Bubulina Krasniqi është një këngëtare e njohur dhe muzika ku identifikohet më shumë është ajo pop. Duke qenë pjesë e një familjeje me histori në muzikë dhe në art në përgjithësi, Bubulina nuk mundi ti shpëtonte ndikimit të artit në jetën e saj. Nuk e dimë nëse në suksesin e saj kishte luajtur rol të rëndësishëm edhe familja, pasiqë siç dihet Bubulina është motra e Memli Krasniqit dhe Teuta Krasniqit, të dy këta mjaft të njohur në mbarë skenën shqiptare. Njëri si këngëtar fillimisht e pastaj si politikan.