×
Hyrja
Profili

Ilaçi i ri ‘Drako’, zbulimi më i madh që nga penicilina

Ilaçi i ri ‘Drako’, zbulimi më i madh që nga penicilina

· 1 · 566

  • Postime: 26676
  • Gjinia: Mashkull

ne: 12-08-2011, 16:05:21
Shkencëtarët besojnë se mund të jenë pranë transformimit të mjekësisë, pasi kanë zbuluar një ilaç të ri, i cili mund t’u japë fund viruseve si i ftohti dhe gripi, por edhe atyre më të rënda si HIV. Një ilaç, që futet në qelizat e sëmura dhe më pas shkatërron veten dhe qelizën, u krijua së fundmi në laborator. Ati godet rhinoviruset, përgjegjësit e ftohjes te të rriturit dhe fëmijët, gripin, poliomielitin, viruset e stomakut dhe atë të etheve vdekjeprurëse tropikale. Por ilaçi, i njohur si akronimi “Drako”, sipas studiuesve gjermanë pritet gjithashtu të vrasë edhe viruset e fruthit, plagët nga i ftohuri, tërbimin, madje edhe HIV. Ilaçi pritet të jetë në farmacitë e botës pas një dekade dhe është zbuluar në Institutin e Teknologjisë, Masaçusets, SHBA. /Panorama

Temat e fundit