×

 Saranda

· 41 · 15584

 Saranda

· 41 · 15584
  • i identifikuar
    milanisti
    #15 ne: 16-01-2005, 15:58:45
     <)> <)>

    [attachment[/attachment]

    [attachment[/attachment]
  • i identifikuar
    milanisti
    #16 ne: 16-01-2005, 15:59:29
     <)>

    [attachment[/attachment]

    [attachment[/attachment]
  • i identifikuar
    milanisti
    #17 ne: 16-01-2005, 15:59:54
     <)>

    [attachment[/attachment]

    • Gjinia: Femer
  • i identifikuar
    0711
    #18 ne: 16-01-2005, 19:02:06
    me ka marrur malli per saranden dhe stinen e veres :(  :(  :(
  • i identifikuar
    milanisti
    #19 ne: 21-02-2005, 00:26:26
    Turistet dhe Saranda

    Saranda, oazi i qetesise.


    "Saranda eshte qyteti me i qete ne bote".
    Kete cilesim nuk e thone shqiptaret, por turistet e huaj qe ne keto dite te nxehta gushti kane zgjedhur kete cope te bregdetit shqiptar per te shijuar poushimet. Te ardhur nga Korfuzi, gjermane, angleze austriake, polake e deri nga ShBA-ja dhe Kanadaja e larget, ata ndajne mendimin se kane zbuluar mrekulline ndryshe nga cfare u kishin thene greket ne ishullin matane bregut shqiptar. Megjithate duke prekur me duart e tyre qytetin shqiptar, bukurite e tij bashke me Butrintin dhe Syrin e Kalter, keta turiste kane bere nje cilesim qe ishte mire ta degjonte e lexonte cdo njeri ne kete bote: Saranda eshte qyteti me i qete i rruzullit, shkoni e beni pushimet atje!

    Por mes te tjerave mendojne se ca gjera duhet te rregullohen sidomos hapja e Internet-kafeve.
     
    Asllan Gjinovci, kosovar me banim ne Gjeneve
    Saranda eshte e bukur, shume e bukur. E dua. Prandaj kam edhe disa vjet qe vij e bej pushimet ketu. Mandej do te vij perseri. Por ideja ime eshte qe Saranda ta kuptoje se si ta mbroje ambjentin. Se si ta shnderroje ate ne energji direkte. Dhe kjo energji eshte atehere ku turisti vjen nga Amerika, Zvicra apo Gjermania dhe i bjen dollaret ne pjate. E shihni formen e detit qe i pergjigjet nje forme si asaj te liqenit. Prandaj kjo kerkon nje pergjegjshmeri me te madhe nga banoret ketu, sidomos kerkon infrastrukture te jashtezakonshme per t'i pastruar ujerat qe te mos shkojne ato te papastra ne det.

    Mimi Anzel, avokate nga SHBA
    Kur isha ne Korfuz veshtrimi i kodrave te lakuriqta dhe jopjellore te brigjeve perballe, domethene Sarandes, me tundoi per te ardhur ketu. Udhetimi me tragetin "Petrakis" ishte i shpejte por jo terheqes. Une do te kisha preferuar nje anije me tradicionale per te ardhur ketu ne kete vend tradicional. "Eshte me rrezik dhe atje nuk ka asgje me interes", degjon te te thone dendur ne klubet e Korfuzit, kur te lexojne mendimin per nje udhetim ne Sarande. Por sa ta gabuar jane ata! Sepse ketu gjeta mrekullira si Butrinti, Syri i Kalter, bregu pergjate veriut te Borshit dhe per me teper asnje gjurme te vetme rreziku. Impresioni im kryesor i v-shtire per t'u pershkruar eshte se shqiptaret jane kaq te gatshem per te mirepritur te huajt, te cilet ne dekada me pare u quajten armiq. Vetem nje popull i fuqishem dhe i durueshem mund te ece kaq mire ne nje kohe kaq te shkurter. Saranda eshte shume e bukur, prandaj une dua qe te me besoni, ky eshte nje vend i mrekullueshem.

    Rebeka Dailey nga Anglia
    Cdo gje eshte e bukur ketu ne Sarande, drita, lulet, kopshtet, bulevardi, pamjet. Madje ne momentet e mbremjes te duket sikur je ne Angli. Njerezit ketu ndryshe nga anglezet qe jane njerez te ftohte jane te afrueshem, te dashur. Saranda nuk do te mund te behej me interesante pa Butrintin Antik, per te cilin mund te them se nuk do te kete grup turistesh qe te ike pa e vizituar ate.

    Shawir Barington, nga Kanadaja
    Eshte mire qe krahas bukurise se Sarandes te veme ne dukje edhe disa gjera qe me pak mundim dhe shume deshire rregullohen. Si mund te mbyllet e pushoje sherbimi internet-cafe pikerisht ne ato ore kur ne ditet turistike qyteti eshte me turiste te lodhur qe nuk kane se cfare te bejne? Si te mos mjaftonte kjo shume dyqane jane gjithashtu te mbyllura pa te dhene asnje mundesi per te blere dicka. Ne Korfuz eshte e njejta temperature si ketu por Interneti mbahet i hapur gjate gjithe pasdites. Keshtu jo pak para rikthehen ne Korfuz. Prandaj nuk hezitoj kur ju them, mos e lini parane te kthehet mbrapsht!"

    Daniele Imola, kryetar i komunes se Riciones ne Itali
    Saranden e kam "njohur" permes tregimeve te miqeve te mi qe kane qene me pare ketu. Por ta shohesh vete eshte dicka krejt ndryshe. Eshte vertet nje mrekulli, qytet ne levizje e kantier ndertimi. Gjithcka eshte ndryshe nga c'mendoja. Shoh nje realitet te gjalle qe egziston ketu, ku ndjehem si ne vendin me te qete ne bote ndryshe nga c'propogandohet e na serviret Shqiperia si nje vend i veshtire. E verteta eshte se me nje fare rezerve jam nisur per ketu ku po shoh nje realitet krejt tjeter. Prandaj mendoj se te dyja palet duhet te punojme per te ndryshuar imazhin e vendit tuaj per mire, sepse nuk eshte ashtu sic flitet. Kam gjetur ketu njerez shume serioze dhe partnere qe duan te punojne dhe te ndryshojne realitete ne te mire te komunitetit te ketij qyteti.

    Policka Patricek, nga Polonia
    Jam i mrekulluar nga bukuria dhe qetesia e Sarandes. Kur erdha ne Korfuz nje padurim i patreguar me nxiste per te pare edhe qytetin tuaj, madje nuk doja t'ja dija fare per fjalet qe thuheshin ne Korfuz, se ne Sarande nuk ke se cfare te besh dhe se ketu tek ju nuk ka vende terheqese per te pare. Por kane harruar me dashje komshijte tuaj se ju keni Butrintin e madh qe me egzistencen dhe ruajtjen me kujdes te antikitetit te tij te huajte nuk do te ikin asnjehere nga Saranda pa e vizituar ate.

    Brigidt Plang, nga Austria
    E shohim qe qyteti eshte duke bere ndertime te reja. Por njerezit duhet te jene me te pergjegjshem per mbetjet qe mbeten nga ndertimet. Te mos i lene ato pa i hequr. Saranda eshte e vogel dhe ne nje kohe shume te shkurter, kur s'ke as edhe ndonje dyqan te hapur ne oret e drekes, mund ta shohesh ate me te mirat dhe ato qe i vrasin bukurine asaj.

    Vitali Karanseko, nga Gjermania:
    Mesova ketu se Saranda mbahet vetem me turizmin. Por qe te jesh i fituar duhet qe ai te organizohet dhe madje te menaxhohet mire dhe me kulture. Te filloje ai ne maj dhe te mbaroje ne fund te tetorit. Te organizohen grupe deri edhe pensionistesh, shkollash, per te pare Saranden dhe bukurite e saj perreth. Kjo behet edhe me ne. Kur une te shkoj ne vendin tim do t'ju flas miqeve te mi per qytetin tuaj te bukur dhe kjo do t'i beje efektet e saj.

    Hrisanthos Sarilis, kryetar i Bashkise se Korfuzit
    Duke ardhur shpesh ketu kam mundesine dhe kenaqesine te konstatoj permiresimet e ndodhura, te shoh ritme zhvillimi ne ngritje. Vleresoj qe ju beni zhvillimin e turizmit dhe te bujqesise paralelisht. Ndersa ne kemi hedhur gjithe peshen ne turizem, verej qe ju e keni shmangur kete. Ka nisur nje program zhvillimi afatgjate e kjo u jep besimin e duhur edhe qytetareve korfiate te vijne ketu e te shkrijne ato kontrakte te mbetura ne ngrirje qe nga Lufta e Dyte Botere deri ne fund te viteve '90. Heqjen e pengesave qe ende ngrihen mes popujve kufitare nuk mund ta bejne dot ato qe i kane vene qeverite, por na takon neve pushtetareve vendore. Me vjen mire qe perpjekjet tuaja jane serioze per te zhvilluar nje turizem elitar, perkundrejt nesh, qe e kemi ate masiv. Jeni te privilegjuar qe keni nje Butrint me vlera nga te cilat edhe Korfuzi perfiton. Por me cdo gje te saj, Saranda te jep kenaqesi. Udhetimi na ka lodhur pak, por ndjehemi teresisht te clodhur ne kete Sarande.

    Burim Thaci, Prishtine, Kosove
    Saranda eshte vertet nje qytet i bukur dhe mikpritja qe kemi ndeshur eshte teper e madhe. Eshte hera e pare qe vij ketu. Me kishin treguar e folur per kete perle te Shqiperise, por asnjehere nuk kisha mundur ta shihja nga afer. Eshte vertete perrallore. Jo vetem une, por cdo kosovar, eshte i gatshem te investoje qe turizmi i Sarandes te zhvillohet akoma me shume.

    Josephe Tinley, nga Anglia
     Mjaft njerez nga bota, ashtu edhe une, kane nje mendim ndryshe per Shqiperine dhe si rrjedhoje edhe per Saranden. Tani qe jam ketu ndryshova shume. Mesuam ne anglezet se ne Sarande njerezit jane shume te dashur, te ngrohte. E kunderta jane qe jemi te ftohte.

    Sillve Blumbach nga Gjermania
    Saranda ka qene dhe mbetet nje mrekulli per mua. Aq sa kam nje ide qe te vendosem perfundimisht ketu, duke e spostuar endrren drejt nje realiteti. Une shkruaj poezi ne gjuhen time dhe ne shqip dhe Saranden e quaj rezidencen time poetike. Ju dini qe njeriu mund te emigroje per buken, por mesojeni se emigrohet edhe per ngrohtesi. E une jam nje emigrante e tille, qe e gjej ate ne Shqiperi. Por po ua them: Ne Tirane punohet, ndersa ne Sarande shijohet jeta. Shpesh nga Gjermania marr ne telefon miqte e mi ketu dhe u them: dergomeni pak diell sarande.

    Elisabet Kavangh nga Irlanda
    Jam me bashkeshortin tim ketu. Nuk e teproj kur them me plot gojen: Jemi mrekulluar nga kjo Sarande e mrekullueshme. Nata dhe dritat e vecanta te Sarandes na magjepsin. Nuk ben gabim sikur te behesh edhe banore e perhershme e Sarandes se vogel.
  • i identifikuar
    patrioti
    #20 ne: 21-02-2005, 15:49:57
    ti duhet te jesh nga PILURI ME orgjin

    • Gjinia: Mashkull
  • i identifikuar
    sulltani
    #21 ne: 27-02-2005, 17:58:35
    spaska shume sarandiote ketu.
    me gjithe ate i pershendes patriotet e mi.

    • Gjinia: Mashkull
  • i identifikuar
    sulltani
    #22 ne: 27-02-2005, 18:10:09
    ehhhh ca na bete me ato fotot . na e shtuat mallin me shume per saranden. cdo vere te jetes sime e kam kaluar ne sarande , kur pashe keto foto se si u ndjeva sikur nje pjese e imja eshte ne sarande. e kubeti (kur sju mbyt anija kristofor kolombos, do zbulonte ameriken ai :()
  • i identifikuar
    Miss Katerina
    #23 ne: 16-05-2005, 08:01:32
    Me verte jame shume krenare qe jame nga Saranda!!!
    Kete vere te gjite duhen te shkojne dhe te kalojne pushimet ne Sarande!!!!
    It's a magnificent place!!!! :)

    • Gjinia: Mashkull
  • i identifikuar
    xhavo
    #24 ne: 16-05-2005, 09:02:47
    Qytet shumë i bukur, që më ka lanë mbresa ktu e dy vjet!  :-x
  • i identifikuar
    Miss Katerina
    #25 ne: 17-05-2005, 03:02:59
    Thanks!!! Edhe une te pershendes Miss Vajza, jeni shume e mire!! :)

    • Gjinia: Femer
  • i identifikuar
    Elektra
    #26 ne: 27-05-2005, 10:21:35
    O sivjet ne Sarande o hiq kurre. ;)
  • i identifikuar
    kreshnik
    #27 ne: 20-07-2005, 16:37:17
    Ju ka marre malli per Santa Quaranten e vjeter???
    Kullosni syte ketu  :)
















  • i identifikuar
    london babe
    #28 ne: 18-11-2005, 10:03:35
     Doja te thoja se Saranda eshte me te vertete nje qytet i mrekullushem lal. une jam nje cerek sarandjote se e kam gjyshin sarandjot. Megjithse jetoj ne Angli prej shume vitesh sa here shkoj ne shqipri per pushime ne vere kaloj dhe nga Saranda, sikur edhe per nja 2 dite ( love it). pershendes gjith sarandjotet.
  • i identifikuar
    ilir elb
    #29 ne: 18-11-2005, 10:26:34
    Doja te thoja se Saranda eshte me te vertete nje qytet i mrekullushem lal. une jam nje cerek sarandjote se e kam gjyshin sarandjot. Megjithse jetoj ne Angli prej shume vitesh sa here shkoj ne shqipri per pushime ne vere kaloj dhe nga Saranda, sikur edhe per nja 2 dite ( love it). pershendes gjith sarandjotet.

    mos i bej qefin qytetit ten tani
    bej shaka  :P :P
     eshte me te vertet nje qytet shume i bukur..