×

Joga për përmirësimin e shëndetit - Yoga

Joga për përmirësimin e shëndetit - Yoga

· 1 · 131

  • Postime: 26403
  • Gjinia: Mashkull
M A X
ne: 26-01-2020, 14:39:33
 

Yoga e përmirëson shëndetin fizik në disa mënyra të ndryshme. Disa nga këto mënyra vijnë si pasojë e një menaxhimi më të mirë të stresit. Të tjera janë pasojë më direkte e lëvizjeve fizike dhe pozicioneve në joga, që mund të përmirësojnë fleksibilitetin dhe të reduktojnë dhimbjen e kyçeve.

Studimet paraprake tregojnë se joga mund të ndihmojë me migrenën, osteoporozën, problemet me balancimin dhe lëvizjen, sklerozën multiple, sëmundjen inflamatore të zorrëve, fibromialginë dhe ADHD.

Ndërsa efekte pozitive në shëndet, të mbështetura dhe nga shkenca janë:
Reduktimi i dhimbjes së shpinës

Dhimbja e shpinës është një nga problemet më të zakonshme me shëndetin me kalimin e moshës. Por joga mund të ndihmojë me këtë. Një meta – analizë e 10 studimeve të randomizuara, e vitit 2013, zbuloi “ prova të forta për efekte afatshkurtra dhe prova të moderuara për efekte afatgjata të jogës në dhimbjen kronike të shpinës”.

Në fakt, Shoqata Amerikane e Dhimbjes, nxit doktorët që të konsiderojnë rekomandimin e jogës në pacientët me dhimbje kronike të shpinës.

Edhe pse është tunduese të qëndroni në krevat, pa lëvizur, kur keni dhimbje shpine, mjekët nuk e rekomandojnë këtë. Ndërkohë që të qëndruarit shtrirë minimizon stresin mbi vertebrat lumbare, gjithashtu shkakton muskujt që të humbasin lëvizshmërinë, ndër probleme të tjera.

Yoga ndihmon në largimin e dhimbjes së shpinës duke rritur fleksibilitetin dhe forcën e muskujve. Një rol mund të luajnë dhe relaksimi, reduktimi i stresit dhe njohja më e mirë e trupit, që sjell joga.

Në një studim, të publikuar në revistën shëndetësore “Shpina”, personat me dhimbje të shpinës që bënë dy seanca 90 – minutëshe në javë, për 24 javë, patën një reduktim të dhimbjes me 56%.

Ata kishin gjithashtu depresion më të ulët, krahasuar me personat me dhimbje shpine që morën kujdes të standartizuar, si ilaçe kundra dhimbjes. Rezultatet sugjeruan nje trend drejt uljes së përdorimit të ilaçeve kundra dhimbjes, në ata persona që bënin joga.

Dhimbje e reduktuar e artritit
Është parë që aktiviteti fizik mund të ndihmojë në largimin e dhimbjes dhe mpirjes që vjen si pasojë e osteoartritit. Problemi është që këto simptoma mund ta bëjnë të vështirë të merresh me aktivitet fizik.

Yoga ofron një formë më të lehtë uhtrimesh që ndihmon në përmirësimin e shkallës së lëvizjeve dhe forcimin e muskujve rreth kyçeve që dhembin.
Në një studim të vitit 2014 me 36 gra me osteoartrit në gjunjë, ato që bënë joga, përjetuan një përmirësim domethënës të simptomave të tyre krahasuar me gratë e tjera që nuk e bënë këtë.

Yoga mund të ndikojë dhe tek personat me artrit reumatoid. Në një studim të vitit 2015, gratë me artrit reumatoid, raportuan përmirësime në shëndetin e tyre fizik, në aftësinë për të ecur, në nivelet e dhimbjes, energji, humor dhe më pak dhimbje dhe enjtje në kyçe, pasi bënë dy orë seanca joge në javë për 8 javë.
Rd.al
 

Yoga e seksit - Joga

Nisur nga M A XRubrika Ndjenja

Postimi i fundit 01-10-2019, 14:05:38
nga Charlie
Nude Yoga Girl - Joga 🧘‍♀️

Nisur nga M A XRubrika E Bukura

Postimi i fundit 09-02-2020, 23:52:56
nga Ωμέγα
Joga - Dashamirësit shqiptarë të yoga-s krijojnë grupimin e tyre

Nisur nga M A XRubrika Mix

Postimi i fundit 07-06-2011, 00:04:25
nga M A X