×
Hyrja
Profili

Kurat e infeksioneve të ndryshme

Kurat e infeksioneve të ndryshme

· 2 · 1148

  • Postime: 18285
  • Gjinia: Femer
ßåßy ღ
ne: 06-12-2010, 11:23:25
Në fakt, në shumicën e rasteve e kemi vetë në dorë që të kujdesemi për shëndetin tonë. Kështu, ne ju japim disa këshilla se si t’i kurseni paratë dhe në të njëjtën kohë të jeni më mirë Ka ardhur momenti që të jeni më kreativë.

Në shumë raste për dhembjet më të lehta i drejtohemi mjekut apo edhe farmacive të lagjes, duke menduar se aty gjendet shpëtimi. Në fakt, në shumicën e rasteve e kemi vetë në dorë që të kujdesemi për shëndetin tonë. Kështu, ne ju japim disa këshilla se si t’i kurseni paratë dhe në të njëjtën kohë të jeni më mire.

Mostretja
Gjeni shkakun dhe provoni të ndaloni para se të ndodhë prapë. Pastaj filloni me antacids. Gromësitjet (gogësimi), fryrja e stomakut dhe thartira e stomakut të shkaktuara nga mostretja ndodhin për shkak se ju nuk keni acid stomaku aq sa duhet për të kryer punën e tretjes. Një lugë apo dy lugë me uthull molle do të ndihmojë në zbërthimin e ushqimit të tepërt që po ju shkakton problemin dhe kështu të kthejë stomakun në balancë.

Fyt i skuqur
Zakonisht është shenjë e ftohjes dhe gripit kur ju skuqet dhe ju dhemb. Ju nuk duhet të injoroni simptomat, por mund të lehtësoni dhimbjet duke shpërlarë fytin me ujë të ngrohtë me kripë disa herë në ditë dhe duke pirë çaj me limon dhe mjaltë.

Dhimbje muskujsh
Pas ushtrimeve të tepërta në palestër ju përfundoni me djegie muskujsh dhe gati as që mund të lëvizni nga dhimbjet. Një krem që ndoshta gjendet edhe në vendin tonë. Përdore gjithmonë për të shpejtuar shërimin e djegieve të muskujve, mavijosjeve të muskujve, përdredhjeve, dhe dhimbjeve të tjera të përgjithshme.

Gjakderdhja
Ndoshta mendon se do të djegë, por hidhni pak piper nga spec të kuq në prerje dhe shiko sa shpejt ndalohet gjakderdhja dhe në fakt e lehtëson dhimbjen.

Infeksionet e veshit
Infeksionet e veshit mund të bëhen shumë serioze dhe në fakt mund të shkaktojnë dëme të përhershme, kështu që vizitohuni te mjeku nëse dhimbja e veshit është bërë e padurueshme. Por nëse ndieni se infeksioni është i lehtë dhe në fazën fillestare, hidhni ca pika vaji të hudhrës apo uthull të bardhë në vesh dhe qëndroni i shtrirë për të lejuar ato pika të kryejnë punën e tyre. Hudhra dhe uthulla krijojnë një ambient që nuk i përkrah bakteret që shkaktojnë infeksionin. Përsëriteni këtë disa herë në ditë derisa simptomat të zhduken. Nëse simptomat zgjasin më shumë se disa ditë ju përfundimisht duhet të vizitoheni te mjeku!

Djegiet
Për ju që nuk keni aloe vera në shtëpitë tuaja prisni një patate dhe fërkoni lëngun e saj zbutës në gjithë vendin e djegur. E gjithashtu edhe mjaltë, me përbërësit e saj antibakterial, është shumë i mirë për djegie.

Infeksionet mykotike të këmbës
Është kërpudhë e këmbës dhe është shumë e keqe. Ajrosi ato këmbë dhe zhyti në ujë me kripë, laje me lëng hudhrës, apo futi në një legen me ujë dhe uthull të bardhë apo uthull molle. Të gjitha këto ndihmojnë për të vrarë kërpudhat. Por ju duhet të jeni këmbëngulës, i qëndrueshëm dhe kujdesshëm. Kërpudhat janë të suksesshme në fshehje dhe kthehen atëherë kur ju më së paku i prisni.

Zbokthi
A keni shikuar përbërësit e shampos kundër zbokthit ndonjëherë? Duket se ata përbëjnë gati të gjithë përbërësit toksikë që ju duhet t’i shmangni. Më mirë provoni diçka natyrale para se t’u ktheheni kimikateve. Shumë njerëz betohen në lyerjen e skalpit (lëkurës së kokës) me gel aloe vera (lëre ashtu për 20 minuta dhe më pas shpërlaje). Një tjetër bar natyral është shpëlarja me uthull molle. Provo këto barna natyrale disa herë për të provuar nëse kanë sukses tek ti dhe sigurisht se do të kenë. Edhe shampot kundër zbokthit kërkojnë që të aplikohet disa herë për të parë rezultatet, kështu që jepu kohë dhe raste gjërave natyrale!

Kapsllëku
Së pari pini ujë më shumë dhe hani më shumë fruta dhe perime. Ndërkohë, nëse pini disa lugë vaj ulliri të përzier me pak lëng limoni apo portokalli, ju ndihmon që gjërat të lëvizin. Nganjëherë shmangia e disa yndyrave të shëndetshme (sikur yndyrat e mira që gjenden në peshk, arra dhe avokado) mund të keqësojë kapsllëkun. Disa njerëz të tjerë lehtësojnë kapsllëkun duke larguar konsumimet e drithërave! Është e vërtetë që drithërat përmbajnë fibër, por disa njerëz nuk tretin drithërat edhe aq mirë. Disa shkaktarë tjerë të kapsllëkut janë stresi, depresioni, mosaktiviteti dhe mungesa e ushqyeshmërisë së mirë. Nëse kapsllëku juaj është kronik, ndoshta kjo është një shenjë e ndonjë problemi më serioz, kështu që kërkoni këshillë mjekësore dhe rregulloni mënyrën e të jetuarit.

Dhembje dhëmbi
Më duket se nuk ka më keq se dhembja e dhëmbit. Nuk duhet injorua problemi i dhëmbit, për shkak se një infeksion aq afër trurit mund të jetë shumë i rrezikshëm, nëse shpërndahet. Por në mënyrë që të zvogëlojmë të ënjturën dhe lehtësojmë dhembjen derisa prisni për takimin që keni caktuar te dentisti, provoni të fusni ca pika vaj hudhre në dhëmbë dhe mishin e dhëmbëve dhe shtypni me dhëmb një copë të hudhrës së shtypur.

  • Postime: 26639
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#1 ne: 23-12-2019, 00:27:07
 

Shkencëtarët kohë më parë kanë treguar që përmbajnë dozë të madhe të vitaminave dhe mineraleve të rëndësishme, kështu që veprojnë pozitivisht në organizmin e njeriut, ndërkaq përbërja e tyre ndihmon që t’i shëroni shumë sëmundje të rrezikshme

ër të përmirësuar punën e organeve të brendshme dhe gjithë sistemin, do të duhej që më shpesh të hani mjaltë me arra.

Do t’ju bëjnë dobi edhe nëse jeni nën stres emocional apo nëse punoni punë të rënda fizike.
Kur hamë rregullisht mjaltë dhe arra, në organizmin tonë ndodhin këto ndryshime:
– Nëse keni vuajtur nga dhembja e kokës, do t’ju jetë e kaluar.

– Normalizon punën e sistemit të tretjes. Për të zgjidhur problemin me kapsllëkun, më shpesh hani këtë përbërje të ëmbël.
– Ndihmon në këndelljen e shpejtë nga lindja.

– Mjalti dhe arrat janë të pazëvendësueshme për shëndetin e femrës, sepse përmbajnë substanca të cilat përmirësojnë qarkullimin e gjakut në organe të komblikut dhe në këtë mënyrë rrisin edhe libidonë.

– Te meshkujt rrisin potencën.
– Për forcim të imunitetit – mjafton që përditë të hani një sasi të vogël të kësaj përbërjeje. Nëse jeni ftohur, do t’ju ndihmojë që më shpejt të liroheni nga mbyllja e hundës dhe përflakja e fytit.

– Nëse vuani nga anemia, hani këta artikuj, sepse përmbajnë rrush, zink, mangan dhe hekur. – Mjalti dhe arrat stabilizojnë çrregullimet metabolike.

– Rekomandohet të hani më shumë artikuj të këtillë gjatë punës intensive të trurit, të cilat përmirësojnë përqendrimin. Arrat përmbajnë përbërës të cilët zbusin dhembjet reumatike.
Gjatë periudhës dimërore imuniteti dobësohet, andaj trupi u nënshtrohet infeksioneve të ndryshme. Forconi organizmin tuaj me këta artikuj dhe ruajeni shëndetin.


Temat e fundit