Postim i ri

×

Postim i ri

Emri:
Email:

Verifikimi:
Flamuri yne ka ngjyre?:

Permbledhje

Postuar nga: M A X
« ne: 22-03-2021, 00:44:39 »

 

Përse na hapet goja?
E keni parasysh atë ndjenjën, që është e pamundur për t’i rezistuar… kur të hapet goja. Ndodh tek të gjithë, gjitarë, shpendë, zvarranikë etj.

Por çfarë është hapja e gojës dhe përse ndodh? Në të shkuarën njerëzit kanë pasur shumë teori.??


400 vjet para Lindjes së Krishtit, Hipokrati besonte se hapja e gojës hiqte ajrin e keq nga mushkëritë përpara një ftohjeje. Në shekujt e 17 dhe 18, mjekët besonin se hapja e gojës rriste nivelin e oksigjenit të gjak, presionin e gjakut, rrahjet e zemrës dhe vetë qarkullimin e gjakut.


Së fundmi, u gjet më shumë konsensus mbi idenë se hapja e gojës qetëson trurin, ndaj kur kushtet ambientale dhe temperatura e vetë trurit rritet, episodet e hapjes së gojës shtohen.

Pavarësisht të gjitha këtyre teorive, e vërteta është se shkencëtarët nuk e dinë funksionin e vërtetë biologjik të këtij procesi kaq të zakonshëm.

Ajo që dihet është se goja u hapet thuajse të gjitha specieve. Ndodh kur një kafshë është e lodhur. Mund të përdoret si një kërcënim tek disa specie të tjera.

Hapja e gojës mund të ndodhë gjatë periudhave të konflikteve sociale dhe stresit, diçka që kërkuesit e quajnë ‘sjellje të zhvendosjes’.

Hapja e gojës mund të jetë ngjitëse, sidomos tek njerëzit, shimpazetë, ujqërit etj. Duke qenë më empatikë, punët kërkimore tek njerëzit sugjerojnë se këta të fundit kanë më shumë tendencën që të preken nga kjo “sëmundje ngjitëse”.

 

© SYRI.net
Postuar nga: Belinaa
« ne: 19-08-2007, 13:11:47 »

 

Hapja e gojës forcon rrjedhën e gjakut dhe punën e trurit, vlerësojnë psikologët, Andrew Gallup dhe Gordon Gallup, nga Universiteti i New Yorkut, në Albany.

Hapja e gojës nxit mekanizmat të cilët janë përgjegjës për zgjuarsinë e trurit, andaj kjo “sëmundje ngjitëse”, nuk është - siç është menduar më herët - shenjë që po na flihet, por është pikërisht e kundërta. Me fjalë të tjera, njerëzit hapin e gojën që ta forcojnë përqendrimin dhe zgjuarsinë.

Mirëpo, hapja e gojës është po ashtu e lidhur edhe me mënyrën e frymëmarrjes. Këtë e vërteton hulumtimi i kryer te 44 studentë, të cilët kanë shikuar filma të shkurtër në të cilët janë parë njerëzit duke e hapur gojën e tyre. Disa prej studentëve është dashur të marrin frymë vetëm me gojë, të tjerët vetëm me hundë, të tretët me gojë të hapur, e me hundë të mbyllur, derisa të katërtit kanë marrë frymë normalisht. Më pas është matur sa herë ata kanë hapur gojën.




Pesëdhjetë për qind e atyre që kanë marrë frymë normalisht apo vetëm me gojë, kanë hapur gojën gjersa i kanë shikuar njerëzit në film të bënin të njëjtën gjë. Është interesant fakti se, asnjëri nga studentët të cilët kanë marrë frymë me hundë, nuk e kanë hapur gojën.

Hulumtimi mbi të hapurit e gojës, gjithashtu ka dëshmuar rezultate interesante tek studentët të cilët kanë mbajtur leckë të lagët apo leckë të ngrohtë në ballë. Ata të cilët kanë bartur leckë të ftohtë në ballë nuk janë “infektuar” me hapjen e gojës nga filmi, derisa ata që kanë bartur leckë të ngrohtë kanë hapur në vazhdimësi gojën. Në fakt, venat e ftohta të gjakut kanë dërguar gjak të ftohtë në tru, që ka eliminuar nevojën për ta hapur gojën.