×

Antibiotiket - Rreth antibiotikeve

Antibiotiket - Rreth antibiotikeve

· 4 · 963

  • Postime: 23158
  • Gjinia: Mashkull
M A X
ne: 02-10-2009, 09:42:59
Studiuesit dhe mjeket angleze paralajmerojne se shume antibiotike shpejt mund te mos japin me efekt ndaj bakterieve qe luftojne.

“Shume antibiotike nuk jane me efikase ne luften ndaj semundjeve dhe bakterieve pasi keta te fundit kane pesuar ndryshime rrenjesore c’ka ka lindur nevojen e kerkimeve te reja alternative per zevendesimin e ketyre aktuale”, thuhet ne raportin shkencor te te nje grupi studiuesish dhe mjekesh te “London School of Economics, Politics and Science”.

Antibiotiket per 60 vjet me radhe kane qene parandaluesit kryesore te semundjeve te ndryshme, dhe ky raport hedh nevojen e zbulimeve te reja te antibiotikeve duke shqyrtuar edhe ndryshimet e bakterieve.

TCH
« Editimi i fundit: 05-02-2020, 20:35:54 nga M A X »

  • Postime: 23158
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#1 ne: 05-02-2020, 20:38:09
Kur keni me të vërtetë nevojë për një antibiotik?
 

Frika nga përdorimi i tepërt i antibiotikëve dh krijimi i bakterieve rezistente ndaj trajtimit, është legjitime: këto barna duhet të merren vetëm për trajtimin e infeksioneve bakteriale që janë aktuale, si infeksioni i fytit, e jo për sëmundjet e zakonshme virale të tilla si ftohjet dhe gripi. Mos anoni në terapi antibiotike, dhe nëse mjeku ju ofron ndonjë recetë, pyesni nëse me të vërtetë keni nevojë për të.

Sipas një studimi të bërë kohëve të fundit, më shumë se 25% e të gjithë përshkrimeve të recetave të pacientëve janë të panevojshme dhe ky është një vlerësim konzervator. Nëse keni infeksione të lehta, provoni duke pritur një ose dy ditë për të parë nëse keni përmirësim, duke ju a miratuar edhe mjeku. Çdo përkeqësim i simptomeve duhet të paraqitet tek mjeku, ku në ndërkohë mund të filloni me antibiotikë, por shpesh vet trupi e shëron veten, veçanërisht nëse shkaku është viral.

Fokusohuni në mënyrat për të ndihmuar menaxhimin e simptomeve bezdisëse që nuk kërkojnë terapi me receta të barnave, të tilla si të qëndroni të hidratuar dhe të bëni pushim të mjaftueshëm. Sigurisht, preventiva është ilaçi më i mirë. Mos pini duhan, ushqehuni me dietë të shëndetshme, qëndroni fizikisht aktiv, menaxhoni stresin tuaj dhe synoni të bëni të paktën 7 orë gjumë natën. Merrni vaksinën vjetore për grip, dhe gjatë sezonës së ftohtë, sigurohuni që të lani duart shpesh.

Definitivisht, mos u vet diagnostifikoni me antibiotikë duke porositur barna online apo të bazoheni nga përvojat e tjerëve pasi kjo mund të ju bëjë më shumë dëm se sa dobi, duke rezultuar në ndërprerjen e ekuilibrit të trupit si dhe duke u rrezikuar për reaksione alergjike, gjë që kontribon në rrezistencën ndaj antibiotikëve.

Nëqoftëse jeni mjaftueshëm të sëmurë për të marrë në konsideratë nevojën për antibiotikë, atëherë duhet të flisni me mjekun tuaj, i cili duhet të ju ndihmojë për të vendosur nëse terapia me antibiotikë është me të vërtetë e nevojshme. Përdorni forma tjera të terapisë me antibiotikë si pomade apo vajra, si dhe pika për sy dhe hundë sipas udhëzimeve, si dhe përfundoni trajtimin e plotë të pilulave siçi keni të përshkruara në recetë./kosovarja.ch/

  • Postime: 1736
  • Gjinia: Femer
Parloté
#2 ne: 06-02-2020, 14:33:21
Antibiotikët merren në raste infektimi nga bakteret, jo viruset. Këtë e konfirmon mjeku dhe të vë në trajtim po qe e nevojshme. Të gjithë besoj e dinë, por pse nuk praktikohet drejtë? Ka vallë të bëjë me kulturën, veset, besimin personal.....apo dhe organet shëndetësore që nuk përfillin rregullat e trajtimit medikamental?
Në fakt, të dhënat në postimin më poshtë nuk janë alarmante aq sa duhet, sepse mungesa e antibiotikëve do rezultojë në mortalitet edhe në kohë moderne si sot.

  • Postime: 6902
  • Gjinia: Femer
erlehta
#3 ne: 07-02-2020, 07:22:04
Vertete ne Shqiperi jeten antibiotikët pa hesapi dhe Temperaturen e luftojne direkt me antibiotik pa kryer me pare analizat e gjakut.
 Ne Austri sapo lexova, ndalojnë perdorimin e shurupit te Kolles,  qe ka ne permbajtje Noscapin.