×

Saranda

· 41 · 15601

Saranda

· 41 · 15601

  • Postime: 38
  • Karma: 0
Miss Katerina
#25 ne: 17-05-2005, 03:02:59
Thanks!!! Edhe une te pershendes Miss Vajza, jeni shume e mire!! :)
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 3712
  • Karma: 1
  • Gjinia: Femer
Elektra
#26 ne: 27-05-2005, 10:21:35
O sivjet ne Sarande o hiq kurre. ;)
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 19
  • Karma: 0
kreshnik
#27 ne: 20-07-2005, 16:37:17
Ju ka marre malli per Santa Quaranten e vjeter???
Kullosni syte ketu  :)
















  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 5
  • Karma: 0
london babe
#28 ne: 18-11-2005, 10:03:35
 Doja te thoja se Saranda eshte me te vertete nje qytet i mrekullushem lal. une jam nje cerek sarandjote se e kam gjyshin sarandjot. Megjithse jetoj ne Angli prej shume vitesh sa here shkoj ne shqipri per pushime ne vere kaloj dhe nga Saranda, sikur edhe per nja 2 dite ( love it). pershendes gjith sarandjotet.
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 783
  • Karma: 2
ilir elb
#29 ne: 18-11-2005, 10:26:34
Doja te thoja se Saranda eshte me te vertete nje qytet i mrekullushem lal. une jam nje cerek sarandjote se e kam gjyshin sarandjot. Megjithse jetoj ne Angli prej shume vitesh sa here shkoj ne shqipri per pushime ne vere kaloj dhe nga Saranda, sikur edhe per nja 2 dite ( love it). pershendes gjith sarandjotet.

mos i bej qefin qytetit ten tani
bej shaka  :P :P
 eshte me te vertet nje qytet shume i bukur..
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 2293
  • Karma: 1
PetritKola
#30 ne: 18-11-2005, 18:24:02
Saranda nga bukuria natyrale eshte nga nje me te mirat ne Shqiperi por dora e njeriut e ka shkatruar.
Qysh ne komunizmit po vija me traget nga Korfuzi dhe sistemimi urbanistik egziztonte disi, prape Lagja Koder dukej shume e zymte. Ato shtepite si kazerma burgu. Tamam ne fakt te burgosurit i ndertuan.
Sote Saranada pothuaj si c'do qytet eshte shkatruar nga gjullurdia urbanistike e korupsionit dhe kaosit...
Plazhet dhe bregdetin i kane zene ndertimet.
Fatkeqsisht...
Petrit Kola
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 95
  • Karma: 0
  • Gjinia: Mashkull
Legjioni
#31 ne: 22-04-2006, 07:31:02
ne token, e Shtetit Shqiptare, pre here te pare vura kemben dhe shkela token e Shqipes ne ty Sarande.
 :perqafim :perqafim :perqafim :perqafim
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 27117
  • Karma: 6
  • Gjinia: Mashkull
Berni
#32 ne: 23-04-2006, 12:29:55
Udhëtim në qytetin e 40 Shenjtorëve

Qyteti i 40 shenjtorëve, i rrethuar nga rrënojat shekullore dhe historitë, është një ndër vendet më të bukura të Shqipërisë, falë pozicionit gjeografik.


Saranda në galerinë e koleksionistit Nikolla Xharo, vjen ndryshe nga qytetet e tjera. Rritja dhe zgjerimi në fillim të shekullit XX është graduale, gjë që e dëshmojnë edhe kartolinat e kohës. Në fillim të viteve 1900 shtëpitë janë të rralla aq sa me një vështrim e mbulon tërësisht qytetin, ndërsa rreth viteve '30 popullsia dhe banesat në qytet u dyfishuan. Në rubrikën tonë "Na ishin një herë qytetet shqiptare", do të udhëtojmë në historitë e Sarandës, Delvinës dhe Butrintit për të parë se si kanë qenë dikur.

Saranda
Ndër italianë dëgjohet të thuhet ndryshe emri i Sarandës. Të vjetrit e quanin "Santi Quaranta", "40 shenjtorët". Qyteti ndodhet në gji të detit Jon, në pozicion ballor me ishullin e Korfuzit. Pranë Sarandës ndodhej qyteti antik Ilir i Onchesmos, i cili shërbente si port në shekullin e 1-rë para Krishtit. Në shekullin e 4-ët qyteti u fortifikua me mure brenda të cilave nga gërmimet janë gjetur rrënoja shtëpish, cisterna uji dhe një kishë kristiane e shekullit të 5-të dhe të 6-të, e cila përmbante mozaikë shumëngjyrësh. Rrënojat i përkasin gjithashtu Manastirit të 40 Shenjtorëve, nga i cili vjen dhe emri i sotëm i qytetit të Sarandës. "Manastiri i 40 Shenjtorëve" daton në shekullin e 6-të të erës sonë. Në dorëshkrimet e arkeologut Luigi Ugolini, ai tregon mbi këtë manastir edhe përmes fotove, ku është fokusuar edhe pjesa e sipërme dhe kupola e kishës, e cila u shkatërrua gjatë Luftës së Dytë Botërore. Në periudhën komuniste Manastiri shërbeu si repart ushtarak deri më 1990.

Pranë Finiqit
Qyteti i lashtë i Finiqit ndodhej në Epir në rajonin e Kaonisë, që i korrespondon në ditët e sotme jugut të Shqipërisë, jo shumë larg nga Saranda. Qyteti ngrihej në majat e kodrës që arrinin lartësinë 283 m mbi nivelin e detit dhe kishte formën e një barke ku rrjedhin dy lumenjtë Kaliasa dhe Bistrica, që pak më tej bashkohen me ujërat e liqenit Vivari, poshtë të cilit gjendet qyteti i Butrintit. Finiqi ishte shumë i njohur nga shkrimtarët e lashtë, të cilët e kanë përmendur shpesh atë. Polibi (shek. II p.e.r) e konsideronte qytetin si më të fortifikuarin dhe më të fuqishmin e Epirit dhe si kryeqendrën e tij. Straboni, Livi (periudha e Augustit) dhe Tolemeu (shek. II e.r) e përshkruajnë se nuk ishte shumë larg nga deti, në veri të Butrintit.
Gjithashtu qyteti është përmendur dhe në dy itinerare të lashtësisë. Itinerari i Antonit dhe Tabula Peutingeriana, tregohej në rrugën për në Nikopoli. Qendra e qytetit ka treguar shenja që në kohët prehistorike. Megjithatë të evidentuara janë ato të kohës helene të njohura nga Polibis për fortifikatat. Gjatë kohës romake, shumë struktura dëshmuan për vazhdimësinë e zhvillimit urban dhe me kalimin e kohës, pjesa e ulët e qytetit u bë më e rëndësishme. Rrënoja të tjera historike i përkojnë kohës së Bizantit. Finiqi filloi të përmendet nga udhëtarë të huaj në fillim të shek 19, por vetëm në fillimvitet 1920 italiani Luigi Ugolini identifikoi dhe përshkroi qytetin. I përgatitur në Bolonja në shkollën e Gerardo Ghirardinit, i riu Ugolini solli eksperiencën e tij të arkeologjisë prehistorike. Në vjeshtën e vitit 1926 dhe në vitin 1927, konti arkeolog mori lejen për të drejtuar dy misione me arkeologë italianë në pjesën e poshtme të kodrës. Puna e tij u mblodh në një monografi të publikuar në Romë më 1932 me titullin "Albania antica II - l'acropoli di Fenice".

Kudo antikitet
Kushdo që ka shkuar në Sarandë nuk ka lënë pa parë qytetin antik të Butrintit, i cili është rreth 15 kilometra larg Sarandës. Buthrotum, që është emri i lashtë i Butrintit, zë pjesën kryesore të kodrës që lagej nga kanali Vivari, një rrugë e ngushtë ujore që sot lidh Korfuzin, 4 km në perëndim të Butrintit, me liqenin e brendshëm me ujë të kripur. Butrinti mendohet t'i ketë fillimet e tij në shekullin e 8 para Krishtit, me vendosjen aty të tregtarëve të Korfuzit. Ky është qyteti që lidhet më shumë me legjendën e Eneas. Në shekullin e 4-ët, Butrinti ishte një port kaoanian, ndoshta në qendër të një prej fiseve helene të Epirit. Romakët e përdorën portin si një bazë për fushatën e tyre ushtarake në Ballkan në shekullin e 2-të. Në shekullin që pasoi, ai u bë koloni e ushtarëve të vjetër të Jul çezarit. Më vonë përsëri në sundimin romak, qyteti kishte kishën e tij dhe kjo në një vend të dukshëm. Në vitin 551 Butrinti u sulmua nga barbarët. Historia që pasoi deri në shekullin e 10-të, ashtu si ndodhi me shumë porte mesdhetare, mbetet mister. Më vonë u bë një port i rëndësishëm për lidhjen e Venecias me Bizantin. Për shumë kohë edhe në Mesjetë ishte në duart e venecianëve, të cilët mbronin kufirin lindor të kanalit të Korfuzit. Vetëm në shekullin e 18-të ata e braktisën Butrintin, pasi humbën me turqit. Në vitet 1850, kur Eduard Lear kaloi në këtë rrugë, ajo ishte e shkretë.

Tani
Në fillim të viteve 1900 qyteti dukej i shtrirë buzë Jonit dhe i përmbledhur në disa shtëpi dy-tri katëshe. Në fillim të viteve 1930 qyteti u zgjerua, ndërsa krahasuar me sot transformimi është i paimagjinueshëm. Mes kartolinave vërehet zhvillimi i qytetit të Sarandës, i cili nuk ka shumë lidhje me qytetin e ndërtuar sot. Në vitet e komunizmit arkitektura klasike gri dominoi edhe në këtë qytet, ndërsa 15 vitet e fundit ka nisur ndërtimi i pallateve të larta e me shumë ngjyra. Kjo është historia e Sarandës dhe zhvillimi i qytetit, që është në top-listën gjeografike për bukuritë natyrore.

KISHA E "SHËN MARENËS"

Ndodhet në verilindje të fshatit Jolle. Në shpellë janë vendosur ikonat e "Shën Mërisë". Eshtë e gjatë 25 m, e gjerë rreth 2 m dhe e lartë 1.60 m. Kisha e "Shën Marenës" është ndërtuar në një reliev malor rreth 300 m nga shpella. Eshtë një kishë ortodokse e ndërtuar në vitin 1744 (ka një infrastrukturë të papërshtatshme)

    * 2000 viti
      Turistët që vizitojnë Butrintin janë të shumtë, madje me anë të linjës së trageteve më të zakonshmit janë ata që vijnë nga Korfuzi. Në vitin 2000 Butrinti priti mëse 70 mijë vizitorë të huaj.
    * 2000 njerëz
      Ky është kapaciteti i teatrit roman, i cili ngrihet në pjesën shkëmbore të akropolit. 22 rreshtat me ndenjëse kanë akomoduar 2000 njerëz. Hyrja në ndërtesë bëhej nga një korridor në secilën anë.

Guida
Të shkosh në skajin më të largët të vendit


Nëse bën një udhëtim drejt Sarandës nuk të duhet shumë për të arritur në skajin më ekstrem të Shqipërisë, në Konispol. Rreth 12 kilometra nga Butrinti ndodhet kufiri, apo pika më jugore e vendit, ku në mes të fshatit ndodhet një rrap i hershëm. Një tjetër vizitë po në këtë zonë është ajo në Syrin e Kaltër. Prurja mesatare e ujit është gjashtë metra kub në sekondë, ndërsa temperatura 9°-12°C. Në rrethin e Sarandës janë 99 Monumente Kulture të shpallura me ligj. Ndër objektet e kultit mund të vizitoni kishat e Dhrovjanit, kishën e Mesopotamit
Manastirin e 40 shenjtorëve... Shumë pak larg qendrës së Sarandës apo mbi qytet në kodër mund të shihni kalanë e Lëkursit, që është ruajtur me kujdes gjatë këtyre viteve.

Marre nga Gazeta Panorama
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 2213
  • Karma: 12
  • Gjinia: Femer
Vogelushja Korcare
#33 ne: 24-04-2006, 20:26:36
Saranda dhe Vlora per mua jane dy qytetet me te bukura shqiptare  :) ne Sarande kam qene nje vere per pushime bregdeti eshte mbrekulli fare  :)
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 1
  • Karma: 0
kotelja
#34 ne: 23-06-2006, 19:09:25
Saranda eshte qytet ne kuptimin e plot te fjales. Une jam krenare qe jam sarandjote dhe nuk do ta nderroja me qytet tjeter. Pershendetje te gjitheve. Kotelja!
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 7
  • Karma: 0
  • Gjinia: Femer
lorina
#35 ne: 30-06-2006, 10:39:24
Pershendetje, pershendetje te gjitheve.   :-[

me behet qejfi per bashkepatriotet e mi Sarandite (edhe per ata qe jane 1 cerek).  jeni te mirepritur.  mua me ka marre malli shume per Saranden, por kete behar nuk shkoj dot.  Kam filluar nje pune te re dhe nuk mundem te iki akoma.  por po mbledh ditet e pushimeve qe kam qe te shkoj te bej nje muaj vitin qe vjen ne behar ne Sarande.  Per ata qe do shkojne ose dhe kane shkuar, na sillni ndonje thashethem, nje te re, nje te vjeter, te gjitha lajmet dhe ndonje fotografi qe te kullosim me te vertet syte..   :D

L.   :perqafim
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 5966
  • Karma: 9
SmiLey
#36 ne: 30-06-2006, 14:18:53
... prit moj Sarande e bukur :love: prit, se po vijme :urra: :engjell:
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 27117
  • Karma: 6
  • Gjinia: Mashkull
Berni
#37 ne: 29-04-2008, 09:14:05
Saranda, një zonë turistike që ia vlen ta vizitosh

27 objekte natyrore dhe kulturore me vlera të rralla



Qyteti antik i Butrintit



I ngritur në këndin juglindor të Gadishullit të Ksamilit, qyteti antik i Butrintit laget nga Liqeni i Butrintit dhe nga kanali i Vivarit. Qyteti përshkohej prej gjashtë hyrjesh, dy prej të cilave ruhen në gjendje shumë të mirë. Porta e Liqenit (Skea) nga lindja dhe Porta e Luanit nga veriu. Periudha romake u karakterizua nga zgjerimi i sipërfaqes së qytetit dhe nga një hop i madh ndërtimesh, ku mbizotërojnë ndërtimet e karakterit shoqëror si gjimnazi, kapitoli, banjat, ujësjellësi 5 km i gjatë, çezmat si dhe zgjerimi i sipërfaqes. Në këtë kohë qyteti u zgjerua, duke u shtrirë në fushën e Vrinës dhe në Diaporit, si dhe mori statusin e kolonisë në periudhën e Oktavian Augustit. Gjatë sundimit romak u ndërtuan shumë objekte të rëndësishme. Një nga këto është Ujësjellësi i Butrintit, që teknikisht është një ndërtim i arritur. Në vitin 1992, gërmimet e ndërmarra në qendrën e qytetit antik të Butrintit, nxorrën në dritë forumin romak të qytetit. Ndërtesa me tri dhoma, ndodhet në pjesën jugore të akropolit në perëndim të ndërtesës.

Diaporiti

Ndodhet buzë Liqenit të Butrintit, në verilindje të tij, vendosur mbi një pllajë në formë taracash me amplitudë që luhatet nga 0 - 25 cm, me një sipërfaqe disa hektarësh. Vendosja e këtij vendbanimi në një areal gjeostrategjik me rëndësi për zonën, me sa duket lidhet me vetë emrin e tij me origjinë nga gjuha e vjetër greke, që do të thotë vend ku kalojnë dy rrugë. Fazat kryesore të këtij vendbanimi, nisin me periudhën republikane të zbuluar nga gërmimet në vilën romake, e cila prezantohet nga ndërtimit i disa mureve, si dhe nga qeramika helenistike e vonë dhe ajo republikane. Me interes është zbulimi i afreskut në një ndër kthinat e banesave në qendër të vendbanimit.

Çuka e Aitoit

Është qendra e dytë e rëndësishme në këtë pellg. Ajo ngrihet në skajin juglindor të krahinës, në krahun e majtë të rrjedhjes së lumit Pavlla. Është e ngritur në një kodër të lartë që ka formën e një koni. Ka një sipërfaqe prej 5 ha dhe gjatësi muresh prej 1400 m. Vendbanimi që daton në shek IV ka IV pas K, ka hyrje të vendosura në anën jugore. Akropoli është pjesa më e lartë e ndarë me një mur rrethor në pjesën verilindore të kështjellës, me sipërfaqe sa një e katërta e saj. Muri ka trashësi 1.20- 1.50 m me gurë të vegjël e mesatarë të lidhur me llaç gëlqereje. Datohet në shek. IV- VI pas K.

Qyteti antik i Borshit (Sopoti)

Ngrihet mbi një kodër dominuese e kontrollon rrugën bregdetare të Kaonisë, për në pjesën tjetër të Ilirisë. Qyteti përbëhet nga tre pjesë: Akropoli, i cili pjesërisht ndodhet nën fortifikimin turk të këtij qyteti. Ka një gjatësi të mureve rreth 500 m dhe ky mur rrethon një sipërfaqje prej 1.2 ha. Qyteti së bashku me akropolin përfshin një sipërfaqe 2.5 ha dhe mure rrethues me gjatësi 1000 m. Pjesa e tretë e qytetit formohet nga zgjerimi i tij në anën jugperëndimore në një periudhë diçka më të vonë se ajo e akropolit.

Malçani

Qyteza antike shtrihej mbi kodrën që mban sot emrin Ilias, një formacion gëlqeror me lartësi 650 m, në jugperëndim të fshatit Malçan. Nga jugu e perëndimi kalon përroi i thellë i Shkallës dhe lugina e ngushtë e Orosit. Nga lindja, jugu e perëndimi kodra përfundon në një thepisje të theksuar që vështirëson ngjitjen për në qytezë. Territori përreth kodrës është kodrinor me lartësi mesatare rreth 300 m mbi nivelin e detit, mjaft i përshtatshëm për frutikulturë e drithëra dhe malor për blegtorinë. Sistemi fortifikues në Malçan ruhet sot në gjendje relativisht të mirë, gjë që lejon një studim të tij. Karakteristikë themelore e fortifikimit në Malçan është mungesa e akropolit, thjeshtësia e linjës së trasesë së mureve dhe një numër relativisht i madh i elementëve mbrojtëse dhe funksionale. Traseja e mureve me gjerësi 3.50m i përshtatet terrenit, duke u përforcuar me kulla mjaft pranë njëra-tjetrës në zonën e butë veriore e lindore.

RD

Foto nga Saranda
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 27117
  • Karma: 6
  • Gjinia: Mashkull
Berni
#38 ne: 29-04-2008, 09:18:20
Saranda është emërtuar në antikitet me emrin Onhezmites

Mbreti Zog këtë qytet e emërtoi Zogis




Shek IV para K. - shek. VI pas K. Është emërtuar në antikitet me emrin Onhezmites. Onhezmi del për herë të parë në burimet e shkruara në shek I para K. Onhezmi romak gjatë shek. I-IV pas K, përkon me pushtimin e Ilirisë nga Roma. Me mjaft interes është zbulimi i një bazilike të madhe në anën lindore të kalasë. Historia që u pasua pas shek. VI pas K. nuk jep elemente historike dhe arkeologjike për këtë qytet, përveçse si një pikë pelegrinazhi në Manastirin e 40 Shenjtorëve. Mbreti Zog këtë qytet e emërtoi Zogis, kurse Musolini në vitin 1939 i dha emrin Porto Edda për nder të vajzës së tij.

Sinagoga e Sarandës

Sinagoga e Sarandes, në qendër të qytetit daton në të shekullin V-VI pas K. Interes të veçantë paraqet dyshemeja me mozaik që mbart një shandan shtatëkrahësh menorah ku krahas motiveve gjeometrike dhe floreale përfshinte një etrog (qitro pa shije, por me aromë) së bashku me një shofar (bririn e dashit). Të dyja këto janë simbole të rëndësishme hebraike që shoqërojnë zakonisht menorahun dhe janë përdorur gjatë festave fetare. Simbolika e skenave me mozaik, tregon ekzistencën e një sinagoge në një periudhë më të hershme se sa ndërtesa kristiane. Ekziston mendimi se është realizuar një konvertim i ndërtesës së kultit hebraik, në një objekt kulti kristian. Elementi më domethënës në simbolikën hebraike është shandani shtatë krahësh menorah.

Monumentet arkeologjike dhe natyrore të Sarandës

Monumentet arkeologjike dhe natyrore që ndodhen në rrethin e Sarandës janë të shumta në numër.

Pylli i Butrintit

Inkuadrohet në Parkun Kombëtar të Butrintit së bashku me qytetin antik të tij (Buthrot). Ka një sipërfaqe prej 15 ha dhe ndodhet në lartësitë 30-50 metra mbi nivelin e detit. Përfaqëson një relik të florës së pasur mesdhetare. Eshtë i shumëllojshëm i dendur, gati i pakalueshëm që i ngjan një xhungle të vërtetë. Në përbërjen e tij gjenden lloje me gjelbërim të përhershëm si: dafina, fishekarthi, kullastra, mimoza si dhe lloje gjetherënës, frashëri (fraxinus angustifolia), bliri, shelgu, vidhi, lofata etj. Drurët arrijnë lartësi deri 12 metra, kanë diametër 60 - 80 cm dhe arrijnë moshë maksimale 200-vjeçare.

Rrapi i Nivicës

Pasi ke përshkruar afërsisht 10 km rrugë kombëtare Sarandë - Vlorë, në drejtim të rrugës së bregdetit, në qendër të fshatit Nivicë, 500 metra larg rrugës nacionale, lartësohet një rrap madhështor me moshë 250 - 300 vjeçare. Rrapi është i shëndetshëm me kurorë të dendur dhe formon një hije të rëndë, tërheqëse për vizitorët. Vendi përreth tij, jo vetëm përreth trungut, por edhe përreth kurorës është shtruar e sistemuar me mure në formë stolash dhe i çimentuar. Vendndodhja e tij është e ngritur si ballkon mbi fushën e Delvinës me sheshpamje çlodhëse, freskuese e argëtuese. Është vendi më i preferuar në zonë. 18 metra i lartë rrapi ka një diametër kurore rreth 19 metra dhe diametër mesatar të trungut 1,3 metra. Objekti ka vlera shkencore, estetike, historike, turistike e aktualisht është i ruajtur në gjendje të mirë.

Rrapi i Shënvasisë

Gjendet në qendër të fshatit me të njëjtin emër, në udhëkryqin që përbën sheshin kryesor të fshatit, ku kalon rruga nacionale gjatë bregut Sarandë - Vlorë. Në të kaluarën sheshi me rrapin 300-350 vjeçar përbënte vendin qendror të grumbullimeve të banorëve vendas, ku zhvilloheshin tubime e takime. Sot, sheshi përreth rrapit është sistemuar e rregulluar për t'i shërbyer vizitorëve. I lartë 15 metra, ai ka një diametër kurore 9,3 metra dhe diametri mesatar i trungut 2,5 metra. Ka vlera shkencore, biologjike, kulturore e edukative, estetike e historike. Objekti është përgjithësisht në gjendje të mirë dhe ka tharje natyrale të degëve.

Rrapet e Dhivrit

Në të majtë të rrugës automobilistike që kalon në qendër të fshatit, në lartësinë 350 metra mbi nivelin e detit rriten pranë njëri-tjetrit dy rrape 300 dhe 350-vjeçare. Dhivri quhet "Ballkoni i Vurgut", sepse prej tij shihet gjithë Vurgu dhe deti në perëndim.

RD

Foto nga Saranda
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 27117
  • Karma: 6
  • Gjinia: Mashkull
Berni
#39 ne: 29-04-2008, 09:24:02
Gjatë sezonit verë 2007, mbi 200 mijë pushues u bënë pjesë e jetës së qytetit

Saranda, qyteti që nuk njeh braktisjen e vizitorëve




Teksa ecën në rrugën e sapo rikonstruktuar të Sarandës, investim i përbashkët i qeverisë me bashkinë, ndeshesh me një grup maturantësh të ardhur nga qyteti i Korçës. Ishte paraditja e së dielës së 27 prillit dhe maturantët korçarë kishin zgjedhur qytetin në jug të vendit, për të kaluar fundjavën. Në qoftë se do të parashikosh numrin e pushuesve që priten të vijnë gjatë sezonit të verës, është mirë të monitorosh ardhjen e gjimnazistëve gjatë periudhës prill-maj. Ata janë si kronometër që masin kohën, jep variantin e tij. Thomai, një gazetar me përvojë në median e shkruar, sipas tij, sa më shumë gjimnazistë të vijnë gjatë kësaj periudhe, aq më shumë pushues do të shkelin qytetin më jugor të vendit.

Bashkia, gjithmonë gati

Shkëlqim Hajno, gazetar dhe tashmë zëdhënës e specialist i Zyrës së Marrëdhënieve me Publikun në bashki, thotë i sigurtë se gjatë sezonit verë 2007, mbi 200 mijë pushues u bënë pjesë e jetës së qytetit. Sipas tij, 40 përqind e tyre ishin turistë ditorë, të ardhur nga qyteti i Korfuzit (Greqi). Duke iu referuar shifrave zytare të marra nga bashkia e qytetit, 120 hotele me kapacitet 5 mijë shtretër janë në shërbim të pushuesve, ndërsa 5500 shtetër të tjerë i përkasin turizmit familjar. "Bashkia e Sarandës, pasi ka evidentuar të gjitha kapacitetet hoteliere, është e vendosur që sivjet pushuesit të përjetojnë tjetër panoramë. Në shërbimet e tyre është ngritur Zyra e Informacionit të Turizmit (ZIT), financim i pushtetit vendor dhe Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve", pohon zëdhënësi i Bashkisë, Shkënqim Hajno. Sipas tij, në qytetin bregdetar është ndërtuar buzë shëtitores kryesore një objekt me arkitekturë moderne, e veshur e gjitha me qelq, gjë që simbolizon kristalizimin e Detit Jon me pastërtinë e qytetit.

Në qytetin e Sarandës, operojnë shtatë agjenci turistike

Aktualisht në qytetin e Sarandës operojnë 7 agjenci turistike, të cilat ushtrojnë aktivitetin prej më shumë se dhjetë vitesh. Modernizimi i terminalit të Portit të Sarandës, siguria e jetës, rikonstruksioni i plotë i disa objekteve të zbuluara gjatë viteve të fundit, kthimi në atdhe i dy statujave në Parkun Kombëtar Arkeologjik të Butrinit, si dhe promovimi i vlerave historike dhe kulturore në faqen e internetit, ka bërë që shumë vizitorë të huaj të firmosin një "kontratë" për praninë e tyre në qytetin e Sarandës. "Të gjitha agjencitë turistike kanë konfirmuar pranë pushtetit vendor, se këtë vit numri i turistëve të huaj nga 85 vende të ndryshme të botës do të rritet ndjeshëm", nënvizon Hajno.

Saranda, shtrirja gjeografike e një qyteti

Saranda shtrihet në ekstremin më jugor të Shqipërisë dhe ka një sipërfaqe 749 km2 e popullsi 35235 banorë. Në aspektin administrativ përfshihet në Qarkun e Vlorës.

Skaji më verior është fshati Corraj, skaji më jugor Konispol, në lindje skaji më i largët është Leshnica e Sipërme dhe skaji më perëndimor është Borshi. Në veri dhe veriperëndim kufizohet me rrethin e Vlorës, në lindje e verilindje me rrethin e Delvinës dhe Gjirokastrës, në juglindje e jug me Greqinë dhe në perëndim me Detin Jon.

Gjatësia e përgjithshme e vijës bregdetare që laget nga deti Jon është 66,7 km. Pozita e favorshme gjeografike dhe dalja e gjerë në Detin Jon e Mesdhe, afërsia me ishujt Jonianë si një nga pikat më të frekuentuara turistike, bukuritë e relievit dhe pasuritë e shumta historike e kulturore, e bëjnë tepër të favorizuar për zhvillimin e turizmit në raport me rajonet e tjera të vendit tonë. Hartimi i strategjive për zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm dhe me pikësynime afatgjata nga ana e qeverisjes qendrore e lokale, si dhe mbështetja e bashkëpunimi i komunitetit do të bëjë që ky rajon të përballet me sukses në konkurrencën e tregut turistik të Mesdheut e më gjerë.

Ishujt e Ksamilit (Gjeomonumentet)

Janë gjithsej katër ishuj të vegjël shkëmborë, me një sipërfaqe rreth 8,9 ha të vendosur pranë njëri-tjetrit. Ndodhen përballë qytezës së Ksamilit. Ishulli më i madh me sipërfaqe rreth 5 ha, gjendet 60 metra larg bregut, ishulli tjetër gjendet rreth 500 metra larg bregut me sipërfaqe rreth 1,3 ha. Këtu gjendet dhe pika më e lartë e ishujve prej 24 m. Dy ishujt e tjerë 1,1 ha dhe 0,8 ha janë më tepër shkëmbor. Këta ishuj së bashku me bregdetin e Ksamilit, përbëjnë një nga zonat që tërheqin numrin më të madh të turistëve të Sarandës.

Shkëmbi i Porisë

Me ekspozim perëndimor, rrëzë malit të Borshit dhe në qendër të fshatit Borsh, lartësohet një bllok shkëmbor shumë interesant, me sipërfaqe të përgjithshme rreth 7 ha. Blloku ka formë të çrregullt me gjatësi 350 - 400 metra e lartësi 80 - 100 metra me pamje tejet të copëtuar. Objekti është i ruajtur mirë dhe ka vlera të mëdha gjeologjike, gjeomorfologjike, paleontologjike e hidrologji karstike, si dhe vlera didaktike dhe turistike.

Gryka e Bogazit

Formohet nga lumi Pavlla (quhet edhe Gryka e Pavllës) në afrimin midis maleve të Saraqinit (1033 m) dhe Milesë (825 m). Gryka përfaqëson një luginë në formën e gërmës V të ngushtë, me origjinë tektoniko-karstike, ka një gjatësi 2,5 - 3 km, nga jugu drejt veriut, vjen duke u ngushtuar gradualisht nga 300-400 metra në 50-60 metra. Lumi ka shfrytëzuar një thyerje tektonike dhe së bashku me veprimtarinë erozive dhe karstike kanë formuar grykën ku në sektorin më të ngushtë është ndërtuar ura e Bogazit, ku kalon rruga automobilistike që lidh Sarandën me Konispolin dhe Qafën e Botës. Është një grykë piktoreske e ngushtë. Shpatet e saj janë të veshura me bimësi të dendur dhe me gjelbërim gjatë gjithë vitit.

Shpella e Konispolit

Ndryshe njihet si shpella e Kreçmoit. Ndodhet në lartësinë 450 metra mbi nivelin e detit, në shpatin perëndimor të malit të Saraqinit, në verilindje të Konispolit 1,5 km larg lagjes më të afërt të tij, rreth 30 minuta në rrugë këmbësore nga Kroi i Agait. Është e ekspozuar nga perëndimi përballë Detit Jon, duke patur një pamje të gjerë mbi luginën e Vardharit, Qafë Botën e Korfuzin. Shpella në hyrje ka lartësi 2 metra dhe gjerësi 1,6 metra mbas hyrjes hapet në të dy krahët, duke patur një gjatësi të përgjithshme 50 metra. Shpella ka vlera të mëdha shkencore sidomos historike, sepse ajo përbën një rast unikal ku renditen të tëra epokat që ka kaluar shoqëria njerëzore. Materiali arkeologjik që është zbuluar është shumë i pasur dhe jep një tablo të plotë të kulturave sipas etapave kronologjike.

Pllakat e Sarandës

Përgjatë vijës bregdetare, në veri dhe në jug të qytetit të Sarandës ka pak sektorë të përshtatshëm për banjo uji dhe dielli. Plazhet me rërë këtu janë të pakta dhe zëvendësohen me të ashtuquajtura pllaka, sipërfaqe të sheshta, të valëzuara ku pushuesit shtrihen për banjo diellore. Sektorët më të përshtatshëm të pllakave janë në krahun e djathtë të rrugës automobilistike Sarandë-Butrint (sektori Sarandë-Çukë) pranë ish- kampit të pushimit, por sektori në veri të qytetit të Sarandës nga Porti deri në Gjirin e Limionit përfaqëson vendin e mirëfilltë të quajtur Pllakat e Sarandës.

Gjiri i Kakomesë

Është një nga gjiret më të spikatur për nga bukuria në bregdetin e Sarandës, i vendosur në veri të kepit të Qefalit. Gjendet rreth 10 km larg Sarandës dhe 4 km larg rrugës nacionale Sarandë-Vlorë. Në vendin e quajtur Krekëz, devijon drejt perëndimit një rrugë automobilistike e paasfaltuar që të çon në këtë gji. Gjiri me origjinë të dyfishtë tektoniko - karstike është mjaft i mbrojtur, deti futet në brendësi rreth 500 m dhe përfundon në një plazh me rërë të trashë dhe sidomos me zallishte. Në këtë hapësirë të gjirit është parashikuar të ngrihet një fshatit turistik.

Marre nga Rilindja Demokratike

Foto nga Natyra ne Sarande
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 27117
  • Karma: 6
  • Gjinia: Mashkull
Berni
#40 ne: 16-07-2008, 17:06:20
Në Sarandë, aty ku plazhet mirëpresin mijëra pushues

Gjatë kësaj periudhe kanë ardhur shumë pushues vendas dhe të huaj




Plazhi i qytetit të Sarandës është gjithnjë ftues për të kaluar qoftë edhe një ditë të vetme në ujin e tij të pastër. Vijëzimi i bardhë i rërës dhe gurëve të latuar nga dallgët e detit, ka një shtrirje në horizonte që zgjatet me kilometra. Sokoli, një djalë rreth të 30-ve, thotë për ATSH-në se "këtë vit, sezoni i verës ka qenë i mbarë. Ndryshe nga vitet e kaluar, gjatë kësaj periudhe kanë ardhur shumë pushues vendas dhe të huaj. Sivjet numri më i madh i turistëve të huaj është nga Maqedonia", shton ai.

Pushuesit dhe mundësitë që ofrohen

Një grup të rinjsh, studentë në Universitetin e Tiranës, janë të kënaqur nga mikpritja sarandiote. Çdo mbrëmje diskot dhe baret janë në shërbim të tyre, madje shumë këngëtarë të njohur të skenës shqiptare zbresin në qytetin bregdetar dhe deri në orët e para të mëngjesit shpalosin repertorin e tyre. Klodiani, njëri prej te rinjve, thotë se ka fjetur vetëm dy orë, pasi gjatë gjithë natës ka shijuar zërin e këngëtares Greta Koçi.

Krenari, administratori i disko "Mangos", që ndodhet rreth 7 kilometra larg qytetit të Sarandës dhe 3 kilometra larg kanalit të Çukës, çdo fundjavë fton një këngëtar të njohur. Në mjediset e "Mangos" kanë ardhur Alban Skënderaj, Ermal Fejzullahu, Dj. Aldo, Valbona Mema etj. "Preferencat e pushuesve janë të ndryshme. Qëllimi ynë është t'i argëtojmë ata, pohon Krenari.

Plazhet, këto oaze paqeje dhe prehjeje

Me dëshirën për të qenë sa më gjatë në ujin dhe rërën e pastër të Jonit, shumë pushues janë "spostuar" nga vendbanimet e tyre për të pushuar për dy javë. Nga brigjet e Ksamilit deri në Borsh, ku duhet t'i ngjitesh malit përpjetë, është kthyer e tërë zona në një rezidencë pushuesish. Këdo që takon nga vendasit të flasin për kënaqësitë që u japin më shumë njerëzve këtë verë. Përmirësime të dukshme janë bërë në infrastrukturën rrugore brenda qytetit dhe zonave të plazheve të shumtë. Ditët që mund të kalosh mbeten të paharruara, sepse ndjehesh "pranë detit" dhe të mirave të tij, por edhe në një natyrë të mrekullueshme.

Qyteti i Sarandës është i tëri i mbushur nga pushues. Lokalet janë përshtatur me arkitekturë ekzotike. Një lokal i trashëguar nga kohët e monizmit, në afërsi të tregut të fruta-perime, ka mbetur si logo për sarandiotët. Nuk ka udhëtar të mos ndalet te ky lokal, qoftë edhe për t'u freskuar me një krikëll birrë. Ky lokal i rrallë në llojin e vet, është vendi i preferuar për të drekuar, por edhe për raste dasmash. Qyteti i Sarandës është një "ishull" që të fton të vish sa herë të duash, në çdo stinë. Kjo është e veçanta e Sarandës. Për ecuri të mbarë të turizmit këtë verë, flet edhe Edmond Gjoka, kryetari i Bashkisë së Sarandës. Ndër veçoritë më të spikatura të turizmit, është ulja e çmimeve, si në hoteleri, ashtu edhe në shërbimet e tjera. "Për të shijuar një sallatë "made in Albania" çmimi maksimal është 300 lekë, ndërsa për të shijuar një peshk të freskët, të saponxjerrë nga Joni, pjata shkon deri në 1000 lekë", thote kryebashkiaku Gjoka.

Saranda...

Qyteti i Sarandës shtrihet përgjatë gjirit të detit Jon, ai kufizohet me Kepin e Dentes, aty ku derdhet Lumi i Bistricës në det dhe në veriperëndim me Kepin e Paledhese, me një gjatësi prej rreth 7.5 kilometra dhe gjerësi maksimale një kilometër. Në pjesën jugore laget nga ujrat e detit Jon me temperatura të ujit nga 16,2 gradë celsius në muajin shkurt dhe 24,3 gradë celsius në muajin gusht. Qyteti po zgjerohet me të shpejtë në disa drejtime si, ai drejt Kanalit të Çukës, drejt kodrave mbi det, apo drejt ish-repartit te marinës ushtarake. Qyteti ka përjetuar një zhvillim të vrullshëm urbanistik. Në juridiksionin e bashkisë janë pesë lagje dhe tre fshatra: Gjashta, Metoqi dhe Shelegari. Në janar të vitit 2007 qyteti numëronte mbi 35000 banorë dhe njihet si një zonë me imigracion të madh. Qyteti bregdetar ka një përbërje të larmishme etnike dhe krahinore. Saranda ka një klimë tipike mesdhetare. Dimri është i butë dhe me lagështi, ndërsa vera e thatë dhe e nxehtë. Temperatura mesatare vjetore është 16-18 gradë. Temperaturat më të larta shënohen në verë dhe arrijnë në 25-26 gradë, ndërsa temperaturat më të ulta shënohen në dimër dhe arrijnë në 0 deri në minus 2 gradë.

ATSH-Telnis Skuqi

FOTOGRAFI NGA SARANDA
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super