×

 Kolesteroli - Çrregullimet e kolesterolit

· 3 · 588

 Kolesteroli - Çrregullimet e kolesterolit

· 3 · 588

  • Gjinia: Mashkull
  • i identifikuar
    M A X
    ne: 23-11-2011, 15:13:10
    Çrregullimet e kolesterolit, rreziqet e tij
    Nga Gazeta Standard

    Të gjithë na ka rënë rasti që të dëgjojmë shpesh mbi kolesterolin dhe mbrojtjen ndaj tij. Në media, sidomos gjatë reklamimit të produkteve ushqimore, theksohet niveli i ulët i kolesterolit si një avantazh diferencues i produkteve të ndryshëm ushqimor. Megjithatë, shumë prej nesh ende nuk e dinë se çfarë është në të vërtetë ai dhe se çfarë rreziqesh paraqet.
    Hiperkolesterolomia, si një term që përdoret gjerësisht kësaj çështjeje në fushën e mjekësisë, i referohet niveleve të kolesterolit në gjak, të cilat janë më të larta se normalja. Në vetvete, kolesteroli është një molekulë e cila lëviz në gjakun e trupit të njeriut dhe përbën një nga molekulat më të rëndësishme të trupit tonë pasi është pjesë përbërëse e hormoneve dhe steroideve tona. Rreth 75 – 80% e sasisë së kolesterolit që gjendet në trupin tonë, është krijuar gjatë jetës së njeriut. Pjesa tjetër duhet të merret nga jashtë nëpërmjet ushqimeve me bazë mishi.
    Që të mos shqetësohemi dhe të themi se kemi sasi normale të sasisë së kolesterolit në gjak, duhet që të regjistrojmë jo më shumë se 200 mg për decilitër gjak (mg/dL). Sasia nga 200 deri në 239 mg/dL kolesterol mund të konsiderohet si një kufi i pranueshëm, por që duhet mbajtur nën kontroll. Një sasi më e madhe se 239 mg/dL regjistrohet si sasi e lartë e kolestrolit në gjak dhe në këtë rast kemi të bëjmë me hiperkolesterolomi.
    Ky çrregullim ndahet në dy kategori të mëdha: lipoproteina me densitet të ulët (LDL) i quajtur edhe si kolesteroli i “keq” si dhe lipoproteina me densitet të lartë (HDL), i quajtur kolesteroli i “mirë”. Dietat, ushtrimet fizike, alkooli dhe sëmundje të caktuara ndikojnë tek të dy tipet e këtij çrregullimi. Nëse konsumoni shumë ushqime, ka shumë mundësi që të rrisni nivelin e kolesterolit të tipit LDL. Ushtrimet fizike dhe rënia në peshë nga njëra anë rrit kolesterolin e tipit HDL dhe ul atë të tipit LDL.
    Hiperkolesterolomia rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës. Nivelet e larta të qarkullimit të kolesterolit krijojnë disa depozita në enët e gjakut. Këto depozita mbushen me yndyrën e trupit dhe pak nga pak fillojnë të rriten duke shkaktuar bllokimin e venave dhe ulin ritmin e qarkullimit të gjakut. Nëse gjendja arrin deri në bllokimin e venave atëherë është e sigurt që do të pasohet nga një atak kardiak. Nëse bllokimi ndodh në enët e gjakut që shkojnë në tru atëherë ka shumë rrezik që një pjesë e trurit të vdesë.
    Ka edhe një sindromë tjetër që quhet hiperkolesterolomia familjare. Kjo sindromë prek personat që kanë në mënyre të vazhdueshme nivele të larta të LDL. Edhe kjo sindromë shkakton bllokim të arteries koronare, gjë që çon domosdoshmërisht në atak kardiak. Në përgjithësi, tek meshkujt një atak i tillë ndodh në moshën 40 – 50 vjeçare. Afërsisht 85% e meshkujve me këtë çrregullim kanë deklaruar se kanë pësuar një atak të tillë para moshës 60 vjeçare. Për femrat, një atak i tillë vonon rreth 10 vjet.
     
    « Editimi i fundit: 16-01-2012, 14:19:00 nga M A X »

    • Gjinia: Mashkull
  • i identifikuar
    M A X
    #1 ne: 16-01-2012, 14:19:06
    Sipas një studimi të ri, konsumimi i të paktën 7 kokrrave arrë në ditë do të largojnë kolesterolin e keq, apo sic quhet ndryshe LDL, duke parandaluar kështu sëmundjet kardiovaskulare.

    Studimi sqaron se arrat kanë në përbërjen e tyre sasi të konsiderueshme polifenoli, i njohur si antioksidant që e mbron trupin nga radikalet e lira.

    Sipas këtij studimi të Universitetit Scranton, në Pensilvani, i drejtuar nga profesor Joe Vinson, polifenoli është i pranishëm edhe tek disa fruta të tjera të thata. Në krye të klasifikimit mbeten arrat, ndërsa pas tyre vijnë stikat, arrat braziliane, lajthitë, bajamet, kikirikë dhe arrat maqedonase.

    "Arrat kanë nivelin më të lartë polifenolit, në dy eksperimente të realizuara", thotë profesor Vinson. Këto nivele të larta të një antioksidanti e bëjnë arrën një ushqim anti-kolesterol, thonë hulumtuesit.
    (ma.ar/BalkanWeb)

    • Gjinia: Mashkull
  • i identifikuar
    M A X
    #2 ne: 11-04-2019, 08:45:42
     

    Kolesteroli është substancë yndyrore në trup, e cila është vitale për funksionin normal trupor.
    Ka dy lloje të kolesterolit – LDL (njohur si kolesteroli i keq) dhe HDL (njohur si kolesteroli i mirë).
    Sasitë e mëdha të kolesterolit të keq mund ta rrisin rrezikun e problemeve serioze shëndetësore, siç është ngushtimi i artereve, sulmi i zemrës, sulmi në tru, etj.
    Megjithatë, nivelet e kolesterolit mund të ulen duke i bërë disa ndryshime të thjeshta në ushqim.

    Produktet arrore
    Ekspertët shëndetësorë rekomandojnë të hani produkte arrore, sepse hulumtimet tregojnë se ato e zvogëlojnë kolesterolin, e posaçërisht arrat, kikirikët dhe bajamet.

    Këto përmbajnë vitaminë E, e cila ka ndikim në kolesterol.

    Soja
    Nuk është ushqimi i preferuar i secilit, por soja është dëshmuar se e zvogëlon kolesterolin – 25g proteinë soje në ditë mund ta zvogëlojë kolesterolin për 5%, sipas ekspertëve.