×
Hyrja
Profili

Larja e dhembeve (rregullisht)

Larja e dhembeve (rregullisht)

· 4 · 1251

  • Postime: 18285
  • Gjinia: Femer
ßåßy ღ
ne: 28-05-2010, 12:33:54
Njerëzit që nuk lajnë dhëmbët e tyre dy herë në ditë e vënë veten në rrezik ndaj sëmundjeve të zemrës. Kështu thotë një studim i kryer nga disa kërkues skocezë mbi 11.000 të rritur.
Nga studimi rezultoi se ata që kanë një higjienë orale të dobët janë 70% më shumë të rrezikuar nga sëmundjet e zemrës sesa ata që e lajnë gojën dy herë në ditë.

Studimi, i publikuar në “British Medical Journal”, mbështet një studim tjetër të kryer më parë që tregonte lidhjen mes sëmundjeve të gojës me ato të zemrës.

Dihet se nxehja e trupit, përfshirë këtu gojën, ka një rol të rëndësishëm në bllokimin e arterieve, gjë që mund të cojë në një atak kardiak.



« Editimi i fundit: 23-12-2019, 00:34:10 nga M A X »

  • Postime: 26639
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#1 ne: 26-03-2012, 10:14:42
Moslarja e dhëmbëve mund të çojë në probleme serioze me zemrën. Sipas shkencëtarëve, bakteret e gojës mund të shkaktojnë endokarditis infektiv, një çrregullim i rrallë që dëmton zemrën.

Studimi tregon se bakteri me emrin streptokukus gordonii mund të hyjë në gjak përmes mishrave të dhëmbëve duke shkaktuar probleme të rënda për shëndetin.

‘Daily Mail’ publikon se shkencëtarët britanikë dhe irlandezë po punojnë për prodhimin e ilaçit që ndalon endokarditisin infektiv.

Edhe në vitin 2010 një studim doli në përfundimin se mungesa e higjienës së gojës shkakton probleme me zemrën.

Shkencëtarët shprehen se është shumë e rëndësishme që njerëzit të lajnë dhëmbët dy herë në ditë. /top channel

  • Postime: 26639
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#3 ne: 23-12-2019, 00:35:15
 

Sëmundjet e zemrës mbesin në mesin e shkaktarëve më të mëdhenj të vdekje në botë.
Por, ekspertët kanë zbuluar se nëse i pastroni dhëmbët më shumë se dy herë në ditë, atëherë ju mund ta zvogëloni rrezikun e këtyre sëmundjeve për më shumë se 10%.

Siç thonë ata, pastrimi i dhëmbëve tri herë në ditë apo më shumë ndërlidhet me ulje të rrezikut të problemeve me pompim të gjakut në zemër dhe me ulje të rrezikut të dridhjeve atriale – sëmundje e cila shkakton rrahje të çrregullt të zemrës dhe shpeshherë me puls shumë të shpejtë.

Një prej teorive të mundshme prapa këtij zbulimi është se pastrimi i shpeshtë i dhëmbëve e redukton numrin e baktereve që jetojnë mes dhëmbëve dhe mishit, duke i parandaluar ato të futen në sistem të gjakut.

Studimet ekzistuese veçse tregojnë se higjiena e dobët orale shpie në baktere në gjak, duke shkaktuar inflamacion në trup.

Më pastaj, inflamacioni e rritë rrezikun e rrahjeve të çrregullta të zemrës dhe e dobëson aftësinë e zemrës për të pompuar gjak. rd

Temat e fundit