×
Hyrja
Profili

H1N1 - Gripi i derrave

H1N1 - Gripi i derrave

· 1 · 1063

  • Postime: 3079
  • Gjinia: Femer

ne: 19-11-2009, 20:58:15
Vaksina kundër gripit të derrit e rrezikshme për jetë?


Është përhapur panik në lidhje me vaksinimin kundër virusit A/H1N1. Mediat e huaja raportojnë se në Gjermani janë shënuar viktima pas vaksinimit. Ndërkohë që të tjerë të vdekur raportohen edhe në vendet e tjera, si në Kinë dhe Suedi.

Sipas të përditshmes Bild, mes viktimave është edhe një fëmijë 21 muajsh. Ndërkohë, The Associated Press raporton se dy persona kanë humbur jetën në Kinë, menjëherë pas vaksinimit.

Artikulli bazohet në një deklarate të publikuar në faqen e ministrisë kineze të shëndetësisë, ku thuhet se njëri nga të vaksinuarit kishte pësuar sulm në zemër, ndërkohë që ende nuk është kryer autopsia e viktimës së dytë.

Sipas ekspertëve duhet të kryhen më shumë rezultate laboratorike, për t'u vërtetuar nëse sulmi në zemër ka qenë pasojë e reaksionit alergjik pas vaksinimit, apo ka ndodhur për ndonjë arsye tjetër.


Dy vaksina kundër gripit, një për qeverinë dhe një për popullin?


Ajo që përflitej nën zë prej kohës, mund të jetë shpejt një realitet. Egzistojnë dy vaksina kundër gripit të derrit, por vetëm një prej tyre nuk sinjalizohet me pasoja dytësore, kurse tjetra është shumë e paktë dhe shumë e shptrenjtë, e atillë sa shumë qeveri, ka mundësi të bjën diferencime.
Ushtarët, policët, politikanët, deputetët dhe punonjësit e lartë të qeverisë dhe të ministrive do të vaksinohen me një lloj vaksine që nuk përmban elementë shtesë. Kurse për pjesën tjetër të popullsisë janë parashikuar dy vaksina të tjera, të cilat sipas ekspertëve mund të kenë pasoja anësore të padëshirueshme.
Ky alarm nuk ka ardhur akoma në shqipëri, por shenjat e para të këtij diferencimi janë dhënë në Europë, madje në një prej vendeve më të zhvilluara të BE-së, Gjermanisë.
Për një javë në Gjermani fillon vaksinimi masiv vullnetar kundër gripit të derrave. Por para fillimit të këtij aksioni qeveria federale po përballet me akuzën e ndarjes së kujdesit mjekesor në dy klasa.
Deri tani në botë janë hedhur në treg tri vaksina. Dy prej tyre përmbajnë edhe elementë shtesë si dhe konservantë. Për këtë ekspertët mendojnë se ato mund të ketë edhe efekte anësore. Vetëm vaksina Celvapan nuk përmban konservantë dhe elementë të tjerë shtesë dhe konsiderohet si më e përshtatshme. Pikërisht këtë vaksinë ka porositur për anëtartë e qeverisë si dhe punonjësit e lartë të shtetit Ministria e Brendshme në Berlin.

Zëdhënësi i qeverisë ëilhelm, tha se kjo është rastësi dhe nuk e pranoi përcaktimin e kësaj vaksine si "vaksinë për qeverinë":
"Ju folët për "vaksinë për qeverinë", më duket se e bëra të qartë se kjo nuk është vaksinë për qeverinë, ushtarët e Bundesëehrit nuk janë pjesë e qeverisë, as policia federale. Anëtarët e qeverisë federale do të këshillohen me mjekun e tyre të familjes për të mësuar se cila vaksinë është për ta më e mira." - u tha ai gazetareve te shqetesuar rreth apeleve qe kishin bere me pare virologet.
Edhe kancelarja Angela Merkel deklaroi se fillimisht do të konsultohet me mjekun e saj të familjes dhe pastaj do të vendosë nëse do të vaksinohet apo jo.
Vaksina e cila pritet të përdoret për popullin quhet Pandemrix. Ajo përmban konservantë dhe elementë plotësues.
Njoftimet për përdorimin e vaksinave të ndryshme për qeverinë dhe njerëzit e zakonshëm kane shkaktuar pasiguri dhe pakënaqësi. Një sërë virologësh me emër u rekomanduan qytetarëve, që ta mendojnë mirë përpara se të vaksinohen.

Per tu kthyer tek rasti gjerman, qe mund te sherbeje edhe si paralajmerim, per te gjitha vendet, perfshire Shqiperine, - qendrimet jane te kunderta.
Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetsisë, Klaus Vater, e quajti apelin e virologeve dhe alarmin e shtypit, si të papërgjeshëm. Sipas tij dimri pritet të sjellë me vete një valë të re të gripit të derrave dhe nuk mund të thuhet se kjo do të kalojë po aq lehtë sa ajo e verës: "Atëhere le të lutemi bashkarisht që vala e re e gripit të kalojë sërish lehtl dhe pa pasoja. Kaq mund të them."
Kurse Klaus Cichutek, zëvendës president i Institutit Paul Ehrlich, thotë se të tria llojet e vaksinave janë në rregull:
"Të tria vaksinat e lejuara për t'u hedhur në treg për virusin e pandemisë janë njëlloj të pranueshme për trupit dhe të efektshme kundër një virusi të ri ndaj të cilit nuk kemi krijuar imunitet. Ndryshimet konsistojnë tek përforcuesit viralë dhe niveli i përballimit prej trupit është i pranueshëm."
Qeveria gjermane ka porositur 50 milionë vaksina të llojit Pandemrix. Vaksinimet fillojnë javën e ardhshme. Gjithësesi ka diskutime nëse kjo lloj vaksine është e përshtatshme dhe e pranueshme për fëmijët e vegjël dhe ngratë shtatzëna.
Ne Shqiperi, ka nje kakofoni zërash zyrtarë lidhur me vaksinimin kunder gripit te derrit, nderkohe qe nga nje vezhgim i Shekulli Online ne disa farmaci te kryeqytetit, konstatohet se shumica e njerezve, ne mungese te keshillave dhe apeleve zyrtare, kane nisur me koken e tyre, te aplikojne, sidomos tek femijet, vaksinat e zakonshme antigrip te stines, qe jane ne treg prej kohesh.

Shekulli
Post Merge: 19-11-2009, 21:00:30Makers Of Vaccine Refuse To Take H1N1

Doctor Admits Vaccine Is More Deadly Than Swine Flu Itself & Will Not Give It To His Kids

Desire Jennings Suffers Distonia After Flu Shot
Post Merge: 19-11-2009, 21:04:57Swine Flu vaccination 4 DEATHS IN SWEDEN & Nurses ILL

Post Merge: 19-11-2009, 21:12:45Dr.Raussell Blaylock, neurokirurg, ligjërues dhe shkrimtar, njeri nga njerëzit me me ndikim ne boten e mjekësisë ka deklaruar;

''Askush mos te guxoje te marre vaksinën kundër gripit te derrave, ajo është një prej vaksinave me te rrezikshme qe janë prodhuar ndonjëherë. Përmban Squalene (MF59) për te cilën është dëshmuar se nxite sëmundjet autoimune, siç janë; Multiple skleroza, artritisi reumatoid dhe Lupusi. Squalene ( MF59) ka një lidhëshmëri të fortë me Sindromin e Luftes se Gjirit, prej 10.000 ushtarë ka shkaktuar 200% shtimin e numrit të të sëmurëve nga sëmundja fatale e Lou Gehreg.VirusiH1N1 shkakton shtrengate citokine, çka do të thotë se nxit reaksione të tepruara te sistemit te imunitetit dhe kjo është arsyeja pse rreziku është me i madh për moshat e reja (rininë) e me pak i godet me te vjetriT (te cilët kanë imunitet me te dobët).

Kjo vaksinë, është imuno-stimulant shumë i fortë dhe është shumë e mundshme që ta ngrisë dukshëm vdekshmërinë nga ky virus.

Një prej mbrojtësve më te mirë, vitamina D3. Duhet të merren 5000IU në ditë, e kur sëmundja nis e merr hov duhet rritur dozën ne 15.000IU në ditë.

Vitamina D3 modulon reaksionin imunologjik, duke zvogëluar mundësinë e reaksionit te tejkaluar te sistemit imunologjik dhe duke stimuluar organizmin të krijoje peptide antimikrobe, të cilat janë shkatërrues të fuqishëm të virusit në të cilin nuk është i përfshirë imuniteti.

E tërë kjo është në lidhshmëri të plotë me vitaminën D3, çka do të thotë; sa më e madhe doza, aq më e madhe është mbrojtja.

Vaji i peshkut (vaji i peshkut të detërave veriore) poashtu e pakëson reaksionin e tejkaluar të sistemit të imunitetit. Mjafton një luge kafeje në ditë. Për rastet me simptome (të virusit,sh.p.) 2 lugë kafeje në ditë. Poashtu, ndihmojnë edhe antioksidantët: curcumin, quercetin, ekstrati i farës së rrushit, vitamina C dhe vitamina E natyrale.

Multivitaminat dhe multimineralet poashtu mund te ndihmojnë poashtu.

Rastet e të sëmurëve dhe te vdekurve nga gripi i derrave të cilat janë paraqitur përmes TV (mediave) nuk janë te kjartesuara detajisht. A mos ndoshta ata kanë mare më parë vakcina kundër gripit të zakonshëm (gripi sezonal;sh.p.), a ka qene te goditur nga ndonjë sëmundje, a kane mare diç prej barërave (medikamenteve).

Ajo çfarë unë kisha për te shtuar është edhe terapija e Dr..Frederic Kleener. Në të vërtetë, në pranverën e vitit 1949, në Amerikë, paraliza e fëmijëve po bente kërdi, Dr.Kleener, me C-terapinë, e tij, i ka shëruar 60 paciente brenda 5 ditësh, madje edhe ata të cilët i kishin përfshirë ngerçet. Natyrisht, terapija nuk u mirëprit ngase ishte joprofitabile për kompanitë farmaceutike.

Terapi ''C'' e Dr Frederik Kleennes:

1).24 orët e para merret çdo 2 orë nga 2 gram vitaminë e paster C (ascorbic acid)

Nëse paraqitet barkqitja, te vazhdohet çdo 4 orë. Barkqitja është shenjë e arritjes së dozës maksimale për ju (organizmin tuaj) dhe trupi më nuk resorbon vitamine C. Barkëqitja është pa dhembje.

2).48 - orët tjera merren nga 2 gram vitaminë C në çdo 6 orë

3).48 - orët e ardhshme merren nga 2 gram vitaminë C në çdo 12 orë

- Te fëmijët më të mëdhenj se 4 vjet doza është dyfish më pak.

- Fëmijët e moshës nën 4 vjeç nuk mund te marrin sasi të mëdha të vitaminës C përmes rrugëve orale. Te këta vitamina C aplikohet përmes rrugëve intramuskulare (injeksione)

- Vitamina C nuk guxon të jetë Calcium ascorbat, ngase mund të shkaktojë gurë në veshkë.

- Vitamina C mund të jetë në formë të Sodium ascorbat-it por, më e mira është ascorbic acid i pastër, pa materie shtesë.

- Ujin me të cilin e pijmë vitaminen C i shtohet lëng natyral i limonit ose i portokallit për të arritur absorbimin e vitaminës C artificiale.

Përkrah gjithë kësaj, unë do t'ju këshilloja kështu:

- Kaloni sa më shumë kohë në ajër të pastër, merrni frymë thellë dhe shfrytëzoni çdo rreze dielli.

- Pini ujë nga puset (bunarët) dhe ujë burimi e jo nga ujësjellesi (çeshmet). Sigurohu ni që në ujin që e pini të mos ketë fluorid i cili është shumë helmues.

- Posaqërisht largojuni ushqimit të fabrikuar (konzervuar etj.) dhe gjithë lëngjeve të paketuara (tetrapak)

- Largojuni produkteve të shtazëve.

- Largojuni shikimit te televizorit (lajmet, filmat etj) për shkak se kjo nxit prodhimin e hormoneve negative të cilat thartojnë gjakun dhe kështu formësohet një shtresë për zhvillimin e mikrobit.

- Shfrytëzoni rastin te qëndroni se paku 15 minuta zbathur në tokë që të shkarkoni ngarkesën elektrike të fituar nga kompjuteri, telefoni, televizor.

- Fleni prej orës 10 pasdarke deri më ora 2 të mëngjesit në errësirrë të plotë në mënyrë qe trupi i juaj të prodhoje melaton-in, hormon shume i rëndesishëm për mbrojtjen e organizmit nga sëmundjet.

- Dërgojani këtë porosi atyre që i njihni e edhe atyre që nuk i njihni, ngase ndoshta dikujt do t'ia shpëtoni jetën.

- Printojeni dhe shpërndajani atyre që nuk kanë kompjuterë që të kenë edhe ata mundësi mbrojtjeje.

- Kjo është koha kur ne vete duhet të luftojmë për ardhemerinë e fëmijëve dhe nipave tanë dhe ardhmërinë e planetit. Kur i bashkojmë forcat, mundesitë janë të mëdha.

Me shkruani nëse keni pyetje apo sugjerime në mënyrë që së bashku ta pengojmë të keqën.

Dr.Raussell Blaylock
Përkthyer nga Ajni Sinani
Post Merge: 19-11-2009, 21:14:42H1N1 – masa paraprake kunder gripit A H1N1



Portat kryesore per hyrje jane hundet dhe goja/gryka. Ne pandemine e ketij lloji, eshte gati e pamundshme te evitohet kontakti me H1N1, perkunder te gjitha masave parandaluese. Kontakti me H1N1 nuk eshte gjithaq problem sa eshte perhapja e tij.
Derisa jeni ende te shendoshe dhe nuk keni kurrfare simptomash te infeksionit me H1N1, me qellim te prevenimit te perhapjes, lehtesimit te simptomave dhe zhvillimit te infeksioneve sekondare, disa masa te thjeshta, te cilat nuk jane theksuar sa duhet ne komunikatat zyrtare, mund te ndermerren (ne vend se te perqendroheni ne ate se si te mberrini deri te Tamiflu):

1. Larja e shpeshte e duareve (eshte theksuar mire ne te gjitha komunikatat zyrtare).

2. Metoda "Largoni duart nga fytyra". Ti beni balle te gjitha orvatjeve te prekjes se pjeseve te fytyres (pervec nese doni te hani, te laheni).

3. *Dy here ne dite shperlani grykne me uje te njelmet. *H1N1 i duhet 2-3 dite mbas infeksionit fillestar ne gryke/zgavrat e hundes qe te shumohet dhe te tregoje simptomat karakteristike. Shperlarja e thjeshte parandalon perhapjen. Ne njefare menyre, shperlarja me uje te njelmet ka efekt te njejte ne personin e shendoshe, sikurse Tamiflu ne personin e infektuar. Mos nencmoni kete metode preventive te thjeshte, te fuqishme dhe jo te shtrenjte.

4. Ngjashem me 3 keshillat e mesiperme, *pastroni hundet tuaja se paku nje here ne dite cdo dite me uje te ngrohte te njelmet. *fryrja e forte e hundes nje here ne dite dhe fshirja e thelle e zgavres se hundes me vate te lagur me uje te njelmet eshte shume efikase per uljen e popullacionit te viruseve.*
5. *Forconi imunitetin tuaj natyror me ushqim i cili eshte i pasur me vitamine C (grejpfruti permban me se shumti vitamine C, citruse tjera, molla). *Nese keni shtesa ne forme te tabletave me vitamine C, verifikoni nese ato kane edhe zink, per te theksuar absorbimin.

6. *Pini sa me shume lengje te nxehta (caj, kafe dhe te tjera) *Pijet dmth. lengjet e nxehta kane efekt te njejte sikurse shperlarja, vetem ne drejtim te kundert. Ato shperlajne viruset e shumuara nga gryka ne lukth, ku ato nuk mund te mbijetojne, te shumohen ose te bejne dem.

Temat e fundit