×

Post reply

Emri:
Email:
Titulli:
Ikona e mesazhit:

Verifikimi:
Cfare gjuhe flasin shqiptaret?:

shtyp alt+s per te postuar ose alt+p per ta kontrolluar


Permbledhje

Postuar nga: Genious
« ne: 26-11-2013, 00:17:05 »

Studiuesja muslimane, sërish merr çmimin ndërkombëtar për mjekësi

Egesta Lopçi, studiuesja myslimane me origjinë shqiptare, por e diplomuar në Bolonja në vitin 2006, në kirurgji ka fituar për të dytin vit radhazi çmimin ndërkombëtar në fushën e kërkimeve mjekësore nga “European Association of Nuclear Medicine”, për idetë e saj novatore në aplikimin e tomografisë dhe PET-it, si metoda diagnostikimi të kancerit të prostatës.

Ndonëse thuajse e panjohur në Shqipëri, Egesta Lopçi është specializuar në 2011 për mjekësi nukleare dhe është mjaft e angazhuar në fushën kërkimore onkologjike në Itali, thuajse për të gjitha llojet e tumoreve, pranë ”Humanitas Clinical and Research Center” në Milano.

Ajo është autore e 75 artikujsh të ndryshëm shkencorë, ndërsa është specializuar edhe në Hollandë e Britaninë e madhe për onkologjinë pediatrike.