Internet Explorer hallka e dobët në sulmet kundër Google - Informatike

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Internet Explorer hallka e dobët në sulmet kundër Google

Internet Explorer hallka e dobët në sulmet kundër Google

· 3 · 407

  • Postime: 2648
  • Karma: +67/-6
  • Gjinia: Mashkull

ne: 19-01-2010, 15:26:46
Microsoft ka pranuar se Internet Exploreri i saj ishte hallka e dobët në sulmet e fundit ndaj sistemeve të Google të kryera nga Kina. Kompania në një blog të postuar njoftoi se një dobësi e shfletuesit lejon hakerët të drejtojnë programet nga larg në kompjuterët e infektuar. Pas sulmit, Google kërcënoi se do t’i japë fund veprimtarisë së saj në Kinë.
Microsoft ka lëshuar udhëzime paraprake për të zbutur problemin dhe po punon në freskimin e softuerit.

Deri tani, Microsoft “nuk ka vërejtur ndikim të gjerë te konsumatorët, vetëm disa sulme të kufizuara duke shfrytëzuar Internet Explorer 6”. “Duke u bazuar në hulumtimet tona, kemi përcaktuar se Internet Exploreri ishte një prej vektorëve të përdorur në sulmet e sofistikuara kundër Google dhe ndoshta rrjeteve të korporatave tjera”, njoftoi drejtori i Microsoftit për siguri Mike Reavey. /koha.net/

  • Postime: 2648
  • Karma: +67/-6
  • Gjinia: Mashkull

#1 ne: 21-01-2010, 12:34:51
Kompania Microsoft do të përmirësojë lëshimin në programin e vet Internet Explorer, të cilën hakerët kinezë kohë më parë e kanë shfrytëzuar për sulm në llogaritë e postës elektronike të aktivistëve për mbrojtjen e drejtave të njeriut.

Kompania zakonisht lëshon paketa të sigurisë brenda kohëve të caktuar brenda muajit, por në këtë rast ka vepruar shpejt për shkak të urgjencës së problemit.

Siç kemi raportuar edhe ne, qeveria gjermane dhe ajo franceze u kishin rekomanduar qytetarëve të vet të shfrytëzojnë ndonjë shfletues tjetër në vend të Internet Explorer.

Ekspertët e sigurisë thonë se shfrytëzuesit të cilët vizitojnë faqe të komprometuara mund të infektojnë kompjuterin e tyre me softuerin dashakeq "trojan", me anë të cilit hakerët marrin përsipër kontrollin mbi kompjuterin e infektuar dhe vjedhin të dhënat.

Më 18 janar, kompania Microsoft kishte deklaruar se ekzistojnë “shumë pak” faqe në internet të cilat paraqesin rrezik për shfrytëzuesit e shfletuesit të saj Internet Explorer.

Ndërkohë, kompania për siguri në internet Sophos ka deklaruar se janë paraqitur faqet në të cilat ky softuer i rrezikshëm është kopjuar, me të cilën gjë është rritur rreziku për shfrytëzuesit e internetit.

Publiciteti i keq për Internet Explorer i ka mundësuar shfletuesit alternativ Mozilla Firefox të rris pjesëmarrjen e vet në treg. Tani, Firefox nëe Evropë shfrytëzohet nga 40 për qind e përdoruesve të internetit, derisa Internet Explorer 45 për qind./telegraf/

  • Postime: 28589
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

#2 ne: 21-01-2010, 15:19:36
Besoj se per 2-3 vjet IE do te behet shfletuesi i 3 apo i 4 duke ia lene kreun FF dhe Chrome.

Temat e fundit