×

Verberia - Të sfidosh verbërinë

Verberia - Të sfidosh verbërinë

· 6 · 1133

  • Postime: 27110
  • Gjinia: Mashkull
Berni
ne: 05-09-2010, 13:32:25
Studiuesit në Institutin Mbretëror të Britanisë për të Verbrit thonë se kanë zbuluar një ilaç të ri, i cili mund të parandalojë verbimin. Verbimi ashtu sikurse edhe faza të para të tij, si shikimi i turbullt apo njollat e zeza, janë simptoma të sëmundjes së njohur si Bllokimi i Venave të Retinës, që shkaktohet nga një bllokim në enët e gjakut të syrit. Kjo sëmundje prek 1 në 200 njerëz mbi moshën 30-vjeçare. Personat që vuajnë nga kjo sëmundje, vënë re papritur se shikimi në njërin sy i është dëmtuar ose i është bërë i turbullt. Për të shmangur këtë sëmundje, në syrin e pacientit vendoset një minikapsulë, e cila lëshon ilaçin Ozurdex, për 6 muaj rresht dhe pastaj ajo absorbohet nga trupi. Ky është mjekimi i parë i efektshëm që shmang bllokimin e venave të retinës, një proces i ngjashëm me atë të goditjes në tru. Studiuesit thonë se ilaçi i ri mund t’i ndihmojë pacientët të ngasin makinën, që më parë nuk e kanë bërë dot këtë veprim në sajë të shikimit të turbullt, si dhe t’u kthejë disa të tjerëve kënaqësinë e leximit. Provat e para kanë treguar se ilaçi Ozurdex i vendosur tek syri i pacientëve ka pasur rezultat pozitiv dhe Instituti Mbretëror për të Verbrit po i kërkon qeverisë ta japin atë falas për pacientët që kanë nevojë për të.

Gazeta Standard
« Editimi i fundit: 06-10-2019, 21:41:28 nga M A X »
ωιη∂σω ιη тнє ѕкιєѕ
#1 ne: 05-09-2010, 14:56:52
Arritje eshte kur e mendon.
Po per efekte anesore nuk thone gje e? :-[

  • Postime: 9
liridona
#2 ne: 06-09-2010, 22:34:34
Blindness is the inability to see anything, including light.

If you’re partially blind, you have limited vision. For example, you may have blurry vision or the inability to distinguish the shapes of objects. Complete blindness means you can’t see at all.

Legal blindness refers to vision that’s highly compromised. What a person with regular vision can see from 200 feet away, a legally blind person can see from only 20 feet away.

Seek medical attention right away if you suddenly lose the ability to see. Have someone bring you to the emergency room for treatment. Don’t wait for your vision to return.

Depending on the cause of your blindness, immediate treatment may increase your chances for restoring your vision. Treatment may involve surgery or medication.
« Editimi i fundit: 06-10-2019, 21:45:36 nga M A X »

  • Postime: 23158
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#3 ne: 26-10-2011, 11:54:01
Të gjithë e dimë që shahu do një përqëndim të jashtëzakonshëm. Sheh me sy lëvizjen e kundërshtarit dhe po me sy studion fushën e shahut për të bërë lëvizjen tënde.

Imagjinoni sikur të gjithë këtë lëvizje ta bëjnë njerëz që nuk e shohin fushën, por mund vetëm ta prekin atë.

Emisioni ‘Pasdite në Top Channel’ ndoqi një lojë shahu të disa personave të verbër të cilët përdorin kujtesën për vazhdimësinë e saj.

Secili prej tyre mban mend pozicionet e gurëve të shahut dhe lëvizjet bëhen të ditura me fjalë sipas termave algjebrikë.

“Tabela është e ndërtuar me kuadrate, disa janë më të ulët dhe disa më të ngritur. Kemi edhe shkronjat dhe numrat të shkruar në reliev”, shpjegon një nga lojtarët.

Ata ëndërrojnë turneun e Montekarlos, aty ku personat që nuk shikojnë mblidhen në garën e tyre virtuale.

Fusha me kuadrate të zezë e të bardhë, simbol mes errësirës dhe dritës, do të presë një tjetër duel mes tyre e që në historinë e këtij sporti njihet si betejë mes titanëve dhe perëndive. /top channel

Të sfidosh verbërinë - Pasdite ne Top Channel

  • Postime: 23158
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#4 ne: 06-10-2019, 21:43:09
 



Glaukoma është dëmtimi i nervit optik të syrit ose Neuropatia. Mjekët po japin alarmin, pasi është sëmundja e dytë në botë që shkakton verbërinë, pas kataraktës.

Ne vendosëm të matnim tensionin e syrit me mjeken okuliste, Suzana Zhuka. Procedura nisi në orën 10.25 minuta.

“Edhe nëse tensioni i syrit është normal, kjo nuk do të thotë se nuk ke glaukomë. Kjo pasi kontrolli nëse ke glaukomë ose jo nis me matjen e tensionit të syrit dhe vazhdon me ekzamime te tjera”, u shpreh Suzana Zhuka, mjeke okuliste.

“Glaukoma është një sëmundje tinëzare, që bashkëjeton me njeriun dhe papritur ai vjen tek mjeku dhe thotë, se ka ulje të shikimit te një sy ose te të dy. Mjekimi për glaukomën vazhdon gjithë jetën. Ajo mjekohet, por nuk shërohet. Nuk ka lidhje as me ushqimin, as me ambientin. Është sëmundje që edhe trashëgohet. Pacientet me diabet apo tension të lartë gjaku bashkëjetojnë me një lloj glaukomë sekondare”, shton Suzana Zhuka.

Në 20 vite punë, mjekja tregon se ka mbi 1000 pacientë kronikë me glaukomë. Ka glaukomë me kënd të mbyllur dhe kënd të hapur.

“Glaukoma me kënd të hapur nuk jep shenja klinike. Ajo me kënd të gjerë ka dhimbje te forta të syve, vjellje dhe dhimbje koke dhe pacienti vjen I alarmuar tek mjeku, sepse tensioni i syrit është mbi 41, nga 12 që duhet të jetë normalisht”, thotë mjekja.

Mjekja rekomandon që personat që nuk ndjejnë probleme me shikimin të kryejnë vizita rutinë tek okulisti një herë në 6 muaj.

“Çdo njeri qe ka mbushur 40 vjeç rekomandohet të kryejë vizitë tek okulisti. Thirrja që bëjmë sot është se duhet të matet tensioni i syrit, ke apo nuk ke probleme me shikimin”, nënvizon mjekja.

Top Channel

  • Postime: 23158
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#5 ne: 26-01-2020, 16:15:31
Shkencëtarët kanë zbuluar mënyrën si të shërojnë verbërinë
 

Shkencëtarët e universiteteve Stanford dhe Bar-Ilan kohë më parë kanë publikuar një artikull në revistën shumë të famshme shkencore “Current Biology“

Në publikim flitet mbi zbulimin e pabesueshëm – aftësinë e trurit të njeriut që të integrojë shikimin natyral dhe shikimin artificial derisa përpunon informacionet të cilat janë të domosdoshme për të parë.

ARMD (Degjeneracioni makular, i njohur edhe si degjeneracion i moshës së makulës) sëmundje e syve e cila ka të bëjë me zvogëlimin e kthjelltësisë së shikimit për shkak të qelizave të dëmtuara në pjesën qendrore të retinës.

Pacientët të cilët vuajnë na ARMD-ja zakonisht nuk bëhen tërësisht të verbër, sepse shikimi periferik ende mbetet në funksion. Është e mundshme të ndërtohet retina sintetike në rast të dëmtimit të rëndë të qelizave foto-receptore në retinën natyrale.

Retina artificiale janë të ndërtuara nga elektrodat shumë të vogla, me perimetër më të vogël se qimja e njeriut. Aktivizimi i këtyre elektrodave çon deri te stimulimet elektrike të qelizave të mbijetuara të retinës dhe rezulton me përtëritjen e pjesshme të shikimit.

Pacientët të cilët kanë ARMD-në me retinë artificiale në atë mënyrë do të kombinonin shikimin qendror sintetik të cilin e krijon retina artificiale dhe shikimi normal periferik, i krijuar me sytë e tyre.

Pyetje themelore e cila pason nga kjo është që truri ynë a është i aftë që t’i kombinojë në mënyrë adekuate shikimin artificial dhe atë natyral.

Pikërisht kësaj pyetjeje i janë përgjigjur shkencëtarët nga universitetet e sipërpërmendura të cilët konstatojnë që truri di si t’i kombinojë këto dy lloje të shikimit.

Tamar Arens-Arad, njëri ndër hulumtuesit, ka deklaruar që kanë përdorur sistemin unik të projeksionit i cili nxit ose shikimin natyral, ose shikimin artificial, ose kombinimin e të dyve, njëkohësisht duke detektuar reaksionet kortikale te brejtësit të cilëve u është vendosur implanti i bërë nga qelizat shumë të vogla solare dhe elektroda. rd.al