DIABETI
Diabeti ne mjekesi Diabetes mellitus (DM) (nga greq. διαβαίνειν „depertoj“ dhe lat. mellitus - "mjalte", ne Shqipëri njihet edhe si "semundja e sheqerit") është emertimi për nje grup semundjesh te shkembimit te lendeve dhe pershkruan shenjat kryesore dhe prejardhjen e tyre si: jashtëqitja e sheqerit ne urine. Ne gjuhen mjekesore është nje percaktim për trazime te ndryshme te shkembimit te lendeve, shfaqja e te cilit është nje sasi e tepert sheqeri ne gjak
Diabeti është çrregullimi i metabolizmit që reflektohet në paraqitjen e sasisë jonormale të glukozës në gjak, si pasojë e rezistencës së qelizave të gjakut ndaj insulinës, apo si pasojë e sasisë së vogël të insulinës së sekretuar nga pankreasi. Janë dy gjendje që mund të shkaktohet nga diabeti i sheqerit (diabetes mellitus), hiperglicemia (niveli i lartë i glukozës) dhe hipoglicemia (niveli,i ultë i glukozës).
Për këtë në 12 Nëntor të vitit të kaluar u mbajt kongresi i 50 i Ditës së diabetit në të cilin u mbajt në fushatë sensibilizuese për mbledhjen e fondeve. Diabeti është një epidemi e cila kohët e fundit po shfaqet në mjaft raste edhe pse mjekët janë gjithmonë të angazhuar me trajtimin e saj. Në mjekësi Diabetes mellitus,i cili në Shqipëri njihet edhe si “sëmundja e sheqerit” është emërtimi për një grup sëmundjesh të shkëmbimit të lënëve dhe përshkruan shenjat kryesore dhe prejardhjen e tyre si: jashtëqitja e sheqerit në urinë. Ne gjuhën mjekësore është një përcaktim për trazime të ndryshme të shkëmbimit të lëndëve, shfaqja e të cilit është një sasi e tepërt sheqeri në gjak. Shkaku është ose në mangësinë e insulinës, një insulinë ndjeshmëri (insulinë rezistence) ose të dyja. Sipas shkakut ka lloje të ndryshme diabeti, që sidoqoftë kanë lidhje të përbashkëta. Llojet me të zakonshme janë:
- diabetes mellitus tip I, quhej më parë fillim diabeti të rinjsh ose diabetes mellitus insulinë mvartës dhe karakterizohet nga rënia ose mungesa e prodhimit të insulinës.
- diabetes tip II, quhej më parë fillim diabeti të rriturish, diabet që lidhet me dhjamosjen e njeriut, ose diabetes mellitus joinsulinor mvartës, që karakterizohet nga rezistenca, qëndrueshmëria e indeve trupore kundër veprimit insulinor, megjithëse zvogëlon tretjen e insulinës mund të ndodhë edhe bashkëjetesa me të. Por skenari i realizuar nuk është nga më inkurajuesit. Në Itali diabeti prek 5-6 për qind të popullatës, ndërkohë që vetëm para dhjetë vjetësh prekte 4 persona në 100. Në botë janë rreth 230 milionë persona të prekur nga kjo sëmundje, dhe pritet që brenda 20 vjetëve të ardhshme kjo shifër të arrijë në 350 milionë. Një situatë e vështirë, krijuar nga fakti se taksa e diabetit po rritet së tepërmi edhe në vendet në zhvillim, në të cilat përmirësimi i kushteve të jetesës nuk është akoma në nivelin e duhur. Edhe në vendet e zhvilluara diabeti regjistrohet në taksat me rritje më të përshpejtuar dhe përmasat për ta sensibilizuar nuk janë gjithmonë të mjaftueshme. Prandaj shpenzimet për kurimin e diabetit duhet të kenë edhe një mbështetje qeveritare nga e cila nevojitet 6 për qind e shpenzimeve qeveritare kombëtare. Mbi të gjitha duhet realizuar një mënyrë efikase për ta luftuar sëmundjen. Së pari duhet rrënjosur kultura e praktikimit të sporteve të ndryshme për të pasur një shëndet sa më të plotë. Por kjo dëshirë për sportin duhet të “kultivohet” te njeriu duke filluar nga institucionet me të afërta: familja dhe shkolla. Por mjekët specialistë kanë paraqitur katër prioritete, të qarta dhe esenciale, në luftën kundër diabeti: trajtimi mjekësor në të gjithë rajonet është i nevojshëm të jetë i njëtrajtshëm; po ashtu është i domosdoshëm edhe një impenjim ekonomik për realizimin e kërkimeve në këtë fushë; si dhe një staf i specializuar mjekësh dhe infermieresh në trajtimin e diabetit. E rëndësishme është të realizohet një liberalizim dhe shpërndarje e mjaftueshme e insulinës, e cila është shumë e rëndësishme për të shpëtuar jetën e një të sëmuri me diabet. Por kjo privohet nga fuqia ekonomike dhe financiare e një vendi, sepse pa financimet e duhura nuk mund të realizohet kjo politikë e cila kërkon përgjegjësi të mëdha. Diabeti përveç se është në problem i madh shëndetësor, është dhe një problem shoqëror dhe për këtë është e nevojshme një përfshirje e krejt popullatës, përfshirë dhe punën e madhe të personelit mjekësor. Lufta ndaj diabetit është një nga sfidat m delikate që bota mjekësore dhe politike duhet të përballojë. Fjalët në të cilat kjo sfidë duhet të mbështetet janë: racionalitet dhe mirëinformim. Vetëm në sajë të sensibilizimit të detajuar të sëmundjes që në vitet e para të jetës është e mundur që një jetë e shëndetshme dhe aktive, t’u bëhet njerëzve një zakon, një mënyrë të sjelluri.
Këshilla
Pasojat që shfaqen te pacientët të cilët nuk e kanë mbajtur nën kontroll nivelin e glukozës në gjak:
1- Probleme me këmbët, në disa raste të shfaqura, gangrena e cila shpie edhe deri te amputimi i këmbës.
2- Nefropati, ka të bëjë me sëmundje të veshkës
3- Probleme me shikimin, në disa raste deri në verbim të plotë
4- Komplikacione në sistemin kardio-vaskular, duke rritur mundësitë për zhvillim të sëmundjeve të zemrës apo infarkt.
Diabeti i sheqerit
Diabeti i sheqerit është një sëmundje endokrino-metabolike, që ka të bëjë me mënyrën se si organizmi ynë e përpunon sheqerin i cili merret me ushqimet e ndryshme.Defekti qëndron në pamundësinë e insulinës, për të mbajtur nivelin e sheqerit në gjak ne vlerat normale. Kur sheqeri është me tepricë në gjak, shfaq simptoma të ndryshme si etje, shtim oreksit, shtim në peshë, nevojë për urinim të shpeshtë, lodhje të shpejtë, ulje të vëmendjes dhe perqëndrimit, si një dobësi të përgjithshme. Këto simptoma nuk është e thënë të jenë të gjitha të pranishme tek një pacient me diabet. Ato mund të jenë të veçuara dhe në shkallë të ndryshme të intensitetit të tyre. Diabeti ndahet në dy tipa, në varësi të moshës së pacientit ku shfaqet sëmundja: në tipin I ai shfaqet në moshat midis 0-40 vjec dhe tipi II kur shfaqet mbi moshën 40 vjec.
Mungesa e insulinës sjell diabetin mellitus
Rreth 1 milionë vetë në Shtetet e Bashkuara vuajnë nga diabeti mellitus, i cili ka të bëjë me rënien ose mungesën e prodhimit të insulines. Ky lloj diabeti mund të bëhet i vështirë për t’u trajtuar pasi kërkon kontroll të kujdesshëm të nivelit të sheqerit në gjak dhe injeksione të vazhdueshme me insulinë. Por një procedurë e re ofron premtime për zmbrapsjen me sukses të diabetit të tipit 1, pra diabeti mellitus. Shenjat e sëmundjes janë hipoglicemia e papritur që do të thotë se organizmi nuk është në gjendje të paralajmërojë kur sheqeri në gjak arrin në nivele tepër të ulta. Kjo bën që i sëmuri papritur të humbasë ndjenjat. Organizmi i njerëzve me diabet të tipit 1 nuk është në gjendje të përftojë qeliza që e bëjnë insulinën të kontrollojë nivelet e sheqerit në gjak. Transplantimi i qelizave që bëjnë insulinën të kontrollojë nivelet e sheqerit në gjak zgjat afro 30 minuta.
Qumështi i gjirit dhe diabeti
Sipas një studimi të këtyre ditëve, ushqimi i foshnjave me qumësht gjiri ndihmon jo vetëm për mirërritjen e tyre, por edhe për pakësimin e rrezikut të diabetit tek nënat. Sipas Alison Stuebe, mjeke pranë spitalit Brigham, "ushqimi i foshnjeve me qumësht gjiri për një vit ul 15 përqind rrezikun e prekjes së nënave nga diabeti". Në një studim të kryer pranë spitalit Brigham morën pjesë 150 gra. Aty u theksua se, nëse një nënë ka dy fëmijë dhe që të dy i ushqen me qumësht gjiri derisa secili prej tyre të bëhet 1 vjeç, kjo nënë e ul me 30 përqind rrezikun e prekjes nga diabeti.Mbipesha trupore është një nga shkaktarët e diabetit dhe shkencëtarët mendojnë se përdorimi i qumështit të gjirit parandalon mbi peshën trupore tek nënat, sepse çdo nënnë përdor 500 kalori në ditë për të ushqyer fëmijën e saj me qumësht gjiri.
Si ndikon depresioni tek të sëmurët me diabet
Diabetikët që vuajnë nga depresioni, e kanë më të vështirë të mbajnë nën kontroll nivelin e sheqerit në gjak. Sipas mjekëve për të luftuar këtë sëmundje të sëmurëve u rekomandohet çaji i rozmarinës, i cili ndihmon në lehtësimin e gjendjes së rëndë shpirtërore. Çaji i përftuar nga zierja e gjetheve të rozmarinës ka dhënë rezultate të shkëlqyera edhe te personat, që vuajnë nga tensioni i lartë. Për këta të sëmurë rekomandohet që gjatë kohës së rritjes së tensionit, të pijnë menjëherë një gotë me çajin e përftuar nga bima dhe rezultatet do të jenë të menjëhershme. Kjo bimë është e njohur edhe në ndihmesën ndaj rritjes së aktivitetit të trurit dhe forcimit të kujtesës. Çaji i rozmarinës ndihmon mjaft në pastrimin e rrugëve të frymëmarrjes. Efekte të menjëhershme ka dhënë ky çaj te personat me grip, të shoqëruar me rrufë
Diabeti i sheqerit është një sëmundje endokrino-metabolike, që ka të bëjë me mënyrën se si organizmi ynë e përpunon sheqerin (karbohidratet apo glukozën) që ne marrim me ushqimet e ndryshme.
Defekti qëndron në pamundësinë e insulinës, një hormon i prodhuar nga pankreasi, për të mbajtur nivelin e sheqerit në gjak ne vlerat normale. Insulina ose prodhohet pak (pamjaftueshmëri e pankreasit) ose nuk vepron si duhet për të futur sheqerin brenda në qelizat e indeve të organizmit (pamjaftueshmëri e insulinës). Për rrjedhojë sheqeri është me tepricë në gjak dhe jep shenja të ndryshme (simptoma) si etja, shtimi oreksit, shtimi në peshë, nevoja për urinim të shpeshtë, lodhja e shpejtë, ulja e vëmendjes dhe perqëndrimit dhe në përgjithësi një dobësi e përgjithshme. Këto simptoma nuk është e thënë të jenë të gjitha të pranishme tek një pacient me diabet. Ato mund të jenë të veçuara dhe në shkallë të ndryshme të intensitetit të tyre. Është pikërisht ky intensitet që bën në shumicën e rasteve që diagnoza të përcaktohet me vonesë ose ai të zbulohet rastësisht pas një kalimi të një krize të zemrës apo infarktit të saj. Po kështu shkalla e shprehjes së shenjave të sëmundjes varet shumë nga mënyra e korrigjimit të sëmundjes, pra terapia me ilaçe, mënyra e të ushqyerit (dieta) dhe mënyra e jetesës.
Diabeti ndahet në dy tipe në varësi të moshës së pacientit ku shfaqet sëmundja. Në tipin I ai shfaqet në moshat midis 0-40 vjec dhe tipi II kur shfaqet mbi moshën 40 vjec.
Tipi I është pothuaj gjithmonë i trashëgueshëm dhe mjekohet me injektim të insulinës nën lekurë një ose disa herë në ditë, ndërkohë që tipi i dytë është fifty-fifty, pra një pjese e të sëmurëve e kanë të trashëgueshme dhe një pjesë tjetër jo. Ky tip, i cili është më i shpeshtë dhe me incidence që rritet me rritjen e moshës, mjekohet me medikamente. Në rastet e vështira të kontrollit të sheqerit mjeku është i detyruar që edhe në ketë tip të fillojë mjekimin me insulinë.
Sic përmenda më lartë, me rritjen e moshës dhe në prani të mbipeshës e aktivitetit të ulët fizik, mundësia për tu shfaqur sëmundja është e lartë. Në këtë kuadër si cdo sëmundje metabolike, sëmundje që kanë të bëjnë me mënyrën e përpunimit të lëndëve të ndryshme organike që ne marrim me anë të ushqimit, edhe diabeti i sheqeri është i lidhur ngushtë me dietën dhe mënyrën e jetesës, për shembull aktivitetin fizik. Ky i fundit ndihmon në një funksionim normal të organeve të ndryshme dhe organizmit në tërësi, në ruajtjen e peshës normale në lidhje me seksin dhe moshën dhe në parandalimin e obezitetit (mbipesha dhe dhjamosja), që është "miku" më i ngushtë i diabetit. Stili i jetës është i padiskutueshëm në rolin e tij për korrigjimin e shpejtë të vlerave të sheqeri në gjak dhe ndihmesën ndaj terapise medikamentoze. Nuk duhet harruar këtu edhe dieta e pasur me perime. Nga frutat këshillohen mollët majoshe me perdorim të kufizuar. Largim nga dieta i ëmbëlsirave, yndyrave me origjinë shtazore (dhjamrat, gjalpi, qumështi i paskremuar), kufizim të kripës dhe brumrave. Rekomandohet mishi i viçit i pa dhjamë.
Si përfundim për një ndjekje korrekte të sëmundjes dhe për një cilësi të mire të jetesës është tëpër e rekomandueshme drejtimi tek mjeku specialist që quhet endokrinolog. Ai është i detyruar të informojë cdo pacient rreth sëmundjes në përgjithësi, gjendjes se individit (pacientit) në vecanti, komplikacioneve të vetë sëmundjes, mjekimit dhe mënyrës se jetesës. Fillimi i medikamenteve (ilaceve), dozimi i tyre dhe kontrolli duhen bërë patjetër nga endokrinologu. Do të ishte gabim fillimi i mjekimit nga një mjek jo specialist. Po kështu, ndjekja e rregullt tek mjeku specialist ose infermieria e specializuar për këtë sëmundje dhe këshillimi me ta kanë mjaft rëndësi në mbajtjen korrekt të gjendjes së diabetit. Cdo neglizhim është progres për sëmundjen
Këshillat
1-Pacientët me diabet duhet të kontrollojnë peshën
2-Duhet të kufizojnë sheqernat e rafinuara, dhe duhet të rrisin sasinë e fibrës në dietë. Yndyrnat duhet të jenë vajra me 1 lidhje dyfishe (si p.sh. vaji i ullirit).
3-Erëza orientale, që përdoren në mjekësinë popullore indiane shërbejnë për kurimin e sëmundjes së diabetit
4-Diabetikët duhet të bëjnë ushtrime fizike 3-6 herë/orë në javë
Shenjat
1-Dhimbje barku
2-Frymëmarrje të ngadalta e të thella
3-Prani e ketoneve në gjak dhe në urinë
ilaçet
4-Urinim i shpeshtë
Ndërlikimet 5 vjet pas shfaqjes së sëmundjes
Sipas specialistëve mosha ndikon shumë në shfaqjen e diabetit të sheqerit. Diabeti tip 1 zë rreth 10 për qind të të sëmurëve me diabet sheqeri, ndërsa diabeti tip 2 zë një përqindje më të vogël se i pari dhe është më i shpeshtë se ai. Diabetikët me diabet tip 2 si rregull kanë ndërlikime kronike (të enëve të gjakut, qysh në kohën kur vihet diagnoza e diabetit të sheqerit.
Në 2025-n mbi 300 milionë diabetikë
Sipas të dhënave të OBSH-së, në botë në vitin 2025 do jenë rreth mbi 300 milionë diabetikë, ndërkohë që numërohen rreth 170-180 milionë diabetikë. Aktualisht në vendin tonë numri i diabetikëve është gjithmonë në rritje dhe nga 0.7 dhe 0.8 për qind që ka qenë në shekullin e kaluar, ka arritur rreth në 2-3 për qind dhe kjo shifër do jetë gjithmonë në rritje.