×
Hyrja
Profili

Sheriati islam. Metoda islamike e qeverisjes.

Sheriati islam. Metoda islamike e qeverisjes.

· 1 · 1210

  • Postime: 1650
Solist
ne: 28-09-2004, 03:35:44
Sheriati islam

--------------------------------------------------------------------------------
Definicioni i Sheriatit: Permbledhja e dispozitave fetare, sipas te cilave veprojne muslimanet, quhet sheriat. Sheriati eshte ligj fetar i muslimaneve. Dispozitat e Sheriatit perfshijne te gjitha veprat e personave te rritur dhe te mencur - te arsyeshem dhe per keto vepra parasheh rregullat e veta. Obligimet, ndalimet e veprave te individeve sipas sheriatit, ndahen ne keto lloje:
FARZ: eshte ajo veper qe rreptesisht e urdheroi All-llahu xh.sh. te punohet, dhe dihet saktesisht se eshte urdher i All-llahut xh.sh. sic jane: falja e namazit, dhenia e zeqatit, etj. Ai njeri qe e rrefuzon kete nuk eshte musliman , por hyne ne grupin e qafireve.

Farzi eshte dy lloje: Farzi-ajn dhe farzi-kifaje

FARZI - AJN: eshte obligim per secilin musliman qe ta kryeje individualisht, p.sh. falja e pese koheve te namazeve, agjerimi i Ramazanit, etj.

FARZI - KIFAJE: eshte obligim per tere shoqerine, bashkesine muslimane, e nese njeri prej atyre e kryen kete obligim te tjeret lirohen nga kjo detyre, por ne qofte se asnjeri nuk e kryen, atehere te gjithe jane mekatare e do te pergjigjen para Zotit te Madheruar, p.sh. falja e namazit te xhenazes.

VAXHIB: eshte ajo veper qe All-llahu xh.sh. urdheroi te punohet, mirepo nuk jemi gjithaqe te sigurte se urdheri i All-llahut xh.sh. ka te beje me te apo me ndonje veper tjeter, p.sh. namazi i vitrit. Mohuesi i vaxhibit nuk del prej imanit por eshte mekatar, do te denohet.

SUNNET: eshte cdo gje qe e ka punuar Muhammedi a.s. ka porositur ose ka lejuar te punohet.

Sunnetet jane dy llojesh: sunnete muekkede dhe sunete gajri-muekkede.

SUNNETI MUEKKEDE: jane veprat e Pejgamerit a.s. qe i ka punuar vazhdimisht, dhe ka urdheruar te punohen , jashte farzeve. P.sh. dy sunetet e sabahut, falja e namazit me xhemate.

SUNNETI GAJRIMUEKEDE: jane veprat e Pejgamerit a.s. qe nuk i ka punuar vazhdimisht, por i ka lene disa here, p.sh. sunnetet e iqindise. Mohuesi i synnetit nuk denohet por, eshte i larguar nga meshira e Pejgamerit a.s.

MUSTEHAB: jane veprat te cilat jane te lavdishme te punohen, qe rrjedhin nga Pejgamberi a.s., mirepo ralle here i ka punuar, ose ka folur se eshte mire te punohen, p.sh. te shpejtuarit iftarin ne Ramazan, ose te vonuarit syfirin.

MUBAH: jane veprat te cilat nuk jane urdheruar te punohen, por as nuk jane te ndaluara te punohen; njeriu eshte i lire t'i punoje apo mos t'i punoje, p.sh. llojin e ushqimit qe e preferon per te ngrene, apo sjelljet e lira me kushte qe te mos u pengojme te tjereve.

HARAM: eshte cdo veper qe rreptesisht e ndaloi All-llahu xh.sh., p.sh. alkoholi, ngrenia e mishit te derrit, dhe te gjitha veprat e shemtuara.

MEKRUH: jane ato vepra qe nuk eshte mire te punohen, por qe nuk jane te ndaluara rreptesisht.

Mekruhi ndahet ne dy lloje : Mekruh-tahrimen dhe Mekruh-tenzihen.

MEKRUH TAHRIMEN: jane veprat te cilat jane te ndaluara te punohen, por jo rreptesisht. Keto vepra jane afer haramit. P.sh. veshja e rrobave te mendafshit dhe e arit per burrat. Duhet ditur se ne kete lloj te mekruhit hyjne edhe lenia e vaxhibit.

MEKRUH TENZIHEN: jane veprat te cilat nuk jane te pelqyera te punohen, qe nuk jane aq te shemtuara. P.sh. lenia e sunnetit te iqindise. Ne kete lloj te mekruhit hyjne edhe lenia e sunneteve gajri-muekkede.

MUFSID: jane ato vepra te cilat i prishin aktet fetare.

Udhezim: Nga All-llahu i Madherueshem do ta fitojme shperblimin (thevabin) poqese i zbatojme urdherat dhe obligimet e Tij si dhe me jetesimin e keshillave e porosive te Pejgamberit a.s. Per moskryerjen e urdherave te All-llahut xh.sh. dhe per berjen e veprave te shumtuara (te keqija), do ta meritojme denimin e All-llahut xh.sh.(ikabin). Per kryerjen e veprave qe jane mekruh, mund te kemi qortim, e per disa mekruhe mund te marrim edhe denim te lehte nga All-llahu i Meshirshem. Kryerja dhe zbatimi i urdherave te All-llahut xh.sh. njerezimit i sjell dobi dhe harmoni, ndersa kryerja e veprave te ndaluara njerezimit i sjellin deme e fatkeqesi ne kete jete po ashtu ne jeten tjeter.

 


BURIMET E SHERIATIT ISLAM

All-llahu xh.sh. ia zbriti Kur`anin Muhammedit a.s. qe t`i tregoje gjithe njerezimit per pergjegjesine qe do ta kene para madherise se Tij. " Ai qe ia shpalli Furkanin (Kur`anin, dallues te se vertetes nga e pa verteta) robit te vete (Muhammedit) qe te behet pejgamer i botes eshte i madheruar" (ajeti/1 El-Furkan). Ne ajetin tjeter thuhet: "Ne nuk te derguam ty ndryshe se per te gjithe njerezit, meshirdhenes dhe terheqes i verejtjes, por shumica e njerezve nuk e dine" (ajeti/28 Es-Sebe). Ne te drejten e Sheriatit islam ekzistojne disa burime kryesore qe mund te bazohemi ne to per cdo ceshtje qe i perket Fese Islame, disa nga keto burime jane kryesore ndersa disa jane dytesore. Po edhe burimet kryesore nuk jane te nje rangu sepse disa prej tyre sic theksojne juristet islam kane me shume perparesi se tjerat. Burimet e Sheriatit islam jane te renditura sipas vleres dhe rendesise se tyre juridike:

KUR`ANI: ky eshte burimi kryesor i mesimit islam. Kur`ani permban dispozita hyjnore te shpallura njerezimit permes te Derguarit te Tij, Muhammedit a.s. Kur`ani paraqet nje kushtetute, ne te cilen permblidhen parimet themelore te besimit, moralit, rregullave jetesore, drejtesise...etj. Kur`ani eshte dhe do te mbetet baza dhe burimi kryesor i te gjitha mesimeve te Sheriatit islam.

SUNNETI: ky eshte burimi i dyte me radhe i Sheriatit islam. Me kete nenkuptojme theniet, pelqimet, heshtjet dhe ndalimet e Muhammedit a.s. "Permbahuni sunnetit tim," thote Muhammedi a.s. Per t`u besuar thenieve te tij deklarohet Muhammedi a.s. duke thene "E gjithe ajo qe eshte ne perputhje me Kur`anin (nga fjalet e mia) pranojeni, sepse ajo vjen prej meje kurse ajo qe eshte ne kundershtim me Librin e Zotit largojeni".

IXHMAUL UMETI: pajtimi i shumices se juristeve islame rreth ndonje ceshtjeje. Ky eshte burimi i trete i Sheriatit islam. Per dhenien e mendimit per ndonje ceshtjeje fetare apo juridike ne rang te pare jane shoket e Pejgamerit a.s. mandaj nxenesit e tyre, pas tyre nxenesit e nxenesve dhe me ne fund edhe te gjithe dijetaret islam, qe bazohen ne Kur`anin dhe hadithet e pejgamberit a.s. Institucioni i ketij burimi vertetohet me Kur`an ku thuhet "Nga ju le te jene nje grup qe theret ne ate qe eshte e dobishme, urdheron per pune te mbara dhe ndalon nga e keqja" (En-Nisa ajeti/104). Ne nje hadith thuhet "Permbahuni sunnetit tim dhe sunnetit te pasardhesve te mi".

KIJASI: rregulla te nxjerra ne baze te analogjise. Burim i katert me radhe i Sheriatit Islam eshte Kijasi me kete nenkuptojme ato zgjedhje te cilat ne baze te analogjise juristet islame i kane nxjerre prej normave juridike ekzistuese. Me kete veprim mund te zgjidhen ceshtjet konkrete ne menyre te shpejte dhe te suksesshme, ato ceshtje per te cilat nuk ekzistojne norma te prera ne burimet e lartepermendura. Keto ishin burimet kryesore te Sheriatit islam. Ekzistojne edhe disa burime tjera, por ato jane sekondare p.sh. Istihsan (qe mendohet se eshte e pelqyer), Istislah ( qe mendohet se eshte ne dobi), Bidatet (traditat e mira) etj
« Editimi i fundit: 14-03-2005, 11:09:24 nga AngelD »

Temat e fundit