×
Hyrja
Profili

Avokado 🥑 Fruti i avokados dhe te mirat qe sjell per trupin e njeriut

Avokado 🥑 Fruti i avokados dhe te mirat qe sjell per trupin e njeriut

· 2 · 2118

  • Postime: 26634
  • Gjinia: Mashkull
M A X
ne: 12-11-2019, 21:44:19
 

Nëse veç ju pëlqen të konsumoni avokado, atëherë nga ky moment mund ta konsideroni atë si investim për shëndetin e zemrës. Në një studim të publikuar në revistën “Journal of Nutrition”, hulumtuesit kanë zbuluar se konsumimi i një avokadoje në ditë jua përmirëson nivelet e “kolesterolit të keq”.

Në këtë rast, kolesteroli i referohet LDL-së, i cili e rritë dukshëm rrezikun e arterosklerozës apo pllakave që ndërtohen brenda artereve, e të cilat jua rrisin rrezikun për sulm në zemër dhe tru.

Pas eksperimenteve të kryera për një periudhë 15-javore, ekspertët kishin konstatuar se dieta me avokado është më e shëndetshmja. Pas pesë javëve që kishin konsumuar avokado çdo ditë, pjesëmarrësit kishin pasur dukshëm nivel më të ulët të LDL-së sesa para fillimit të studimit.

Pjesëmarrësit që kishin konsumuar avokado çdo ditë, po ashtu kishin pasur rritje të nivelit të luteinit për 68% – antioksidant i cili është ndërlidhur me në rrezik më të ulët të sulmit në zemër dhe në tru. Vlen të thuhet se avokadot përmbajnë fibra, yndyra të shëndetshme, kalium, magnez, etj.
« Editimi i fundit: 09-01-2020, 16:15:20 nga M A X »

  • Postime: 21558
InfoZ
#1 ne: 10-09-2020, 00:09:46
Të gjithë kemi dëgjuar rreth yndyrave të shëndetshme. Ne e dimë se ngrënia e avokados është një mënyrë për t’i marrë ato yndyra të shëndetshme, por siç rezulton edhe vaji i avokados është shumë ushqyes.

Kur konsumohet rregullisht vaji që nxirret nga avokadot, mund t’ju japë lëkurë të shndritshme, t’ju ndihmojnë të kontrolloni kolesterolin dhe madje të ruani shikimin tuaj.

Vaji i avokados, para së gjithash, është i pasur me acid oleik, një lëndë ushqyese që është pjesë e listës së përbërësve të disa vajrave të fytyrës tuaj kundër plakjes.

Pse? Acidi oleik depërton thellë në lëkurë për të rikthyer lagështinë dhe për të riparuar dëmtimet e lëkurës. Meqenëse thatësia e tepërt mund të çojë në probleme të lëkurës dhe të rrisë shenjat e plakjes, duke përfshirë vajin e avokados të pasur me acid oleik si në dietën tuaj, po ashtu edhe në rutinën tuaj të bukurisë mund t’ju ndihmojnë të mbani shkëlqimin rinor!

Hulumtime të tjera gjithashtu kanë demonstruar se vaji i avokados mund të ndihmojë në shërimin e plagëve dhe në trajtimin e lëndimeve.

Po ashtu, nëse jeni duke luftuar me sëmundje të zemrës ose përndryshe dëshironi të merrni një kontroll më të mirë të niveleve tuaja të kolesterolit, vaji i avokados mund të jetë në gjendje të ndihmojë me këtë gjithashtu. Yndyrat e shëndetshme në vajin e avokados ndihmojnë në rregullimin e kolesterolit në gjak, ndërsa antioksidantët ndihmojnë në kontrollin e stresit oksidues.

Në një studim që krahasonte vajin e avokados me vajin e ullirit dhe vajin e arrës së kokosit, u gjet se vaji i avokados ul më shumë nivelin e LDL kolesterolit (kolesteroli i keq). Edhe më befasuese, studiuesit zbuluan gjithashtu se vaji i avokados uli trigliceridet dhe përmirëson HDL kolesterolin (kolesterolin e mirë) më së shumti nga të tre vajrat.

Hulumtime të tjera sugjerojnë gjithashtu se konsumimi i vajit të avokados mund të ndihmojë në uljen e tensionit të gjakut.

Vaji i avokados përmban një lëndë ushqyese të quajtur lutein, e cila ka një aftësi për të mbrojtur sytë tuaj. Lajmi i mirë është që përfshirja e vajit të avokados në rutinën tuaj të përditshme është jashtëzakonisht e lehtë./rd.al
 

maska per fytyren me avokado

Nisur nga InfoZRubrika Parapre

Postimi i fundit 20-05-2020, 20:51:51
nga InfoZ
maske me avokado per fytyren

Nisur nga InfoZRubrika Parapre

Postimi i fundit 20-05-2020, 20:49:21
nga InfoZ
Si perdoret avokado?

Nisur nga InfoZRubrika Pyetper

Postimi i fundit 24-04-2020, 12:29:37
nga M A X