Besimtari musliman mbyllet ne Psikiatri! - Forumi Islam

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Besimtari musliman mbyllet ne Psikiatri!

Besimtari musliman mbyllet ne Psikiatri!

· 15 · 2725

  • Postime: 3079
  • Karma: +22/-4
  • Gjinia: Femer

ne: 02-08-2009, 09:19:57
 Besimtari mysliman mbyllet në Psikiatri
» Dërguar më: 26/07/2009 - 13:33



Përfundon në Psikiatri vetëm pse është një besimtar i devotshëm mysliman dhe kryen ritet fetare. Të paktën kështu pretendon 30-vjeçari D.Laze, i cili mbrëmjen e së premtes është shoqëruar pa dëshirën e tij në spital. Historia ka ndodhur në Tiranë, duke vënë në alarm dhe policinë kryeqytetase. D.Laze, 30 vjeç, i martuar dhe me fëmijë është denoncuar nga i ati, H.Laze në komisariatin e policisë në Kombinat. Babai 60-vjeçar pretendonte se i biri nuk ishte mirë nga gjendja mendore dhe për pasojë përbënte rrezik për jetën e familjarëve dhe të komunitetit, ndaj duhet të mbyllej në Spitalin Psikiatrik. Me ndihmën e policisë, ai ka mundur ta mbyllë të birin në repartin e të sëmurëve mendorë, çka ka sjellë reagimin e menjëhershëm të familjarëve të tjerë. “Kemi pasur një denoncim nga babai i D.Lazes. Policia, konform rregullave e ka shoqëruar në Spitalin Psikiatrik. Nuk jemi marrë më tej me rastin, pasi gjithçka mbetet në dorë të mjekëve”, - tha një zyrtar i policisë. Në fakt, shoqërimi i një të sëmuri mendor në spital është një gjë më se normale, pasi në këtë mënyrë do të shmangej çdo rrezik i mundshëm për komunitetin dhe deri këtu nuk do të kishte asgjë të keqe. Por, në këtë rast 30-vjeçari pretendon se nuk ka asnjë problem mendor, por akuzon të atin se e ka denoncuar, pasi nuk duron dot faktin se ai është një besimtar i devotshëm mysliman dhe kryen të gjitha ritet fetare. Nuk mund të thuhet ende sesi qëndron e vërteta, pasi gjithçka mbetet tashmë në duart e hetuesve.
Kallëzimi
Dy ditë më parë, H.Laze i është drejtuar komisariatit të policisë në Kombinat, duke denoncuar të birin 30-vjeçar. Ai u ka kërkuar uniformave blu të ndërhyjnë për ta shoqëruar në Spitalin Psikiatrik, me argumentin se ai kërcënonte seriozisht jetën e familjarëve. Ne përpjekje për t’i ardhur në ndihmë kësaj familjeje kryeqytetase, policia e shoqëron drejt Psikiatrikut D.Lazen. Ky i fundit, përmes avokatit të tij pretendon se është i shëndoshë mendërisht dhe se babai e ka denoncuar për faktin se është besimtar. Madje, ai shkon dhe më tej, duke akuzuar mjekë të spitalit se janë bërë palë me babain, duke i dhënë ilaçe, në një kohë kur gëzon shëndet të plotë. Për rastin në fjalë është vënë në dijeni drejtori i Policisë së Qarkut të Tiranës, Tonin Voci dhe ministrja e Shëndetësisë, Anila Godo. Familjarët e të dëmtuarit, me ndihmën e një avokati kanë bërë gati kallëzimin kundër policisë, H.Lazes dhe mjekëve. Sipas familjarëve, policia ka shoqëruar në mënyrë të padrejtë një person në Spitalin Psikiatrik dhe mjekët po i marrin jetën me ilaçet e shumta që i japin.


http://balkanweb.com/gazetav5/artikull.php?id=63051

  • Postime: 3079
  • Karma: +22/-4
  • Gjinia: Femer

#1 ne: 02-08-2009, 09:20:31
Çështja e myslimanit të “çmendur” mbërrin te Godo
» Dërguar më: 27/07/2009 - 14:02


E nderuar znj Ministre, një baba që quhet H…Laze, në bashkëpunim me një mjek në Spitalin Psikiatrik Tiranë, për arsyet që do i hetoj Prokuroria, pasi do nisim urgjent kallëzim penal, ka shtruar me dhunë (polici) djalin 30 vjeç, i martuar e me fëmijë që quhet D…Laze, vetëm se beson në fenë Islame! Kam kohë që rri me këtë djalë dhe vlerësoj se ndodhemi para një krimi të të atit. Ju lutem, pengoni ‘mjekimin’ e detyruar që duan t’i bëjnë në këtë çast një njeriu normal. Po shkelet rëndë ligji, sepse këto bëhem me vendime gjyqi”. Ka qenë ky teksti i sms-së, që avokati Idajet Beqiri i ka dërguar ministres së Shëndetësisë, Anila Godo, ndërsa një mesazh i njëjtë i është dërguar edhe drejtorit të Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj. Avokati duket se është i vetmi që i ka dalë në mbrojtje D.Lazes, baba i dy fëmijëve, 4 dhe 5 vjeç, me pretendimin se i ati, që asnjëherë nuk e ka pranuar praktikimin dhe rregullat e forta të fesë islame nga i biri, është duke kryer gjithçka dhe në mënyrë të jashtëligjshme për ta shkëputur atë nga fëmijët e vegjël dhe për mos ua lejuar këtyre të fundit “fatin” e birit të tij. D.Laze ishte shoqëruar nga shërbimet e Komisariatit numër 6 të Policisë së Tiranës pas denoncimit të të atit për konflikt dhe grindje në familje dhe fill pas kësaj, është shtruar në Spitalin Psikiatrik të Tiranës. Avokati pretendon se veprimet e të atit janë të qëllimshme dhe se për këto është ndihmuar dhe nga një mjek që i ka plotësuar kartelën me një epikrizë të dyshimtë. Për sa i përket debateve në shtëpi, sipas Beqirit ato vijnë për shkaqe nga më të ndryshme, duke filluar nga ndjekja e emisioneve apo e kanaleve televizive nga fëmijët e D.Lazes, që ky i fundit i konsideron jo fort të favorshme për moshën e tyre, deri te pretendimet se gjyshi (nga Skrapari me origjinë) i mëson djalin e vogël me pirjen e rakisë, që dënohet në fenë islame. D.Laze kishte emigruar në Itali pas viteve ’90-të. Pas vitit 2000, Laze ishte transferuar në Belgjikë, ku ka nisur praktikimin e fesë islame. Ndërsa i ati nuk është pajtuar asnjëherë me këtë fakt, prej ditës kur Laze u kthye me mjekër dhe veshjet tipike myslimane në shtëpi prej emigrimit. ge.xha.

  • Postime: 3079
  • Karma: +22/-4
  • Gjinia: Femer

#2 ne: 02-08-2009, 09:21:04
 Besimtari mysliman kallëzon në prokurori policinë dhe një mjek

Ai deklaron se e kanë shtruar padrejtësisht në spitalin psikiatrik, duke e torturuar

Kallëzohen penalisht në prokurori policia dhe një mjek, pasi pretendohet se kanë shkelur ligjin, duke dërguar në psikiatri një 33-vjeçar pas një konfl ikti që ai ka pasur me babanë e tij. Veç policisë dhe mjekut, 33-vjeçari ka kërkuar ndjekje penale edhepër babanë e tij, i cili ka bërë kallëzim të rremë. Bëhet fjalë për një ngjarje të ndodhur pak ditë më parë ndaj Daut Lazes, i cili është mbyllur në spitalin psikiatrik me vullnetin e të atit dhe nga ana tjetër ai pretendon se nuk ka asnjë problem mendor. Për këtë, nëpërmjet avokatit Idajet Beqiri, ka paraqitur një kallëzim në Prokurorinë e Tiranës, ku kërkohet ndjekje penale për babanë e tij, Hysen Laze, për mjekun e spitalit psikiatrik i cili e ekzaminoi si dhe për drejtues të Komisariatit Nr.6 në Tiranë. Sipas kallëzimit, Daut Laze është 33 vjeç, i martuar, me dy fëmijë. Në vitin 2002, pasi është kthyer nga emigrimi, ka studiuar Kuranin dhe ka ushtruar e respektuar të gjitha ritet fetare. Por kjo e ka befasuar të atin, Hysen Laze, që sipas kallëzimit nuk e ka konceptuar këtë ndryshim të djalit, pasi pretendohet se nuk është besimtar dhe ai ka tentuar ta largojë Dautin nga rruga e besimit. Për këtë, në kallëzim pretendohet se Hysen Laze, për të fyer të birin, u ka dhënë alkool djemve të tij, që përkatësisht janë 4 dhe 5 vjeç. Skena të tilla kane qenë të përsëritura dhe kanë shkaktuar reagime prej të dyja palëve, të cilat kanë degjeneruar në grindje. Nisur nga kjo, pretendohet se Hysen Laze, me ndihmën e mjekut në spitalin psikiatrik, ka siguruar një raport se Dauti ishte i sëmurë psikik. Mbi këtë raport ai është marrë disa herë me forcë nga efektivët e Komisariatit Nr.6 dhe është dërguar në spitalin psikiatrik, ku pretendohet se i kanë dhënë ilaçe të ndryshme. Nga ilaçet atij i ka ikur shikimi dhe pas një vizite në Siri është rikthyer sërish duke filluar punë në një fi rmë ndërtimi, ku nuk kishte shfaqur probleme, siç pretendohej nga i ati. Më tej, në kallëzim deklarohet se rasti i fundit ka ardhur vetëm një javë më parë, pikërisht më 23 korrik. Daut Laze ka telefonuar avokatin e tij dhe ka deklaruar se e kishin thirrur sërish te Komisariati Nr.6, ku i kishin deklaruar se kish bërë sherre me babanë dhe kishte dashur të vriste fëmijët. Për këtë, avokati ka vënë në dijeni kreun e policisë së Tiranës, Tonin Vocaj, dhe ministren e Shëndetësisë, Anila Godo. Që atë ditë ai ndodhet në spital dhe nuk e kanë nxjerrë, pavarësisht se nuk ka asnjë vendim për këtë. Në këto kushte, nëpërmjet avokatit, Daut Laze ka kërkuar ndjekjen penale për personat e lartpërmendur.

http://gazeta-shqip.com/artikull.php?id=69063

  • Postime: 3079
  • Karma: +22/-4
  • Gjinia: Femer

#3 ne: 02-08-2009, 09:44:16
Denoncimi: Babai më mbylli në Psikiatri që të mos falem si mysliman
Faksimile e kallëzimit penal


Tiranë, 30 Korrik NOA – Një denoncim i rrallë ka mbërritur në Gjykatën e Rrethit Tiranë por drama bëhet e dhimbshme kur mësohet se një qytetari i është shkatërruar jeta për hir të ndalimit të ushtrimit të fesë.

Daut Laze, 32 vjeçar nga Tirana, ndonëse në gjendje optimale mendore, është mbyllur në spitalin Psikiatrik (nr 5) në QSUT, nga vetë i ati i tij, sipas kallëzimit penal, pas ushtrimit të presionit të pasuksesshëm nga babai, që të mos falet sikundër kërkohet nga feja Islame.

Viktimë e kësaj dhune psikologjike, Daut Laze, baba i dy fëmijëve, është detyruar të qëndrojë gjatë i mbyllur në psikiatri.

Por sikundër pohon, nuk vuan nga kurrfarë sëmundjeje mendore, duke theksuar se kjo ishte një dhuratë aspak e këndshme e të atit.

Për më tepër, babai denoncohet se ka arritur të marrë me falsifikime një raport mjekësor që e shpall të sëmurë mendor të birin dhe sipas 32 vjeçarit, kjo është bërë me një qëllim: Ta ndalojë që të respektojë ritet myslimane.

Kallëzimin penal e ka përgatitur avokati mbrojtës i Daut Lazes, Idajet Beqiri. Sikundër shihni dhe faksimilen në foton qendrore, denoncohen dhe mjekët për tortura.

Avokati Idajet Beqiri, pohon se kallëzimi padit penalisht Hysen Lazen, i ati i Dautit, si dhe mjekun e Spitalit Neuropsikiatrik Tiranë, por edhe drejtues të Komisariatit të Policisë Nr.6, Kombinat, Tirane, “pasi në mënyrë të përsëritur, në 3 raste, kanë ushtruar torturë kundër Daut Lazes, e kanë mjekuar atë në mënyrë të pakujdesshme si dhe kanë shpërdoruar detyrën, duke konsumuar disa vepra penale”.

Më konkretisht, në kallëzim evidentohet se 33-vjeçari Daut Laze, i martuar dhe me dy fëmijë, pa precedent penal, për një periudhe kohore 5 vjeçare ka qene në emigracion, në Itali dhe në Belgjikë.

Në vitin 2002, pas njohjes me boten e qytetëruar, ka studiuar Kur’an-in, dhe ka ushtruar e respektuar të gjitha ritet e fesë Muslimane, duke filluar nga falja 5 herë në dite, në mbajtjen e Ramazanit, mospërdorimin e alkoolit dhe substancave të tjera të konsideruara “haram” (të ndaluara) etj.

“Duke mos arritur dot t’i ndalojë besimin fetar të birit, Hysen Laze me ndihmën e mjekut të Spitalit Psikiatrik Tiranë, dr.Lefteri, ka siguruar një raport mjekësor sikur djali i tij Daut Laze, ishte i sëmurë psikik. Për nxjerrjen e këtij raporti i janë paguar edhe shumë të holla mjekut, pasi Laze nuk ka qenë te mjeku për vizitë asnjëherë dhe nuk e di mënyrën, se si është plotësuar raporti mjekësor”, - vijon kallëzimi.

“Pas plotësimit të raportit mjekësor, në vitin 2007, përmes Komisariatit të Policisë Kombinat (inspektori i policisë që ka bërë veprimin në atë kohë, quhej Qani) është marrë me dhunë kallëzuesi Daut Laze dhe është mbyllur në Spitalin Psikiatrik Tiranë. Pasi e kanë bombarduar me ilaçe të kota, e kanë nxjerrë nga spitali. Pas 3 muajsh, me qenë se Daut Laze nuk hoqi dorë nga besimi në fenë islame, është marrë përsëri nga i njëjti komisariat policie dhe është mbyllur përsëri në Spitalin Psikiatrik Tiranë.

Kundërshtimeve dhe revoltës së tij ndaj këtij akti barbar, Hysen Laze, mjeku Lefter dhe policët që e torturonin duke e mbyllur me dhunë në spital, i përgjigjeshin me këto fjalë. “Ty s’të beson më njeri që nuk je i sëmurë psikik, ndaj hiq dorë nga feja islame!”, sqarohej më tej në kallëzimin penal”.

Pas daljes nga spitali dhe mjekimit në Siri, Laze Dauti është kthyer në Shqipëri, ku ka nisur punë në ndërtim, në shoqërinë e ndërtimit “Harmonia”. Mësohet se më datën 23 korrik të këtij viti, rreth orës 11:00 Daut Laze, është thirrur përsëri në Komisariatin e Policisë Kombinat.

“Ke bërë sherr me babanë dhe ke dashur të vrasësh fëmijët”, ka qenë deklarimi i policëve të Komisariatit numër 6. Një ditë më pas, më 24 Korrik, Laze ai është shtruar sërish me forcë në spitalin Psikiatrik Tiranë.

/a.k/b.a/NOA/

  • Postime: 1936
  • Karma: +23/-14
  • Gjinia: Mashkull

#4 ne: 02-08-2009, 14:37:09
nuk mund ta vertetojne mjeket nese ka te drejte babai apo i biri???

#5 ne: 03-08-2009, 15:37:04
nuk mund ta vertetojne mjeket nese ka te drejte babai apo i biri???

O Titi, po kur e kane bombarduar me aq ilace per kaq kohe, hec e ta gjeshe tani te verteten...tmerr!

#6 ne: 03-08-2009, 15:48:19
Problemi qendron ketu, qe nje baba qe vete ndoshta eshte ateist ose ka tjeter fe, e sheh me frike qe i biri, nje mysliman aq i devotshem i perkushtohet fese ne nje menyre te tille e cila dikujt tjeter mund t´i duket e tepruar.
Nuk ka rendesi ne se behet fjala per fene, apo per shijen e muzikes apo per menyren e te veshurit, te krehurit etj.
Rendesi ka qe nuk respektohet e drejta e nje individi qe ka zgjedhur rrugen e tij ne jete. Ai, Daut Lazja ndoshta mund te jete njeriu me paqesor ne bote, po derisa kjo gje nuk perputhet me vlerat dhe bindjet e babait, ky i fundit eshte i gatshem te beje cdo gje e te perdore cdo mjet per ta futur te birin "ne udhen e duhur/te drejte" cilado na qofte ajo.


Liria e mendimit nuk ka tradite tek ne shqiptaret. As respektimi i te drejtes se tjetrit per te jetuar ashtu sic do ne se nuk cenon lirine dhe te drejtat e te tjereve. Ekstremet jane zgjidhja jone me e preferuar. Ne nuk njohim kompromise ose konsensus.
Nuk me habit fakti qe ndodhin gjera te tilla, por me trishton e me ve ne mendime.
Njerezit kane perfunduar neper psiqatri per shume me pak se kaq...
 hmmmmm: (?) ><

  • Postime: 1936
  • Karma: +23/-14
  • Gjinia: Mashkull

#7 ne: 03-08-2009, 16:43:57
O Titi, po kur e kane bombarduar me aq ilace per kaq kohe, hec e ta gjeshe tani te verteten...tmerr!
si u bazuan ke fjala e te atit keta dhe e bombarduan robin me ilace<une ne fakt kisha lexuar vetem ate te paren>por gjeja e habitshme eshte si nje baba preferon nje femije psikopat, me mire se nje femije religjoz,nuk behet fjale per respektim te drejte ketu ,por ketu llafi eshte me mire im bire te jete i semure psiqik sesa nje besimtar mysliman,nuk e di tashi nese kane ndikuar ne menyren e sjelljes se ketij personi ato barnat por si duket kete rrjedhjen nga truri i biri e paska te trasheguar nga i ati,nuk tingellon aspak normal as veprimi i te atit.

  • Postime: 7991
  • Karma: +18/-8
  • Gjinia: Femer

#8 ne: 03-08-2009, 17:02:08
eshte vendi qe i lejon gjera te tilla te ndodhin ..se ne vende te tjera te Botes keto gjera nuk jane aq kollaj te ndodhin...te marresh policine ketu ku jetoj une dhe tu thuash se dua ndihme per arsyet qe ka paraqitur ai me siper vjen policia menjehere mor nuk mund te marrin askend e ta fusin ne cmendine pa ardhe Psikiatri aty e te japi nje diagnoze (te pakten siperfaqsore nese duhet apo jo te pakten te shikohet me kujdes nga Psikiater te tjere) madje policet qe vijne ne raste te tilla nuk jane uniformat blu por jane police te spitalit te shoqeruar me mjekun ....
se nuk mund te futesh njerez ne spital psikiatrik e te pretendosh se do dalin te sheruar qe andej ....
Une personalisht jam kundra mjekimeve sidomos mjekimeve qe japin ne spitalet psikiatrike ...duke marre nga Prozac & Zypreca etj etj ejt ..
Po te ket dhene ndonje lek i ati harroje se del me nejri ai ...

Edhe ne rregull te jesh do dalesh gjysem njeriu ....
Sa inat me ngjitet ne vete kur degjoj raste te tilla ne shqiperi ....Te pakten mjeksine ta kishim te hajrit sepse Shqiperia ka shume mjeke te zote ...eeehhhh

  • Postime: 1530
  • Karma: +5/-0
  • Gjinia: Mashkull

#9 ne: 03-08-2009, 20:00:20
Nese arsye e vetem e mbylljes ne psikiatri eshte ajo se ai eshte besimtar dhe praktikon ritet me te cilat e obligon feja qe ai i perket, mendoj se eshte turpi me i madhe te cilin mund ta beje nje institucion.

Psikiatri qe ka pranuar ate apo me mire me thene qe ka mbyllur ate ne spital duhet te kete arsye per te bere nje gje te tille e jo vetem pse ai eshte besimtar te mbyllet.

Me cudite fakti se si personi ne fajle edhe pse eshte 32 vjeq lejon te mbyllet ne Psikiatri kur eshte ne gjendje normale!?

Nuk mund ta kuptoj se si nje prinde mund ta mbylle djalin e tij ne nje institucion te tille vetem pse ai beson ne Zot!?

Mendoj se tani nuk ka nevoje te cuditemi per asgje sepse jetojm ne nje kohe ku te mires i thuhet e keqe e te keqes i thuhet e mire, te bukures i thuhet e shemtuar e te shemtures i thuhet bukur....ne nje kohe ku besimtari mbyllet ne psikiatri e gay legalizohet e shume absurditete te tjera medet per ne qe jetojm ne kete kohe..!




#10 ne: 04-08-2009, 16:30:59
Po citoj Lisen: "Po te ket dhene ndonje lek i ati harroje se del me nejri ai ...

Edhe ne rregull te jesh do dalesh gjysem njeriu ....
"

Po Lisa, ashtu eshte...hajde fatkeqesi hajde!!

#11 ne: 04-08-2009, 16:34:02
si u bazuan ke fjala e te atit keta dhe e bombarduan robin me ilace<une ne fakt kisha lexuar vetem ate te paren>por gjeja e habitshme eshte si nje baba preferon nje femije psikopat, me mire se nje femije religjoz,nuk behet fjale per respektim te drejte ketu ,por ketu llafi eshte me mire im bire te jete i semure psiqik sesa nje besimtar mysliman,nuk e di tashi nese kane ndikuar ne menyren e sjelljes se ketij personi ato barnat por si duket kete rrjedhjen nga truri i biri e paska te trasheguar nga i ati,nuk tingellon aspak normal as veprimi i te atit.

E di qe ke te drejte...Nuk di njeriu se c´te thoje me...po ja e ka shkruar edhe Lisa qe po te kete dhene ndonje lek i ati hajde ta gjeshe te verteten e te drejten ti...

  • Postime: 7991
  • Karma: +18/-8
  • Gjinia: Femer

#12 ne: 05-08-2009, 04:06:56
Nuk e di perse por edhe ne shqiperi me duket e veshtire ta besoj .....ndoshta kjo histori ka dicka me shume nga pas .....

Ndoshta ai eshte vertet i semure ..sepse nje baba nuk do ta conte te birin e tij ne nje spital psikiatrik kot ....
Po te ishte besimtar ndoshta nuk do ti fliste apo do grindej apo ku di une , por ne spital...

Nuk e di por me duket si nje formuse qe i mungon nje pjese kjo histori .....

  • Postime: 3782
  • Karma: +16/-2
  • Gjinia: Mashkull

#13 ne: 05-08-2009, 05:39:46
Edhe mua më duket se në këtë histori ka motive të fshehta, madje të dobëta. Mbase i ati i Dautit ka dashur t'i marrë fëmijët?

Edhe sikur Dauti të mos ketë asnjë faj në këtë mes, në të ardhmen ai do ta ketë të vështirë ta kapërcejë këtë periudhë, mendërisht apo moralisht.

Dikush (Seneka, më duket) ka thënë: "Ruajuni gjyqeve, edhe kur keni të drejtë."  :S

  • Postime: 73
  • Karma: +1/-0

#14 ne: 18-03-2010, 16:27:48
Babaj i cili me duket nuk eshte gje tjeter vec nje idjot ,pavaresisht se eshte djali i tije ,nuk ka te drejte per te nderhyre ,per ta mesuar, kete djal te rritur 32 vjecar se c;far religjoni i pelqen.C'do njeri pelqen ate fe qe ndjehet me rehat, qe e thret zemra e vet.
Ne psikiatri mund te futet nje person qe eshte i dhunshem per shoqerine, per femijet, per familjen.

Temat e fundit