Efektet anësore të ilaçeve - Jeta

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Efektet anësore të ilaçeve

Efektet anësore të ilaçeve

· 1 · 897

  • Postime: 7085
  • Karma: +35/-6
  • Gjinia: Femer

ne: 07-05-2012, 22:44:14
Çdo pacient duhet të raportojë për efektet anësore që i japin ilaçet mjekësore që përdorin për kurimin e një sëmundjeje të caktuar. Falë farmakovigjilencës në tregun farmaceutik qarkullojnë më pak medikamente që nuk ndikojnë për mirë në organizëm.

Sipas drejtorit të Qendrës së Kontrolit të Barnave, Besnik Jakaj, pak kohë më parë janë hequr nga tregu 5 lloje medikamentesh që kishin më shumë efekte anësore, ndërkohe që janë në survejim edhe 8 lloje të tjera.

“Janë tetë barna të raportuara nga qytetarët dhe ekspertët dhe 10 barna të raportuara nga ndërkombëtarët. Survejimi është i vazhdueshëm. Farmakovigjilenca ka dëshirë të marrë çdo perceptim të qytetarit që kjo barnë nuk ka dhënë efektin e duhur ose ka dhënë efekt të dëmshëm. Do verifikohet a është përdorur barna sipas përshkrimit, në dozat e përcaktuara, apo në kushtet e duhura. Pastaj merret vendimi, që arrin deri tek bllokimi”, deklaroi Jakaj.

Në konferencën e tretë për farmakologjinë u vu theksi në ndërgjegjësimin e qytetarëve për të raportuar mbi efektet anësore të medikamenteve në përdorim, duke ruajtur anonimatin.

“Sot na duhet të perfeksionojmë mekanizmat e komunikimit në mënyrë që çdo barnë i dyshimtë dhe çdo element që do të kompromentonte raportin barnë-pacient, të jetë në vëmendje dhe të veprohet nga shteti”, deklaroi Petrit Vasili, ministër i Shëndetësisë.

Farmakovigjilenca është ngritur si strukturë prej afro 4 vitesh dhe ka shënuar rezultate duke larguar nga tregu ilaçet që bëjnë më shumë keq se sa mirë në organizëm.

Efektet anësore të ilaçeve - Top Channel Albania - News - Lajme

Temat e fundit