Anoreksia - Jeta

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Anoreksia

Anoreksia

· 7 · 2357

  • Postime: 27109
  • Karma: +11/-5
  • Gjinia: Mashkull

ne: 10-10-2010, 20:57:29
Deri tani mendohej se anoreksia ishte një sëmundje që prekte vetëm adoleshentet, të cilat donin të ishin sa më pranë përmasave të modeleve të pasarelave. Por së fundi po del se gjithnjë e më tepër po bëhen pre e dobësisë ekstreme trupore femrat mbi të 30-at

Ekspertët e çështjeve të çrregullimeve ushqimore janë duke trajtuar gjithnjë e më tepër raste femrash, mbi të 30-at, që kanë shenja të rënda të anoreksisë dhe bulimisë. Nuk bëhet më fjalë për vajza në të 16-at e tyre që duan të duken si modele, por për gra të rritura dhe drejt pjekurisë, një pjesë e të cilave janë edhe me fëmijë. Kjo është një risi, sipas mjekëve, që sigurisht ka shpjegimet e saj dhe që po merr përmasat e një epidemie, të paktën në Perëndim.

Psikiatrit kanë të bëjnë me një numër gjithnjë e më të madh pacientësh që janë në gjendje vërtet të rëndë me njërën, ose tjetrën situatë, pra anoreksi, apo bulimi, dhe tani mosha që përfshin këto shqetësime është mbi të tridhjetat e në jo pak raste edhe mbi të 50-at. Kjo sëmundje shkaktohet nga ngjarje të ndryshme personale, sigurisht ngjarje të trishtueshme e dëshpëruese për një grua, si divorci, ndarja, vdekja e partnerit, papunësia, menopauza, humbja e një njeriu të afërm, apo përballja me largimin e fëmijëve në shkollë.

Por, sipas mjekëve specialistë, ka edhe raste, jo të pakta, kur çrregullimet e ushqimit te gratë lidhen me presionin në të cilin ato ndodhen nga partnerët dhe shoqëria për të qenë gjatë gjithë kohës në formë të mirë fizike, edhe në një moshë kur nuk është më e mundur që të ruash linjat perfekte të rinisë. Dhe “mbretëreshat” e kësaj kulture vrastare janë si gjithmonë modelet e mbrapshta, që reklamohen me shumicë në media, kryesisht nga bota e spektaklit, të tilla si Madona, apo Sharon Stone, të cilat shndërrohen në modele për t’u ndjekur, e në pamundësi për një gjë të tillë, ato depresionohen dhe ndihen keq. “Pesë apo 10 vjet të shkuara rastet e personave mbi të 30-at që kishin çrregullime me ushqimin ishin shumë të rralla dhe zakonisht lidheshin me trauma të mëdha në jetë, pra ishin efekte dytësore të një situate të rëndë që nuk kishte aspak të bënte me dëshirën për t’u dukur e re dhe e hollë. Por së fundi, këto dy-tri vitet e fundit rastet që po përballin me gra të pjekura me bulimi, apo anoreksi janë gjithnjë e më të shpeshta”, thotë një mjeke britanike. Ela, një spanjolle që nuk do të identifikohet, rrëfen këtë histori me të ëmën, Fiona, që vdiq në vitin 2008 nga anoreksia në moshën 48-vjeçare: “Trauma e largimit tim nga shtëpia për të studiuar në një vend që ishte shumë larg vendbanimit tonë i shkaktoi mamasë sime një tronditje të madhe. Ne të dyja ishim shumë të lidhura dhe ikja ime e bëri atë që të mos kishte interesa më dhe pak nga pak interesi iu zbeh edhe ndaj vetë të ushqyerit dhe jetës. Unë kam qenë pak a shumë gjithçka e bukur dhe e rëndësishme për nënën time dhe ikja ime e la tërësisht vetëm. Kur vdiq ishte 50 kilogramë”, thotë Ela. E ëma e saj, Fiona, vdiq për shkak të pneumonisë dhe dobësimit ekstrem të trupit. “Kur u sëmur me pneumoni, ajo nuk mund ta përballonte sëmundjen dhe medikamentet, sepse trupi i saj ishte tashmë shumë i dobët, i brishtë dhe i kequshqyer”, vazhdon vajza.

Megjithatë shkaku i çrregullimeve të mëdha të të ngrënit mbeten tragjeditë dhe traumat e forta njerëzore. Njerëzit përballen vazhdimisht në jetën e tyre me humbje të vogla e të mëdha duke filluar nga humbja e partnerit, deri te humbja e punës, fëmijës, financave, njerëzve të dashur e kështu me radhë. Si pasojë, humori përkeqësohet dhe kjo sjell edhe përkeqësime në qëndrimin e këtyre personave ndaj ushqimit dhe në këtë moment fillon edhe sëmundja. Fillimisht nis humbja e oreksit dhe dobësimi i organizmit që nuk është më në gjendje të ketë imunitetin e duhur për të mbrojtur veten nga sulmet e sëmundjeve dhe të epidemive, të cilat nëse janë të forta i japin fund jetës. Por kur persona të tillë fillojnë që të mos hanë, ndodh që ata të ndihen më mirë dhe këtu nis një gënjeshtër e madhe që i çon drejt përkeqësimit të vazhdueshëm. Rënia në peshë bën që t’i rrinë gjërat bukur, që të marrin komplimente për pamjen e jashtme dhe i detyron të vazhdojnë në këtë rrugë. Kjo bën që të kenë tanimë një objektiv të ri, atë të ruajtjes së kësaj forme me çdo kusht dhe me një çmim shumë të lartë. Zakonisht një sëmundje e tillë zhvillohet shumë edhe te gratë, që për një arsye apo një tjetër, braktisen nga bashkëshortët dhe partnerët. Në raste të tilla ndodh që një grua e lidh braktisjen me peshën e saj trupore, të cilën e fajëson për atë që i ndodhi dhe në këtë moment nis dietën e fortë. Por kjo është një rrugë që nëse e nis dhe e vazhdon, të çon drejt vdekjes, ose në rastin më të mirë të dëmtimit të organeve të brendshme. Ajo që nuk kuptohet është fakti se vetëm disa gra e kanë tendencën që të zhvillojnë çrregullime ushqimore dhe disa të tjera jo, por ndoshta mjekët mendojnë se kjo vjen ngaqë truri i tyre funksionon pak ndryshe, nën presionin e mungesës së ushqimit. Një numër gjithnjë e më i madh grash mbi të 30-at dhe të 40-at janë të pakënaqura me trupat e tyre, sepse përditë përballen me pamjet e trupave perfektë të aktoreve dhe modeleve nëpër revista, që në fakt nuk janë aspak realiteti, sepse këto foto manipulohen në kompjuter.

Shqip

  • Postime: 18277
  • Karma: +727/-523
  • Gjinia: Femer

#1 ne: 17-02-2011, 13:32:43
Një sdudente farmacie dhe modele, me një ëndërr të madhe, që të sfilojë një ditë për “Victoria Secret”, ishte personazhi i sotëm në emisionin e pasdites në Top Channel.

”Që e vogël, kur shikoja modelet duke sfiluar nëpër pasarela, më tundonte ideja që një ditë të shndërrohesha edhe unë si ato”, thotë 20-vjeçarja, e cila merret me modën që prej katër vitesh.

Një modele, për shkak të punës së saj, duhet që gjithmonë të duket në top-formë. Elementi kryesor që të ndihmon në këtë pike, sigurisht që është ushqimi. Në ditët e sotme, fiksimi për të pasur një trup sa më elegant po i çon shumë modele drejt kequshqyerjes.

”Zgjedhja e ushqimeve është shumë e rëndësishme për mbajtjen e trupit në formë dhe sidomos për një modele. Duhet të merren vlera ushqimore të shëndosha, as më pak dhe as më shumë, duke shkaktuar më pas shëndoshjen dhe prishjen e linjave”, shton Vilma.

Ëndrra për të pasur një trup perfekt bën që shumë modele të ndjekin dieta tepër rigoroze. Por, dietat, shpeshherë pa rekomandimin e mjekëve, janë shndërruar në një mjet komercial.

”Në dietën time, përpiqem të eliminoj të gjithë yndyrrat dhe sheqernat e tepërta. Këtë nuk ma kanë rekomanduar mjekët, por stilistët. Kam patur shoqe që kanë vuajtur nga anoreksia. Ato nuk mendonin për të patur një trup të shëndetshëm, por vetëm për të qenë sa më të dobëta që të ishte e mundur”.

Sipas shumë modeleve, të jesh e dobët, është njësoj sikur ta zgjasësh rininë. Dhe ajo më e rëndësishmja, sipas tyre, është fakti se duke qenë në rregull me normat e bukurisë, femrat ndihen më të kënaqura e më të vlerësuara.

Duke kuptuar rëndësinë shumë të madhe të aktiviteteve sportive, Vilmën e gjejmë te kodrat e liqenit, vendi i preferuar i kryeqytetasve pët të bërë ushtrime fizike.

”Mundohem të dal për vrap të paktën tre herë në javë dhe përpiqem të bëj sa më shumë ushtrime fizike, në mënyrë që të jem në një formë sa më të mirë”, vazhdon rrëfimin e saj Vilma.

Në kushtet e krjuara në botën e modës, mjekët ngrenë shqetësimin në lidhje me dietat tepër të rënda dhe sëmundjen e anoreksisë, e shndërruar në problemin në serioz për jetën e modeleve.

Mjeku endokrinolog, Dashamir Gjergji, tregon se dietat e parekomanduara nga mjeku kanë vetëm pasoja negative:

”Zakonisht, tendenca e modeleve është që të zgjedhin dieta me shumë pak kalori, në mënyrë që të mbajnë një trup sa më të dobët dhe me sa më pak kalori që të jetë e mundur.

Mjekët, gjithmonë i bëjnë të qartë pacientëve të tyre, se në mënyrë që një trup të quhet në peshën e duhur, është e domosdoshme që të plotësojë disa raporte të caktuara, të bazuar mbi trupin, gjatësinë, moshën dhe seksin e tyre.

Në përgjithësi, modelet përpiqen të jenë sa më të dobëta, sepse kjo supozohet se i bën të duken sa më të hijshme, por nga pikëpamja mjekëosre nuk është aspak diçka e mirë”.

Përveçse sjellin pasoja të dëmshme fizike, dietat e forta, të ashtuquajtura dieta spartane, janë në gjendje të shkaktojnë edhe probleme nervore.

Organizmi, duke mos marrë një sasi vitaminash apo elementë të caktuara kalorifikë, bën që të shkojë deri në neveri ndaj ushqimeve.

”Është e domosdoshme që çdo njeri të jetë në raportin e duhur përsa i përket peshës dhe konsumit të tij kalorifik. Dëmtimet e para që shkakton një dietë e fortë janë të dukshme tek humbja e peshës.

Më pas, në dietat e zgjatura, fillojnë e dëmtohet funksionet bazë të organeve. Problemi më serioz është ai që ne e quajmë anoreksia mendore. Nëse për një kohë të gjatë ndiqen dieta shumë të dëmshme, atëherë njeriu shkon deri në neveri ndaj ushqimeve.

Kjo bën që të mos e ndiesh më nevojën që të ushqehesh dhe nëse nuk trajtohet, ky problem mund të çojë deri në vdekjen e pacientit”, thotë doktor Gjergji.

Zakonisht, të gjtiha vajzat e reja që përpiqen të humbin në peshë, zgjedhin dieta të ngjashme, në të cilat eliminohen në mënyrë kategorike yndyrrat dhe elementët e tjerë që mbartin shumë kalori.

Sipas doktorit endokrinolog, dietat nuk mund të jenë të njëjta për të gjithë njerëzit dhe ato duhet të varen nga shumë faktorë.

”Profesioni dhe mosha kanë shumë rëndësi. Dietat janë veçanërisht të dëmshme tek fëmijët apo adoleshentët në moshën e rritjes. Profesioni gjithashtu ndikon shumë. Përshembull, ata që merren me sport, shpenzojnë shumë energji çdo ditë dhe për këtë arsye, duhet të hanë edhe shumë më tepër se njerëzit e zakonshëm.

Që organizmi të funksionojë normalisht, është e domosdoshme që të respektohet barazpesha e asaj që hamë me atë që djegim.

Mbipesha dhe nënpesha janë njësoj të rrezikshme për shëndetin e njeriut. Është e rëndësishme që të mos kërkojmë të jemi të dobët, organizmi ndihet më mirë nëse është në normën e tij të duhur”.

  • Postime: 27311
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

#2 ne: 18-07-2011, 14:52:45
Anoreksia kuptohet nga çrregullimi i ngrënies
Nga Gazeta Standard

Anoreksia është një nga tri tipat kryesore që bëjnë pjesë tek çrregullimet e të ngrënit. Nocioni “anoreksi” fjalë për fjalë do të thotë “pa oreks”. Megjithatë, kjo gjendje më së shumti mund të konsiderohet si dorëheqje totale nga ushqimi. Personi që vuan nga anoreksia në fakt shumicën e herëve ka oreks dhe madje edhe i shijon ushqimet, por megjithatë ushqimin e sheh si armikun e tij kryesor. Disa studiues e konsiderojnë anoreksinë si “fobi nga ushqimi”. Ky çrregullim karakterizohet nga refuzimi për t’u ushqyer (si mënyra më e mirë për të ruajtur një peshë trupore minimale), frikë e vazhdueshme e të fituarit peshë, deformim i vetëperceptimit të peshës dhe masës trupore, dhe (tek femrat) mungesë e ciklit menstrual për tre ose katër muaj. Ky lloj i çrregullimit të të ngrënit është më prezent në shoqëritë e zhvilluara, sidomos në ato shoqëri ku ekziston perceptimi se të jesh joshëse do të thotë domosdoshmërish të jesh e dobët. Grupmosha më e prekur me këtë çrregullim është ajo e adoleshencës, kryesisht nga 13 në 18 vjeç dhe thuajse në 90% të rasteve bëhet fjalë për femra. Faktorët psikologjikë të cilët ndikojnë në rritjen e mundësisë që një person të vuajë nga anoreksia përfshijnë vetëvlerësim të ulët, personat që janë perfeksionit, deformim i imazhit që kemi për trupin tonë. Megjithatë një nga shkaqet kryesore që mund të shtyjë një person drejt anoreksisë është lidhet edhe me arsye gjenetike. Personat që kanë në familjen e tyre apo të afërm që vuajnë nga anoreksia, janë më të predispozuar që të bëhen edhe vetë të tillë. Faktori më i rëndësishëm që e ndihmon dikë që vuan nga anoreksia apo nga çrregullime të tjera të të ngrënit është ndërgjegjësimi i tij për problemin që ka. Përgjithësisht çrregullimet e të ngrënit nuk janë të vetidentifikueshme.

  • Postime: 27311
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

#3 ne: 02-08-2011, 03:40:12
Anoreksia fillon që 5 vjec


Anoreksike dhe anoreksikë që në moshën 5-vjecare. Nga Britania e Madhe, një alarm i ri është ndezur mbi crregullimet ushqimore që godasin fëmijët, kryesisht vajzat por edhe djem në moshë të mitur.
Të dhënat janë publikuar nga Shërbimi Shëndetësor Kombëtar, që i ka siguruar falë Aktit për Lirinë e Informacionit, nga organizata që luftojnë fenomenin në fjalë.

Sipas të dhënave, fëmijët marrin një mesazh të caktuar mbi mënyrën e të ushqyerit që kur janë fare të vegjël. /top channel

  • Postime: 27311
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

#4 ne: 15-08-2011, 03:16:35
Më mirë e shëndetshme se anoreksike



Bar Rafaeli është një nga top modelet më të famshme në botë, por shprehet se ajo zgjedh një jetë të shëndetshme para elegancës së tepruar të kolegeve të saj.
“Preferoj të jem më e shëndoshë se të tjerat, por edhe më e shëndetshme. Jam e lumtur me trupin tim”, thotë ish e dashura e Leonardo Di Caprios.

Modelja shpjegon se nëse nuk do të ishte modele do të kujdesej njësoj për trupin e saj.

“Është e rëndësishme të bësh shumë ushtrime, por nuk duhet të fiksohesh pas pamjes”, shton Bar Rafaeli. /top channel

  • Postime: 27311
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

#5 ne: 15-09-2011, 22:50:36
Anoreksia, dëshmia e vajzës

Një vajzë, studente në Tiranë, pranoi të rrëfehet për emisionin ‘Pasdite në Top Channel’ se si u bë anoreksike.

Vajza tregon për betejën e saj me anoreksinë nervoze.

“Anoreksia filloi në periudhën e maturës kur kisha disa përzierje, por deri atëherë asgjë nuk ishte serioze. Më pas, ardhja në Tiranë, ku isha e rrethuar nga njerëz që nuk i njihja, shkolla që u vështirësua… këto ishin arsyet kryesore që më çuan në anoreksi”, shrprehet vajza.

“Kulmi arriti kur rrija deri në 2 ditë pa ngrënë fare sepse vetëm studioja dhe nuk kisha kohë për të ngrënë”, shton studentja.

Vajza rrëfen se stresi i universitetit bëri që të humbte shumë në peshë: “Rashë shumë nga pesha. Ekstremi ishte kur arrita 46 kilogramë, ndërkohë që pesha ime normale është 60 kilogramë. Prindërit dhe shoqëria e vunë re që isha dobësuar shumë pas përfundimit të vitit të parë të universitetit.” /top channel

Anoreksia, dëshmia e vajzës - Top Channel Albania - News - Lajme

  • Postime: 27311
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

#6 ne: 15-09-2011, 23:00:30
Anoreksia, drama e modelingut

Thonë që bukuria vret. Ndodh edhe kështu. Mania për të shkuar drejt perfeksionit fizik, u ka marrë jetën shumë modeleve në karrierë.

Ende kemi në vëmendje francezen Izabelle Caro, e cila ishte vetëm 28 vjeç kur humbi jetën nga sëmundja e anoreksisë. Ajo ishte një kujtesë për të bërë jehonë se anoreksia është shndërruar një dramë për modelingun sot. Në vitin 2006, ishte braziliania Carolina Reston që vdiq nga kjo sëmundje në moshën 21-vjeçare.

Të njëjtin fat kanë pasur edhe motrat modele nga Uruguaji, Luisel Ramos, 22 vjeç dhe Eliana Ramos, 18 vjeç. Janë me dhjetra modele sot që vuajnë nga anoreksia, e që kërcënohen seriozisht me jetë edhe pse shumica e tyre nuk e pranojnë faktin.

E pabesueshme, por një prej tyre është edhe bukuroshja e Victoria’s Secret, modelja Candice Swanepoel.

Është dëshira për të perfeksionuar linjat, apo presioni që ushtron jeta mbi pasarela, e cila i bën shumë vajza të vetësakrifikohen deri në vdekje për suksesin e tyre?

Një gjë është e sigurt, të jesh mbi pasarelë ndonjëherë kërkoka edhe çmimin e jetës. E për fat të keq, ato që gjenerojnë modë e janë model për shumë vajza, padashur bëhen një shembull i rrezikshëm për t’u ndjekur.

Kohët e fundit po dëgjojmë shumë shpesh të flitet për vdekje të adoleshentëve si pasojë e fiksimit për të pasur një trup perfekt, të ngjashëm me atë të modeleve. Ato i nënshtrohen dietave drastike, deri në mohim të ushqimit, duke e çuar pavullnetshëm veten drejt anoreksisë.

Cfarë është anoreksia, ajo sëmundje që kërcënon seriozisht jetën e që padashur vishet me velin e së bukurës, modës?

Sipas psikiatërve, anoreksia nervoze, apo mentale, është një çrregullim serioz. Viktimat e saj mund të torturojnë veten nga të pangrënët, deri në vdekje, të fiksuar nga mendimi se duhet të jenë elegantë perfektë. Ato e arrijnë këtë, por duke sëmurur keq veten.

Disa nga simptomat e anoreksisë janë: ndërprerja e menstruacioneve, ulje e aktivitetit kardiak, të vjella, rënie flokësh, rrathë të zinj nën sy, prishje e dhëmbëve. Dhe këto shfaqje mund të arrijnë deri në një fund fatal nëse nuk ndërhyhet në kohë. /top channel

Anoreksia, drama e modelingut - Top Channel Albania - News - Lajme

Temat e fundit