Post reply

×

Post reply

Emri:
Email:

Verifikimi:
Flamuri yne ka ngjyre?:

Permbledhje

Postuar nga: InfoZ
« ne: 18-10-2020, 19:48:27 »

 

Vetëm 43 persona në botë e kanë grupin e gjakut Rezus nul ose invalid, një tip gjaku që është i ngjashëm me grupin e gjakut zero negativ. Këtë lloj tipi gjaku e ka një në 160 milionë persona, ose 43 në total në të gjithë botën. Njihet si Rh nul dhe u gjet në vitin 1961 tek një aborigjen australian dhe është shkak i një alterimi genetik që bën që antigenet që përdoren për të klasifikuar grupet e gjakut të mos shfaqen apo të kapen dhe gjaku ka 61 të tilla. Individët me këtë karakteristikë kanë ngjashmëri me grupin O negativ. Janë të dy dhurues universalë, por mund të marrin gjak vetëm nga persona me grupin e tyre të gjakut. Laboratori ndërkombëtar i referimit të grupeve të gjakut në lokalitetin britanik të Filtonit ruan të dhënat e këtij grupi të reduktuar gjaku për të garantuar që asnjë nga këta anëtarë, nëse ka nevojë për këtë grup gjaku, të mos mbesë pa të. Kjo iniciativë ka edhe vështirësistë e saj, pasi personat me këtë lloj gjaku jetojnë në vendë kaq të largëta si Japonia, Brazili, Irlanda, apo e SHBA, gjë që vështirëson dërgimin e një sasie gjaku nëse kërkohet me urgjencë. Në rastin e një kirurgjie të programuar të ndonjërit prej personave me këtë lloj gjaku, më parë ata japin gjak që u ruhet në bankat e gjakut për 45 ditë. Përsa i përket grupeve normale të gjakut A, B, AB dhe Zero me variablet pozitive dhe negative, më të shpeshtë në botë janë A+, 0+ dhe B+, por shpërndarja varion shumë nëpër botë. Gjaku B+ është më i lartë në Arabinë Saudite me 33 %, Indi me 31 %, Japonia 20 % ose Taivani me 24 %. 0-, dhuruesi universal, ka një prezencë të rëndësishme në Europë me 6 % në Francë dhe Gjermani, me 7 % në Itali dhe me 9 % në Spanjë, ndërsa në Azi është më i rrallë, India me 2% dhe Japonia me 0,15 %./Bota.al
Postuar nga: ßåßy ღ
« ne: 22-12-2010, 12:02:33 »


Grupet e gjakut me kuptimin që njohim ne sot janë zbuluar rreth viteve 1940 kur është parë se jo të gjithë organizmat e të sëmurëve pranonin të njëjtin gjak. Shpesh herë ata e refuzonin atë duke u bërë shkak i një sërë reaksionesh që lindin prej këtij fenomeni. Është vënë re se në gjakun e njeriut krijohen antikorpe kundër çdo lloj antigjeni që nuk gjendet tek vetja.

Kur ju merrni një gjak tek i cili ka qeliza që transportojnë antigjene të cilat trupi juaj nuk i njeh atëherë antitrupat tuaj do ti sulmojnë ato qeliza. Grupi juaj i gjakut ka të bëjë me atë se cilat antigjene transportojnë rruazat tuaja të kuqe. Ka katër lloj grupe gjaku A, B, AB dhe O. Çdo grup ndahet edhe në dy nën grupe Rh + dhe Rh-. Këto grupe trashëgohen prej prindërve tek fëmija.

Në ditët e sotme për të shmangur problemet gjatë dhënies së gjakut kryhet analiza e gjakut mes dhënësit dhe marrësit të tij. Grupi O mund tu japi të gjitha grupeve të tjera por nuk merr dot prej tyre veçse prej vetes. Grupi AB mund të marri prej të gjithëve por nuk i jep dot askujt veç vetes.
Grupi A mund të marri nga A dhe O dhe mund ti japi vetëm A dhe AB. Grupi B mund të marri nga B dhe O por mund ti japi vetëm B dhe AB. Nëse gjaku juaj është Rh(-) kjo do të thotë që transportoni një faktor të quajtur Rhesus. Por ju nuk mund të krijoni vetvetiu antitrupa karshi këtij antigjeni. Nëse jeni femër ky faktor ka një rëndësi të veçantë pasi kur të jeni shtatzënë me fëmijën tuaj të parë kur të përballeni me gjak Rh+ edhe ju do të formoni këto antitrupa të cilat tek fëmija i dytë mund të shkaktojnë një reaksion shumë të rrezikshëm. Por ky problem mund të parandalohet. Konsultohuni me gjinekologun tuaj nëse duhet. Ka dhe nën grupe të tjera gjaku por ato marrin rëndësi në raste të veçanta si p.sh transplantet