HTC Incredible, konkurenti i IPhone - Informatike

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

HTC Incredible, konkurenti i IPhone

HTC Incredible, konkurenti i IPhone

· 1 · 361

  • Postime: 18095
  • Karma: +727/-523
  • Gjinia: Femer

ne: 19-04-2010, 22:22:20


Në treg së shpejti do të gjendet edhe telefoni më i ri i mençur i kompanisë HTC i bazuar në sistemin operativ Android. Specifikat e tij flasin se bëhet fjalë për një telefon me performansa shumë të larta.

Në Shtetet e Bashkuara që një kohë po qarkullojnë thashetheme se Verizon, një prej rrjeteve më të mëdha të telefonisë mobile, së shpejti do të duhej të ketë në ofertë telefonin e ri të HTC-së me performansa të shkëlqyera. Emri i këtij telefoni të mençur është Incredible dhe duket se HTC e ka paramenduar atë si një konkurrent të fuqishëm të pajisjes së re iPhone e cila pritet nga të gjithë që të paraqitet në fund të muajit qershor.

Incredible do të ketë procesor Snapdragon të Qualcomm me takt prej 1 GHz dhe do të ketë deri në tetë gigabajt të memories interne e cila do të mund të zgjerohet me anë të kartelave të memories microSD deri në kapacitetin prej 32 gigabajt. Versioni i Androidit të instaluar do të duhej të jetë ai 2.1. Pritet që të ketë të integruar Flash dhe mbështetje për klientë të e-mailave me anë të Microsoft Exchange apo Google Mail.

HTC ka vendosur që në Incredible të integrojë fotoaparatin me rezolucion prej tetë megapikselash me dy dioda LED të cilat do të shërbejnë si blic gjatë fotografimit apo si ndriçim gjatë incizimit të video materialeve. Ekrani i tij me diagonale prej 3.7 inçësh do të jetë i bazuar në teknologjinë AMOLED dhe do të ketë 480 x 800 piksela.

Duket se Incredible do të jetë më i vogël dhe më i lehtë sesa pajisja aktuale iPhone. Dimensionet e tij do të duhej të ishin 117.5 x 58.5 x 11.9 mm, gjersa pesha 130 gramë.

Supozohet se Incredible do të mund të dilte në shitje gjatë fundit të këtij muaji, mirëpo çmimi nuk është bërë publik.

Temat e fundit