×
Hyrja
Profili

Autizmi - Spektrat, terapite, trajtimi dhe mjekimi (Autism)

Autizmi - Spektrat, terapite, trajtimi dhe mjekimi (Autism)

· 8 · 1510

  • Postime: 26634
  • Gjinia: Mashkull
M A X
ne: 19-10-2011, 00:08:06
E quajtur si sëmundje më e tmerrshme se SIDA dhe kanceri i gjirit, autizmi po kthehet në një problem edhe në Shqipëri.

Tre prindër tregojnë për emisionin ‘Pasdite në Top Channel’ historitë me fëmijët e tyre që vuajnë nga kjo sëmundje.

“Kam qarë shumë, por më shumë më ka qarë shpirti sepse nuk e dija se do të ndodhesha para një situatë të tillë”, shprehet një nënë.

Më tej, ajo shton: “Duke e parë djalin i dhashë forca vetes për ta kaluar këtë dhe forca më e madhe ishte dashuria që kisha. Të punosh me një fëmijë autik është si të ngresh një kështjellë të madhe pa mjete pune, vetëm me duar.”

Një nënë tjetër thotë se ishte e vështirë ta besonte që djali i saj vuante nga autizmi.

“Në fillim ishte shumë e vështirë për ta besuar. Mundohem që ta urdhëroj, por është pak i vështirë. Rrobat nuk i vesh mirë, nuk i vesh saktë”, thekson ajo.

“Fëmija im është 6 vjeç, por ka një zhvillim si të ishte vetëm 2. Nuk i do vëllezërit dhe nuk ndihet mirë në praninë e tyre”, thotë një tjetër prind. /top channel

Histori autizmi - Pasdite ne Top Channel

Sjellje karakteristike të autizmit - Pasdite ne Top Channel
« Editimi i fundit: 12-02-2020, 16:10:45 nga M A X »

  • Postime: 26634
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#1 ne: 19-10-2011, 00:08:42
Autizmi, dëshmia e një çifti

Një çift tregoi në studion e emisionit ‘Pasdite në Top Channel’ se si është përballur me autizmin e djalit të tyre.

“Djali ka qenë rreth 2 vjeç kur unë e konstatova, por sjelljet autike i kishte filluar shumë kohë më përpara”, deklaroi nëna e tij.

“Në fillim prindi gjithmonë e mohon sëmundjen e fëmijës, i duket e pamundur”, theksoi babai i djalit.

“Fëmija humbi çdo gjë. Nuk fliste më, nuk hante më vetë dhe nuk ishte më i përgjegjshëm për nevojat personale. Është shumë e vështirë ta përtypësh sepse ti nuk je i përgatitur për atë gjë duke parë një fëmijë të shëndetshëm që nuk ka kaluar asnjë sëmundje, i lindur normalisht dhe i rritur me ushqime të shëndetshme. Në fund mëson që është autik. Është jashtëzakonisht e vështirë”, tha nëna e djalit.

“U mbyll krejtësisht në vetvete dhe kishte 2-3 lojëra të preferuara, nga ata lojëra që bëjnë fëmijët autikë”, shtoi gruaja.

“E vetmja gjë që mund të bëjmë është të pranojmë realitetin. Nuk ka vlerë të mohosh atë që është e dukshme”, u shpreh babai.

Autizmi, dëshmia e një çifti - Pasdite ne Top Channel

  • Postime: 26634
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#2 ne: 03-11-2011, 00:27:11
A shkakton autizëm vaksinimi?

Vaksinimi i fëmijëve është një proces i zakonshëm dhe i detyrueshëm me ligj. Megjithatë, një bisedë e zhvilluar në emisionin e “Pasdites” në 18 tetor, krijoi një “stuhi” të vërtetë në opinionin publik.

Dy prindër akuzuan se marrja e vaksinave i kishte shkaktuar djalit të tyre vonesë mendore, duke i shfaqur sëmundjen e autizmit. Të rithirrur në emision në datën 2 nëntor, prindërit shpjeguan se pas trajtimit të fëmijës me një substancë që lidhet me elementet e vaksinës dhe pastron trupin nga to, djali i tyre është përmirësuar në mënyrë të ndjeshme.

“Më kanë ardhur me qindra telefonata pas emisionit të parë. Falë besimit tim fetar dhe frekuentimit të xhamisë, jam në kontakt edhe me shumë njerëz të tjerë që kanë problemin tim. Jam konsultuar me shumë persona dhe studime mjekësore, përpara se të bëja trajtimin e dytë, por pasi e kreva, fëmija është rikthyer pothuajse në një zhvillim të plotë dhe normal. Vaksinat janë një industri shumë fitimprurëse, prandaj është shumë e vështirë që dikush të dalë dhe t’I ndalojë, por ato janë të dëmshme”, shprehet Kreshniku, babai i fëmijës së prekur nga autizmi.

Një debat i tillë, në vende të tjera ekziston prej shumë kohësh. Aktori i famshëm hollivudian, Jim Carrey ka një fëmijë të prekur nga kjo sëmundje. Së bashku me bashkëshorten, ata kanë akuzuar publikisht vaksinat për vonesën mendore të djalit të tyre dhe udhëheqin një grup të quajtur “Generation Rescue”. “Nuk jam kundër vaksinave, por përse ato janë trefishuar në krahasim me brezin tonë. Sot fëmijët bëjnë 62 vaksina. Është një industri prej 13 miliardë dollarësh, prandaj dhe numri i vaksinave është kaq i lartë”, shprehet aktori në materjalin që sjell “Pasditja”.

Për të bërë oponencën në studio, Silva Bino, shefe e departamentit të sëmundjeve infektive, pranoi që ekziston një version i tillë, por që shkencërisht është hedhur poshtë. “Sëmundjet infektive shumë të rrezikshme, të cilat shkaktojnë vdekje dhe lënë pasoja të tmerrshme, parandalohen nëpërmjet vaksinave”, shprehet Bino. “Këtu nis debati i vaksinave, çdo produkt duhet të jetë i kontrolluar. Pse është akuzuar vaksina e fruthit, vëmendjen e së cilës e sollëm edhe këtu në studio. Një mjek anglez, Endrju Uejkfild, e kam dëgjuar me veshët e mi kur krijoi tezën se kjo vaksinë krijon problem me zorrën dhe autizmin. E publikoi në një revistë prestigjioze angleze, “Lancet”. E gjithë bota nisi të besonte dhe të kryente testime për të zbuluar nëse kishte me të vërtetë lidhje, por në fund doli që mjeku ishte i paguar nga grupe antivaksinë dhe u shkarkua nga çdo funksion”.

Sipas Binos, efektet anësore të vaksinave ekzistojnë, por përjashtoi kategorikisht që të lidhen me efekte të tilla të parikuperueshme si dëmtimet mendore. “Efektet janë në formën e skuqjes, temperaturës dhe është e ndaluar që të merren nëse fëmija është duke u kuruar nga ndonjë sëmundje tjetër. Megjithatë, kategorikisht që ato nuk krijojnë autizëm. Është provuar që vaksina e fruthit nuk krijon elementë në trupin e njeriut që të mund të shkaktojnë këtë problem”.

Më pas, debati u përqendrua në mangësinë e fletëpalosjes dhe të informacionit të mjekëve. Sipas prindërve të fëmijës, mjekët janë fajtorë që nuk shpjegojnë të gjithë efektet në momentin e vaksinimit dhe që nuk shpërndajë fletëpalosje qartësuese tek prindërit. Ata theksuan se nuk po flasin për vaksinën e fruthit në veçanti, në të njëjtën kohë që sollën studime që kritikojnë përmbajtjen e mërkurit në gjak si shkaktues të problemeve të trupit. “Nëse përqindja e këtij elementi është e lejueshme nën 1 mikrogram, në vaksinë ajo është 12,5, prandaj vetëm nëse fëmija peshon 125 kilogram mund të merret. Mërkuri në tru shkakton dëmtime të parikuperueshme, përfshi autizmin. Versioni i prindërve u hodh poshtë nga zonja Bino, e cila cilësoi përqendrimin e mërkurit në vaksina si të papërfillshëm.

Duke ndërruar temë, ajo shpjegoi se është e vërtetë që sasia e vaksinave është shtuar, çështje e kritikuar edhe nga aktori Jim Carrey. “Përpara viteve 1990 bënim vetëm vaksinat kundër tuberkulozit, poliomilitit, kollës së mirë, fruthit dhe disa të tjera. Programi pati rënie fillimisht në vitet 1990, edhe sepse një pjesë e vaksinave prodhoheshin në vend nëpërmjet një teknologji primitive që u ndalua nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. Tashmë, vaksinat që përdoren në Shqipëri janë të cerfikuara nga autoritete europiane ose amerikane. Në vitet e fundit, kryhet edhe vaksinimi ndaj hepatiti viral, ose B, sëmundje shumë e përhapur në Shqipëri dikur. Kemi patur prevalencën më të madhe në Europë dhe rastet më të shpeshta të cirozave hepatike apo kancerit të heparit. Tashmë kryhen vaksina edhe ndaj rubeolës, shytave dhe disa përbërësve që shkaktojnë pneumoni”.

Aktualisht, në Shqipëri prindërit janë të shtrënguar të vaksinojnë fëmijët, kusht i vendosur për t’i regjistruar ata në shkollë ose kopësht. Prindërit e djalit të prekur nga autizmi kërkuan që ky kusht të hiqet dhe të bëhet duke u bazuar mbi zgjedhjen e prindërve. Zonja Bino përfundoi duke bërë apel se vaksinimi shpëton jetë, por pranoi se prindërit duhet të informohen përpara se të dërgojnë fëmijët e tyre për vaksinim. /top channel

A shkakton autizëm vaksinimi? - Pasdite ne Top Channel

  • Postime: 26634
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#3 ne: 27-12-2011, 20:26:53
Për mijëra vite me radhë, paraardhësit tanë kanë ndërtuar të njëjtat vegla me gurë e dru. Por rreth dhjetë mijë vjet më parë u shënua në një farë mënyre një revolucion teknologjik. Instrumentet u bënë më të sakta, ndërtoheshin më me kujdes. Filluan të shfaqeshin harqet, shigjetat e kurthet që bënin të mundur gjuajtjen e kafshëve më të rrezikshme.

Kjo kthesë e menjëhershme e evolucionit është shpjeguar nga studiuesja britanike Penny Spikins, profesore në Departamentin e Arkeologjisë në Universitetin e Nju Jorkut. Sipas studimit të publikuar në New Scientist, ky zhvillim mund të ketë ardhur si pasojë e kontributit inovativ që kanë dhënë individët e prekur nga çrregullime të spektrit autik.

Dihet që këta individë janë shumë sistematikë dhe përqendrohen tërësisht në punën që bëjnë, kështu që mund të kenë qenë ata autorë të përmirësimit të mjeteve të punës. Pikërisht të kësaj periudhe janë edhe dëshmitë e para të krijimtarisë artistike si varëse dhe dekorime të bëra prej kockash apo instrumente të thjeshta muzikore.

Pak më vonë, paraardhësit tanë nisën të vizatonin figurat e para në muret e shpellave, vizatime jashtëzakonisht të ngjashme me ato që bëjnë sot të prekurit nga autizmi.

Paralelisht nisën të zhvillohen edhe praktikat spiritualiste, besimet e magjitë. U përhapën magjistarët me gjendjet e tyre të transit e halucinacionet. Në ditët e sotme, këta persona mbase do të ishin diagnostikuar me skizofreni, por në atë kohë ata luajtën një rol mbase thelbësor në krijimin e komuniteteve dhe agregateve të para të civilizimit.

Impulsi kreativ

Sipas studimit, individët bartës të çrregullimeve psikike që i përkasin sferës së autizmit e skizofrenisë (sëmundje që pjesërisht transmetohen nëpërmjet gjeneve) i dhanë impuls vendimtar zhvillimin social e teknologjik të njerëzimit.

“Në një moment të caktuar, paraardhësit tanë filluan të zhvillojnë emocione komplekse si dhembshuria, mirënjohja dhe admirimi. Ky pasurim shpirtëror u bë një nga urat themelore që u lejoi qenieve njerëzore të dilnin mbi humanoidët e tjerë si njeriu i Neandertalit, Homo Erectus apo Homo Floresiensis.

Paradoksalisht, elementi fitues ishte pikërisht prezenca dhe mbizotërimi i këtyre gjeneve, të cilat ne sot i lidhim me çrregullimet mendore.

 

Gjenitë

Sipas kësaj teorie, elementi që shtyu përpara njerëzimin ishin pikërisht këto çrregullime jo fort të rënda. “Në vitet e fundit është rritur vëmendja ndaj këtyre çrregullimeve të karakterit autik si sindroma e Aspergerit. Personat e prekur prej saj, pavarësisht se kanë vështirësi në marrëdhëniet me të tjerët, janë të aftë të përdorin të folurën dhe të realizojnë një bashkëveprim shoqëror funksional. Por ata mendojnë ndryshe nga ne dhe kjo bën që në disa raste të shënojnë kthesa të jashtëzakonshme në shkencë dhe art.

Historia e njerëzimit njeh shumë individë të tillë si Çarls Darvin, Isak Njuton, Luis Karol, Vincent van Gog e mbi të gjithë Albert Ajnshtajn.

Ajnshtajni konsiderohej shpesh si i paaftë për të përjetuar disa lloj emocionesh, kishte marrëdhënie ta vështira familjare (nuk komunikonte me të birin, i cili më vonë u shtrua në një spital psikiatrik).

Por ai arriti të mendonte të pamendueshmen, hodhi themelet e fizikës duke përdorur si mjet pune ekskluziv mendjen e tij. “Imagjinata është më e rëndësishme se dija”, thoshte ai. Dhe me këtë imagjinatë kreative, përmes eksperimenteve, ai arriti që në 1905 të formulonte ide dhe modele revolucionare si teoria e relativitetit në kohë e hapësirë, që për dekada të tëra mbetën të pakuptueshme për shumicën e bashkëkohësve të tij.

Përgatiti: Gazmira Ndoja

  • Postime: 26634
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#4 ne: 18-02-2012, 00:15:52
-Autizmi mund të zbulohet që kur fëmija është vetëm 6 muajsh me anë të imazheve të teknikave në tru, citon një studim i Universitetit Chapel Hill të Karolinës së Veriut.

"Bëhet fjalë për një zbulim shumë të rëndësishëm sepse përfaqëson një hap para drejt shenjimit të riskut nga autizmi, një mjet më shumë i diagnostikimit se mjetet aktuale”, theksoi studiuesi Jason J. Wolff .

Kërkimi është publikuar në Gazetën Psikiatrike që bazohet në përfundimin se autizmi nuk shfaqet në mënyrë të menjëhershme tek fëmijët e vegjël, por merr formë gradualisht gjatë rritjes së tyre. Ndaj zbulimi mund të jetë i rëndësishëm sesi të kuptojmë më herët që një fëmijë po preket nga autizmi dhe si të bllokojmë sëmundjen të avancojë më tepër.

Në vecanti jane monitoruar 92 femije me rrezik të lartë autizmi, meqënëse kishin vëllezër me këtë patologji. U studiuan 15 profile të ndryshme të fibrave cerebrale.
Nga studimi doli se ekzistojnë dallime të dukshme mes atyre që u prekën nga autizmi dhe atyre që nuk e patën autizmin.
Studiuesi Wolff thotë se zbulimi është një gjetje thelbësore për të ndjekur diagnozën.
“Ky test prove, që implikon kalimin e fibrozave/fijeve të shumëfishta, sugjeron se autizmi është një fenomen jo i izoluar vetëm ndaj një zonë të caktuar të trurit”.
(d.b/BalkanWeb)

  • Postime: 26634
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#6 ne: 19-02-2020, 21:21:05
Si e shikojnë botën fëmijët me autizëm
 

Autizmi te fëmijët – si ta identifikojmë, cilat janë simptomat, kur të shkohet te mjeku…
Çrregullimi i spektrit të autizmit është çrregullim zhvillimor, i cili ndikon në mënyrën e komunikimit të njeriut, marrëdhëniet me njerëzit e tjerë dhe me ambientin, transmeton Telegrafi.

Fëmijët janë të sulmuar në mënyra të ndryshme dhe në masa të ndryshme, andaj përdoret emri “spektër autizmi”.

Spektri i autizmit përfshin triadën e çrregullimeve: çrregullimi interaksional social, komunikimet dhe sjelljet. Mund të shfaqen në të gjitha nivelet e aftësive intelektuale.
Në njërën anë fëmijët janë me vështirësi intelektuale, ndërsa në anën tjetër të spektrit të autikëve me funksion të lartë p.sh. disa njerëz me Sindromën e Aspergerit, në pikëpamje akademike shumë të suksesshëm.

Fëmijët me spektrin autik mund të identifikohen në moshë të re, sepse bebet pas lindjes janë të gatshme për shoqërizim dhe zhvillim të shkathtësive zhvillimore.▪ Te fëmijët me spektrin autik ekzistojnë vështirësi të dukshme në lidhjen me njerëzit e tjerë.

▪ Kanë pak kontakte apo fare me sy.
▪ Qeshin pa kurrfarë arsye.
▪ Pavarësohen, sillen në mënyrë të distancuar.

▪ Rrotullojnë objektet.
▪ Janë të lidhur në mënyrë të pazakonshme me objektet.
▪ Sillen dukshëm në mënyrë hiperaktive apo ekstremisht pasive.
▪ U bëjnë rezistencë ndryshimeve, synojnë rutinat.

▪ Nuk tregojnë frikë nga rreziku.
▪ Përsërisin fjalët apo frazat në vend të bisedës së zakonshme.
▪ Nuk reagojnë ndaj thirrjeve verbale.
▪ Kanë vështirësi të shprehen, përdorin gjestet apo tregojnë me duar në vend të fjalëve.

Më së shpeshti diagnoza caktohet në moshën pas 3 vjetësh. Me rritjen e vetëdijesimit të spektrit autik diagnoza caktohet edhe dukshëm më herët. Derisa në disa raste diagnoza caktohet shumë shpejt, në disa edhe me vite presin diagnozën.

Te disa prindër caktimi i diagnozës mund të jetë mjaft frustrues, derisa te disa lehtësim, sepse tashmë një periudhë të gjatë kanë dyshim në spektrin autik. Patjetër duhet të jemi të vetëdijshëm që fëmija është njësoj edhe para edhe pas diagnozës.

Sapo të ndihet brengosja për zhvillimin e fëmijës, është e nevojshme të kërkohet ndihma profesionale.

Prindërit (pothuajse) janë gjithmonë të përfshirë në procedurën e zgjedhjes, duke pasur parasysh që kanë pasqyrën më të gjerë të sjelljeve të fëmijës në situata të ndryshme dhe janë partnerë kyç në procesin e identifikimit të hershëm të çrregullimit nga spektri i autizmit.

Pediatri është njëri ndër ekspertët e parë me të cilin takohet prindi i çdo fëmije dhe i cili ka mundësi të ndjekë zhvillimin e fëmijës nga mosha më e re.

Në mënyrë që të rritet mundësia e hershme e identifikimit të çrregullimit, është e nevojshme që sapo prindi të ndiej brengosje për zhvillimin e fëmijës, të kërkojë ndihmë profesionale.

Brengosja prindërore më së shpeshti është e bazuar. Faktorët e rrezikut vazhdimisht propozohen dhe hulumtohen, mirëpo rrallë me siguri mund të përcaktohen dhe të hidhen poshtë.

Shkaku i dëshmimit të vështirë të faktorëve të rrezikut qëndron ndërmjet prindërve të cilët njëri-tjetrit i japin mbështetje të madhe dhe përpiqen të zbatojnë procedura të ndërlikuara diagnostike te specialistët e ndryshëm.

Patjetër duhet të jemi të vetëdijshëm, fëmijët me spektrin autik nuk janë të kursyer nga sëmundjet e tjera mendore dhe gjendjeve fizike. Siç janë dispraksioni, disleksioni, depresioni, vështirësia, epilepsia, çrregullimet opsesive-kompulsive, çrregullimi i vëmendjes dhe hiperaktiviteti, Sindroma eTourettit…

Është me rëndësi që me kohë t’i identifikojmë shenjat e spektrit autik dhe të fillojmë habilitimin përkatës. Të bëhen edukime shtesë në entet e moshës parashkollore, në entet shkollore dhe të bëhet habilitimi polivalent në një vend.

T’u ndihmohet fëmijëve që në mënyrë sa më cilësore të kalojnë procesin përkatës arsimor, sepse fëmija me spektrin autik nuk duhet nënvlerësuar, në mënyrë që të mos turpërohet për shkak të qëndrimit të tij të pahijshëm dhe të dijes së tij. rd.al
« Editimi i fundit: 29-04-2020, 18:39:25 nga M A X »

  • Postime: 7064
  • Gjinia: Femer
erlehta
#7 ne: 20-02-2020, 07:30:09
Ahhh, duhet forcë, durim dhe shpresë.