×

Saranda

· 41 · 15603

Saranda

· 41 · 15603

  • Postime: 21960
  • Karma: 43
  • Gjinia: Mashkull
M A X
ne: 23-08-2004, 14:41:55
Qyteti i Sarandes ndodhet ne jugperendim te vendit,buze detit Jon dhe eshte port detar.Ekzistenca e tij permendet per here te pare nen emrin ONHEZEM ne shek I p.k,sherbente si liman per kalimin nga Epiri ne gadishullin Italik,era juglindore shume e preshtatshme per kete lundrim njihej me emrin e Onhezmit.Zhvillimin me te madh ky qytet i vogel e pati nga shek i II-III p.k.Kesaj kohe i perkasi dhe disa renoja buze detit.Ne shek e IV qyteti riperterihet rreth berthames se pare dhe rethohet me mure mbrojtese 2m te trashe,duke mbajtur perbrenda rreth 5 ha toke.Brenda keshtjelles ne trajte gjysemrrethi,te perforcuar me kulla,germimet arkeologjike kane zbuluar rrenoja banesash,sterrerash dhe nje bazilike paleokristiane te shek V-VI,dyshemeja e te ciles ishte shtruar me moxaik te bukur shumengjyresh.Ne nje sere aktesh kishtare te viteve 414-516 permendet si seli peshkopesh dhe si qytet.Ne udherrefyesin e Hieroklit te shek VI del ne skene me emrin Anhiazmi si nje nga 12 qytetet e provinces se Epirit te vjeter.Sherbente si skele e Foinikes (Finiqi).Gjate mesietes nuk permendet me ne burimet e shkruara.Muri rrethuae i epokes Bizantine ne pjesen perendimore te qytetit te sotem,rrenojat e nje manastiri paleokristian me emrin Ajiu Saranda (Dyzet Shenjtoret) qe ngrihet ne shpatin e malit mbi Sarande dhe ndertimi ne fund te shekullit XVI-fillimi shek XVII i kalase se Lekuresit ne jugelindje te qytetit,tregon se Onhezmi eshte i lashte,ndonese ne renie,ka vzhduar me emra te tjere.Emri ''Sarande'' hyri ne perdorim ne fund te vitit 20 te shek te XX.madje deri ne vitin 1930 nga banoret quhej thjesht ''Skele''.Me 1876 ketu ishte nepunes dogane Naim Frasheri.Me 1878 u dogj e u shkaterua nga banda anetaresh greke te ardhur nga korfuzi.Me 1927 kishte rreth 800 banore dhe nuk hynte ne rradhen e Qyteteve.Dicka me shume u rit ne vitet 30-40,kur u zhvillua tregetia,u ndertuan,dyqane,magazina,shtepi te tregetareve etj.Ne fillim te viteve 30 te shek te XX mer trajte dhe urbanistika e Sarandes,vendosia e rugeve dhe e ndertesave shkalle-shkalle,u hap shetitorja anes bregdetit (qe ne ditet tona eshte dyfishuar),u ndertua moli i ri,muri mbrojtes ndaj dallgeve dhe 3 ruget kryesore.Saranda eshte porti i trete ne vend nga rendesia pas Duresit dhe Vlores.Ne ditet e sotme Saranda cilesohet si nje nga qytetet Perla te Shqiperise dhe aktiviteti i saj eshte bazuar kryesisht ne turizem dhe ne perpunimin portual.Ne vitin 1990 popullsia e saj qe rreth 16.400 banore.Numri i banoreve te rrethit te Sarandes (sipas statistikave te vitit 1993) eshte 53.730 banore,ndersa siperfaqia eshte 1097km2
Nga viti 1940-1943 saranda qe nen pushtimin Italian dhe  italianet e quanin "Porti Edda".

http://saranda.7p.com/historia_e_qytetit.html






[attachment[/attachment]
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 26
  • Karma: 0
Nebula
#1 ne: 24-08-2004, 15:46:20
Turp eshte ta them po se kam pare ndonjehere Saranden , qe tashme me eshte kthyer ne nje enderr... qe ndoshta do te me jepet ndonjehere rasti ta shoh .... largesia keshtu e paska .
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 188
  • Karma: 0
  • Gjinia: Mashkull
diamant
#2 ne: 26-08-2004, 18:36:40
Te lindesh, te rritesh dhe te ikesh large atij vendi....... >< :( >< :( ><      :'( :'( :'(
« Editimi i fundit: 26-08-2004, 18:38:40 nga Grykohor »
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 7
  • Karma: 0
  • Gjinia: Femer
lorina
#3 ne: 02-09-2004, 19:34:16
Pershendetje,

Te shikoni si eshte bere Saranda sot do te habiteni..  Une sapo u ktheva dhe me ka marre malli si asnjehere tjeter...  Ushe zmadhuar, eshte zgjatur tutje kanalit te Cukes.  Gje me te bukur nuk kishte..  Po te shkoni e ta vizitoni te shkoni patjeter Keshtjellen e Lekursit..  Sikur edhe vetem nje dite te rrini..

AMAZING!!!!!!!!!!!!!!!!
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 1
  • Karma: 0
Florida
#4 ne: 08-10-2004, 15:17:58
Qytet i bukur po. nganjehere ka edhe gjera te tilla
 :zjarr
  :tym
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 2434
  • Karma: 1
  • Gjinia: Femer
Amela
#5 ne: 28-10-2004, 23:14:16
wow MAX sa pamje fantastikeee :)

s'kam qene asnjeher ne Sarande...vec mos shkosha ne shqiperi se pa e vizitu se le ne dasht zoti :D
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 7
  • Karma: 0
  • Gjinia: Femer
lorina
#6 ne: 16-11-2004, 00:55:04
Pershendetje,

E nisa kete teme te dija ne qofte se ne kete forum ka Sarandiote (kudo qe jane)..
Mos hezitoni dhe turp te mos keni por hidhni nga nje fjale..  Le te kemi dhe ne nje teme tonen..    :D  Uroj te jemi shume dhe te kemi mundesi te flasim dhe te ndihmojme njeri tjetrin..

Se shpejti,

Lorina
« Editimi i fundit: 16-11-2004, 04:12:13 nga angeldeviled »
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 7
  • Karma: 0
  • Gjinia: Femer
lorina
#7 ne: 16-11-2004, 16:17:17

Me sa shoh jam vetem...   :???  nuk ka gje..  

POr nuk them te jeni vetem nga saranda..  dua te shkruajne edhe ata persona qe kane shkuar ne sarande, cfare pershtypjesh kane, cfare mbresa, kenaqesi, pakenaqesi...  e dini vete..
une i mirepsres te gjitha mendimet...

Lorina
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super
milanisti
#8 ne: 16-11-2004, 17:03:34
Te them te drejten as un skam qene ne Sarande po sic thone eshte shum qytet i bukur.

P.s Lorina nuk ka shum Sarandiot ketu dhe 2 tre veta qe kane jane kane shkruar te rubrika Saranda.
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 2495
  • Karma: 0
  • Gjinia: Femer
leni
#9 ne: 05-12-2004, 23:16:11
Moj  Sarande, moj e mira sa te mira qe te vine  ke cuditur tere njerzine  te vjen era trendeline  :-* :lule :lule
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 199
  • Karma: 0
patrioti
#10 ne: 02-01-2005, 06:12:45
mimoza, mimoza ,celin ane mbane ne SARANDEN ton te bukur gocat ne dor i mbajn  :lule :pafshim
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super
milanisti
#11 ne: 16-01-2005, 15:57:03
 <)> <)>

[attachment[/attachment]

[attachment[/attachment]
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super
milanisti
#12 ne: 16-01-2005, 15:57:29
 <)> <)>

[attachment[/attachment]
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super
milanisti
#13 ne: 16-01-2005, 15:57:53
 <)> <)>

[attachment[/attachment]

[attachment[/attachment]
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super
milanisti
#14 ne: 16-01-2005, 15:58:18
 <)> <)>

[attachment[/attachment]

[attachment[/attachment]
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super
milanisti
#15 ne: 16-01-2005, 15:58:45
 <)> <)>

[attachment[/attachment]

[attachment[/attachment]
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super
milanisti
#16 ne: 16-01-2005, 15:59:29
 <)>

[attachment[/attachment]

[attachment[/attachment]
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super
milanisti
#17 ne: 16-01-2005, 15:59:54
 <)>

[attachment[/attachment]
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 210
  • Karma: 1
  • Gjinia: Femer
0711
#18 ne: 16-01-2005, 19:02:06
me ka marrur malli per saranden dhe stinen e veres :(  :(  :(
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super
milanisti
#19 ne: 21-02-2005, 00:26:26
Turistet dhe Saranda

Saranda, oazi i qetesise.


"Saranda eshte qyteti me i qete ne bote".
Kete cilesim nuk e thone shqiptaret, por turistet e huaj qe ne keto dite te nxehta gushti kane zgjedhur kete cope te bregdetit shqiptar per te shijuar poushimet. Te ardhur nga Korfuzi, gjermane, angleze austriake, polake e deri nga ShBA-ja dhe Kanadaja e larget, ata ndajne mendimin se kane zbuluar mrekulline ndryshe nga cfare u kishin thene greket ne ishullin matane bregut shqiptar. Megjithate duke prekur me duart e tyre qytetin shqiptar, bukurite e tij bashke me Butrintin dhe Syrin e Kalter, keta turiste kane bere nje cilesim qe ishte mire ta degjonte e lexonte cdo njeri ne kete bote: Saranda eshte qyteti me i qete i rruzullit, shkoni e beni pushimet atje!

Por mes te tjerave mendojne se ca gjera duhet te rregullohen sidomos hapja e Internet-kafeve.
 
Asllan Gjinovci, kosovar me banim ne Gjeneve
Saranda eshte e bukur, shume e bukur. E dua. Prandaj kam edhe disa vjet qe vij e bej pushimet ketu. Mandej do te vij perseri. Por ideja ime eshte qe Saranda ta kuptoje se si ta mbroje ambjentin. Se si ta shnderroje ate ne energji direkte. Dhe kjo energji eshte atehere ku turisti vjen nga Amerika, Zvicra apo Gjermania dhe i bjen dollaret ne pjate. E shihni formen e detit qe i pergjigjet nje forme si asaj te liqenit. Prandaj kjo kerkon nje pergjegjshmeri me te madhe nga banoret ketu, sidomos kerkon infrastrukture te jashtezakonshme per t'i pastruar ujerat qe te mos shkojne ato te papastra ne det.

Mimi Anzel, avokate nga SHBA
Kur isha ne Korfuz veshtrimi i kodrave te lakuriqta dhe jopjellore te brigjeve perballe, domethene Sarandes, me tundoi per te ardhur ketu. Udhetimi me tragetin "Petrakis" ishte i shpejte por jo terheqes. Une do te kisha preferuar nje anije me tradicionale per te ardhur ketu ne kete vend tradicional. "Eshte me rrezik dhe atje nuk ka asgje me interes", degjon te te thone dendur ne klubet e Korfuzit, kur te lexojne mendimin per nje udhetim ne Sarande. Por sa ta gabuar jane ata! Sepse ketu gjeta mrekullira si Butrinti, Syri i Kalter, bregu pergjate veriut te Borshit dhe per me teper asnje gjurme te vetme rreziku. Impresioni im kryesor i v-shtire per t'u pershkruar eshte se shqiptaret jane kaq te gatshem per te mirepritur te huajt, te cilet ne dekada me pare u quajten armiq. Vetem nje popull i fuqishem dhe i durueshem mund te ece kaq mire ne nje kohe kaq te shkurter. Saranda eshte shume e bukur, prandaj une dua qe te me besoni, ky eshte nje vend i mrekullueshem.

Rebeka Dailey nga Anglia
Cdo gje eshte e bukur ketu ne Sarande, drita, lulet, kopshtet, bulevardi, pamjet. Madje ne momentet e mbremjes te duket sikur je ne Angli. Njerezit ketu ndryshe nga anglezet qe jane njerez te ftohte jane te afrueshem, te dashur. Saranda nuk do te mund te behej me interesante pa Butrintin Antik, per te cilin mund te them se nuk do te kete grup turistesh qe te ike pa e vizituar ate.

Shawir Barington, nga Kanadaja
Eshte mire qe krahas bukurise se Sarandes te veme ne dukje edhe disa gjera qe me pak mundim dhe shume deshire rregullohen. Si mund te mbyllet e pushoje sherbimi internet-cafe pikerisht ne ato ore kur ne ditet turistike qyteti eshte me turiste te lodhur qe nuk kane se cfare te bejne? Si te mos mjaftonte kjo shume dyqane jane gjithashtu te mbyllura pa te dhene asnje mundesi per te blere dicka. Ne Korfuz eshte e njejta temperature si ketu por Interneti mbahet i hapur gjate gjithe pasdites. Keshtu jo pak para rikthehen ne Korfuz. Prandaj nuk hezitoj kur ju them, mos e lini parane te kthehet mbrapsht!"

Daniele Imola, kryetar i komunes se Riciones ne Itali
Saranden e kam "njohur" permes tregimeve te miqeve te mi qe kane qene me pare ketu. Por ta shohesh vete eshte dicka krejt ndryshe. Eshte vertet nje mrekulli, qytet ne levizje e kantier ndertimi. Gjithcka eshte ndryshe nga c'mendoja. Shoh nje realitet te gjalle qe egziston ketu, ku ndjehem si ne vendin me te qete ne bote ndryshe nga c'propogandohet e na serviret Shqiperia si nje vend i veshtire. E verteta eshte se me nje fare rezerve jam nisur per ketu ku po shoh nje realitet krejt tjeter. Prandaj mendoj se te dyja palet duhet te punojme per te ndryshuar imazhin e vendit tuaj per mire, sepse nuk eshte ashtu sic flitet. Kam gjetur ketu njerez shume serioze dhe partnere qe duan te punojne dhe te ndryshojne realitete ne te mire te komunitetit te ketij qyteti.

Policka Patricek, nga Polonia
Jam i mrekulluar nga bukuria dhe qetesia e Sarandes. Kur erdha ne Korfuz nje padurim i patreguar me nxiste per te pare edhe qytetin tuaj, madje nuk doja t'ja dija fare per fjalet qe thuheshin ne Korfuz, se ne Sarande nuk ke se cfare te besh dhe se ketu tek ju nuk ka vende terheqese per te pare. Por kane harruar me dashje komshijte tuaj se ju keni Butrintin e madh qe me egzistencen dhe ruajtjen me kujdes te antikitetit te tij te huajte nuk do te ikin asnjehere nga Saranda pa e vizituar ate.

Brigidt Plang, nga Austria
E shohim qe qyteti eshte duke bere ndertime te reja. Por njerezit duhet te jene me te pergjegjshem per mbetjet qe mbeten nga ndertimet. Te mos i lene ato pa i hequr. Saranda eshte e vogel dhe ne nje kohe shume te shkurter, kur s'ke as edhe ndonje dyqan te hapur ne oret e drekes, mund ta shohesh ate me te mirat dhe ato qe i vrasin bukurine asaj.

Vitali Karanseko, nga Gjermania:
Mesova ketu se Saranda mbahet vetem me turizmin. Por qe te jesh i fituar duhet qe ai te organizohet dhe madje te menaxhohet mire dhe me kulture. Te filloje ai ne maj dhe te mbaroje ne fund te tetorit. Te organizohen grupe deri edhe pensionistesh, shkollash, per te pare Saranden dhe bukurite e saj perreth. Kjo behet edhe me ne. Kur une te shkoj ne vendin tim do t'ju flas miqeve te mi per qytetin tuaj te bukur dhe kjo do t'i beje efektet e saj.

Hrisanthos Sarilis, kryetar i Bashkise se Korfuzit
Duke ardhur shpesh ketu kam mundesine dhe kenaqesine te konstatoj permiresimet e ndodhura, te shoh ritme zhvillimi ne ngritje. Vleresoj qe ju beni zhvillimin e turizmit dhe te bujqesise paralelisht. Ndersa ne kemi hedhur gjithe peshen ne turizem, verej qe ju e keni shmangur kete. Ka nisur nje program zhvillimi afatgjate e kjo u jep besimin e duhur edhe qytetareve korfiate te vijne ketu e te shkrijne ato kontrakte te mbetura ne ngrirje qe nga Lufta e Dyte Botere deri ne fund te viteve '90. Heqjen e pengesave qe ende ngrihen mes popujve kufitare nuk mund ta bejne dot ato qe i kane vene qeverite, por na takon neve pushtetareve vendore. Me vjen mire qe perpjekjet tuaja jane serioze per te zhvilluar nje turizem elitar, perkundrejt nesh, qe e kemi ate masiv. Jeni te privilegjuar qe keni nje Butrint me vlera nga te cilat edhe Korfuzi perfiton. Por me cdo gje te saj, Saranda te jep kenaqesi. Udhetimi na ka lodhur pak, por ndjehemi teresisht te clodhur ne kete Sarande.

Burim Thaci, Prishtine, Kosove
Saranda eshte vertet nje qytet i bukur dhe mikpritja qe kemi ndeshur eshte teper e madhe. Eshte hera e pare qe vij ketu. Me kishin treguar e folur per kete perle te Shqiperise, por asnjehere nuk kisha mundur ta shihja nga afer. Eshte vertete perrallore. Jo vetem une, por cdo kosovar, eshte i gatshem te investoje qe turizmi i Sarandes te zhvillohet akoma me shume.

Josephe Tinley, nga Anglia
 Mjaft njerez nga bota, ashtu edhe une, kane nje mendim ndryshe per Shqiperine dhe si rrjedhoje edhe per Saranden. Tani qe jam ketu ndryshova shume. Mesuam ne anglezet se ne Sarande njerezit jane shume te dashur, te ngrohte. E kunderta jane qe jemi te ftohte.

Sillve Blumbach nga Gjermania
Saranda ka qene dhe mbetet nje mrekulli per mua. Aq sa kam nje ide qe te vendosem perfundimisht ketu, duke e spostuar endrren drejt nje realiteti. Une shkruaj poezi ne gjuhen time dhe ne shqip dhe Saranden e quaj rezidencen time poetike. Ju dini qe njeriu mund te emigroje per buken, por mesojeni se emigrohet edhe per ngrohtesi. E une jam nje emigrante e tille, qe e gjej ate ne Shqiperi. Por po ua them: Ne Tirane punohet, ndersa ne Sarande shijohet jeta. Shpesh nga Gjermania marr ne telefon miqte e mi ketu dhe u them: dergomeni pak diell sarande.

Elisabet Kavangh nga Irlanda
Jam me bashkeshortin tim ketu. Nuk e teproj kur them me plot gojen: Jemi mrekulluar nga kjo Sarande e mrekullueshme. Nata dhe dritat e vecanta te Sarandes na magjepsin. Nuk ben gabim sikur te behesh edhe banore e perhershme e Sarandes se vogel.
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 199
  • Karma: 0
patrioti
#20 ne: 21-02-2005, 15:49:57
ti duhet te jesh nga PILURI ME orgjin
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 2025
  • Karma: 0
  • Gjinia: Mashkull
sulltani
#21 ne: 27-02-2005, 17:58:35
spaska shume sarandiote ketu.
me gjithe ate i pershendes patriotet e mi.
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 2025
  • Karma: 0
  • Gjinia: Mashkull
sulltani
#22 ne: 27-02-2005, 18:10:09
ehhhh ca na bete me ato fotot . na e shtuat mallin me shume per saranden. cdo vere te jetes sime e kam kaluar ne sarande , kur pashe keto foto se si u ndjeva sikur nje pjese e imja eshte ne sarande. e kubeti (kur sju mbyt anija kristofor kolombos, do zbulonte ameriken ai :()
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 38
  • Karma: 0
Miss Katerina
#23 ne: 16-05-2005, 08:01:32
Me verte jame shume krenare qe jame nga Saranda!!!
Kete vere te gjite duhen te shkojne dhe te kalojne pushimet ne Sarande!!!!
It's a magnificent place!!!! :)
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 1365
  • Karma: 2
  • Gjinia: Mashkull
xhavo
#24 ne: 16-05-2005, 09:02:47
Qytet shumë i bukur, që më ka lanë mbresa ktu e dy vjet!  :-x
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super