Zbulohet sulmuesi në Google nga Kina - Informatike

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Zbulohet sulmuesi në Google nga Kina

Zbulohet sulmuesi në Google nga Kina

· 1 · 410

  • Postime: 2648
  • Karma: +67/-6
  • Gjinia: Mashkull

ne: 25-02-2010, 09:06:11
Hulumtuesit amerikanë kanë njoftuar se kanë vërtetuar burimin e sulmeve kompjuterike në disa kompani amerikane, përfshirë edhe atë Google.

Gazeta "Financial Times" ka njoftuar se bëhet fjalë për një haker kinez rreth moshës tridhjetëvjeçare, i cili punon si këshilltar për siguri teknologjike. Ky person ka publikuar në internet pjesë të kodit të programit i cili është shfrytëzuar në sulm.

Për shkak të këtyre sulmeve, Google kishte kërcënuar se do t’i jepte fund afarizmit të vet në Kinë.

Cak i sulmeve kanë qenë mbi 30 kompani. Google ka theksuar se në shërbimin e vet ishin komprometuar arkivat e postës elektronike të aktivistëve politik kinezë.

Hakerët për sulm kishin shfrytëzuar një vrimë të sigurisë në shfletuesin Internet Explorer nga Microsoft, e kjo “vrimë” është mbyllur në ndërkohë.

"Financial Times" pohon se hakeri kinez kishte vendosur një pjesë të programit në një forum interneti, dhe se zyrtarët kinezë kishin qasje të privilegjuar në kodin e programit në fjalë.

Mediet transmetojnë se sulmet cyber ishin lansuar nga laboratorët kompjuterik të dy shkollave kineze në Shanghai dhe Lanxiang, ani pse të dy këto dy institucione kanë hedhur poshtë akuzat e bëra ndaj tyre.//telegrafi/

Temat e fundit