384 milionë kinezë në internet - Informatike

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

384 milionë kinezë në internet

384 milionë kinezë në internet

· 1 · 423

  • Postime: 28589
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

ne: 18-01-2010, 12:20:58
384 milionë kinezë në internet




Numri i kinezëve me qasje në internet është ngritur në 384 milionë, derisa afarizmi online ka vlerë prej 37 miliardë dollarësh.

Në fund të vitit të kaluar, numri i kinezëve me qasje në internet ka qenë 384 milionë. Krahasuar me një vit më parë, kjo shifër paraqet rritje prej 30%.

Edhe pse rritja ka qenë më e vogël se në vitin 2008, kur numri i përdoruesve ishte rritur për 41%, Kina edhe më tutje ka mbetur vendi me numrin më të madh të përdoruesve të internetit. Numri i njerëzve me qasje mobile në internet është rritur për 106% dhe tani ata janë 233 milionë. Rreth 8% e njerëzve në Kinë shfrytëzojnë celularin si mënyrën e vetme për t’iu qasur internetit.

Mbetet të shihet nëse këto shifra do t’ia ndryshojnë mendjen kompanisë Google për tërheqjen e paralajmëruar nga tregu kineze. Vitin e kaluar afarizmi online në Kinë ka pasur vlerë prej 37 miliardë dollarësh amerikanë. /Telegrafi/

Temat e fundit