vetëm deti ai që e bën DURRESIN një qytet romantik, por edhe trashëgimia kulturore që mbart ky vend.

    Por ne jemi mësuar ta njësojmë Durrësin me detin dhe shumë rrallë guxojmë të shkojmë përtej tij, për të zbuluar kodrat e qytetit ku luftonte Çezari me Pompeun, apo për t‘u ndalur te kultet që janë një pasuri më vete e traditës historike të tij. Në panteonin tradicional pellazgo-ilir, banorët e hershëm të këtij qyteti i faleshin hyjnive, që nga ato kozmogonike, ashtu edhe atyre të panteonit tradicional mitologjik. Në muzeun e qytetit, mund ta takosh historinë vetëm disa metra larg detit. Aty mund të mësosh më shumë për Gean. Në kozmogoninë pellazge, Gea bënte pjesë në kultin e krijimit të njeriut, adhurimit të të parëve, që ishte elementi bazë i pellazgëve. Ajo është adhuruar herët në Dyrrah. Realizimi i saj në skulpturë me përmasa natyrore, e ulur në fron, rrethuar me fëmijë, plot fruta në prehër e me veshje romake flet për këtë vazhdimësi të kultit të saj edhe në shek I-II pas lindjes së Krishtit.

    Qyteti ku ne kërkojmë të arratisemi për të ndryshuar disi rutinën e ditëve tona, mbart një histori tjetër brenda tij. Ajo e bën atë unik në Ballkan dhe një nga vendet me trashëgimi kulturore më të adhurueshme. Po përse flitet kaq pak për këtë trashëgimi, pse ajo nuk është ende promotore kryesore e turizmit, e thithjes së vizitorëve drejt këtyre përrallave kaq befasuese.

    Prof. as. dr. Hava Difri dhe dr. Sali Hidri (të dy bashkëshortë) kanë zgjedhur një mënyrë për ta treguar këtë trashëgimi. Në albumin historik të quajtur DURRESI ata tregojnë anët e panjohura të qytetit për të cilin Marin Barleti shkruante se "lavdet dhe krenaritë e tij janë të shumta e të mëdha".

    Albumi kërkon të tregojë se sa e rëndësishme është historia që fle në rrugët ku kanë kaluar kryeqytetarët e Evropës, ku brenda tij ndodhen ndërtesa të shenjta, faltore të hyjnishme dhe madhështore...". Dhe atje sheh qartë fytyra mbretërish e perandorësh, monumente shumë të larta princash. Atje është ngritur mbi një vend të lartë pranë portës Kabalina me drejtim nga veriu, truproja, ose më mirë Kolosi shumë i madh i Perandorit Adrian, i ndërtuar me zgjuarsi dhe me mjeshtëri të admirueshme. Muret e qytetit janë shumë të fortë, të stolisura dhe të zbukuruara me kulla të larta dhe me vepra të tjera të përmendura. Ai qytet duhet admiruar edhe për çështjet e lundrimit, për dobinë e kriporeve dhe të mallrave. Ky është qyteti i Durrësit, që pa dhe priti si jo më mirë senatin romak, jo më pak i përmendur se sa i pafat për gjakderdhjen civile dhe luftërat e brendshme", shkruante dikur për Durrësin Marin Baleti.

    "Pozicioni gjeografik i Durrësit, të qenurit e tij kurdoherë një port ndër më kryesorët në pellgun e Mesdheut qytet nga ku niseshin rrugët e karvanëve tregtarë, nga Perëndimi në Lindje dhe anasjelltas, mbetej pa dyshim takimi i dy botëve të mëdha të kohës, ku kapërtheheshin interesa ekonomike, politike, administrative, kulturore e deri ideologjike fetare", shkruan Hidri. Durrësi mbetej një pikë takimi e bashkimi jo vetëm politike e administrative, por edhe e kulturave botërore, çka bënte që ai të ishte kurdoherë një qytet emancipues. Perandoritë e mëdha të kohës, Roma e Bizanti, kishin interesa strategjike mbi këtë qytet. Secili në kohë të vet, synonte t‘i jepte atij fytyrën e tij, prandaj dhe investimi ishte i gjithanshëm. Në periudha paqeje Dyrrahu hapej, zhvillohej, zbukurohej lartësohej dhe e kundërta në periudha lufte, ai tkurrej, rrudhosej, shkatërrohej. Kësaj tabloje i duhen shtuar dhe fatkeqësitë natyrore siç ishin tërmetet e shumta e ngandonjëherë katastrofike, të cilët e degradonin shumë qytetin. Për madhështinë e tij flasin jo vetëm autorët antikë, por mbi të gjitha monumente e objektet arkitektonike, arkeologjike që jep nëntoka e qytetit, shpallur prej dekadash nëntokë muze.

    Kultet janë një pasuri e madhe e botës shpirtërore të qytetit. Mund të shohësh ende sot Herën, bashkëshorten e Zeusit, apo Afërditën, hyjneshën e Dyrrahut, e cila ishte dhe mbrojtëse e porteve detare. Athinaja, bija e Zeusit, e dalë sipas mitologjisë nga koka e tij, ishte mbrojtëse e shkencës, e diturisë. Artemisi, Hyjnesha-Virgjëreshë, e bija e Latonës, motra e Apolonit, ishte mbrojtëse e grave dhe e vajzave gjë që e përafronte atë me Afërditën. Hermesi ishte mbrojtësi i tregtarëve, udhëtarëve dhe hajdutëve. Dionisi, hyjnia e rrushit dhe e verës, me prejardhje nga Lindja, gjendet dhe paraqitet fuqishëm në Dyrrah. Po ashtu dhe Nike, simbol i fitores, shoqëruese e perëndeshës Athina, apo Herakliu si hero. Ai paraqitet në vazo ose me kandar në dorë përballë Athinasë ose me topuz ulur përpara një altari.

    Nëntoka muze e Durrësit gjithmonë ka të papriturat e saj. Kështu në vitin 2003, nën kujdesin e arkeologëve, dolën në dritë objekte e monumente shumë të rëndësishme ndër to dhe unike, perëndesha e pjellorisë.

    Interesante është dhe jeta kishtare e qytetit, e cila e ka origjinën e saj që në predikimet e hershme apostolike të Shën Palit, në përqafimin e fesë së re nga të shtatëdhjetë të krishterët e parë të këtij qyteti, të peshkopit të Durrësit, Astit në vitin 100, i cili është martiri i parë për tokën e Ilirisë. Për një jetë të ngjeshur kishtare flasin edhe gjurmët e ndërtimeve të një sërë kishave, që janë të dokumentuara në qytet, si "Të shenjtët Kozma e Damjan, Shën Maria, Shën Nikolla, Shën Maria e Rotondës, Shën Teodori, Shën Pali, Shën Jaku, etj. Ndërmjet këtyre ndërtimeve kishtare më e rëndësishmja është Bazilika e Arapajt, kushtuar Shën Mëhillit, një ndërtim tipik ky për kohën e Justianit. Si tip bazilike trikonkë, bazilika e Arapajt pasuron fondin planimetrik të bazilikave të vendit tonë. Mozaiku është pika më e lartë artistike që ruhet nga Bazilika e Arapajt.

    Janë të pafundme fjalët që mund të përshkruanin vlerat e trashëgimisë kulturore që përmban ky qytet dhe historitë që flenë në të. Dy historianët Hidri janë munduar të rrëfejnë në mënyrën e tyre në këtë album qytetin, me të njëjtën dashuri si ata e shohin çdo ditë. Ndërsa i mbetet autoriteteve që çdo ditë flasin për turizëm të dinë të shfrytëzojnë këto potenciale të heshtura që Durrësi ruan prej vitesh në gjirin e tij.

    Princi Vidi

    Vilhem Vidi mbërriti në Durrës më 7 mars të vitit 1914. Durrësi, kryeqyteti i Mbretërisë Shqiptare, me në krye princ Vidin nuk e pati jetën më të gjatë se 6 muaj. Duhet shënuar se në vitin 1914 Durrësi u ndje si kryeqendër, qoftë në aktivitetin e tij si port dhe si përqendrim i forcave patriotike në vështrim politik. Mbretëria shqiptare e Vidit ishte pjellë e konjukturave të diplomacisë evropiane. Vetë Statuti i kësaj mbretërie, i këtij shtati, në fakt qe me të meta, por megjithatë ai pati një rëndësi shumë të madhe: shpallte shtetin e pavarur shqiptar, duke u njohur de juro e de fakto në arenën ndërkombëtare. Për patriotët shqiptarë ardhja e princ Vidit u konsiderua si një element i rëndësishëm që do ta çonte vendin drejt bashkimit, do ta fuste Shqipërinë në rrjedhën e stabilitetit shtetëror. Rrethanat ballkanike dhe evropiane, e për pasojë gjendja e pështjelluar brenda vendit e detyruan princ Vidin ta linte postin e dhuruar nga vetë Fuqitë e Mëdha. Më 3 shtator 1914, princ Vidi la Shqipërinë.

    Mbreti Zog

    Pas marrjes së pushtetit me ngjarjet e dhjetorit të vitit 1924 Ahmet Zogu u mundua ta fuste vendin në rrugën e stabilitetit politik e ekonomik. Gjëja e parë që bëri ai ishte forcimi i kuadrit ligjor. Durrësi në vitet 1925-1939 njohu disa përparësi zhvillimi dhe kjo duket më së miri në zhvillimin urbanistik të tij, si dhe në forcën investuese të tyre në këtë qytet nga vetë banorët.

    Lufta e Dytë Botërore

    Shqipëria në teatrin e Luftës së Dytë Botërore u radhit në anën e shteteve të Koalicionit Botëror Antifashist. Kjo luftë niste në fakt për vendin tonë që me zbarkimin e trupave fashiste italiane më 7 prill 1939. Qyteti i Durrësit qe ndër të parët që i priti me armë pushtuesit fashistë. Në qytetin bregdetar u krijua i pari Këshill Nacional Çlirimtar i Qarkut (tetor 1942). Në Durrës komanda supreme gjermane organizoi operacionin e koduar "shëtitje në port", për t‘iu përgatitur një zbarkimi të mundshëm të forcave aleate që kishin planifikuar hapjen e frontit të dytë diku në brigjet e Adriatikut. Për këtë arsye, gjermanët nëpërmjet këtij operacioni urdhëruan evakuimin me forcë të banorëve të qytetit. Durrësi u boshatis e mbeti i tillë nga nëntori i 1943 deri më nëntor të vitit 1944. Në Durrës në thellim të operacionit të tyre mëngjesin e 20 nëntorit 1943 gjermanët grumbulluan të rinjtë me ndjenja nacionaliste patriotë e rini komuniste në zonën e Shkozetit jashtë qytetit. Këtu bënë seleksionimin, duke veçuar sipas tyre "më të rrezikshmit" dhe i nisën në kampet e shfarosjes në masë në Prishtinë, Zemun, Mat‘hauzen, etj. Në këto kampe naziste mbetën 44 të rinj durrsakë.

    Gazeta Shqip

    FOTO NGA DURRESI KLIKO KETU

    • Gjinia: Mashkull
  • i identifikuar
    Berni
    #25 ne: 08-05-2008, 11:09:28
    Durrësi, ndër plazhet më të preferuara për pushuesit



    Megjithë vërejtjet e shumta të pushuesve gjatë sezoneve të kaluara verore, specialistët parashikojnë se edhe këtë vit ky territor do të jetë zona më e frekuentuar turistike në shkallë vendi. Në fillim të shekullit të kaluar, zona e plazhit në jug të qytetit të Durrësit klasifikohej si tokë bujqësore. Rëra me vlera mjaft kurative kishte pamjen e dunave të mbuluara me gjineshtra, ferra dhe bar. Rruga nacionale Durrës-Kavajë, e shtruar me kalldrëm, në segmentin ura e Dajlanit-Plepa kalonte pikërisht aty ku sot ndodhet rruga e re me gjashtë korsi. Më vonë kjo vijë do të shërbente për të ndarë konvencionalisht zonën turistike bregdetare nga toka bujqësore. Nga dëshmitë e fillimshekullit të kaluar mësohet, se në vitet 1920 më shumë se 50 familje nga Durrësi, Tirana, Berati, etj., ndërtuan shtëpitë e para palafite mbi shtylla prej druri brenda në det. Atëherë familjet morën urdhër nga bashkia e qytetit që t'i largonin nga uji shtëpitë me forma prehistorike për shkak të rrezikut të epidemive. Oborri mbretëror, në fillim të viteve '30, ngarkoi Bashkinë e Durrësit dhe një grup specialistësh për hartimin e planit rregullator për plazhin. Ky grup drejtohej nga arkitekti Kristo Sotiri, i lauruar në Padova dhe Venecia, veprat e të cilit tashmë ishin ndërtuar në Itali, Rumani dhe Egjipt. Plani rregullator përfshinte të gjithë territorin e plazhit nga rruga nacionale deri në bregdet, me një gjerësi nga 200-800 metra dhe me gjatësi prej mbi 4 km nga Ura e Dajlanit deri në stabilimentin e Plepave. Kjo zonë në dokumentet e viteve 1930-1940 emërtohej thjesht Banjat e Durrësit.

    Në Këshillin e Qarkut gjenden dokumente dhe harta të kësaj periudhe, ku shihet ndarja në 300 parcela me sipërfaqe 400 dhe 500 metra katrorë secila dhe të renditura në katër radhë nga bregu i detit deri në rrugën nacionale. Bashkia e Durrësit ua shiste parcelat pronarëve, që sipas planit urbanistik duhet të ndërtonin vetëm në gjysmën e sipërfaqes së blerë, duke i dhënë përparësi gjelbërimit. Sipas një dokumenti të kohës, deri në vitin 1936, në zonën turistike të Banjave ishin ndërtuar 82 vila 1-2 katëshe, vlera e ndërtimit të të cilave lëvizte nga 1.500 deri në 5000 franga ari. Ndërtimet, sipas planit rregullator, vijuan intensivisht deri në prag të Luftës së Dytë Botërore, ndërsa më pas popullsia e Durrësit u shpërngul thuajse tërësisht në Tiranë dhe Kavajë për shkak të luftës.

    Pas vendosjes së diktaturës komuniste, në vitin 1946, të gjitha vilat e plazhit u shtetëzuan, ndërsa familjet pronare të tyre u detyruan të jetojnë ku të mundnin. Vilat fillimisht u përdorën si shtëpi pushimi për punëtorët, ndërsa më pas një pjesë e tyre u kthyen në vila pritjeje për udhëheqësit e partive të huaja marksiste-leniniste ose si shtëpi pushimi për drejtuesit dhe funksionarët vendas. Ndërkohë, rreth 1.2 km plazh në stabilimentin "Iliria" u militarizua plotësisht. Atë që nuk arriti ta bëjë në vitet 1930 mbreti Zog në zonën me pisha të Plepave, që u emërtuan Banjat Mbretërore, e realizuan drejtuesit e lartë të nomeklaturës komuniste, të cilët ashtu si në Tiranë krijuan edhe në plazhin e Durrësit një territor disahektarësh ku askush nuk mund të afrohej dhe që njihet ende sot me emrin gati mistik "Blloku i udhëheqësve".


    10 vjet për t'u harruar

    Spontaniteti dhe amullia kanë karakterizuar plazhin e Durrësit gjatë 15-vjeçarit të fundit. Godinat shumëkatëshe kanë "sulmuar" bregun e detit, duke pakësuar ndjeshëm fondin e rërës, aq të domosdoshëm për plazhet masive si ky i Durrësit. Mijëra apartamente janë ngritur në zonën turistike ku aktualisht mungojnë institucionet kulturore apo ato zbavitëse për pushuesit e shumtë, të cilët vazhdojnë t'i qëndrojnë besnikë këtij bregdeti. Ndërtimet e shumta kanë shkatërruar shpesh herë edhe sistemin e kanalizimeve, duke shkaktuar përmbytje të vazhdueshme të lagjes në raste reshjesh. Ato kanë nxjerrë jashtë loje gjelbërimin e lartë dhe të ulët, i cili ka mbetur si një kujtim i largët vetëm në oborret e shtëpive. Ndërkohë 815 familje, ish-të persekutuara, që janë strehuar në vilat dhe kabinat shtetërore të plazhit, presin prej 15 vjetësh që të pronësojnë këto apartamente.


    Destinacioni turistik i preferuar për dhjetëra mijë pushues

    Bregdeti i Durrësit, zona më e frekuentuar turistike


    Qytetarët durrsakë filluan ta frekuentojnë masivisht plazhin vetëm në fillim të viteve '60. Deri në atë kohë ata i drejtoheshin plazhit të Currilave, pas kodrave në veriperëndim të qytetit. Pikërisht në atë periudhë në plazhin e ri u ndërtuan disa godina masive. Kompleksi hotelier me arkitekturë dukshëm sovjetike vendosi në qendër hotel "Adriatik"-un me dy çifte hotelesh "Butrinti" e "Durrësi" dhe "Kruja" e "Apolonia" në të dy krahët e tij. Pak më larg u ngritën dhe godinat e shtëpisë së pushimit të punëtorëve me rreth 600 shtretër gjithsej. Plazhi i Durrësit u kthye në këtë periudhe në një pikë verore takimi, mjaft e frekuentuar dhe e kërkuar veçanërisht nga intelektualët dhe studentët nga i gjithë vendi, familjet e të cilëve kursimet vjetore synonin t'i shpenzonin në plazhin më të madh të Shqipërisë. Sidoqoftë për të siguruar dy javë në një nga dhomat-kabina me sipërfaqe dhe komoditet minimal, duhej patjetër rekomandim nga shteti. Në mesin e viteve '80 plazhi i Durrësit iu nënshtrua një sistemimi masiv, i cili mbeti i papërfunduar për shkak të ndryshimit të sistemit. Gjelbërimi i vjetëruar dhe i rrezikshëm me plepa nisi të zëvëndësohej me pisha dhe eukalipte, ndërsa paralelisht me rrugën automobilistike u ndërtua një trotuar i mjaftueshëm në shërbim të kalimtarëve pushues. Hoteli i ndërtuar 70 vjet më parë nga tregtari durrsak Rexhep Breshka, në stabilimentin Hekurudha, ishte një nga simbolet e fundit, që u rrafshua në fundin e viteve '80. Ndërsa urat prej druri që zgjateshim vetëm pak metra në det u zëvendësuan nga urat prej betoni, që i drejtohen edhe sot thellësive.

    Aktuialisht, rruga e re me gjatësi 4.3 km nga ura e Dajlanit në Plepa ka mundësuar lehtësimin e trafikut të automjeteve në këtë sipërfaqe, ku gjatë verës mbërrijnë më shumë se 400 mijë pushues gjithsej. Ndërsa rruga paralele, e cila nga dalja e superstradës i drejton automjetet që vijnë nga Tirana për në plazhet e tjera në Shkëmbin e Kavajës, Golem apo Malin e Robit është një zgjidhje e mirë për qarkullimin rrugor. Megjithë vështirësitë, plazhi i Durrësit vazhdon të jetë destinacioni turistik i preferuar për dhjetëra mijë pushues nga vendi, Kosova dhe Maqedonia, të cilët gjejnë mikpritje dhe dëshirë për të përmirësuar cilësinë e shërbimeve ndaj turistëve.

    Rilindja Demokratike