Post reply

×

Post reply

Emri:
Email:

Verifikimi:
Flamuri yne ka ngjyre?:

Permbledhje

Postuar nga: Alban
« ne: 23-03-2021, 11:23:47 »

 

Për miliona njerëz në të gjithë globin, Novruzi nuk është një festë e vogël.
Por është shumë më tepër se kaq, gjithashtu. Nowruz promovon vlerat e paqes dhe solidaritetit midis brezave dhe brenda familjeve. Është një kohë pajtimi dhe fqinjësie, duke kontribuar në diversitetin kulturor dhe miqësinë midis popujve dhe bashkësive të ndryshme.

Cfarë është?

Nowruz është Viti i Ri Persian. Por nuk duhet të jesh detyrimisht Persian për të festuar. I njohur gjithashtu si Nauryz, Navruz ose Noërouz, do të thotë “ditë e re”. Viti i ri do të fillojë të Shtunën, 20 Mars.
Nuk është rastësi që bie në ditën e parë të pranverës. Kalendari iranian është një kalendar diellor, domethënë koha përcaktohet, përmes vëzhgimeve astronomike, nga lëvizja e Tokës rreth diellit. Pra, dita e parë e vitit gjithmonë fillon me fenomenin natyror të ekuinoksit të pranverës.
Nuk është një festë fetare, por përkundrazi një festë universale e fillimeve të reja: duke uruar prosperitet dhe duke mirëpritur të ardhmen ndërsa lë pas të kaluarën. Kjo është arsyeja pse familjet e përdorin këtë kohë për të pastruar thellë shtëpitë dhe dollapët e tyre dhe për të blerë veshje të reja apo sende shtëpiake të reja.
Është një festë njëmujore, e mbushur me festa, punime artizanale, shfaqje në rrugë dhe rituale publike.
Dhe po, shumë ushqim.

Kush e feston atë?

21 Mars u njoh zyrtarisht në 2010 si Dita Ndërkombëtare e Nevrozit nga Kombet e Bashkuara me kërkesë të vendeve duke përfshirë Afganistanin, Shqipërinë, Indinë, Iranin, Kazakistanin, Turqinë dhe Turkmenistanin.
Të rinjtë kirgizistë marrin pjesë në lojën tradicionale ‘Kyz Kumay’ (‘Puth një vajzë’) gjatë festimeve të Nevruzit në kryeqytetin e Kirgistanit Bishkek në 21 Mars 2013.
Më shumë se 300 milion njerëz në mbarë botën festojnë Nevruz dhe e kanë festuar atë për më shumë se 3,000 vjet nga Ballkani në Pellgun e Detit të Zi në Azinë Qendrore në Lindjen e Mesme.

©LAPSI.AL
Postuar nga: Alban
« ne: 23-03-2021, 11:23:20 »

shqiptar jemi dhe musliman jemi po vesht nuk po merrmi    tani festa enevruzit eshte  me 22 apo me 24

Me 22 e festojne bektashite, ndersa myslimanet e tjere ne Shqiperi e festojne me 24 Mars.
Postuar nga: durim meta
« ne: 25-03-2011, 16:44:14 »

shqiptar jemi dhe musliman jemi po vesht nuk po merrmi    tani festa enevruzit eshte  me 22 apo me 24
Postuar nga: Kijameti
« ne: 21-08-2009, 19:40:31 »

zt.othman shume shpejt jep fetua te prera...ku i gjen keto ligje nuk di...

o musliman festoni te gjitha festat edhe ate te krishtit bile sepse krishti(jezusi) pra hz.Isa a.s eshte pejgamber i Zotit dhe i muslimaneve...mos u frikoni nga njerezit te tille qe japin fetua nga ekstremiteti i mezhebeve te tyre dhe pastaj ja veshin islamit...kurse islami as qe meret me pune te tilla...paqe per gjithe fetare
Postuar nga: ofthmani
« ne: 07-05-2009, 01:02:09 »

gjithqka pos fiter bajramit dhe kurban bajramit eshte risi cdo risi te con ne humbje dhe cdo humbje ne zjarr
Postuar nga: Aida
« ne: 10-03-2009, 14:06:37 »

Mexhid YVEJSI, Gjakovë

 

 

            Ç’ËSHTË  DITA E NEVRUZIT?

 

            Me 22 mars është Dita e Nevruzit ose Dita e Sulltan Nevruzit. Që nga viti 1966, Dita e Nevruzit është festë zyrtare në Shqipëri.

            Nevruzi është një festë e lashtë pagane, me prejardhje persiane. Sot, kjo ditë, në Iran, është dita e Vitit të Ri, kurse në Shqipëri është festë fetare-zyrtare për Komunitetin Bektashi…!   

 

       

                Dita e Nevruzit – festë zyrtare në Shqipëri
                Si ka ndodhur kjo?


            Në muajin shkurt, 1966, Kryetari i Shqipërisë, dr. Sali Berisha

(emri duhet të shkruhet Salih), i propozoi Kuvendit Popullor që ta shpallë  Ditën e Nevruzit festë zyrtare në Shqipëri.

             Kuvendi Popullor,  propozimin e kryetarit, dr. S.Berisha, e miratoi dhe 22 marsi u shpallë festë zyrtare fetare në Shqipëri. Kjo festë zyrtare fetare, siç thuhet, u shpallë për hir të Komunitetit Bektashian të Shqipërisë, me këto arsyetime:

             1. E kaluara atdhetare e disa personaliteteve shqiptare që kanë qenë bektashinj, që nga Lidhja e Prizrenit e këndej…

             2. Anti-komunizmi i disa të tjerëve gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe në kohën e diktaturës komuniste, dhe së fundi, sepse:

             3. Në Tiranë ndodhet Kryegjyshata Botërore Bektashiane…!

 

 

        Nevruzi si festë fetare gjithshqiptare!

 

           Për herë të parë, me 22 mars 1966, Dita e Nevruzit u festue zyrtarisht në Shqipëri. Ceremonia kryesore u zhvillue në Kryegjyshatën Botërore Bektashiane në Tiranë.

           Atë ditë, fjalën e rastit e mbajti z.Tomorr Aliko, sekretar i Kryegjyshatës. Fjalën kryesore e mbajti Haxhi Dede Reshad Bardhi, Kryegjyshi i bektashinjve dhe më në fund fjalën përshëndetëse e tha Kryetari i Kuvendit Popullor të Shqipërisë, z.Pjetër Arbnori, i cili ndër të tjera tha:

               “Nevruzi nuk është festë vetëm e sektit bektashi, por edhe e të gjithë shqiptarëve…!”

            Dje, Shqipëria komuniste krenohej se ishte shteti i parë ateist në botë! Sot, Shqipëria demokratike, mburret me tolerancën fetare, aq sa

të shpallë edhe për “sekte” festa zyrtare “fetare”..!

            Pasojat e ateizmit shqiptarët i përjetuan dhe po i përjetojnë, kurse pasojat e “sekteve” dhe të “profeteve” veç kanë filluar të na helmojnë…!

 

               Ç’është Bektashizmi?

 

 

                    Bektashizmi nuk është sekt, por është një tarikat, apo udhë shpirtërore, si shumë të tjera, që ka për themel Librin Hyjnor, Kur’anin dhe Traditën apo Sunnetin e Muhammedit (a.s.)…

                  Pra, Bektashizmi është një udhë mistike islame, kurse bektashinjtë janë muslimanë, por që janë edhe pjestarë të këtij tarikati. Fjala tarikat është fjalë arabe, e cila rrjedh nga fjala tarikah (shumësi: tara’ik) që do të thotë rrugë ose drejtim.

                  Rruga, udha, tarikati, apo drejtimi, me disa metoda të veçanta, duke iu përmbajtur Sheri’atit, nën drejtimin e një udhërrëfyesi, me anën e pastrimit shpirtërorë të largon prej egos, vetes,  por të afron drejt Krijuesit, të Vërtetës…

                    Bektashizmi, si shumica e tarikate tjera në fenë Islame, e ka marrë emrin prej pasuesve, ndjekësve,  nga themeluesi, Haxhi Bektash Veliu.

                     Kush ishte Haxhi Bektash Veliu?

 

                   Haxhi Bektash Veliu ishte i biri i Ibrahimit, të birit të Sejjid Musait, që ishte i biri i Sejjid Hasanit.

                    Sejjid Hasani ishte i biri i Sejjid Ibrahimit, kurse ky ishte i biri Sejjid Mehdiut, i cili ishte i biri i Sejjid Muhammedit, i biri i Sejjid Hasanit.

                     Sejjid Hasani ishte i biri i Ibrahim Mukerrem Muxhabit, që ishte djali i Imam Musa Qazimit, i cili rrjedh nga Familja e Bekuar e Muhammedit (a.s.)   

                     Haxhi Bektash Veliu (1248-1341)ishte një burrë i edukuar, ishte i arsimuar, një personalitet i shquar,  njeri i ditur, shpirtërisht shumë i ngritur, i udhëzuar, veprat e e tij janë më e mira dëshmi…

                     Një natë, Haxhi Bektash Veliu e kishte parë në ëndërr Pejgamberin (a.s.), i cili i kishte thënë:

                     “O djalë! Mbaje të pastër rrobën tënde, që t’i përfitosh të mirat”.

                       Haxhi Bektashi tha se e pyeta Pejgamberin (a.s.):

                       “O Pejgamber i Zotit! Po, cila është rroba ime?”   

                       Pejgamberi (a.s.) ishte përgjigjur:

                       “Zoti ty të ka mbuluar me pesë lloje rrobash, të cilat janë:

                       Rrobet e Islamit, të Imanit, të Njëshmërisë, të Njohurisë dhe të Dashurisë. Këto janë rrobet që duhet t’i mbash pastër, nga ana e jashtme, dhe nga brenda.”

                        Kur e pyetën një ditë Haxhi Bektashin se kush janë besimtarët e vërtetë?  Ai kishte thënë:

                        “Besimtarë të vërtetë janë ata të cilët i zbatojnë detyrimet e Sheri’atit.”

                        Gjatë shekujve, besimtarët muslimanë të tarikatit bektashian vërtet ishin të mbuluar me këto pesë lloje të rrobave: Islamin dhe Imanin e mbanin pastër, Njëshmërinë (Teuhidin) e kishin në zemër, kishin Njohuri të lartë, kurse Dashurinë të zjarrtë… 

Por, në këtë rast po kufizohem vetëm tek Nevruzi, ç’është, nga erdhi?

 

            Prejardhja e festës së Nevruzit

 

                Prejardhja e festës së Nevruzit është nga Persia. Nga Persia rrjedh edhe vet fjala Nevruz. Fjala Nevruz rrjedh nga persishtja, madje nga persishtja e vjetër, nga fjalët: Nava = e re dhe ruzanh = ditë, pra, që do të thotë: Ditë e Re.

              Kjo festë, Ditë e Re, pra, Nevruzi është një festë e lashtë pagane, me prejardhje persiane, që kremtohet tash e 3000 vjetë…

             Kremtohet edhe sot e kësaj dite në Iran, por si fillim i Vitit të Ri, kremtohet edhe në Irak, Afganistan, Uzbekistan Azerbajxhan, Turkmenistan, Kazakistan, Taxhikistan, Kurdistan dhe në disa vende të tjera…

              Kjo festë, Nevruzi, përputhet me fillimin e pranverës, ringjalljen e natyrës, mbas dimrit të ftohtë, të gjatë, të vështirë. Në këtë ditë është ekuinoksi, barazohet dita e nata dhe duke filluar prej kësaj dite ka më shumë ditë, ka më shumë dritë…

                Persianët e lashtë, si edhe shumë popuj tjerë të Lindjes, besonin në bestytni: besonin se kishte ditë që sillnin fat, sikur që besonin se kishte ditë që sillnin fatkeqësi. Por, Nevruzi i takonte një prej atyre ditëve që sillte vetëm fatmirësi dhe e kremtonin me madhështi…! 

                Historianë, hulumtues, gjurmues të ndryshëm të lashtësisë e përcaktojnë Nevruzin si një nga festat pagane më popullore në të gjitha kulturat  e lashta në Mesopotamin e Vjetër…

                 Nevruzi kremtohej shumë shekuj para se të vinte në këtë jetë Zaratustra, mësues i urtësisë, themelues i fesë së vjetër (dualiste) persiane, rreth tetë shekuj para Krishtit ose Hazreti Isait (a.s.)…

                 Kur persianët filluan të përqafojnë fenë Islame pas vitit 650, në fillim, për dy shekuj, u ndalue kremtimi i Nevruzit, por më vonë u lejue, për arsye tregtare-ekonomike, sepse shkëmbeheshin dhurata, bëheshin shpenzime dhe kështu nxitej, stimulohej ekonomia…!

                 Gjatë pushtimit mongol (1219-1500) të atyre viseve, kjo festë, Nevruzi, u ndalue sërish.

                   Në periudhën e sundimit të dinastisë së mbretërve Safavidë, pas vitit 1500, Nevruzi dalngadal fillojë të kremtohej, por gjithnjë si kremte e fillimit të Vitit të Ri, si fillim i pranverës, si një Ditë e Re…

                   Me ngadhnjimin e Revolucionit Islamik në Iran (1979), prijësi i Revolucionit Islamik, Imam Humeini e dënoj këtë kremte si një festë pagane, jo islame, por me kalim kohe, meqë nuk rrezikohej Republika Islamike e Iranit, në heshtje u lejue për t’u kremtue…!

                    Nëpër disa vende nëpër botë, Nevruzi kremtohet edhe nga Baha’itë dhe Ismailitë. Ismailitë, një degë e madhe nga Islami Shi’it, e festojnë Nevruzin në frymën e falënderimeve për All-llahun (xh.sh.), për dhuntitë e mirësitë e Tij.

                     Nevruzin e përkujtojnë, e kremtojnë edhe në trojet shqiptare disa nga tarikatet, por jo të gjitha…E kremtojnë, ndër të tjerë,  kaderitë, rifa’itë, sa’aditë, halvetitë, nakshibenditë…, por jo si fillim i Vitit të i Ri, por si ditëlindja e Imamit Ali…!

                     Dhe më në fund mund të shtrohet pyetja: Pse në Shqipëri, kjo festë e lashtë pagane, me prejardhje persiane, është shpallur festë fetare zyrtare, gjithshqiptare? Këtë mund ta kuptoni - vetëm nëse pakëz  mendoni…?!!!

 

                         (Autori është studiues i religjioneve)   
Postuar nga: Berni
« ne: 25-03-2008, 07:57:49 »

Aida sdi cte them, po ne e festojme ate feste, nuk e di festohet apo jo ne te gjithe shqiperine, po ne Elbasan festohet ose me sakte ne te gjithe prefekturen e Elbasanit, me sa di une dhe ne Berat kam degjuar qe festohet, kur te futet Dalberi ne forum besoj se do e shohi kete teme dhe mund te thoje ndonje gje per Beratin, e di se nuk eshte feste zyrtare sic jane festat e tjera, po te ne festohet, dhe mram e festuam e me ra mua Leku hahaha.
Postuar nga: Aida
« ne: 24-03-2008, 14:09:42 »

Berni, kjo feste qe e ke pershkruar ti s'ka baza në Islam, prandaj nuk mund ta quajmë feste për muslimanet (edhe pse disa e festojkan).

Kjo me lekun ne Byrek është bestytni, mendohet se ai qe e gjen lekun do të këtë fat dhe mbaresi gjatë vitit. Ne Islam kjo është SHIRK dhe e ndaluar, sepse fatin dhe mbaresine nuk ta sjell leku ne byrek po vetëm vullneti dhe mëshira e Krijuesit.
Si e dyta, nëse theret një kafshe pa përmend emrin e Allahut s.v.t gjithashtu është haram. Plus kjo praktike me gjakun qe e paskeni bërë, perngjan me shumë si zakone te idhujtareve.

Me aq sa di unë, kjo festa i ka bazat tek Bektashijte. Tek ne e festonin ashtu qe vizitonin teqete dhe i varnin byzylykat ose diçka tjetër nga veshja e tyre ne dru aty pranë varezave. Kjo si dhurate për teqen dhe varezat, dhe sakrifice për ti sjell lutja qe e bënin aty bereqet dhe mbaresi. Grate qe kishin probleme me sterilitet ose qe donin te lindin çun poashtu shkonin aty dhe luteshin duke hedh Lekë mbi varre ose bërë nijet se nëse ju plotesohet dëshira do të bëjnë ndonjë sakrifice me te madhe.
Edhe këta janë praktika te ndaluara në Islam.

 
Muslimanët i kanë vetëm dy festa vjetore, siç është Fitër Bajrami dhe Kurban Bajrami.

Hadithi i Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]:

“Secili popull ka festat e veta, kurse kjo është festa jonë”, tregon se muslimanët veçohen vetëm me këto dy festa dhe nuk u lejohet muslimanëve që tu përngjajnë mosbesimtarëve dhe idhujtarëve në festat e tyre të veçanta, as me ushqim, as me veshmbathje, as me ndezje të zjarit, as me adhurim etj etj.

Të gjitha festat e mosbesimtarëve ose të shpikura janë të ndaluara!

Tregohet nga Enesi [radijall-llahu anhu] i cili thotë:

Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] kur erdhi në Medinë, i gjeti banorët e Medinës duke i festuar dy ditë. I pyeti: ç’janë këto dy ditë? Thanë: Loznim në këto dy ditë në injorancë. Atëherë Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] tha:

“All-llahu ua ka zëvendësuar me dy ditë tjera, të cilat janë më të mira se ato: dita e kurban bajramit dhe dita e fitër bajramit”. (Ebu Davudi).

Pra, këto dy festa janë simbole të fesë, të cilat duhet ngjallur dhe duhet përceptuar synimin e tyre dhe duhet kuptuar domethëniet e tyre.




Postuar nga: Berni
« ne: 24-03-2008, 13:07:12 »

Cfar ditë është festa e Nevruzit për ne Muslimanet, e di si ditë feste se çdo vit e festonim kur isha ne Shqipëri, benim byrek dhe fusnim një lek ne byrek e ndanim me aq pjesë sa pjesetar ka familja, kush gjente lekun merrte dhe një dhurat, mbaj mend qe lyenim dhe pemët me gjak se duhesh me there ndonjë pule apo diçka tjetër vetëm për te ber gjak, po sja kam iden se cfar feste se nuk jam interesuar shumë.Dhe dita e festes është sot.

P.s se mos e ngatarroni me Sulltan Nevruzin qe kanë Bektashijt.