Lajthitë, arrat dhe bajamet, sëmundjet që kurojnë - Jeta

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Lajthitë, arrat dhe bajamet, sëmundjet që kurojnë

Lajthitë, arrat dhe bajamet, sëmundjet që kurojnë

· 1 · 2379

  • Postime: 27105
  • Gjinia: Mashkull

ne: 21-09-2011, 11:05:41
Mangësia e acideve yndyrore omega-3 ka qenë e lidhur me një numër të problemesh si tek fëmijët ashtu edhe tek të rriturit, duke përfshirë hutimin, depresionin, aftësi të kufizuara në të mësuar, humbjen e kujtesës, çrregullimet gjatë gjumit, si dhe aftësitë e dobëta për zgjidhjen e problemeve

Frutat e thata, si arrat, lajthitë dhe bajamet janë një ushqim shumë i mirë jo vetëm për zemrën dhe trurin, por për gjithë organizmin. Edhe pse në mënyrë të veçantë vlerat ushqyese të këtyre frutave janë provuar, tashmë shkencërisht njihen edhe dobitë shëndetësore të tyre.  Kështu, arrat janë një ushqim i njohur natyror për funksionimin e shkëlqyer të trurit dhe përfitimet kryesore të arrave janë fokusuar në këtë veti.

Është e çuditshme se sa arra i ngjan në pamje trurit të njeriut, por jo vetëm kaq, truri i njeriut është i përbërë nga rreth 60% e asaj që quhet "yndyra strukturore" dhe ka nevojë për yndyra të kualitetit të lartë siç janë omega-3, të cilat e bëjnë trurin të funksionojë siç duhet duke e mbajtur fluid dhe fleksibël. Mangësia e acideve yndyrore omega-3 ka qenë e lidhur me një numër të problemesh si tek fëmijët ashtu edhe tek të rriturit, duke përfshirë hutimin, depresionin, aftësi të kufizuara në të mësuar, humbjen e kujtesës, çrregullimet gjatë gjumit si dhe  aftësitë e dobëta për zgjidhjen e problemeve.

Omega -3

Arrat janë të pasura me omega-3, të cilat mund të quhen ushqim për trurin. Sipas një studimi të kryer nga një grup shkencëtarësh amerikanë, konsumi ditor i arrave është e lidhur me përmirësimin e kujtesës tek gratë. Kjo veti merr burim nga një përmbajtje e lartë e acideve yndyrore, fenoleve dhe antioksidantëve tek arrat të cilat ndihmojnë në nxitjen e aktivitetit të trurit dhe përmirësimin e funksionimit të tij. Specialistët janë të bindur se në qoftë se hahen arra në baza të rregullta mund të çojë në përmirësimin e aftësive mendore dhe koordinimin. Përveç omegës-3 arrat janë gjithashtu të pasura me antioksidantë të cilat ndihmojnë për të parandaluar dhe riparuar dëmtimet e trurit për shkak të radikalëve. Arrat me të vërtetë janë një burim i shkëlqyer ushqimi për të rritur aftësinë tuaj, qartësuar mendjen dhe për të dhënë më të mirën e tij.

Megjithatë, përveç këtyre përfitimeve të rëndësishme, një grup shkencëtarësh në Universitetin e Harvardit studiuan efektet e arrave mbi njerëzit me probleme të ndryshme kardiovaskulare. Doli se arrat mund të ulnin rrezikun e të pasurit një goditje apo një sëmundje në zemër si dhe të mbrojnë kundër sëmundjeve të tjera të mundshme të natyrës kardiovaskulare. Së fundi, ekspertët thonë se arrat ose produktet e arrave mund të jenë një potencial i madh, një ilaç për të ulur kolesterolin e keq në gjak. Problemi kryesor për specialistët në këtë pikë është se në mënyrë që të gëzojnë të gjitha përfitimet e arrave, një person duhet të konsumojnë 7-9 arra në ditë.

Kjo dozë është mjaft e lartë në kalori (është e barabartë me dy lugë tryezë të vajit vegjetal) dhe nuk është i rekomanduar thjesht për shumë prej nesh. Me fjalë të tjera, konsumi i një sasie të tillë në arra në mënyrë të rregullt mund të jetë e rrezikshme për shumë njerëz. Kjo është arsyeja pse shkencëtarët tani janë duke punuar në krijimin e një shtesë efikase arre apo produkteve të tjera natyrore që përmbajnë ekstrakt arre e cila nuk do të jenë të dëmshme për shumicën e njerëzve dhe të na japë një mundësi për të shijuar të mirat e arrave për shëndetin tonë.

Lajthitë

Lajthia është një element shumë i rëndësishëm  ushqimi në një dietë të ekuilibruar. Ajo ka disa veti të rëndësishme shëndetësore në mbrojtjen kundër sëmundjeve. Ajo ka një kombinim të veçantë të acid oleik të proteinave, karbohidrateve dhe beta-sitosterolit. Lajthia dhe vaj i lajthisë janë një burim i mirë i  Vitaminës E, e cila është thelbësore për muskujt e zemrës dhe muskujt e tjerë të trupit duke i mbajtur të shëndetshëm.

Lajthia është gjithashtu e nevojshme për funksionimin normal të sistemit të riprodhimit. Vitamina E parandalon shpërbërjen e qelizave të kuqe të gjakut, pra ajo shërben si një mbrojtëse kundër mungesës së gjakut e cila quhet anemi. Një tjetër dobi e vitaminës E, e cila është gjetur në lajthi, është për të parandaluar faktorët qe përgatisin bazën për sëmundjen e kancerit. Nëse kanceri është formuar tashmë në trup, atëherë ajo lufton për të shpërndarë qelizat e dëmshme. Beta-sitosteroli e cila gjendet me bollëk në lajthi, është e rëndësishme. Kështu në qoftë se konsumojmë 25 gr. në ditë e mbrojmë trupin si për sëmundje të zemrës dhe të kancerit.

Një nga përfitimet shëndetësore të mëdha te lajthia është se ajo është e pasur me acid folik. Acidi folik është i dobishëm për rritjen e foshnjave dhe për të rriturit. Ai luan një rol të rëndësishëm në prodhimin e qelizave të kuqe të gjakut të cilat janë të domosdoshme për transportin e oksigjenit në të gjithë trupin e njeriut. Lajthia ka në përbërje të saj vitaminën B, vitaminat  B1, B2, B6 e B12 të cilat janë të pranishme tek ajo janë thelbësore në formimin e gjakut dhe të shëndetit mendor, sidomos për ata të fëmijëve në moshë të zhvillimit. Një tjetër veti e rëndësishme e lajthisë është se ajo siguron trupin me proteina.

Proteina është materiali bazë i përdorur për prodhimin e indeve të muskujve dhe kjo është një nga përfitimet më të rëndësishme të lajthisë. Trupi i njeriut gjithashtu kërkon yndyrë edhe pse në sasi të moderuar. Cilësia e yndyrës është gjithashtu e rëndësishme, lajthia përmban yndyrë omega e cila është e rëndësishme për shëndetin e individit. Në mënyrë që të nxjerrim maksimumin e përfitimeve të lajthisë është e rekomandueshme që të konsumoni të paktën 25 gram lajthi të freskëta çdo ditë. Vaj i lajthisë është i njohur edhe si mbrojtës për  lëkurën nga rrezatimi ultravjollcë dhe për këtë arsye është përdorur në shumë produkte kremrash solar.

Vaji i lajthisë ka një efekt shumë relaksues dhe qetësues në  lëkurë dhe për këtë arsye zakonisht përdoret nga SPA të  ndryshme. Vaj i lajthisë është gjithashtu i njohur edhe për vetitë e tij të shkëlqyera hidratuese. Shumë mjekë distikë gjithashtu ju rekomandojnë të konsumoni një sasi minimale të lajthisë në mënyrë të rregullt se ata kanë tendencë për të shkurtuar rrezikun e sëmundjeve koronare të zemrës dhe gjithashtu përmirëson mbajtjen e oksigjenit prej  qelizave të kuqe të gjakut në një individ.

Bajamet

Bajamet  ndikojnë në zemër, pasi rrisin HDL-në, kolesterolin e mirë dhe mbajnë në nivele të ulëta kolesterolin e keq. Si rezultat, rreziku i sëmundjeve të zemrës është ulur. Vetëm duke ngrënë një grusht bajame çdo ditë. Gjithashtu bajamet ndihmojnë në peshe, edhe pse bajamet kanë nivele të larta yndyre, ata ndihmojnë për të humbur peshë. Bajamet përmbajë yndyra të ngopura të cilat bëjnë të ndiheni të ngopur shpejt e në këtë mënyrë të ndaloni mbingrënien. Për këtë nuk duhet të kalohet masa një grusht ose 12 kokrra.

Ky frutë ndihmon në ushqyerjen e trurit, pasi përmban riboflavinë, e cila vendoset nga një reaksion zinxhir që të çon në kujtesë të mirë. Në fakt, disa e konsiderojnë si një ushqim të domosdoshëm për fëmijët në rritje. Bajamet janë të pasura me vitaminë E. Vitamina E është një antioksidant që lufton radikalet e lira, parandalon dëmtimin e indeve të trupit dhe e mban lëkurën elastike nga dëmtimi. Kjo është arsyeja pse vaji dhe qumështi i bajameve janë një nga përbërësit kryesorë në prodhimet e kremrave të lëkurës. Produktet e bajames mbrojnë lëkurën nga plakja, dielli, dhe kanceri i lëkurës. Po kështu edhe për personat e sëmurë me hipertension, bajamet ndihmojnë, pasi kanë shumë kalium dhe shumë pak sodium.

Ky është një kombinim i përsosur kur është fjala për të kontrolluar tensionin e gjakut. Kaliumi ndihmon në rregullimin e presionit të gjakut ndërsa me përmbajtjen shumë të ulët të natriumit bajamja është ideale si ushqim. Ato ndalojnë kancerin e zorrës së trashë dhe kapsllëkun. Bajamet janë të pasura me fibra. Fibrat e bajames ndihmojnë në rregullimin e brendshëm dhe pastrojnë traktin e tretjes. Si rezultat, bajamet ndihmojnë trupin tonë për të luftuar kancerin e zorrës së trashë.

Janë shumë të mira edhe për gratë shtatzëna, pasi bajamet përmbajnë acid folik, i cili është thelbësor për mbajtjen e foshnjave në barkun e nënës në mënyrë të shëndetshme duke parandaluar defekte të tilla si problemet me zemrën, defekte të trurit dhe shumë më tepër. Bajamet përmbajë mangan, bakër dhe riboflavinë që i bëjnë ato përforcues të energjisë. Bajamet kanë shumë proteina dhe kanë zero karbohidrate. Ato janë ideale për diabetikët dhe kushdo që ka probleme me nivelet e sheqerit në gjak.

Temat e fundit