×

Sistemi imunitetit: Ushqime qe rrisin e forcojne imunitetin e trupit te njeriut

Sistemi imunitetit: Ushqime qe rrisin e forcojne imunitetin e trupit te njeriut

· 4 · 609

  • Postime: 27110
  • Gjinia: Mashkull
Berni
ne: 05-07-2010, 15:41:53
Sipas studimeve të reja të shkencëtarëve finlandezë konsumimi i djathit probiotik forcon imunitetin e personave të vjetër. Është e njohur se bakteret probiotike nga jogurti forcojnë sistemin imunologjik, ndërsa me këtë hulumtim është zbuluar se edhe djathi mund të jetë i pasur me baktere probiotike dhe mund të veprojë shumë mirë në shëndet.

Në hulumtim kanë marrë pjesë vullnetarë nga shtëpia e pleqve nga mosha 72 deri 103 vjet. Të hulumtuarit janë ndarë në dy grupe nga të cilët, i pari ka konsumuar djathin “Goudu” të pasur me bakteret probiotike Lactobacillus rhamnosus dhe Lactobacillus acidophilus, derisa grupi tjetër ka marrë djathin “Placebo” për mëngjes në periudhën prej 4 javëve.

Rezultatet treguan se me konsumimin e djathit me baktere probiotike është forcuar imuniteti i personave të moshuar që është shumë i rëndësishëm për ta, pasi që plakja e sistemit imunologjik i bëjnë këta persona shumë të ndjeshëm në infeksione dhe në sëmundje.

CET
« Editimi i fundit: 26-03-2020, 13:29:23 nga M A X »

  • Postime: 23826
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#1 ne: 05-02-2020, 00:02:03
 

Pavarësisht nëse dëshironi të mbani gripin larg, apo të shmangni një të ftohur, ajo për çfarë keni nevojë është një sistem i fortë imunitar. Por larja e duarve nuk është mënyra e vetme për të qëndruar të shëndetshëm.

Në mënyrë që të jeni sa më të shëndetshëm, shtoni këto ushqime që përmirësojnë sistemin tuaj imunitar në dietën tuaj ushqimore:

Kosi
Probiotikët, apo kulturat e gjalla aktive që gjenden në kos, janë bakterie të shëndetshme që i mbajnë zorrët dhe traktin tretës të paprekshëm nga bakteriet që shkaktojnë sëmundje.

Tërshëra dhe elbi
Këto drithëra përmbajnë beta – glukan, një lloj fibre me aftësi antimikrobiale dhe antioksidante. Ky përbërës përmirëson imunitetin, shpejton shërimin e plagëve dhe mund të ndihmojë antibiotikët që të funksionojnë më mirë.

Hudhra
Hudhra përmban përbërësin aktiv allicinën, e cila lufton infeksionet dhe bakteriet.

Ushqime deti
Seleniumi, që gjendet me shumicë në midhje, karavidhe, gaforre etj., ndihmon qelizat e bardha të gjakut në prodhimin e citokinave, proteina që ndihmojnë në largimin e viruseve të gripit nga trupi.

Supë pule
Gjatë gatimit të pulës, lirohet një amino acid i quajtur cisteinë, që bllokon lëvizjen e qelizave inflamatore, grumbullimi në tubat bronkialë i të cilave shkakton ftohjen. Gjithashtu, lëngu i kripur i supës e mban mukusin të hollë, me të njëjtin efekt si ilaçet e kollës.

Çaj
Si çaji i zi dhe ai jeshil kanë një përbërje të lartë të një amino acidi të quajtur L-theanine, që lufton viruset.

Patatet e ëmbla
Në mënyrë që të keni një lëkurë të fuqishme dhe të shëndetshme ju keni nevojë për vitaminë A. Vitamina A luan një rol të rëndësishëm në prodhimin e indit lidhës, një përbërës kyç i lëkurës. Një nga mënyrat më të mira për të marrë vitaminë A është nga ushqimet që përmbajnë beta – karoten si patatet e ëmbla, karrotat, kungujt etj.

Lakra jeshile
Edhe lakrat jeshile janë një burim i mirë i vitaminës A.

Vezët
Vitamina D është shumë e rëndësishme për kockat, meqë ndihmon në përthithjen e kalciumit në mënyrën e duhur, por gjithashtu është shumë e rëndësishme edhe për sistemin imunitar. Qelizat imunitare kanë receptorë të vitaminës D që janë të rëndësishme për rregullimin e mekanizmave të mbrojtjes natyrale të trupit. Burime të mira të vitaminës D janë vezët, peshku, qumështi i përpunuar etj.

Kërpudhat
Kërpudhat rrisin prodhimin dhe aktivitetin e qelizave të bardha të gjakut, duke i bërë ato më agresive. Kjo është diçka e mirë nëse prekesh nga një infeksion. Kërpudhat janë gjithashtu një burim i mirë për vitaminën D.

RD.al

  • Postime: 6982
  • Gjinia: Femer
erlehta
#2 ne: 05-02-2020, 11:17:30
Patatet e embla i dua shumë.

  • Postime: 23826
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#3 ne: 26-03-2020, 13:29:48
Meqë pranvera është vetëm disa ditë larg, është koha ta lësh mënjanë dimrin me të gjithë ngarkesën e tij. Ashtu siç pastron shtëpinë kur hyn pranvera, edhe trupi ka nevojë për të njëjtën gjë

Pa harruar që kjo periudhë është “e mbytur” nga viruset, kështu që përpjekja duhet të jetë e madhe për të forcuar sistemin imunitar.

Ja ku janë metodat natyrale për të pastruar trupin në këtë periudhë dhe për të forcuar sistemin imunitar. Pse nuk e fillon që sot?

Bëj një plan të ri për vaktet
Lëri mënjanë ushqimet e rënda dhe të yndyrshme të dimrit dhe fillo një dietë të re me ushqime organike.

Në pranverë, sistemi imunitar është akoma i dobët, kështu që ki parasysh të përfshish në dietë ushqime të pasura me VITAMINË C, është kusht i çdo dite; kastravecë, karota, domate, ananas, mollë, kungull, selino, qepë të njoma dhe të gjitha frutat dhe perimet jeshile.

Pi më shumë çajra bimorë
Çaji bimor, ndoshta nuk është pija më e shijshme për mëngjes, po është shumë më i shëndetshëm se sa kafja e zezë, madje edhe çaji jeshil.

Filloje ditën me një filxhan çaj bimor: nenexhiku, xhenxhefili ose kamomili, mënyra më e mirë për ta pastruar trupin nga helmet, për të ndihmuar rënien në peshë, por edhe për të rritur nivelin e energjisë. Uji me limon është një tjetër alternativë e mirë për mëngjes.

Përgatiti vetë lëngjet e frutave
Ata që e fillojnë ditën me një gotë lëng frutash, duhet të investojë për një shtrydhëse të mirë. Lëngjet e përgatitura në shtëpi kanë veti fantastike pastrimi të organizmit.

Disa nga përbërësit më të mirë për të shtuar në lëngje janë molla jeshile, luleradhiqja, majdanozi, avokado, lakra jeshile, zarzavatet e verdha, spinaqi dhe rrushi.

Pi më shumë ujë
… të paktën për dy javë. Pirja e ujit ndihmon për të pastruar organizmin dhe ndihmon tretjen. Kjo është veçanërisht e rëndësishme në fillim të pranverës. Në këtë kohë nuk është e thënë të pish ujë si zakonisht. Shto disa boronica për të përmirësuar shijen.

Eksperimento më shumë me sallatat
Sallata duhet të jetë në krye të menysë së pranverës. Është e shëndetshme dhe e shijshme, por edhe me veti shumë të mira pastrimi.

Testo me fruta dhe perime në sallatë, të stinës dhe të gjalla, shto edhe fara soje ose fara të tjera që ndihmojnë pastrimin. Po ashtu, edhe një sasi e vogël lëng limoni mbi sallatë bashkë me disa fara liri ia shton vlerat ushqyese.

Mëso të hash me mendje të kthjellët
A e di se një nga arsyet kryesore pse ha më shumë se ç’duhet dhe shton në peshë është e ngrëna pa mendje? Mbi të gjitha, duhet të kesh kujdes që të mos hash duke pasur përballë televizorin, telefonin, laptopin etj.

Përtype mirë të gjithë ushqimin në çdo kafshatë. Kjo do të të ndihmojë për të absorbuar të gjitha vlerat ushqimore nga ushqimi dhe do t’i japë stomakut kohë të mjaftueshme për t’i dhënë sinjal trurit se ndihet i ngopur. Arti i të ngrënit në mënyrë të ndërgjegjshme është vërtet një punë e lehtë për t’u zotëruar. rd.al