Apandesiti nuk operohet, tani kurohet - Jeta

×
Hyrja
Profili

Apandesiti nuk operohet, tani kurohet

Apandesiti nuk operohet, tani kurohet

· 1 · 935

  • Postime: 18280
  • Gjinia: Femer

ne: 28-09-2012, 17:26:37
Një studim suedez lidhur me përdorimin e disa antibiotikëve, tregoi se mund të evitohet operimi i apandesitit, si rrjedhojë e kurimit me medikamente.
 
Shkencëtarët suedezë të Sahlgrenska Academy në bashkëpunim me Universitetin e Goteborg treguan se apandesiti akut mund të kurohet edhe pa qenë nevoja e ndërhyrjes kirurgjikale.
 
Jeanette Hansson e cila drejtoi studimin tregoi mënyrën se si u arrit në këtë përfundim, nëpërmjet kurimit me antibiotikë të disa pacientëve të prekur nga ky problem.
 
Rreth 80% e pacientëve me apandesit akut, mund të kurohen me antibiotik, edhe pse ka raste kur është e nevojshme ndërhyrja kirurgjikale, pasi antibiotikët nuk mund të shërojnë plotësisht.
 
Deri më sot siç informon noa.al në shumicën e rasteve është përdorur ndërhyrja kirurgjikale, gjithsesi Hansson tregon se janë të shumtë pacientët që mund të mjekohen me medikamentet e nevojshme, pasi përmes tyre mund të evitohet rëndimi i apandesitit dhe shmanget kështu operimi.
 
Nëse nuk kurohet apo kalohet pa u diagnostikuar mund të ndodhi që apandesiti të plasi dhe infeksioni të përhapet nëpër bark dhe në jo pak raste ka rezultuar vdekjeprurës.
 
a.y/noa.al

Temat e fundit