×
Hyrja
Profili

Berisha, kreut të Muslimanëve: Xhamia e re te Namazgjaja, mbështetje që puna të

Berisha, kreut të Muslimanëve: Xhamia e re te Namazgjaja, mbështetje që puna të

· 3 · 342

  • Postime: 293
  • Gjinia: Mashkull
M.SHKODRANI
ne: 17-01-2013, 16:33:46
TIRANE- Kryeministri Sali Berisha ka garantuar sot kreun e Komunitetit Musliman, Haxhi Selim Muça per mbeshtetjen e plote te qeverise qe punimet për xhaminë e re të fillojnë në muajin mars.
Deklarata eshte bere gjate takimit te zhvilluar mes tyre, ku u diskutua për avancimin e procedurave për ndërtimin e xhamisë së madhe të Tiranës, si dhe për problemet që dalin për realizimin e saj.
“Ajo jo do të jetë xhamia e të gjithë shqiptarëve dhe një monument i shkëlqyer i arkitekturës islame, që do të mishërojë edhe traditën e gjatë dhe origjinale të xhamive shqiptare. Duhet të kujtoj me këtë rast se hapja e xhamisë së Ethem Beut në Tiranë për shërbimet fetare ka qenë një nga veprimet e para të Partisë Demokratike,” – u shpreh Kryeministri.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, që mori pjesë në takim, e garantoi  Haxhi Selim Muça për përfundimin e shpejtë të procedurave të dhënies së lejes së ndërtimit, sapo projekti të jetë dorëzuar.
Në takim mori pjesë edhe drejtori i Fondacionit Sema, zoti Mustafa Oxhan, i cili është një nga financuesit e këtij ndërtimi. Zoti Haxhi Selim Muça shoqërohej nga arkitekti i xhamisë, nga nënkryetarët e Komunitetit Mysliman Shqiptar, Bujar Spahiu dhe Gazmend Aga, si dhe kancelari Ali Zaimi.


Burimi: http://www.panorama.com.al/2013/01/17/berisha-kreut-te-muslimaneve-xhamia-e-re-te-namazgjaja-mbeshtetje-qe-puna-te-nise-ne-mars/#ixzz2IFOZSxgL

  • Postime: 1740
  • Gjinia: Mashkull
Kisss
#1 ne: 18-01-2013, 09:56:09
urime, ishalla per hajr dhe sukses...

  • Postime: 566
  • Gjinia: Mashkull
ciarli
#2 ne: 07-05-2013, 08:53:46
psh si te hysh ne lufte pa shkelur ne kaos: berisha eshte i zoti vetem per te ndertuar shkolla qenersh inferiore, apo partie dhe jo per te rregulluar vendin

Temat e fundit