Dhjete bimet me te shendetshme për njeriun - Jeta

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Dhjete bimet me te shendetshme për njeriun

Vizitor · 70 · 73859

Dhjete bimet me te shendetshme për njeriun

Vizitor · 70 · 73859

ne: 19-04-2007, 12:07:20
 

Deri von, mjeksia medicinale qe ka filluar te modernizohet (me fillimin e aplikimit eksperimental) prap se prap ka perdorur bimet ne shumicen e rasteve si ilaqe për mjekim, por me zbulimin e Penicilines (me 1928), gjërat ndryshojn rrenjesisht...fillo n biznesi i vërtetë modern duke i bindur njerzit ne nevojen e modernizimit ne çdo pore te jetës, gjithsesi edhe ne rastet kur je i semur...

Ne artikujt tjer do flas për disa nga bimet qe bëjn mrekulli ne emër te Krijuesit te Gjithsise Zotit te vetëm te Madheruar.

« Editimi i fundit: 15-03-2021, 22:36:38 nga Ωμέγα »

#1 ne: 21-04-2007, 15:04:53
Është e njohur se Mjalti dhe Uji i Zem Zem-it nuk prishen kurr.

Mjalti ka perdorim te gjer, Ja një kombinim te tij me një bime (levore te drurit)

FAKTET MBI MJALTËN DHE KANELLËN

Kanella – bar uróvi

Cinnamonum zeylanicum (kanella e vërtetë apo kanella e Cejlonit)

Cinnamomun cassia.



Është konstatuar se përzierja e mjaltës me kanellë shëron shumë sëmundje. Mjalta është prodhuar në shumë vende të botës. Weekly World News, revistë në Kanadë, në numrin e saj të datës 17 janar 1995 ka përmendur listën vijuese të sëmundjeve që mund të shërohen me mjaltë dhe kanellë sipas hulumtimit të disa shkencëtarëve të Përëndimit.

SËMUNDJET E ZEMRËS:

Përgatite një qull nga mjalta dhe pluhuri i kanellës, lyeje bukën me te apo flegra të bukës, apo lloj tjetër buke, në vend të xhelatinës dhe marmelatës dhe haje rregullisht për mëngjes (kafjall). Ajo zvogëlon kolestorolin në arterie dhe e shpëton pacientit nga sulmi në zemër.Poashtu atyre që tashmë e kanë përjetuar sulmin në zemër, nëse ata e marrin këtë ilaç për çdo ditë, atyre ua parandalon sulmin tjetër në zemër. Përdorimi i rregullt i ilaçet të përmendur më lartë normalizon frymëmarrjen dhe forcon të rrahurat e zemrës.

 Në Amerikë dhe Kanada, shtëpia të ndryshme të shëndetit kanë trajtuar me sukses pacientët dhe kanë konstatuar se  pasi që arteriet e vjetra dhe venat e humbin fleksibilitetin e tyre dhe bllokohen, mjalta dhe kanella i rigjallërojnë arteriet dhe venat  e tilla.

ARTRITI:

Pacientët që vuajnë nga sëmundja  e artritit mund ta marrin këtë ilaç për çdo ditë, në mëngjes dhe mbrëmje, një gotë uji të nxehtë me dy lugë mjaltë dhe një një lugë çaji me pluhur kanelle. Nëse ata e marrin këtë rregullisht madje edhe artriti kronik mund të shërohet. Në studimet e fundit të kryera në Universitetin e Kopenhagës, është konstatuar se kur mjekët kanë trajtuar pacientët e tyre me kësi lloj ilaçi të përzier (një lugë mjaltë dhe gjysmë luge pluhur kanelle) para mëngjesi–kafjalli ata kishin vënë re se brenda një jave nga 200 njerëz 73 pacientëve krejtësisht ju kishin pushuar dhembjet dhe brenda një muaji , shumica e pacientëve që nuk kanë mundur me ecë më parë ose të lëvizin përreth për shkak artritit kanë filluar të ecin pa ndier më dhimbje.

INFEKTIME TË FSHIKZËS:

Merri dy lugë ushqimi me pluhur kanelle dhe një lugë çaji mjaltë dhe vendosi në një ujë të vluar–të vakët dhe pije atë. Ajo përzierje (ilaç) i shkatërron mikrobet në fshikëz (fshikëz urine).

 DHIMBJE DHËMBI:

Përgatite një pastë nga një lugë çaji pluhur kanelle dhe pesë lugë çaji mjaltë dhe veji në dhëmbin që të dhemb. Kjo procedurë mund të aplikohet tri herë në ditë deri sa të ndalet dhimbja e dhëmbit.


KOLESTOROLI:

Dy lugë çaji mjaltë dhe tri lugë çaji pluhur të kanellës, të përzier në 16 unca (një uncë=28,35 gr. ose perafersisht 0.5 L) në ujë çaji, ti jepet pacientit që vuan – e ka të rritur kolestorolin, është vërejtur se ia zvogëlon nivelin e kolestorolit në gjak 10% brenda 2 orëve. Siç u përmend te pacientët që vuajnë nga sëmundja e artritit , nëse merret-përdoret tri herë në ditë, shërohet cilido lloj kolestoroli. Sipas informatave të marra në revistën e përmendur mjalta e pastë që merret me ushqim shkakton zvogëlimin e ankesave nga kolestoroli.

FTOHJET:

Ata njerëz që vuajnë nga ftohjet e zakonshme apo të mëdha duhet ta marrin një lugë të vakët me mjaltë me ¼ e lugës pluhur kanelle në ditë në kohëzgjatje prej 3 ditësh. Ky proces–marrja e ilaçit në këtë mënyrë do të shërojë shumicën e ftohjeve kronike dhe do ti pastrojë sinuset.

DHIMBJET E BARKUT:

Mjalta kur të merret me pluhur kanelle, shëron dhimbjet e stomakut dhe gjithashtu e pastron stomakun nga ulcerat-ithatët që nga rrënjët.


GAZËRAT: Sipas studimeve të bëra në Indi dhe Japan, është konstatuar se, nëse mjalta mirret me pluhur kanelle barku pastrohet prej gazrave.

SISTEMI IMUN:

Përdorimi i përditshëm i mjaltës me pluhur kanelle forcon sistemin imun dhe e mbron organizmin nga bakteret dhe sulmet virale.

Shkencëtarët kanë zbuluar se mjalta përmban vitamina të ndryshme dhe hekur në sasi të mëdha. Përdorimi i vazhdueshëm i mjaltës i forcon rruazat e gjakut për ti luftuar bakteret dhe sëmundjet virale.


 DISPEPSIA-MOSTRETJA:

Pluhuri i kanellës i spërkatur në nje lugë çaji me mjaltë, që merret para ushqimi, liron thartirë dhe i tretë ushqimet më të rënda.


 MOSMPLAKJA   (MPLAKJA E NGADALËSHME):

Çaji i përbërë nga mjalta dhe pluhuri i kanellës, kur të merren me rregullt mund të ndikojë në mos mplakje. Merri 4 lugë mjaltë, 1 lugë pluhur kanelle dhe 3 gota uji vloji ato për çaj. Pije ¼ e gotës, 3-4 herë në ditë. Atëherë si rezultat i saj lëkurën do ta kesh të freskët të butë dhe jo të rrudhët-të mplakur.

PUÇËRRAT:

Pasta e përbërë nga tri lugë çaji me mjaltë dhe një lugë çaji me pluhur kanelle. Përdore këtë pastë në puçrra para se të biesh me fjet dhe laji ato ditën e nesërme në mëngjes me ujë të nxehtë. Nëse e përdorë për çdo ditë për dy javë rresht,  ti largon puçrrat që nga rrënjët e tyre.

INFEKTIME TË LËKURËS:

Përdorimi i mjaltës dhe pluhurin e kanellës në masë të barabartë në pjesë të infektuara shëron ekzemën-dermatitisin, qéretin (ringworm) dhe të gjitha llojet e infeksioneve.

HUMBJA E PESHËS:

Përdorimi i përditshëm në mëngjes gjysmë ore para mëngjesi-kafjalli në stomakun zbrazët dhe në mbrëmje para fjetjes, pij  mjaltë dhe pluhur të vluar në një gotë uji.

Nëse këtë e përdorë rregullisht, kjo ta zvogëlon peshën madje edhe personave më të trashur. Gjithashtu pirja e kësaj përzierje rregullisht nuk lejon të akumulohet dhjamë-yndyrë madje edhe nëse ai person merr kalori të mëdha.

KANCERI:

Në studimet e fundit të bëra në Japoni dhe Australi është zbuluar se kanceri në stad  të lartë të zhvillimit të tij në stomak dhe eshtra është shëruar me sukses. Pacientët që vuajnë nga këto kancere të tilla duhet të marrin për çdo ditë një lugë çaji mjaltë dhe një lugë çaji
pluhur kanelle në kohëzgjatje prej 30 ditësh
 

 

LODHJA:

Në studimet e fundit të bëra është konstatuar se përbërja e sheqerit në mjaltë është më shumë ndihmëse se dëmtuese e fuqisë së trupit. Qytetarët e moshuar, të cilët marrin mjaltë dhe pluhur kanelle në masë të njëjtë janë më vigjilent dhe fleksibil. Dr.Milton i cili e ka bërë këtë studim thotë se gjysmë luge e çajit me mjaltë që merret n[ një gotë uji dhe ajo spërkatet me pluhur kanelle, kur të merret për ditë pas fshirjes dhe rreth orës 3 pas ditë, kur vitaliteti i trupit fillon të bie, ai ilaç e rrit vitalitetin në trup brenda një jave.

 

« Editimi i fundit: 26-04-2007, 20:53:13 nga M. Popullor »

#2 ne: 22-04-2007, 21:22:43
Emri i Cinnamon-it: Shqip: Kanellë, Kanella
Ne Farmaci: Cortex Cinnamoni 
Ne Botanike: Cinnamomum verum   
   
Ne Gjermanisht: Zimt, Echter Zimt, Ceylon-Zimt, Zimtblüte

#3 ne: 29-04-2007, 16:54:46
Kanella mund te blehet ne shitore ushqimi apo ne shitore ku shiten bimet per caja etj. ne forme pluhuri, ne forme pjeserisht te perpunuar dhe ne forme te paperpunuar.
Ne forme pluhuri zakonisht nuk eshte e paster plotesisht meqe mund te ket perqindje te vogel te bimeve tjera gje qe mjafton ti zvoglon efektet kuruese (ne kombinim me mjaltin si ne artikullin e mesiperm), e njejta gje eshte edhe per Kanellen pjeserisht te perpunuar - qe ka forme dhe  ngjyre te njejt (ne kete rast kanella ne forme shtagash eshte futur ne vaj...) prandaj rekomandoj Kanellen e paperpunuar (levoren ashtu si asht marr nga bima) te cilen duhet futur ne mulli te paster (te kafes) dhe duhet bluar - ne pluhur.

#4 ne: 02-05-2007, 19:54:38
Ginkgo Biloba
Shqip: Dyvrigujsh, Kikë


Ginkgo (nga gjuha e lashtë japoneze gin=argjend dhe kyo=kajsi-që ka kuptimin e frytit të argjend)
Ginkgo Biloba (shqip Ginkgo dyvrigujsh, kikë) ekstrakt nga druri ginko është vënë në dukje se është i mirë për funksionim të të pamurit duke përmirësuar mikroqarkullimin e gjakut në sy e në veçanti te personat që vuajnë nga Ginkgo degjenerimi makular*(macula= shenjë, lutea = verdhë,  shenjë e verdhë afër qendrës së retinës të syrit të njeriut) i pleqërisë, mendimi ky i përgjithshëm sipas të cilit është fjala për dëmtim të lirë radikal, thotë S. S, N.D. autor i librit Rrezatimi Luftues dhe Ndotja Kemikale me Ushqim, Bimë dhe Vitamine.
Në më shumë se 280 studime të bëra shkencore, konfirmohet me përdorimin e ekstrakteve të standardizuara të ginkos parandalon dhe shëron sëmundje si marramendjen, tringëllimën-zhurmën(tinnitus) në vesh, shqetësime të brendshme në vesh, dëmtimin e memories (të mbajturit në mend), shton aftësinë për tu koncentruar, shëron ankthin-frikën, depresionin, çrregullimet psikike, ngadalëson mplakjen, çrregullimet e qarkullimit të gjakut, zbut apo largon edemin (të ajurit) dhe shëron sëmundjen e Raynaud-it (çrregullimin vaskular). Ekstraktet e ginkgos përmirësojnë cilësinë dhe sasinë e qarkullimit kapilar dhe kështu e rrisin qarkullimin e gjakut në tru, zemër dhe inde në organe dhe gjëndra…

#5 ne: 10-05-2007, 08:44:55
Hudhra
Sipas Qendrës Informative të Hudhrës (Angli), antraksi është shumë i ndieshëm ndaj hudhrës. Hudhra është antibiotik natyral që stimulon sistemin e imunitetit dhe rrit efektivitetin e rruazave të bardha të gjakut dhe rruazave T. Ajo bllokon prodhimet e toksinës me mikrobe. Ajo gjithashtu posedon spektër të gjërë bateriostatik dhe veti bakteriocidale. Me fjalë tjera, ajo ose i ndalë ose i vret bakteriet.
Në mënyrë të mrekullueshme, hudhra gjithashtu nxit aktivitete të ngjashme kundër virusave, fungive(këpurdhave) dhe parazitëve. Hudhra pa dyshim është çelës për të arritur imunitetin optimal dhe mbrojtjen kundër infektimeve. Më tepër se 1,800 studime shkencore japin të dhëna për kompleksitetin kemikal të hudhrave që deshmojn për rolet në parandalim apo trajtimin e sëmundjeve.
Se paku 200 komponente janë identifikuar në thelba të hudhrës duke përfshirë më shumë se 70 komponente të sulfurit; vitaminat A, B1 dhe C, kalcium mineralesh, koper, hekur, magnezium, potasium, selenium dhe zink, flavonoide si vitamina (cilado nga grupet e substancave të mëdha duke përfshirë anthocyanins) dhe 8 amoniacide esenciale dhe 9 aminoacide jo-esenciale. Shumica e këtyre mikroushqyesëve (substanca si vitamina ose minerale esenciale në sasi të vogla për rritje si duhet dhe metabolizëm të organizmit të gjallë) që i kontribuojnë imunitetit anipse sasia e thelbave të hudhrave do të jetë e vogël.
Para se të zbuloheshin dhe zhvilloheshin vaksinat kundër polio-s, hudhra përdorej me sukses si një profilaktik. Hudhra ka veti të shkëlqyeshme antibakteriale dhe antimikrobiale dhe një numër i studimeve kanë vënë në dukje se ajo ka përfshi një spektër më të gjërë te fuqive baktercidiale se sa penicilini.
Një miligram i komponentës së saj aktive kryesore, allicin, përmban një fuqi ekuivalente antibakteriale të 15 njësive standarde të penicilinat.  Ajo është efektive gjithashtu edhe kundër infektime të fungusit, duke përfshirë “kandida” (këpurdhën e majas së birrave), e cila është shkaktare për shumë raste të vaginitisit.
Hudhra ishte konstatuar si antibiotik më i fuqishëm se penicilini, ampicilini, deksocilini, streptomicini dhe cefaleksini, se disa nga ilaqet antibiotike të përdorura për trajtominin e antraksit
Në vitin 1941, hulumtuesit kanë raportuar se disa solucione zbutëse të allicinit (një pjesë 125,00) kanë penguar rritjen e 15 llojeve të batereve, duke përfshirë pezmatimin e stafilokokut  streptokokut, dhe Shigell-ës (bakterie në trajtë shufre që shkakton dizenterinë) si dhe vibrio kolerae (bakteri në trajtë kllape që shakton kolerën). Një koncentrim allicini pak më i fortë ishte fektiv kundër të gjithë 15 llojeve.
Studiuesit në Universitetine Dakës , Bangladesh, kanë treguar se hudhra i ka shëruar llojet e infektimeve me baktereve  të Shingellës te lepujt (të cilat shkaktojnë diarrenë e rëndë) në tri ditë, krahasuar me lepurushat e pa trajtuara që vdesin në dy ditë. Është konstatuar se hudhra ka demonstruar një aktivitet antibakterial kundër llojeve tjera të Shingellës dhe kundër pezmatimeve që prodhojnë toksik si E. Coli.
-Dr. Farban dhe Barnett nga Fakulteti i Mjekësisë të Universiteti Boston, kanë përgatitur ekstrakt nga hudhra të freskëta dhe i kanë futur në inkubacion me 14 bakterie, duke përfshirë E. Coli, Haemophilus,influenzae, Klebsiella pneumoniae, Pseudomonas aeruginosa, staphylococcus aureus, Streptococcus Group A dhe Streptococcus pneumoniae.Është vërejtur se lëngu i hudhrës ka ndaluar zhvillimin e 14 llojeve të baktereve. Langu i hudhrës madje ka qenë i suksesshëm edhe kundër resistantëve anibiotik S. Aureus, që momentalisht është bakteria më e rrezikshme antibiotike-restante në spitale.
« Editimi i fundit: 16-05-2007, 11:25:11 nga M. Popullor »

  • Postime: 186
  • Karma: +1/-0
  • Gjinia: Mashkull

#6 ne: 11-05-2007, 04:01:06
Pershendetje

M.Popullor shume faleminderit per keto Informata te rendesishme.
Desha te pyes aty ku thua per Atritisin te perdoret Mjalta dhe Kanella me uje te nxehte ,Uji a duhet te jete i vluar si per caj apo vetem i nxeht.

Flmn

#7 ne: 12-05-2007, 13:53:36
ARTRITI:

Pacientët që vuajnë nga sëmundja  e artritit mund ta marrin këtë ilaç (mjalt me kanelle) për çdo ditë, në mëngjes dhe mbrëmje, një gotë uji të nxehtë me dy lugë mjaltë dhe një lugë çaji me pluhur kanelle. Nëse ata e marrin këtë rregullisht madje edhe artriti kronik mund të shërohet. Në studimet e fundit të kryera në Universitetin e Kopenhagës, është konstatuar se kur mjekët kanë trajtuar pacientët e tyre me kësi lloj ilaçi të përzier (një lugë mjaltë dhe gjysmë luge pluhur kanelle) para mëngjesi–kafjalli ata kishin vënë re se brenda një jave nga 200 njerëz 73 pacientëve krejtësisht ju kishin pushuar dhembjet dhe brenda një muaji , shumica e pacientëve që nuk kanë mundur me ecë më parë ose të lëvizin përreth për shkak artritit kanë filluar të ecin pa ndier më dhimbje.

#8 ne: 18-05-2007, 13:25:49
Hudhra


Ne vitin 1946 studiuesit në Institutin Indian të Shkencës kanë shenuar se ekstraktët e hudhrës kan parandaluar rritjen e shkaktarit të tuberkulozës. Ky konstatim ishte rikonfirmuar më vonë. Në vitin 1993 mjekët e Fakultetit të Mjekësisë Morhouse, Atlanta (SHBA), kanë përshkruar në eksperiment në të cilin një ekstrakt i hudhrës së freskët ka penguar rritjen e 20 baktereve “mycobacterium avium”, mikro-organizma të lidhura me shkaktarin kryesor të sëmundjeve të mushkërive te pacientët e AIDS-it.

Për ndryshim nga antibiotikët konvencionalë, hudhra mund të vret më shumë virusë. Hulumtuesit kanë konstatuar disa pjesë përbërëse aktive të hudhrës, të cilët janë në gjendje të mbysin herpes simplex, parainfluenza rhinovirus.

Benjamin Lau, M.D., Ph.D. profesor i mikrobiologjisë në Faktultetin e Mjekësisë Loma Linda dhe njëri nga hulumtuesit udhëheqës të hudhrës në bot, ka bërë eksperimente për të testuar disa antibiotikë të  ri në baktere dhe fungi. Ai kishte përgatitur një ekstrakt të dobësuar të hudhrës, kishte futur një sasi të vogël të disa kulturave dhe i kishte lënë në inkubator për një natë. Ditën e nesërme ishte habitur kur kishte parë se ekstrakti i zbutur i hudhrës vërtetë kishte ndalur rritjen e atyre kulturave me më efikasitet, në fakt me shume se disa antibiotik të fuqishëm që i kishin përdorur ekipi i tij për të testuar të njëjtën kohë.

  • Postime: 153
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Mashkull

#9 ne: 28-05-2007, 01:32:47
Hudhra dhe kanceri
Hudhra është antibiotik i fuqishëm dhe pengues i shumë baktereve. Ajo gjithashtu ka veti të forta kundër kancerit.
Në vitin 1957, hulumtuesit në Unversitetin Western Reserve kanë përdorur në enzimën nga hudhra (alliinase) për të parandaluar rritjen e sarkomës në një mi të Zvicrës duke aktivizuar disa komponente kimike të këtyre qelizave të tumorit të quajtura komponentë sulfhidrile.
Një studim i shkëlqyeshëm mbi hudhrën është bërë në Kinë me ç’rast janë marrë 11 elefantë që vuanin nga meningjiti cryptococcal, i cili zakonisht është vdekjeprurës. Që të 11 elefantët ishin trajtuar dhe shëruar me sukses pas disa javësh me terapi të hudhrës. Doktorët kishin konstatuar se hudhra është terapia më e mirë për zvogëlimin e ftohjeve të përkohshme, etheve me gradë të ultë, kokëdhembje, përzierje-neveri, mundim (nausea), vjellje dhe dhimbje e shoqëruar me këtë sëmundje. 
Nga studimet e pavarura të bëra në Japoni dhe Rumani është vërë në dukje se hudhra është mjaft efikase në mbrojten e organizmit nga virusi i gripit. 
B. L., M.D., Ph.D., profesor i  mikrobiologjisë i Fakultetit të Mjekësisë LOma Linda, ka gjetur se ekstraktët e vjetër të hudhrës nga Japonia kanë ngritur–përforcuar në mënyrë të shkëlqyeshme aftësinë e luftimit të linjes së qelizave të fagocit të madh. Fagocët e mëdhenj janë pjesë e rëndësishme e sistemit imun mbrojtës të trupit.
Studimet tjera nga shkencëtarët  nëpër botë kanë treguar se hudhra është njëra nga veprat më të mira në arsenalin e ilaçeve natyrale kundër kancerit. Hulumtuesit japonezë nga Kjoto pohojnë se ekstraktët e vjetër të hudhrës nga Japonia kanë kanë ngulfatur fazën e parë të paraqitjes së tumorit në dy faza te kanceri në lëkurë të një miu. 
Shkencëtarët nga Institutit Nacional i Kancerit dhe Shoqata Amerikane e Kancerit kanë publikuar një revistë lidhur me vetit e mrekullueshme të hudhrës kundër kancerit.
Studimet tjera kanë vënë në dukje se hudhra është efikase në parandalimin dhe trajtimin e kancerit në gji, stomak, zorrën trashë, fshikëz dhe lekurë.

Ne artikullin tjeter: Si duhet perdor hudhren

  • Postime: 153
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Mashkull

#10 ne: 31-05-2007, 16:03:35
Para se të flas për mënyrën e përdorimit te hudhres, ja edhe disa te dhëna për hudhren:

B. L., M.D., Ph.D., profesor i  mikrobiologjisë i Fakultetit të Mjekësisë Loma Linda, ka gjetur se ekstraktët e vjetër të hudhrës nga Japonia kanë ngritur–përforcuar në mënyrë të shkëlqyeshme aftësinë e luftimit të linjes së qelizave të fagocit të madh. Fagocët e mëdhenj janë pjesë e rëndësishme e sistemit imun mbrojtës të trupit.
Studimet tjera nga shkencëtarët  nëpër botë kanë treguar se hudhra është njëra nga veprat më të mira në arsenalin e ilaçeve natyrale kundër kancerit. Hulumtuesit japonezë nga Kjoto pohojnë se ekstraktët e vjetër të hudhrës nga Japonia kanë ngulfatur fazën e parë të paraqitjes së tumorit në dy faza te kanceri në lëkurë të një miu. 
Shkencëtarët nga Instituti Nacional i Kancerit dhe Shoqata Amerikane e Kancerit kanë publikuar një revistë lidhur me vetit e mrekullueshme të hudhrës kundër kancerit.
Studimet tjera kanë vënë në dukje se hudhra është efikase në parandalimin dhe trajtimin e kancerit në gji, stomak, zorrën e trashë, fshikëz dhe lekurë.

  • Postime: 153
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Mashkull

#11 ne: 23-06-2007, 14:40:45
Përdor flegra të freskëta të hudhrës apo pluhur hudhre. Nëse të pëlqejnë kapsula të hudhrës blej prodhimet që kanë përmbajtje me allicin standard , i cili siguron 5-10 miligramë allcin (i barbart me75-150 njësi të penicilinit)  për antraks menagjimin e antraksit.
Veni re:
Përdorimi i tepërt i hudhrës thuhet se është i dëmshëm për sy, shkakton marramendje dhe molisje-humbje të energjisë. Në medicinën tradicionale të Kinës, thuhet se hudhra shkakton rritje të energjisë së zjarrit.

  • Postime: 5
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Mashkull

#12 ne: 04-07-2007, 14:49:57
Nje pyetje kam une.

NQS kyci i kembes se majte ka enjtje e cila zgjat dy-tre dite dhe me pas zhduket por prap shfaqet mbi kofshe duke u shoqeruar me temperature zonale rri dy dite dhe prap zhduket ne cfare lloji semundje klasifikohet kjo diagnoze?
ndoshta nuk isha i qarte por gjithsesi mundohu te me japesh nje shpjegim.

Keto shenja i jane shfaqur nje femije 2 vjec e gjysem.

FLM

  • Postime: 153
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Mashkull

#13 ne: 18-07-2007, 16:09:56
Per diagnoze e preferoj Mjekun e Medicines dhe ne raste te rralla kur doktoret e medicines nuk mund te dijn cfar problemi ka pacienti, ndoshta Une mund te ju ndihmoj.
Vetem Krijuesi i Gjithsise Zoti i Vetem i Madheruar i din te gjitha.

  • Postime: 153
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Mashkull

#14 ne: 18-07-2007, 16:15:02

BANANAT
Një profesor në CCNY psiko fiziologjike i ka mbajtur mësim klasës për bananet. Ai e përdori frazën”going bananas”-bëhem i marrë, dal prej taktit”, e kjo rrjedh nga efekti i bananës në tru”.
Lexo:
“Kurrë mos i vej bananet në frigorifer”!.
Kjo është interesant.
Pas leximit të kësaj, ju kurrë nuk do të shikoni bananet në të njëjtën mënyrë.
Bananat përmbajnë tri sheqerna natyrale: sukrozën, fruktozen dhe glukozën e kombinuar me fiber (lloj substance). Banana jep energji të qëndrueshme dhe substanciale.
 
 
Studimet e bëra kanë vërtetuar se vetëm dy banana kanë mjaft energji për një veprimtari pune 90 minutëshe: Nuk është çudi se banana është pema e numër një në botë.
Mirëpo nuk është vetëm energjia ajo të cilën e ofron banana për të na ndihmuar që të jemi të shëndetshëm. Ajo gjithashtu mund të ndihmojë në mënjanimin-a mposhtjen ose parandalimin e një numri të konsideruar të sëmundjeve dhe gjendjeve  duke e bërë ajo që të shtojmë dietën e ushqimit (pasi vet është si mjet i pasur ushqyes).

 Depresioni:
Sipas hulumtimit të kohëve të fundit të kryer , në mes njerëzve që vuajn[ nga depresioni, shumica syresh e kanë ndier vetën më mirë kur kanë ngrënë banana. Kjo është ashtu për arsye se banana përmban triptotin, një lloj proteine që shëndrrohet në serotonin, që është e njohur për të relaksuar njeriun, përmirësuar disponimin dhe përgjithësisht njeriun e bën të ndihet më i lumtur.

PMS (Sindromi paramenstrual): Harroji pilulat-tabletat, haji bananet. Vitamiina B6 përmban- rregullon nivelet të glukozës së gjakut, të cilat ndikojnë në disponimin tuaj.

Anemia: E lartë-përplot me hekur, banana mund të stimulojë prodhimin e hemoglobinës në gjak dhe kështu ndihmon në rastet e anemisë.
 

Shtypja e gjakut:
Kjo frutë unike tropikale është jashtëzakonisht e pasur me potasium, me gjithat përmban shumë vlera të ulëta të kripes, duke e bërë atë mejt të përsosur për të luftuar shtypjen e  gjakut. Për ma tepër, Adiministrata Amerikane e Ushqimit dhe e Barnave posa ka  lejuar industrinë e bananeve që të shfaq pretendimet e  saj zyrtare lidhur me aftësinë e kësaj fruti për të reduktuar rrezikun e shtypjes së gjakut dhe goditjes.
 

Fuqi e trurit:
200 studentë në Shkollën e Twickenham (Middlesex) kanë akumuluar forcë duke ngrënë banana për mëngjes, në pauzë dhe në drekë dhe kështu iu ka ndihmuar (banana) për të dhënë provimet e tyre. Hulumtimet kanë treguar se frutet e paketuara me potasium mund t’ju ndihmojnë në mësim nxënësve duke i bërë më të vëmendshëm.
 
Konstipacioni (kapsllëku).
Fiber të larë duke përfshirë edhe bananet në dietë mund të ndihmojnë për të përmirësuar jashtëqitjet duke i ndihmuar të zgjedhin problemet pa përdorur laksativë.

 
Dhëmbja e kokës nga alkooli:
Njëra nga mënyrat më të shpejta për mënjanimin e dhembjes së kokës nga alkooli është kur bananet i shtrydhim duke i përzier me qumësht, dhe të ëmbla me mjaltë. Banana qetëson lukthin dhe me ndihmën e mjaltës, krijon nivele të sheqerit në gjak, ndërsa qumështi zbut dhe rehidron sistemin tuaj.
 
Djegësira e stomakut:
Banana ka efekt antiacid natyral në trup, pra nëse vuani nga gulçima-djegësira në stomak, provo të hash banana për ta zbutur atë.
 
  Mundim-ndjenjë e  vjelljes:
Ngrënia e bananave ndërmjet racioneve të ushqimeve të ndihmon ta mbajsh nivelin e dëshiruar të sheqerit në gjak dhe e parandalon mundimin-ndjenjen e tugut.

Kafshimet e miskojave:
Para se të vijsh te vendi ku të ka kafshuar miskoja, provo ta fërkosh pjesën e infektuar të vendit me pjesën e brendshme të lëkurës së bananes. Të shumë njerëz në mënyrë mahnitëse, kur e përdorin lëkurën e bananes në këtë mënyrë në varë, ata janë të kënaqur kur e shohin  efektin e zvogëlimit të  ajurit dhe të kruarjes.
 

Nervat:
Bananat kanë nivel të lartë të vitaminave B , të cilat ndihmojnë të qetësojnë sistemin nervor.
 
Pesha e madhe madje edhe duke punuar?
 
Studimet e bëra te Instituti i Psikologjisë në Austri kanë konstatuar se presioni në punë shpie në ngrënien e tepër të çokollatave dhe çipsave. Gjatë shikimit të 5000 pacientëve të spitalit, nga hulumtimet është konstatuar se shumica e tyre janë shtrirë për shkak të presioneve të mëdha në punë. Në raport konstatohet për ti evituar konsumimin e atyre ushqimeve të shumta, ne duhet të kontrollojmë nivelin e  sheqerit të gjakut, duke marr ushqime me karbohidrate të larta çdo 2 orë për të mbajtur nivelin e qëndrueshëm.
 

 
ULCERAT/ITHATET:
Banana përdoret si ushqim diete kundër çrregullimeve të zorrëve për shkak të përbërjes së saj të butë dhe cilësisë lehtësuese. Ajo është fruta e vetme e papërpunuar që mundtë hahet pa shqetësim në raste mbi-kronike.Ajo gjithashtu neutralizon acidin e tepruar dhe redukton imitimin me lyerje të stomakut.

Kontrolli i temperaturës:
Shumë veta e shohin bananen si një frutë “ftohëse”, e cila mund të ulë temperaturën fizike dhe emocionale që rëndom pritet të paraqitet. Në Tailandë, për shembull, gratë shtatëzane hanë banana me qëllim që të sigurohen se fëmiu i tyre të lind me një temperaturë të ftohtë.
 
Çrregullimi afektiv sezonal:
 
Bananat mund të ndihmojnë ata që vuajnë nga në ÇAS-i, ngase ato përmbajnë triptofan-përmirësues natyral të disponimit.
 
Pirja dhe mbajtja e duhanit:
 
Bananat mund të ndihmojnë njerëzit që përpiqen ta lënë duhanin. Vitamin B6, B12 përmbajnë potasium dhe magnezium  të cilat janë hasur në të (banana), e ato e i ndihmojnë trupit nga efektet e tërheqjes nga nikotina.
 
Stresi:
Potasiumi është një mineral vital, i cili ndihmon në normalizimin e rrahjeve të zemrës, e dërgon oksigjenin në tru dhe e rregullon balansin e ujit në trupin tuaj.
Kur ne jemi të stresuar, përmasa tretëse e jonë ngritet, andaj potasiumi e nivelizon ate.
Kjo pra mund të ri-balansohet me ndihmen e marrjes së masës së lartë të potasiumit nga banana.
 
Sulmet:
Sipas hulumtimit të bërë në  The New England Journal of Medicine, ngrënia e bananeve, si pjesë e dietës së rregullt, mund të zvogëlojë mundësinë e vdekjes nga stresi deri në 40%.
 Lythet:
Ata që merren me terapi me bimë natyrale betohen se nëse don ti eliminosh lythat merre një pjesë të lëvores së bananes dhe veje mbi lyth me anën e verdhë përjashta.
Mbaje lëkurën me kujdes në vend me ndihmën e një fllasteri apo shiriti kirurgjik.

 Pra banana është një ilaç natyral për shumë sëmundje. Kur ta krahasosh atë me një mollë, ajo ka 4 herë ma shumë proteinë, 2 herë më shumë karbohidrate, tri herë fosfor, pesë herë më shumë vitaminë A dhe hekur, 2 herë ma shumë vitamina tjera dhe minerale.
Ajo është gjithashtu e pasur me potasium dhe është ushqimi me vlerat më të mira. Andaj ndoshta do të ndërrojë ajo fraza që përdoret që moti e të zëvendësohet me atë “Ai që e han një bananë në ditë, nuk ka nevojë të vizitojë mjekun”.

  • Postime: 5
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Mashkull

#15 ne: 19-07-2007, 10:08:02
Për diagnoze e preferoj Mjekun e Medicines dhe ne raste te rralla kur doktoret e medicines nuk mund te dijn cfar problemi ka pacienti, ndoshta Unë mund te ju ndihmoj.
Vetëm Krijuesi i Gjithsise Zoti i Vetëm i Madheruar i din të gjitha.
Diagnoza i eshte percaktuar Artrit Akut sipas doktorit. Dhe skuqja dhe enjtja i del tek kemba e majte dhe tani i del tek krahu i majte skuqje dhe temperature zonale. Ndryshimi eshte se para nje muaji enjtja i rinte dy tre dite kurse tani qe po merr mjekim i qendron rreth gjysem dite maksimumi nje dite dhe i zhduket dhe tani nuk po i del tek kemba skuqja dhe enjtja por tek dora e majte tek bryli me sakte. para se te enjtet ajo ankohet se i dhemb dhe te nesermen del vendi i skuqur dhe i enjtur.

  • Postime: 153
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Mashkull

#16 ne: 19-07-2007, 21:17:09
Ne artikullin e par në lidhje me problemin e voglushit trevjecar Tikku shkruan:"...ne çfarë lloji semundje klasifikohet kjo diagnoze?"

ne artikullin e fundit Tikku e tregon diagnozen e dr medicinal "Artrit Akut"

Jan te njohura Artriti akut dhe ai kronik...

Artritin kisha me e spjegue kështu:
Rruazat e bardha te gjakut qe I asistojn atyre (llojit tjetër poashtu rruaza te bardha te gjakut)qe i mbysin antitrupat, japin informata te gabueshme këtyre te fundit kinse kan ardh trupa të huaj ne gjak...dhe këto luftojn njena me tjetrën dhe kështu shkaktojn dhimbje dhe te ajur ne gjymtyre...
Infektimi (nga bakterjet viruset si dhe senat tjer te lige) është zakonisht ne mushkeri i cili bartet ne Palcen Kurrizore. Meqense Palca Kurrizore është ndermjetsues i trurit dhe trupit (i merr dhe i jap informatat e duhura nga truri ne trup sipas nevojës dhe anasjelltas…), në rast te infektimit si me lart, ajo nuk mund ti kryej detyrat ne nivel te duhur për te cilat ka pergjegjsi: Konkretisht te Artriti informatat qe i jap jan konfjuze apo jo te sakta...Tek Artriti Reumatoid problemi është edhe me i madh sepse jo vetëm Palca Kurrizore por edhe truri ka lloj pezmatimi…
Ne artikullin e meparshem qe bën fjale për Mjaltin dhe Kanellen eshte dhënë rekomandimi për mjekimin e çdo lloj artriti:

ARTRITI:

Pacientët që vuajnë nga sëmundja  e artritit mund ta marrin këtë ilaç për çdo ditë, në mëngjes dhe mbrëmje, një gotë uji të nxehtë me dy lugë mjaltë dhe një një lugë çaji me pluhur kanelle. Nëse ata e marrin këtë rregullisht madje edhe artriti kronik mund të shërohet. Në studimet e fundit të kryera në Universitetin e Kopenhagës, është konstatuar se kur mjekët kanë trajtuar pacientët e tyre me kësi lloj ilaçi të përzier (një lugë mjaltë dhe gjysmë luge pluhur kanelle) para mëngjesi–kafjalli ata kishin vënë re se brenda një jave nga 200 njerëz 73 pacientëve krejtësisht ju kishin pushuar dhembjet dhe brenda një muaji , shumica e pacientëve që nuk kanë mundur me ecë më parë ose të lëvizin përreth për shkak artritit kanë filluar të ecin pa ndier më dhimbje.
Tek voglushi trevjecar doza duhet te jet shumeme e vogël.

Artriti akut me rregull mund te mjekohet për një kohe te shkurtur.

  • Postime: 153
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Mashkull

#17 ne: 19-08-2007, 20:02:21
Vaji i Ullirit, Krypa Epsom (Magnesium Sulfate) dhe  Grejfruti (Citrus paradisi) e pastrojn fshikezen e temthit dhe melqin plotsisht nga të gjitha llojet e gureve ne afat prej 18 oresh nëse me par është ber parapregaditja e duhur.

Ne fakt edhe pacientve me kancer ju rekomandohet një terapi e till e cila do te ju ndihmoj shume me shume se rrezatimet e ndryshme apo chemo-terapit me kusht qe me par te bëhet parapregaditja...

Pastrimi i Temthit me fshikez dhe pastrimi i melqise është i nevojshem te te gjithë personat qe nga mosha 17 vjeç e me shumë.

Cilat jan benefitet qe i sjell pastrimi si me lart?

Ne artikullin tjetër do flas pak me gjersisht.

  • Postime: 153
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Mashkull

#18 ne: 04-09-2007, 03:41:42
Melcia eshte laborator i trupit te njeriut.
Ushqimi dhe pijet jo te shendosha te perditshme  bejn qe ne melqi dhe temthe-fshikez te formohen me qindra-mijera gure. Ne temthe-fshikez keta gur mund te dallohen kur marrin forme me te madhe, por ne melci keta gur nuk shifen leht, pervec kur behet incizimi MRI.

Me pastrimin e temthit-fshikezes si dhe melcise, organizmi i njeriut regjenerohet, qe do te thot shume semundje zhduken brenda dy-tre javesh. Personi qe ben pastrimin nga guret do e ndiej vedin me te fresket, do jet me vital dhe i shendosh.

Parapregaditja

Ti nuk mund ta pastrosh temthin-fshikezen-mëlçinë duke e lënë parazitin në të. Ti nuk do të nxjerrësh shumë gurë dhe do të ndihesh fare i sëmurë. Qëroj hesapet së pari me një javë për para apo realizoje programin tre javor për mbytjen e parazitëve para se të fillosh ta pastrosh mëlçinë.
Nëse je në program mirëmbajtjes të parazitëve, bëre një program me doze të lartë një javë përpara.
Rekomandohet të bëhet pastrimi i veshkave para se të bëhet pastrimi I mëlçisë. Ti i dëshiron ti kesh veshkët, fshikzën dhe traktin e urinës në gjendje të shkëlqyeshme të funksionimit, ashtu që ato mundën të largojnë në mënyrë të suksesshme çfarëdo substance të padëshiruar që aksidentalisht është absorbuar nga zorrët pasi të jetë nxjerrur jashtë vreri.
Së pari, nëse është e mundur ta bësh ndonjë ndërhyrje a kontroll te dentisti. Goja juaj duhet të jetë pa kurrfarë metali dhe pa bakterie(kavitacionet-zbraztësitë duhet të jenë të pastra). Goja toksike e helmuar mund të jetë barrë e rëndë për mçlqinë, që e ngrakon menjëherë pas pastrimit. Rregulloj problemet me dhembet nese don me arrit rezultate më të mira.

Vazhdon


 

  • Postime: 153
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Mashkull

#19 ne: 13-09-2007, 21:31:11
Te gjithe besimtarve musliman ju uroj: Per Hajr Muaji i Shenjt i Ramazanit.

Te gjithe ata/ato qe axherojn ne kete muaj te shenjt, pervec borxhit-obligimit fetar, kan edhe benefite te rendesishme kur eshte ne pyetje shendeti:

Ne kete muaj eshte e mundshme te pastrojm organizmin nga senat e lige si parazitet, bakterjet viruset etj...

Personat qe nuk kan ndonje semundje te cekur dhe qe axherojn, do te perfitojn nese e perdorin nga nje caj te hithrit ne iftar apo pas iftari.

Pregaditja e cajit te hithrit:
Një luge super e vogël mbushet më flet - kercjell te hithrit dhe pervlohet ne një gote 3 dl, dhe menjihere duhet kulluar (me leterfilter kafeje apo shtof te pastër qe është rezistues ne temperature te lart) ne gote tjetër xhami.

  • Postime: 153
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Mashkull

#20 ne: 21-10-2007, 18:08:45
Ashtu siç kam shkruar me par, para se te fillojme me terapine për te pastruar melcin-temthin-me fshikez nga guret e shumte, duhet ta shkatrrojm parazitin: Per cdo dite pihet një çaj nga fletet e arrave ne kohezgjatje për se paku 2 jave dhe ne javen e tret (për 7 ditë) duhet pir nga 1.5 litra leng molle qe e pregatit vet (futet molla e pastruar ne centrifuge apo juice maker) për çdo ditë.
Pregaditja e Cajit nga fletet e arrave: 
Një luge super e vogël mbushet më flet te arrave dhe pervlohet ne një gote 3 dl, dhe menjihere duhet kulluar (me leterfilter kafeje apo shtof te pastër qe është rezistues ne temperature te lart) ne gote tjetër xhami.
vazhdon

  • Postime: 153
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Mashkull

#21 ne: 20-12-2007, 14:09:40
Te gjithe besimtarve islam Gezuar Kurban Bajramin

  • Postime: 153
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Mashkull

#22 ne: 01-01-2008, 05:52:16
Te gjithe zeristve Gezuar Vitin e Ri 2008

  • Postime: 27102
  • Karma: +11/-5
  • Gjinia: Mashkull

#23 ne: 19-01-2008, 16:59:38
Bimët që na shërojnë sëmundjet

Askujt si shkon ndër mend se bari mbi të cilin shkelin është një kurë e mirë popullore për veshkat, zemrën, mëlçinë apo stomakun. Apo se ferrat që rritet, diku përbri shtëpisë, po t,i ziesh, në shumë raste kthehen në receta çudibërëse, efekti i të cilave ndonjëherë ia kalon edhe barnave që blihen në farmaci. Kjo për bimët jeshile, të cilat nuk konsumohen nga njerëzit, por lista e bimëve popullore që përdoren për të kuruar sëmundje bëhet edhe më gjatë po t’i shtosh efektet që kanë rrënjët apo lëkura e arrava, bima e dafinës, që, veç të tjerave, i jep aq shumë shije edhe gjellëve të ndryshme apo borziloku, cikorja, gështenja, bliri e shumë të tjera si këto.

Mjekësia popullore tregon se me secilën prej bimëve jeshile, ose jo, të cilat rriten në tokën shqiptare, mund të kurohesh.  Të gjitha kanë një specifikë të veçantë, shërojnë sëmundje të ndryshme dhe, mbi të gjitha, lulëzojnë në periudha të ndryshme të vitit. Gazeta “Tirana Obsever” përmbledh në një suplement të veçantë 35 bimë mjekësore, duke filluar që nga barishtet e deri tek emrat e njohur të frutave apo perimeve, rrënjët, gjethet dhe frytet  e të cilave përdoren gjerësisht në Mjekësinë Popullore. Veç kësaj, suplementi, i cili është ndarë në dy pjesë, pjesa e parë e së cilës botohet sot, përcakton qartë edhe vendin se ku rriten këto bimë, cilat janë vetitë e tyre kuruese, si duhet ruajtur çaji që përgatitet si dhe procedurat e duhura për ta përdorur atë. Në listën e parë prej 35 bimë përfshihen angjinarja, arra, bari i majasëllit, bari i shpretkës, bliri, borziloku, bushi, çikorja, çaji i malit, dafina dëllinja e shumë të tjera si këto.

1-AGULIÇJA (Lulja dhe Rrënjët)

{Primulae Flos et Radix)
Bimët përbëhen nga lulet dhe rrënjët e thara të aguliçes ose të zgorofenës (Primula veris L, familja Primulacea), e cila është bimë barishtore shumëvjeçare, e zakonshme tek ne në kullota dhe livadhe subalpinë e alpine.
Aguliçja të gjitha gjethet pranë rrënjës i ka në formë vezake të zgjatur, lulet e mëdha të verdha, të renditura në ombrellë të thjeshtë; lulëzon prill-qershor.

VETITË:
Bimët përmbajnë kryesisht saponine dhe esencë, glukozide (primverinë dhe primulaverinë) etj. Në sajë të kësaj përmbajtjeje, bimët përdoren kundër të ftohurit, si nxitës të nxjerrjes së gëlbazës nga rrugët e frymëmarrjes, kundër enfizemës së mushkërive si dhe bronkiteve akute dhe kronike.

PËRGATITJA DHE PËRDORIMI:
Merret 1 lugë gjelle me bimë lule hidhen në një enë ku përvëlohen me një gotë ujë që zien; ena mbulohet me kapak, lihet 15-30 minuta; pastaj përmbajtja kullohet, dhe lëngu ëmbëlsohet sipas dëshirës dhe pihet i ngrohtë; merren 2-3 doza të tilla në ditë, kryesisht si mjet që lëngëzon dhe largon sekrecionet e bronkeve në bronkite e pneumoni, si dhe si mjet qetësues në pagjumësi, në shqetësime nervore, në dhembje koke, në të marrët e mendve si dhe në çrregullime të traktit trenës, në sëmundje të veshkave dhe të fshikëzës urinare. Po për të njëjtat qëllime përdoret edhe bima rrënjë në formë çaji, i cili përgatitet si vijon:1 luge gjelle me bimë rrënje të grimcuara hidhet në një enë, ku shtohet 1 gotë me ujë ena mbulohet me kapak dhe përzierja zihet për 10 minuta,
lihet të ftohet dhe pastaj kullohet dhe lëngu ëmbëlsohet sipas dëshirës; pihen 3-4 lugë gjelle në ditë.
RUAJTJA: Në vende të thata dhe të ajrosura bimët ruajnë veprimin për 18 muaj.

2- AKJA (lule)
(Stoechados Flos, Helichrysi Krenari i Flos)
Akja është një bimë barishtore shumëvjeçare, e vendeve të thata dhe të zbuluara që rriten nga dielli (në Përmet, Këlcyrë, Gjirokastër, Çajup, etj). Bima është me push të bardhë, rreth 40 cm e lartë, me gjethe të rrënjës vezake të përmbysura, me lule tubike të verdha me xhufkë, kurse koka është e mbështjellë me membranë të verdhë si ngjyra e limonit. Ajo lulëzon në qershor-shtator.

VETITE:
Lulet e akes përmbajnë heterozide flavonike, karoten, vitaminë C,
derivatin kumarinik herniarinë, pigmentin kinonik helikrisinë, fitoncide, substanca të hidhura e tanike, pak esencë etj.
Ato  kanë veti bakteiostatike, të cilat nxisin prodhimin e tëmthit, urinimin, veti spazmolitike etj. Ato rekomandohen për të shtuar rrjedhjen e tëmthit dhe për të tretur gurët e fshikëzës së tëmthit; lulet e akes përdoren gjithashtu në sëmundjet e rrugëve të frymëmarrjes dhe për të nxitur urinimin etj. Kjo bimë e kombinuar edhe me pelin e me bishta-mith, bëhet më e efektshme për prodhimin në sëmundjet kundër tëmthit.

PERGATITJA DHE PERDORIMI:
Një lugë kafeje nga kjo bimë  hidhet në një enë ku shtohet një gotë ujë që valon; ena mbulohet me kapak dhe lihet në qetësi 15 minuta. Përmbajtja kullohet; pihen 1 deri 3 doza të tilla në ditë para buke për 10 ditë radhazi.

RUAJTJA:
Në vende të thata kjo bimë ruan veprimin për 18 muaj.

3- ANASONI (fryte)
(Anisi Fructus)
Bima përbëhet prej fryteve të thara të anasonit (Pimpi-nella anisum L, fam. Umbelliferae), i cili është bimë njëvjeçare që kultivohet tek ne.

VETITË:
Frytet e anasonit përmbajnë kryesisht esencë (1,5-6%) të pasur me atenol (90%), estragol etj. Ato janë shumë të efektshme kundër ngërçeve të muskujve të lëmuar (të stomakut, zorrëve, etj);
ndihmojnë në largimin e gazeve nga zorrët (karminative) dhe nxisin prodhimin e lëngjeve nga të gjitha gjëndrat, përfshi edhe ato të qumështit. Meqenëse esenca e anasonit jashtëqitet nga organizmi pjesërisht edhe nëpërmjet  frymëmarrjes, bima ndikon edhe në pastrimin e gëlbazave nga rrugët e frymëmarrjes.
Për këto veti anasoni përdoret në çrregullimet e stomakut dhe të zorrëve, në mënjanimin e gazeve nga zorrët, kundër kollës dhe pezmatimeve të rrugëve të sipërme të frymëmarrjes. Në mënyrë të veçantë përdoret te fëmijët. Anasoni këshillohet të përdoret edhe nga gratë me fëmijë në gji, meqenëse ndikon në rritjen e sasisë së qumështit.

PËRGATITJA DHE PËRDORIMI:
Merren 4 lugë kafeje fryte anasoni të copëtuara hidhen në enë ku shtohet një filxhan çaji me ujë që zien.  Ena mbulohet me kapak dhe lihet 15-20 minuta. Pastaj përmbajtja kullohet dhe lëngu pihet në 3 doza gjatë ditës. Frytet e anasonit mund të përdoren edhe në formë pluhuri, duke marrë 3 here në ditë nga 1 g bimë.

RUAJTJA:
Në enë të mbyllura mirë, në vende të freskëta dhe të thata, bima ruan veprimin për 18 muaj.

4- ANGJINARJA (gjethe)
(Cynarae Folium)
Bima përbëhet nga gjethet e thara të angjinares (Cynara scolinus L. familja Compositae),e cila është bimë barishtore shumëvjeçare me kaptina të mëdha të vetmuara me luspa të pështjelljes pa gjemba ose të jashtmet me gjemba të shkurtër, me lule tubike blu;
bima i ka gjethet nga ana e poshtme si të bardha, të çara pendore, me segmente heshtore. Angjinarja kultivohet si perime.

VETITË:
Në sajë të cinarinës, glukozideve A dhe B, substancave flavonike në ndryshme etj, gjethet e angjinares përdoren kryesisht në sëundjet e mëlçisë dhe të veshkave. Bima nxit prodhimin e tëmthit dhe zbrazjen e tij dhe përdoret kundër pezmatimit të rrugëve të tëmthit, vepron në metabolizimin e kolesterinës dhe të urisë dhe nxit urinimin (jashtëqitjen e ujit, klorureve dhe urisë), duke ndihmuar, kështu, në veprimtarinë e veshkave dhe duke lehtësuar urtikariet e të krojturit. Këshillohet në sëmundjet që shoqërohen me rritjen e përqindjes së kolesterinës në gjak dhe veçanërisht në aterosklerozë, ku duhet kombinuar dhe me vitaminë P. Në sajë të disa oksidazave që përmban, ul sasinë e sheqerit në gjak dhe jep rezultate të mira në disa forma të diabetit. Rezultate të mira jep edhe në albuminurinë kronike etj, në të cilat vihet re një përmirësim i shfaqjeve albuminurike dhe edematoze.

PËRGATITJA DHE PËRDORIMI:
Në fillim të kurës përdoret 1 lugë gjelle (më vonë dy luge gjelle) me bimë të grimcuar, e cila zihet 20 deri 30 minuta në një enë që përmban një gotë me ujë. Përmbajtja kullohet;
merren 3 doza të tilla në ditë.
Kura zgjat rreth 1 muaj, pastaj ndërpritet për 1 muaj dhe rifillohet në rast nevoje.

RUAJTJA:
Në vende të thata bimë ruan veprimin për 18 muaj.


5- ARRA (Gjethe)
(Juglandis Folium)
Bima përbëhet nga gjethet e thara të arrës (Juglans regia familja Juglandacea), e cila kultivohet edhe tek ne; ajo ndeshet edhe në gjendje në egër, sidomos në luginat e Alpeve tona të Veriut, në Martanesh, Librazhd, etj.

VETITË:
Në sajë të tanineve (nucitanineve), alkaloidet juglandinë,
juglonit, vitaminës C, substancave antibakteriale etj, gjethet e arrës kanë veprime të shumta, si rrudhës, antileukoreik, hipoglicemizues etj. Kështu, p.sh., bima ka veti të shtojë sekretimin e lëngut të stomakut dhe, për pasojë,
të përmirësojë oreksin, të rrudhë mukozat e lëkurës, të ngushtojë arteret etj, rekomandohet në trajtimin e dispepsive dhe të acarimeve në aparatit tretës, në hemorragji etj. Çaji i gjetheve të arrës ndihmon, në formë lavazhi, në mjekimin e acarimit të rrugëve gjenitale, të morthit, ekzemës etj.

PËRGATITJA DHE PËRDORIMI:
Merret  lugë kafeje me bimë të grimcuar hidhet në një enë ku shtohet gjysëm gotë me ujë që zien, lihet 15 minuta në qetësi,
pastaj përmbajtja kullohet dhe lëngu pihet gjatë ditës. Përdoren 3 doza të tilla në ditë. Në sëmundje të lëkurës,
në plagë me procese qelbëzimi, këshillohet aplikimi i banjave me çaj që fitohet duke zier 8-10 g gjethe në 100 g ujë.
Banjat këshillohen edhe për të pakësuar djersitjen e këmbëve.
Shënim:
Arrës i përdoren edhe lëvozhgat jeshile të thara, të cilat përmbajnë taninë, juglon etj; në sajë të vetive antiseptike dhe keratinizuese ato shfrytëzohen në dermatoza të ndryshme.
Çaji i përgatitur duke zier 20 g lëvozhga në 1 litër ujë dhe i pirë në dozën 2-3 gota në ditë pas ngrenies jep rezultate të mira në anemi.

RUAJTJA:
Në vende të freskëta dhe të thata bima ruan veprimin për 18 muaj.

6- ARRSI (bar)
(Teucrii chamaedrys Herba)
Bima përbëhet nga pjesa mbitokësore e lulëzuar, e tharë e arrsit (Teucrium chamaedrys L, familja Labiatae), i cili është bimë barishtore shumëvjeçare, nëpër vende të thata me bar,
në pyje, kudo e zakonshme. Arrsi i ka gjethet rombikovezake,
me buzë si të sharrës (ato rrëzë lulesave të plota), të gjelbra në të dyja faqet, më të shkurtra se lulet; kupa e lules zakonisht e kuqe e murrët, ndërsa kurora e purpurt ose trëndafili; lulëzon në maj-korrik.   

VETITË:
Në sajë të substancave tanike e të hidhura, në esencës,
saponineve, kolinës etj, bima shton oreksin në çrregullimet e stomakut, sekretimin e urinës, nxit prodhimin e tëmthit në mëlçi dhe shëron plagë. 

PËRGATITJA E PËRDORIMI:
Merren 2-3 lugë gjelle me bimë të grimcuar hidhen në një enë ku shtohet 1 litër ujë që valon; ena mbulohet me kapak, lihet të qëndrojë 1/2 orë, pastaj lëngu kullohet dhe pihet 3-4 herë në ditë nga 1 filxhan kafeje, para buke.
RUAJTJA: Në vende të thata bima ruan veprimin për 2 vjet.


7- BARGJAKU (bar)
Salicariae Herba)
Bima përbëhet prej majash të lulëzuara, të thata të bar-gjakut (Lythrum salicaria L. familja Lythiacea), i cili është bimë barishtore shumëvjeçare, e  zakonshme tek ne në zonat fushore buzë vijave me ujë. Bima ka kërcell katër qoshesh, me gjethe heshtorë, si zemër në bazë, me lule rozë të kuqe,
në kallinj të gjatë skajorë: lulëzon qershor-tetor.

VETITË:
Bima ka veti të ndryshme, në sajë të substancave që përmban. Kështu, p.sh, në saje të tanineve dhe të esencës, bima jep rezultate të mira në diarre që shoqërohen me një humbje të tonusit (të shtërngimit) të zorrëve, kurse në saje të mucilagjeve ka edhe veti qetësuese. Është provuar se, në saje të salikarinës (hetero-zid), bima ka edhe veti që të ndalojë rrjedhjen e gjakut (hemorragjinë), të rrudhë brenda një kohe të shkurtër mukozën e zorrëve, si dhe veti specifike të dizanterinë bacilare. Bima ka edhe veti të lehta antibiotike; veç rasteve të përshkruara më lart, rekomandohet edhe në gastroenterit, në tifo dhe në dizanteri.

PËRGATITJA E PËRDORIMI:
30 ose 40 g bimë e grimcuar hidhen në një enë të zinguar ku përvëlohen me 1 litër ujë që zien; ena mbulohet me kapak dhe lihet pëer 15 minuta sa të ftohet, pastaj çaji kullohet nëpërmjet një nape. Pihen 300 deri 500 g çaj në ditë.

RUAJTJA:
Në vende të thata ruan veprimin për 2 vjet

8- BAR MAJASELLI
(Teucrii polii Herba)
Bima nxirret nga pjasa mbitokësore e lulëzuar e tharë e barit të majasellit (Teucrium polium L, familja Labiatae), i cili është bimë barishtore shumëvjeccare, që rritet nëpër toka të thata kudo e zakonshme në vendin tonë. Gjethet e bimës, në gjysmën e tyre të sipërme, i kanë buzë me ura, mëshpesh me push ngjyrë gri në të dyja anët, kërcejt të krrusur që shkojnë përpjetë; kupa është me push, kurorëza zakonisht e bardhë, e verdhë ose e purpur; lulëzon maj-shtator.

VETITË:
Bari i majasellit, në sajë të tanineve, esencës etj, rekomandohet në mjekimin e majasellit dhe të kolitit.

PËRGATITJA E PËRDORIMI:
Merren rreth 3 tufa (ose 45 g) bar majaselli, zihen në 1 kg ujë për l.5 orë, lëngu kullohet dhe prej tij pihen 3 filxhanë në ditë; kura vazhdon rreth 7 deri 20 ditë për majasellin dhe rreth 20-30 ditë për kolitin.

RUAJTJA:
Në vende të thata bima ruan veprimin për 2 vjet.

9- BARI I SHPRETKËS (bar)
(Verbenae Herba)

Bima përbëhet nga pjesa mbitokësore e lulëzuar, e tharë e barit të shpretkës, ose e sporisit mjekësor, ose e përvashenit (Varbena, officinalis h, familja Verbenacea), i cili është bimë barishtore njëvjeccare, e zakonshme në vende barishtore, djerishte e buzë kanale të zonave të ulëta të vendit tonë.
Bima është arrin rreth 70 cm lartësi: ka kërcell katërkëndësh,
të degëzuar në pjesën e sipërme: gjethet të dhëmbëzuara, të kundërtuara, të plota ose pendore të ccara; lulet pa bishta, të vogla me ngjyrë rozë në blu, të renditura në lulesë kalliri; lulëzon nga prnvera në vjeshtë.

VETITE:
Bima përmban glukozidin verbenalinë dhe verbeninë, si dhe fermentet emulsitë dhe invertitë, substanca të hidhura dhe tanike, mucilagje, esncë, alkaloide etj.
Bima ka veti të ngacmojë muskulaturën e lëmuar dhe është pak helmuese. Është provuar se glukozidi verbeninë në doza të zakonshme shkakton lëngëzimin e përkohshëm të gëlbazës,
kurse në doza të larta mund të shkaktojë paralizën e sistemit nervor qendror. Në sajë të vetive të përshkruara, bari i shpretkës përdoret si mjet fuqizues dhe si ekspektorant. Bima këhillohet edhe kundër gurëve të mëlccisë së zezë e të veshkave,
artritit, nevralgjisë, reumatizmit, shiatikut dhe zmadhimit të shpretkës.

PËRGATITJA E PËRDORIMI:
Merren 3-4 lugë gjelle me bimë të grimcuar hidhen në një enë,
ku përvëlohen me gjysmë litre ujë që zien; ena mbulohet me kapak, lihet gjysmë ore, pastaj lëngu kullohet; pihen 3 filxhanë kafeje në ditë. (Ky ccaj mund të përdoret për gargarë në mahisjet e gojës, të bajameve si dhe për shpëlarjen e plagëve të ndryshme).
Kundër zmadhimit të shpretkës dhe dhembjeve nga reumatizmi këshillohet përdorimi i llapave që përgatiten si vijon:
në një enë hidhet një grusht me bar të freskët të grimcuar në forme qulli; aty shtohet pak uthull dhe përmbajtja përzihet duke e ngrohur lehtë deri sa uthulla të avullohet; masa që ngelet mbështillet në një copë leckë dhe vihet e ngrohtë në vendin e dhembjes.

RUAJTJA:
Në vende të thata bima ruan veprimin për 2 vjet

Shkruar nga Blerina Kaca, Elberta Spaho TiranaObserver

  • Postime: 27102
  • Karma: +11/-5
  • Gjinia: Mashkull

#24 ne: 11-02-2008, 10:07:34
Ilaçi i ri bimor që redukton problemet që shfaq tiroidja
Mosfunksionimi i tiroides shkakton probleme në zemër. Kurat dhe këshillat për trajtimet bimore


Është zbuluar se vaji i arrave të kokosit është një shpresë e re për të gjithë ata persona që vuajnë në ditët e sotme nga hipotiroidja, pra funksioni i ulët i tiroides. Nuk mund të kuptohen lehtë problemet që shfaq hipotiroidja, por në momentin kur një person që vuan nga kjo sëmundje fillon të trajtohet më vajin e arrës së kokosit, e vë re shumë lehtë ndryshimin që ndodh në gjendjen e tij shëndetësore. Përdorimi i vajit të arrave të kokosit në këmbim të atyre ushqimeve që përmbajnë sasi të larta yndyrash dhe karbohidratesh, si sheqeri, patatet, apo ushqime të tjera me indeks të lartë glicemie, shfaq një diferencë të dallueshme në balancimin hormonal, stabilizimin e trupit dhe energjinë e përgjithshme trupore. Problematike është gjendja kur tiroidja ka shfaqur probleme të hershme dhe nuk është bërë asnjë përpjekje për të rregulluar funksionin e saj. Pasi edhe pse është e shërueshme dhe e trajtueshme, mbetet një sëmundje që duhet trajtuar për një kohë më të gjatë, sesa në rastet kur trajtimi bëhet në një fazë të hershme. Një gjendje e tillë e lënë pas dore mund të shfaqë shenja tensioni, ankthi, depresioni dhe lodhje të përgjithshme mendore e trupore. Por trajtimi me vajin e arrave të kokosit dhe duke zbatuar një dietë të shëndetshme këto simptoma mund të reduktohen. Por tiroidja nuk është një epidemi edhe pse prek një numër të madh njerëzish e vazhdimisht në rritje. Duke qenë se mosfunksionimi i tiroides sjell edhe probleme të zemrës dhe gjakut, është e këshillueshme që testi i tiroides apo kontrollet mjekësore të jenë të vazhdueshme për ata persona që dallojnë simptoma të mosfunksionimit të tiroides.
Sëmundja
Gusha karakterizohet nga zmadhimi i gjithë gjëndrës ose një pjese të saj, si pasojë e mungesës së jodit në dietë. Jodi është lënda bazë për formimin e hormoneve të tiroides. Kur kjo lëndë mungon, organizmi përpiqet ta kompensojë këtë me zmadhimin e gjëndrës tiroide në mënyrë që ajo të kapë dhe të përdorë sa më mirë atë sasi jodi që merr me ushqimin. Më të prekur nga tiroidja janë njerëzit që konsumojnë ushqime të varfra me jod, kanë deficit në jod në organizmin e tyre dhe si pasojë e kësaj gjëndra tiroide rritet në vëllim, duke dhënë imazhin e gushës ose të strumës. Struma më shpesh shfaqet gjatë adoleshencës dhe është më e shprehur te femrat, veçanërisht gjatë shtatzënive. Shumë amerikanë vuajnë nga simptoma të tilla, siç janë duar dhe këmbë të ftohta, temperaturë e ulët e trupit, ndjeshmëri e dobët, dhimbje të forta koke, pagjumësi, sëmundje të ndryshme të lëkurës, djegie të syve, rënie flokësh, thonj që të thyhen, probleme me dëgjimin, si dhe probleme me mbipeshën.
Shkaktarët e tiroides
Nga shumë kërkime të bëra ka rezultuar se një dietë e varfër, po ashtu edhe një teprim në të ushqyer, luajnë rol të rëndësishëm në mosfunksionimin e tiroides. Prej disa dekadash është njohur veprimi i jodit në gjëndrën tiroide. Kripa e jodizuar mendohej se e zgjidhte këtë problem, por kjo nuk është plotësisht e vlefshme. Sepse gjatë të ushqyerit merren dhe shumë përbërës të tjerë ushqimorë, të cilët pengojnë çlirimin e jodit në gjak. Disa studime kanë treguar se efektet e sheqerit dhe drithërave janë të dëmshme për tiroiden, por përsëri janë ndër produktet ushqimore më të konsumueshme në dietën tonë ditore. Po ashtu edhe disa lloje vajrash të përdoruar për gatim janë të dëmshëm, sepse kanë në përbërje të tyre përbërës të cilët pengojnë çlirimin e fluorit në gjak.
Gusha, sëmundje e gjëndrës tiroide
Tiroidja është një gjëndër me sekrecion të brendshëm, që ndodhet poshtë Mollës së Adamit. Ajo merr pjesë në metabolizmin e organizmit dhe të gjitha hormonet e saj i derdh direkt në gjak. Në vendin tonë tejkalohet kriteri për ta quajtur këtë sëmundje epidemike, pasi ajo gjendet në mbi 80 për qind të popullatës, ndërsa sipas UNICEF-it, në 97 për qind të njerëzve të studiuar kishte mangësi në sasinë e përvetësimit të jodit. Mungesa e jodit është pikërisht zanafilla e strumës, që kohët e fundit njihet me një emër të vetëm, Sindroma e Defiçencës Jodike.
Mosfunksionimi i tiroides prek edhe zemrën
Kushdo që ka pasur probleme me tiroiden është ndeshur edhe me simptomat që ajo shfaq, pra temperaturë e ulët trupore, duar dhe këmbë të ftohta, probleme me lëkurën, sytë, tingëllim të veshëve, këputje thonjsh, gjendje stresi, pagjumësi etj. Por problemet e shfaqura nga mosfunksionimi i tiroides prekin edhe zemrën, vihet re një dobësi dhe ulje e ndjeshme në punën e saj. Testimi dhe diagnostikimi i tiroides bën të mundur që të analizohen edhe problemet e tjera që mund të jenë shfaqur prej ndikimi të saj, si: probleme të zemrës, gjakut, menopauzës te gratë etj. Përdorimi i vajit të arrës së kokosit jo vetëm rregullon funksionimin normal të tiroides, por edhe ndihmon në ristabilizimin gjendjes së përgjithshme trupore. Pas pesë javësh trajtimi me vajin e arrës së kokosit ndjehen diferencat në gjendjen fizike dhe mendore.
Ushqimet që ndikojnë keq te tiroidja
Negativisht te tiroidja ndikojnë ato produkte që përmbajnë lëndë që ndikojnë në zmadhimin e strumës. Të tilla mund të përmendim lakrën e bardhë, fasulet, gështenjat. Prandaj duhet pasur kujdes në përdorimin e tyre. Të sëmurët me gushë mund të ankohen kur ajo është e madhe dhe ka shtrirje edhe pas dërrasës së kraharorit. Në këto raste ata kanë rëndim dhe vështirësi gjatë gëlltitjes. Por ka dhe disa të sëmurë që ndiejnë shtrëngime në grykë. Kjo gjendje nuk lidhet me tiroiden. Nëse tiroidja kapet në kohë, parandalohet më shpejt se kurimi. Mjekimi i gushës është relativisht i thjeshtë, por i zgjatur në kohë. Si mjekim për moshat e rritura përdoret hormoni i tiroides. Në vendin tonë si metodë parandaluese është zgjedhur jodizimi i kripës. Por kripa duhet të ruhet nga lagështira dhe kontakti me dritën.

Simptomat e tiroides
Muskuj të lodhur
Personi nuk qetësohet dhe relaksohet
Depresion, ankth dhe mërzi
Trupi humbet energjinë trupore
Tiroidja dobëson funksionimin e saj normal
Rrezikohen vuajtje nga mbipesha dhe obeziteti
Lëkura, sytë, veshët, thonjtë shfaqin probleme

G.Albania

Temat e fundit