×
Hyrja
Profili

Halitosis - era e keqe e gojes

Halitosis - era e keqe e gojes

· 4 · 2496

  • Postime: 30
lauraa
ne: 26-08-2008, 14:17:46
 

Halitosis, era e keqe e gojës
Një frymëmarrje e freskët ju ndihmon të keni marrëdhënie të mira me të tjerët. Këshillat e mëposhtme të vetkujdesit do t’ju ndihmojnë të parandaloni një erë të keqe te frymës e gojës.
Përmirësojeni me terapi: Përdorni lëngje shpëlarës të gojës që përmbajnë Timol dhe Eukalipt (Listerine) ose cetylpyridinium (Cepacol).
Kontrolloni sasinë e squfurit: Zakonisht, përdorni një pastë dhëmbësh ose një shpëlarës goje që përmban përbërje zinku ose dioksid chorine (chlorine dioxide) për të ndihmuar shpërbërjen e substancave që përmbajnë squfur.

Kujdesuni për higjienën e gojës. Lani rregullisht gojën, po ashtu përdorni rregullisht edhe fillin dentar për pastrimin e mishrave të dhëmbëve. Kështu, në gojë do të ketë më pak mbeturina ushqimore që të shkaktojnë erën e keqe të saj.



Pastroni edhe gjuhën. Pastroni edhe gjuhën me furçë të posaçme ose ka furça që kurrizin e kokës së tyre e kanë për t’u përdorur për këtë qëllim. Pastrimi i rregullt i gjuhës ndihmon në largimin e shkaktarëve të erës së keqe dhe në largimin e baktereve.

Shkoni rregullisht tek dentisti. Ai do t’ju ndihmojë të kuptoni nëse ky shqetësim ka lidhje me gojën e dhëmbët apo me shkaqe të tjera.

« Editimi i fundit: 23-12-2019, 00:37:25 nga M A X »

  • Postime: 57
  • Gjinia: Femer
ketrusha
#1 ne: 27-08-2008, 21:23:19
flm shumë për këtë postim
veç dashta me ju tregu se era e keqe e gojes vjen edhe kur Lukthin nuk e kini ne rregull

  • Postime: 30
lauraa
#2 ne: 18-09-2008, 16:02:16
Era e keqe nga goja paraqet një pakëndshmëri të madhe, mirëpo është një problem shumë i shpeshtë. Më shumë se 90 milionë njerëz vuajnë nga era e keqe kronike nga goja.


Nganjëherë e injorojmë higjienën e keqe dentale dhe kjo nuk është një shenjë e mirë. Nëse zgavra e gojës është e shëndoshë atëherë ky është një element pozitiv jo vetëm për erë të mirë, por për mungesën e sëmundjeve.

Për të shmangur erën e keqe nga goja rekomandohet larja e rregullt e dhëmbëve dhe e zgavrës së gojës. Pastaj përtypja e çamçakëzëve nxit prodhimin e pështymës e cila ka një ndikim pozitiv në largimin e erës së keqe. Përveç çamçakëzëve preferohet edhe përtypja e cemetit, por pa sheqer.

Sa më shumë ujë që pimë, është aq më mirë për ta shmangur dehidrimin, dhe në këtë mënyrë ndikohet pozitivisht për ta penguar erën e keqe. Koret e bukës ndihmojnë shpesh në shmangien e erës së keqe.

Era e keqe nga goja mund të jetë pasojë e ndonjë sëmundjeje të ndryshme, siç janë infeksionet, sëmundjet e mëlçisë dhe veshkave. Që të jeni të sigurt vizitoni mjekun.

  • Postime: 26639
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#3 ne: 23-12-2019, 00:38:14
 

Temat e fundit