ZHVILLIMI I TRUPIT TE FEMIJES
Jemi ndalur ne mënyrë te veçantë mbi peshën e femijes, mbi gjatesine e tij, mbi madhesine e kokës dhe daljes se dhembeve. Të dhëna e mesiperme mund te kapen dhe kuptohen me lehtesisht nga prindërit. Duke patur këto njohuri, prindi është ne gjendje te bashkepunoje me ngushtë me mjekun dhe te kërkoje ne kohe ndihmën e tij. Zhvillimi normal i trupit te femijes ndodh kur zbatohet një higjene e mirë, kur ushqehet drejt, kur shfrytezohet ajri dhe drita e diellit, kur menjanohen ne kohe sëmundjet e ndryshme. Femija me zhvillim te mirë ka peshe dhe gjatesi normale për moshen e tij, gjithashtu indet e buta i ka te mbushura. Këto shihen e preken tek kofshet dhe ne bark. Lekura është e pastër dhe me ngjyrë te gjallë. Ngjyra e gjallë vihet re dhe ne pjesen e brendeshme te gojes si dhe ne llapat e vesheve kur shihen kundër drites. Femija me zhvillim te mirë e ka butin e kokës të hapur aq sa e lejon mosha e tij si dhe madhësi te rregullt te kokës. Rendësi për te vleresuar zhvillimin e femijes ka dhe oreksi i mirë, te dalurit jashtë ne rregull, tratja e plotë e ushqimeve, gjumi i qete, qendresa e mjaftueshme kundrejt infeksioneve. Femija i zhvilluar mirë ka gjithashtu gjalleri ne levizje, shikim te gjallë, kuptim dhe te folur ne kohe. Zhvillimi jo i mirë i femijes ka shkaqe të ndryshme. Mund të themi ne përgjithësi se këta janë fëmijë te mbajtur keq, pa higjene te mjaftueshme, pa shfrytezim te ajrit, te drites, te diellit e te levizjeve, pa ushqyerje te pershtatur për moshen; këta fëmijë kanë kaluar semundje te shpeshta ose te renda. Shkaqet mjekesore qe e çojnë femijen ne prapambetje te zhvillimit fizik janë te shumta. Do te kujtojmë mungesen e ushqimit ne sasi ose cilësi, tretjen e shfrytezimin e tij te pamjaftueshem, sëmundjet e zgjaturae te perseritura te rrugëve te frymemarrjes, te veshkave, te zemrës, te melcise, te disa gjendrave te brendeshme si dhe sëmundjet ngjitese te shkaktuara nga mikrobet.
ZHVILLIMI I LEVIZJEVE, I TE KUPTUARIT DHE I TE MENDUARIT
Femija i porsalindur mban anesite e siperme dhe ato te poshtme pak te thyera dhe te tendosura kurse qafa është krejt e leshuar dhe perkulet sipas drejtimit qe i japim femijes. I porsalinduri kur nuk fle bën levizje te shumta si me krahet ashtu edhe me kembet por këto levizje nuk kanë as qëllim e as drejtim te caktuar. Pas lindjes foshnja është ne gjendje te thithe dhe te gëlltisë qumeshtin ose lengje te tjera. Por mundësia për te thithur dhe për te gelltitur flet për demtim te trurit te femijes. Këtë mungese e kemi edhe ne fëmijët qe lindin me peshe te paket. Pas ditëve te para i porsalinduri degjon zhurmat e forta. Ne rast se shkaktojme zhurme te papritur pranë tij shohim se ai bën levizje te menjehereshme te te gjithë trupit.
NE MOSHEN NJE MUAJSHE foshnja është ne gjendje te shikoje dhe te degjoje zhurmat. Ai vazhdon te beje levizje te shpeshta me krahet dhe me kembet, duke mbajtur grushtet mbyllur e te shtrenguar. Ne rast se e vendosim te shtrire barkas, shohim se ai bën përpjekje për te ngritur koken.
NGA MOSHA DY DERI NE GJASHTE MUAJ, foshnja jo vetëm shikon por edhe ndjek sendet qe i vihen dhe i levizin përpara syve. Ai gjithashtu fillon te dalloje njerëzitë qe qendrojne pranë tij, buzeqesh, kap dhe mban sendet qe i vihen ne duar. Ne rast se bëhet zhurme drejton shikimin dhe koken nga vendi prej ku vjen zhurma. Pak nga pak gjatë kësaj periudhe, levizjet e femijes nuk janë me te crregullta e te perseritura. Duart levizin me drejtim te caktuar për te kapur sendet qe i vihen përpara syve. Femija ngre dhe mban koken, kthehet dhe rrotullohet kur e lemë te shtrire, qëndron ndenjur kur është i mbeshtetur. Duart nuk i mban vazhdimisht te mberthyera por i liron, kap sende të ndryshme dhe i fut ne goje. Nga fundi i kësaj periudhe femija nxjerr disa tinguj si dhe disa rrokje te thjeshta si "ma", "ba". Këto aftësi foshnja i fiton pak nga pak. Kur vërejmë vonesa ne fitimin e këtyre aftësive duhet te marrim konsulte me mjekun.
NGA MUAJI I GJASHTE DERI NE MUAJIN E DYMBEDHJETE, zhvillimi i femijes si nga levizjet ashtu dhe nga ana psikike bëhet mjaft i shpejte. Shpejt femija qëndron ndenjur pa mbështetje, zvarritet duke perdorur duart dhe kembet, përpiqet te ngrihet duke u mbeshtetur ne anet e rrethores ose te shtratit, ngul kembet ne toke. Nga muajt e funit te vitit femija qëndron mirë ne këmbë kur është i mbeshtetur dhe përpiqet te beje hapat e para. Sendet qe ka ne dorë ka mundësi t'i kaloje ne doren tjetër. gjatë kësaj periudhe njeh dhe dallon mjaft mirë njerëzitë e rrethit te tij, buzeqesh dhe qesh me kuptim. Shfaq qartë shenjat e kenaqesise dhe te hidherimit, qan për shkaqe shpesh te kuptueshme, shqipton me mirë rrokjet dhe ndonjë fjale te shkurter. Njekohesisht fillon te njohe kuptimin e disa fjalëve. Ne këtë moshe, femija kap lojnat, i tund, i perplas. shika ndaj ushqimeve bëhet me e zhvilluar. Shpesh merr lugen për te çuar ushqimin ne goje. Ne rast se tregohet kujdes i mjaftueshem pas vitit, femija është ne gjendje te tregoje se kur do të kryeje nevojat.
RRETH MOSHES 18 MUAJSHE femija ecën me mjaft siguri, ngjit shkallet, luan me fëmijë te tjerë, njeh dhe perdor mjaft fjale dhe lidh fjali te thjeshta. Ushqehet vete me një fare sigurie duke e shpene lugen me ushqim ne goje. Ne këtë moshe ai tregon interes dhe shikon me vëmendje figurat e librave, perdor lapsin dhe shenon vija te crregullta.
NGA MOSHA DY VJEC femija fiton pavaresi jo vetëm duke levizur e ecur lirisht por njihet dhe me dhomen e orendite e ndryshme te shtepise. Ne këtë moshe pasurohet fjalori me fjale e fjali të reja, madje bëhet kurioz dhe shtron pyetje. Prinderit njihen shumë me mirë me disa prirje qe paraqet femija si kenaqesia, pakenaqesia, kokefortesia, bindja etj.
NGA MOSHA DY DERI NE TRE VJEC femija njeh mirë figurat e ndryshme ne libra dhe dallon ngjyrat kryesore. Ben pyetje te shumta dhe është ne gjendje t'i përgjigjet pyetjeve kur këto lidhen me sferen e jetës se tij. Kujtesa zhvillohet mirë dhe arrin te ushqehet vete pa shumë veshtiresi.
NGA VITI I TRETE DERI NE VITIN E GJASHTE zhvillimi i levizjeve i te kuptuarit dhe i të menduarit perparon dhe e bën femijen te aftë te për te filluar shkollën dhe për te bërë jetë te pavarur.
Zhvillimi i levizjeve, i te kuptuarit i të menduarit, i të folurit, i kujteses, i sjelljeve ndryshon nga një fëmijë tek tjetri. Ne ato raste kur femija qëndron gjatë i vetmuar, i vecuar dhe ne pamundesi për te bërë levizje te lira e te gjalla, zhvillimi i tij mbetet pas. Kështu ndodh edhe kur femijes nuk i jepen lojna, kur nuk shikon buzeqeshje, kur nuk degjon fjale perkedhelese dhe kur ka lidhje te kufizuara me njerëzitë dhe ambjentin. Nenat e njohin mirë rendesine e lidhjes me femijen. Ato i buzeqeshin, e perkedhelin, i kendojne, e marrin ne krahe, e mesojne te beje levizje, te qëndrojë ne këmbë, te ece, te njohe njerëzitë dhe sendet qe e rrethojne. Ne zhvillimin e femijes ka ndikim edhe ushqyerja e tij. Truri qe merr ushqim te papershtatshem ose te pamjaftueshem ne sasi dhe ne cilese, zhvillohet me vonesë. Për këtë arsye duhet t'i kushtojme rëndësi ushqyerjes se femijes për te bërë te mundur zhvillimin normal.
Levizjet e lira qe femija bën vete, levizjet e thjeshta qe i bëjnë atij prindërit, pastrimi i rregullt, veshmbathja e përshtatshme, gjumi i mjaftueshem, shetitja ne ajër te pastër, drita e dielli, veprojnë jo vetëm mbi zhvillimin motorik por edhe mbi zhvillimin psikik te femijes.
Demtimet e foshnjes gjatë lindjes, frymemarrja e vonuar, sëmundjet qe prekin trurin, sistemin nervor dhe gjithë organizmin pengojne zhvillimin e rregullt e te plotë te psikikes e te intelektit te femijes.