Postim i ri

×

Postim i ri

Emri:
Email:

Verifikimi:
Flamuri yne ka ngjyre?:

Permbledhje

Postuar nga: erlehta
« ne: 11-05-2021, 07:16:19 »

Këto cupulinkat sot ngelen duke përdorur maska anti-pucrra e nuk e shohim we më keq bëhen 😬
Postuar nga: ßåßy ღ
« ne: 11-05-2021, 06:19:27 »

Me shampo bebi kam gjetur zgjidhen 100% pas shume kremrash/ilaçesh koti.

Vetem laj fytyren çdo darke me shampo bebi dhe ne mengjes zgjohesh si llokum 😁😁
Postuar nga: 12:51
« ne: 18-02-2021, 14:51:38 »

5 ushqimet që mund t’ju shkaktojnë akne

1.Ushqimet e pasura me karbohidrate

Buka, biskotat, drithërat apo ëmbëlsirat e bëra me miell të bardhë, orizi dhe ëmbëlsuesit. Ngrënia e shumë karbohidrateve të rafinuar mund të rrisë nivelet e sheqerit në gjak dhe insulinës dhe të kontribuojë në zhvillimin e akneve.Një studim tregoi se njerëzit që konsumonin shpesh sheqerna të shtuara kishin një rrezik 30 përqind më të madh të shfaqjes së akneve, ndërsa ata që hanin rregullisht ëmbëlsira kishin një rrezik 20 përqind më të madh..

2.Produktet e qumështit

Disa studime zbuluan se të rriturit që konsumonin rregullisht qumësht ose akullore kishin katër herë më shumë gjasa të vuanin nga aknet.

3.Ushqimi i shpejtë

Aknet lidhen fuqimisht me ngrënien e një diete të pasur me kalori, yndyrë dhe karbohidrate. Ushqimet si hamburgerët, patatet e skuqura dhe pijet e gazuara  mund të shkaktojnë pucrra.

4.Ushqime të pasura me Omega-6

Dietat që përmbajnë sasi të mëdha të acideve yndyrore omega-6 , si dieta perëndimore, janë të lidhura me rritjen e niveleve të inflamacionit dhe akneve.Kjo për shkak se dietat perëndimore përmbajnë sasi të mëdha misri dhe vajra soje, të cilat janë të pasura me yndyrna omega-6, dhe pak ushqime që përmbajnë yndyrna omega-3, si peshku dhe arrat.

5.Cokollata

Një studim tregoi se ngrënia e çokollatës rrit reaktivitetin e sistemit imunitar ndaj baktereve që shkaktojnë akne./lapsi
Postuar nga: M A X
« ne: 20-08-2011, 23:44:42 »

Aknet, disa këshilla të thjeshta për t’u ndjekur në shtëpi ..
Aknet janë një gjendje e irrituar e lëkurës të cilat paraqiten në formën e puçrrave apo pikave të zeza. Përgjithësisht, aknet janë më shpeshta gjatë moshës së pubertetit. Për të pasur një lëkurë më të qetësuari dhe për të lehtësuar efektet e akneve në paraqitjen tuaj, mund të ndiqni disa hapa të thjeshtë që nga shtëpia.
* Pastroni lehtësisht lëkurën me një sapun kremoz (si psh Dove, Basics ose Neutrogena). Hiqni nga lëkura të gjitha papastërtitë dhe make-up. E lani fytyrën një ose dy herë në ditë, por jo shumë shpesh.
* Lani shpesh flokët tuaj, sidomos kur ata janë shumë të yndyrshëm pasi, yndyra e flokëve ndikon edhe në atë të fytyrës suaj. I krihni apo i lidhni flokët tuaj sipër, në mënyrë të tillë që të kenë sa më pak kontakt me lëkurën e fytyrës.
* Përpiquni që të mos i ngacmoni, shtrydhni apo irritoni me duar aknet. Kjo gjë mund të shkaktojë infeksion në lëkurë.
* Evitoni prekjen e fytyrës me duar.
* Evitoni përdorimin e produkteve kozmetike me përbërje yndyre. Fokusohuni më tepër tek ato produkte të cilët kanë bazë uji. Më e rëndësishmja është që gjatë natës ta hiqni patjetër tualetin tuaj pasi tualeti pengon poret e lëkurës që të furnizohen me oksigjen.

Nëse këto hapa nuk ju ndihmojnë për të qetësuar lëkurën, ju mund të përdorni edhe disa produkte kozmetike që kanë në përmbajtje të tyre benzoyl peroxide, sulfur, dhe salicylic acid. Nëse edhe këto produkte nuk janë shumë efektive atëherë duhet të këshilloheni me dermatologun tuaj për një kurë më të fortë.
Postuar nga: HEAIUHEAIU
« ne: 26-08-2009, 02:36:18 »

a mundet qe pasoj e zhvillimt te akneve te jet enderrimi seksual , ndoshta e kuptoni qka d.m.th enderrim seksual
Postuar nga: lauraa
« ne: 15-09-2008, 21:20:12 »

AKNET OSE PUÇRRAT

Aknet, te njohura nga mjekesia si Acne Vulgaris, vijne nga mbiprodhimi i "vajit" natyral te lekurës (sebum), e kjo sjell bllokim te folikules se flokut.
Me teper prek adoleshentet, por mund te haset ne cdo moshe, mund te vije nga marrja e ilaceve te ndryshme, ekspozimi ndaj kimikateve industriale, kremrave vajore kosmetike, temperaturave te larta apo mjediseve humide.

Pucrrat - ne pergjithesi prekin fytyren, qafen, shpinen dhe gjoksin.
Shenjat e para jane pikela te zeza, papulat (zoneza te inflamuara) dhe pustulat (pjese me qelb - me qender te bardhe).
1. Rastet e zakonshme - kane papula e pustula ne numer te vogel.
2. Rastet me te moderuara kane me shume te tilla.
3. Raste te jashtezakonshe - jane te shoqeruara me dhimbje e deri ne zhvillimet e cisteve. Keto raste mund te sjellin shenje te perjetshme plage a disfigurimi.

Si fomohet puçrra ?

Ne nje lekure normale, e te shendetshme, Sebum-i prodhohet nga gjendrat sebacea (sebaceus gland- ngjitur me folikulen e flokut) e del jashte folikulit pergjate flokut. Nje pucerr formohet kur rrjedhja e Sebum-it nga gjendrrat e tij eshte bllokuar nga mbeturinat e lekures dhe Sebumi i ngrire (si vaj i ngrire), kjo sjell akumulim te Sebum-it.

PAPULAT dhe PUSTULAT ne Akne.
Keto vijne nga aktiviteti bakterial, bakteriet krijojne substanca irrituese te cilat shperndahen perreth duke sjelle inflamacion te zones.

CISTET ne Akne.
Kur pucrrat (rasti 3, me lart) jane ne stadin final ne Dermen te inflamuar mund te formohen ciste. Keto jane xhepa te mbushur me qelb.

Mjekimi i Pucrrave ndahet ne dy grupe:

*Preparate Lokale -te aplikuara direkt ne lekure.
*Preparate Sistemike-te marra nga goja.

PSE PEDOREN KETO ?

AKNET e lehta, zakonisht, s`kane nevoje per medikamente mjeksore. Mbahen nen kontroll me larje te rregullta e me ekspozim (te moderuar) ndaj rrezeve te djellit ose rrezeve ultraviolet. Preparatet (pa recete) qe jepen ne disa farmaci, kane efekt te kufizuar e mund te shkatojne irritim te metejshem, e kam fjalen per "sapune antibakteriale" e solucione te ndryshme.

Kur nje mjek ose dermatologu mendon se pucrrat jane ne ate stad qe te meritojne vemendje mjeksore, ai/ajo jep nje Preparat lokal, i cili permban Benzoyl Perokside ose Acid Salicilik.

Nese nuk ka permiresime, nje pomade me permbajtje Tretinoine, nje ilac "kusheri" me Vitaminen A , acid azelaik ose tetracikline (antobiotik) - mund te jepet.

Nese prape pucrrat nuk i pergjigjen ketij trajtimi,mjeku mund te jape nje kurs antibiotikesh nga goja ( p.sh. tetracikline ose minocycline). Nese prape nuk ka sukses, atehere jepet nje me " i fuqishem" ilac i quajtur Isotretinoin (ngjan me Vitaminen A.)

Barnat me baze Estrogjeni mund te kene efekt ne Akne. Nje femer qe vuan nga pucrrat dhe e cila ka nevoje per kontacepsion, mund te marre nje kontraceptiv oral me baze estrogjeni. Gjithashtu mund te jepet nje preparat me estrogjen e cyproterone (ilac qe opreson "bllokon" hormonet seksual mashkullore).

Pershkruam ketu mjaft barna, por si veprojne ato konkretisht ?

Disa ilace kane efekt keratolitik, pra ato "inkurajojne" qelizat e vdekura e te forcuara te lekures qe te bien, njekohesisht kjo pastron "pikat e zeza" (qe bllokojne folikulat e flokeve) te cilat jane fillimi i akneve.
Ketu futen benzoyl peroksidi, acidi salicilik e tretinoin.

Ilace te tjera luftojne aktivitetin bakterial ne lekure ose ulin prodhimin e vajit, yndyres-SEBUM-it. Ne kete grup hyjne omadat ose tabletat e teraciklines etj.

Ndersa ISOTRETINOIN-a redukton prodhimin e Sebum-it, ul inflamimin e lekures e ndihmon ne zhbllokimin e folikulave te flokeve.
Thame qe keto jepen nga mjeku, vec disa prej tyre duhen marre me kujdes, psh ne shtatezani tetraciklina ose isotretinoin nuk rekomandohen sepse demton zhvillimin e femijes ne barkun e nenes.