×

Mbipesha dhe ndikimi i saj tek sëmundjet e tjera !

Mbipesha dhe ndikimi i saj tek sëmundjet e tjera !

· 1 · 2459

  • Postime: 27110
  • Gjinia: Mashkull
Berni
ne: 20-03-2007, 10:14:38
Këshillat e specialistëve për të gjitha kategoritë që kanë probleme me peshën

Rreth 1 miliard njerëz në të gjithë botën janë mbipeshë në atë masë që e rëndon shumë shëndetin dhe shumë prej tyre, sipas specialistëve, vdesin nga sëmundje që mund të ishin parandaluar. Ndryshe, në terminologjinë mjekësore, mbipesha njihet me emrin Obezitet. Sot lufta kundër kileve të tepërta nuk është vetëm një problem individual, ai tashmë është kthyer në problem të social dhe qeveritar, pasi shërbimet shëndetësore falas paguajnë koston e mjekimeve për ata pacientë që vuajnë sëmundjet që lidhen me mbipeshën. Pikërisht kjo u soll në vëmendjen e Bashkimit Evropian gjatë një konference në Pragë, prej shkencëtarëve kryesorë në fushën e të ushqyerit, të cilët i bënë thirrje vendeve të reja evropiane, që ta bëjnë prioritet të tyren luftën kundër mbipeshës.
Këshillat
Shkencëtarët u bëjnë thirrje, në mënyrë të veçantë prindërve për një kontroll më rigoroz ndaj reklamave që u drejtohen fëmijëve, duke ndikuar negativisht në mënyrën e tyre të të ushqyerit. Sipas tyre, reklamat ndikojnë mbi sjelljen e fëmijëve ndaj ushqimit duke i drejtuar nga fast food-et (ushqimet e gatuara shpejt) apo atyre të paketuara, të mbushura me yndyrë dhe sheqerna të tepërta për dietën e fëmijëve dhe të rriturve njëkohësisht. Sipas mjekëve, obeziteti është shkaktarja numër një e sëmundjeve të zemrës dhe diabetit dhe vlerësohet se shkakton gati 70 mijë raste të reja me kancer që zbulon çdo vit në Evropë. Humbja qoftë edhe fare pak në peshë ka një efekt pozitiv të jashtëzakonshëm mbi shëndetin e njeriut, thonë mjekët. Dhe kjo mund të arrihet duke kombinuar ushqyerin korrekt, perime, fruta, si dhe një rutinë ushtrimesh fizike.
Sëmundjet
Duke marrë parasysh lidhjen e mbipeshës me sëmundjet kronike, si faktorë të rëndësishëm për sëmundjet e zemrës dhe kancerit të llojeve të ndryshme, kjo u vë vendeve në zhvillim një barrë, të cilën ata nuk mund ta përballojnë. Sipas një ankete të zhvilluar 1 vit më parë, 35 për qind e femrave indiane nën moshën 50 vjeç janë mbipeshë. Të dhënat nga Meksika dhe Uruguai tregojnë se, mbipesha prek rreth 30 për qind të popullsisë. Gjendja është më keq në qytete. Gratë indiane më të rrezikuara janë ato që jetojnë në qytet dhe kanë të ardhura të larta. Në Afrikën e Jugut, fëmijët ishin më të gjatë dhe më të shëndoshë se ata në fshat, edhe në rastet kur kushtet shoqërore dhe ekonomike ishin të njëjta. Ky problem shkon përtej vendeve të industrializuara, çka do të thotë që së bashku me globalizimin, ne do të kemi një sistem të ri ushqimi në mbarë botën.

Obeziteti

1-Mbipesha trupore shkurton jetëgjatësinë
a)Sipas të dhënave, jeta e personave mbi peshë mund të shkurtohet deri në 25 vjet, nëse mbipesha fillon rreth moshës 20-vjeçare.
b)Një grua mund të humbasë 5-8 vjet në rast se është mbi peshë.
c)Një burrë mund të humbasë 12 vjet në rast se është mbi peshë.
d)Përgjithësisht personat 40-vjeçarë me mbipeshë trupore jetojnë 7 vjet më pak se personat e tjerë të së njëjtës moshë.

2-Sëmundja e zemrës
a)Mbipesha është shkaktari numër një i vdekjeve dhe atakeve të shkaktuara nga mbipesha.
b)Sipas specialistëve, si femrat ashtu edhe meshkujt janë të destinuar që të vuajnë nga sëmundjet e zemrës, pa dallim moshe dhe gjinie.
c)Po ashtu, mbipesha bën të mundur edhe rritjen e presionit të gjakut tek njerëzit në gjithë botën.

3-Kanceri
a)Disa forma të ndryshme të kancerit bëhen të mundura edhe nga mbipesha. Sidomos në rastet kur personi ka nisur të shëndoshet që në moshë të re.
b)Medikamentet që mund të përdoren kundër dhjamosjes mund të rritin rrezikun e kancerit.

Një pajisje që ul dëshirën për të ngrënë

Njerëzit në përgjithësi kanë një zakon të keq; hanë shumë dhe shumë shpejt. Shkencëtarët thonë se kanë gjetur një mënyrë që njeriu të hajë më pak pa pasur nevojë t’i nënshtrohet dietës. Kjo është një pajisje e vogël që mbahet në gojë me rekomandim të mjekut stomatolog. Pajisja e re premton bllokimin e reagimeve të organizmit ndaj urisë dhe që ndërpret dëshirën për të ngrënë më shumë seç duhet. Por kjo pajisje e vogël mund të ndihmojë për të ngrënë më pak dhe për të rënë nga pesha, ndërkohë që personi mund të vazhdojë të hajë ushqimet që i pëlqejnë. Pajisja jepet nga dentisti. Ajo vendoset në qiellzën e gojës. Ata që e kanë provuar thonë se pajisja ndihmon për të ngadalësuar shpejtësinë e procesit të ngrënies. Dentistët thonë se pajisja është e efektshme vetëm nëse përdoret vazhdimisht. Pajisja kushton 500 dollarë dhe tani për tani vetëm pak mjekë stomatologë në Kaliforni kanë të drejtë ta rekomandojnë.

Madhësia e stomakut ndikon mbi oreksin

Megjithëse njerëzit më të shëndoshë priren të kenë oreks më të madh, madhësia e stomakut (dhe jo madhësia e trupit) duket se ndikon ndjenjën e ngopjes gjatë dhe pas ngrënies. Ky përfundim shkencor zbulon se, faktorët që kontrollojnë vëllimin e stomakut, pavarësisht nga madhësia e trupit, janë mjete të fuqishme për të luftuar mbipeshën. Shkencëtarët amerikanë zbuluan që mbipesha tek të rriturit e vonon ndjenjën e ngopjes gjatë vakteve të ngrënies tej kohës që vërehet tek ato me peshë normale. Sipas revistës shkencore “Gastroenterology”, ato me stomak bosh dhe me madhësi më të madhe kishin më shumë nevojë për kalori që të ndjeheshin të ngopur. Jo pak, por 1 miliard njerëz në botë, vuajnë nga obeziteti. Sipas mjekëve specialistë, ato vuajnë nga shumë sëmundje të tjera, të cilat nuk do të ndodhnin, nëse ata do të kishin një peshë normale trupore.

Shkenca: Edhe dhjami është organ

Shkencëtarët besojnë se dhjami luan një rol të rëndësishëm në ndihmën e trupit për të punuar si duhet. Kaq shumë përshtypje u kanë bërë atyre aftësitë e dhjamit, saqë mendojnë se ai nuk duhet parë më si teshë e tepërt e trupit. Studiuesit kanë zbuluar se dhjami luan një rol të rëndësishëm në mbrojtjen e kockave dhe organeve, në rregullimin e hormoneve dhe sistemit të mbrojtjes së trupit, po ashtu edhe në lëvrimin e sistemit të shumimit tek gruaja. Studimet kanë treguar se dhjami prodhon një hormon të rëndësishëm të quajtur leptinë, i cili merr e jep me trurin, duke i bërë të ditur se në çfarë gjendjeje ndodhen nivelet e energjisë trupore. Ky hormon e njofton trurin kur trupi ka nevojë për ushqim dhe kur është ngrënë më tepër seç duhet. Gjithashtu hormoni në fjalë luan një rol të rëndësishëm në procesin e shumimit. Gratë që kanë një sasi tepër të vogël dhjami në trup nuk u vijnë zakonet.

Amerika “përgjegjëse” për obezitetin

“Amerika ka një ndikim të madh në këtë sistem ushqimi dhe për këtë arsye ndryshimet në dietë mund të ndodhin më shpejt edhe në vendet më të largëta”, shprehen studiuesit. Nga ana tjetër, ata e përjashtojnë idenë se karakteristikat gjenetike bëjnë që disa popullsi të jenë më të prekshme nga problemi i mbipeshës. Ata thonë se rritja në peshë ka ndodhur shpejt në disa kultura që sapo kanë filluar të industrializohen dhe kjo nuk mund të arsyetohet në bazë të gjeneve, mungesës së disiplinës personale apo të karakteristikave psikologjike. Sipas mjekëve, “obeziteti është shkaktari numër një e sëmundjeve të zemrës dhe diabetit dhe vlerësohet se shkakton gati 70 mijë raste të reja me kancer që zbulon çdo vit në Evropë. Humbja qoftë edhe fare pak në peshë ka një efekt pozitiv të jashtëzakonshëm mbi shëndetin e njeriut”.

Tiranaobserver
 

“Mbipesha më shpëtoi jetën”

Nisur nga InfoZRubrika Lajmet e Fundit

Postimi i fundit 15-01-2013, 00:50:03
nga InfoZ
Si shmanget mbipesha te fëmijët

Nisur nga M A XRubrika Forumi i Vogëlushëve

Postimi i fundit 11-09-2011, 21:13:47
nga Misss
Mbipesha, gjysëm miliard njerëz të prekur

Nisur nga InfoZRubrika Lajmet e Fundit

Postimi i fundit 04-02-2011, 21:28:09
nga dreamm
Mbipesha, rrezik në vendet në zhvillim

Nisur nga InfoZRubrika Lajmet e Fundit

Postimi i fundit 11-11-2010, 19:50:02
nga InfoZ
Mbipesha në adoleshencë e dëmshme

Nisur nga InfoZRubrika Lajmet e Fundit

Postimi i fundit 22-10-2010, 01:50:02
nga InfoZ