Kosova, lidere në përdorimin e internetit në Ballkan - Informatike

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Kosova, lidere në përdorimin e internetit në Ballkan

Kosova, lidere në përdorimin e internetit në Ballkan

· 1 · 841

  • Postime: 2648
  • Karma: +67/-6
  • Gjinia: Mashkull

ne: 03-02-2010, 09:50:32
Posta dhe Telekomi i Kosovës (PTK) dhe kompania telekomunikuese IPKO tani kanë mbi 400 mijë lidhje të internetit në vend dhe përdorimi i tij në vend është rritur për 6 për qind, krahasuar me një vit më parë. Rritja aq e madhe e përdorimit të interneti e bën Kosovën lidere të internetit në rajon.

Kryetari i bordit të Autoritetit Rregullativ të Telekomunikacionit (ART), Ekrem Hoxha, ka deklaruar për gazetën se penetrimi e shërbimeve të internetit për vitin 2009 ka qenë mbi 121 lidhje apo 7.05 për qind për kokë banori.

“Penetrimi i shërbimeve të internetit për shtëpi ka qenë 35 për qind në vitin 2009, ndërsa në periudhën gusht 2008 penetrimi i këtyre shërbimeve ka qenë rreth 21. 6 për qind”, ka theksuar Hoxha.

Ndërsa zëdhënësi i Postës dhe Telekomit të Kosovës (PTK), Menduh Abazi, ka deklaruar se aktualisht PTK-ja ka mbi 35 mijë shfrytëzues të internetit karshi 21 mijë që i ka pasur në fillim të vitit 2009.

“Çdo ditë e më shumë ky numër vazhdon të shënojë rritje nga muaji në muaj, aktualisht sillet rreth 800 deri në 900 konsumatorë të rinj në muaj që lidhen në rrjetin e internetit të PTK-së”, ka theksuar ai për gazetën.

Kurse zyrtari për informim i kompanisë telekomunikuese IPKO, Alban Kastrati, ka thënë se IPKO sot ka më shumë se 230 mijë porte në Kosovë.

“Me këtë shtrirje të gjerë me të gjitha shërbimet bashkëkohore të telekomunikimit, kompania IPKO e pozicionon shtetin e Kosovës si vend modern, ku shkalla e lartë e depërtimit dhe përdorimit të internetit mbetet tregues i fuqishëm social”, ka thënë Kastrati.

Sipas tij, përdorimi i internetit në Kosovë është rritur në shifra marramendëse, nëse i krahasojmë numrat në baza vjetore, që nga viti 1999, kur IPKO ka filluar për herë të parë të ofrojë shërbime të internetit në Kosovë.

Kosova është radhitur para disa vendeve të rajonit dhe të Bashkimit Evropian në përdorimin e internetit. Ndryshe, Evropa tani ka 24 për qind të përdoruesve të internetit që shfrytëzohet në botë. (epoka)

Temat e fundit