Migrena - trajtimi, keshilla, cfare ndihmon kunder migrenes - Jeta

×
Hyrja
Profili

Migrena - trajtimi, keshilla, cfare ndihmon kunder migrenes

Migrena - trajtimi, keshilla, cfare ndihmon kunder migrenes

· 3 · 394

  • Postime: 26710
  • Gjinia: Mashkull

ne: 07-10-2019, 10:03:30

 

Migrena është sikur një mysafir i padëshiruar i cili vjen pa paralajmërim dhe me vështirësi largohet. Nëse vuani shpesh nga dhimbjet e kokës, atëherë e dini sa e vështirë është kjo.

Normalisht se mund të përdorni ilaçe apo të bëni ushtrime fizike për të provuar ta shëroni dhimbjen, por këto ilaçe janë të përkohshme, që nënkupton se dhimbjet e kokës mund të largohen, por vijnë prapë.

Megjithatë, ja diçka tjetër që mund të bëni për t’i shëruar këto dhimbje – ndryshojeni mënyrën e të ushqyerit! Përderisa disa ushqime e nxisin migrenën, disa tjera ju ndihmojnë ta ndërtoni një mekanizëm mbrojtës kundër tyre dhe ta parandaloni atë.

Avokado
Në rast se ju është dashur arsye tjetër për ta dashur këtë pemë të mrekullueshme, atëherë kijeni parasysh se avokado e lufton migrenën.

E pasur me antioksidantë si luteini dhe zeaxathini, avokado jo vetëm se i largon dhimbjet e kokës, por edhe ju ndihmon t’i parandaloni ato.

Fiqtë
Fiqtë janë të mirë për trupin tonë dhe shëndetin e përgjithshëm, por janë edhe shumë të mirë sa i përket ballafaqimit me migrenën.

Sipas ekspertëve, fiqtë përmbajnë kalium, i cili ndihmon në zvogëlimin e inflamacionit dhe rrjedhimisht i parandalon dhimbjet e kokës.

Salmoni
I mbushur me acide yndyrore omega-3 dhe vitaminë B2, konsumimi i salmonit i parandalon trombocitet të grumbullohen, proces i cili është përgjegjës për dhimbjet e shpeshta të kokës.

Ndër tjerash, salmoni e zvogëlon inflamacionin dhe ju ndihmon ta luftoni migrenën. Rd.al

  • Postime: 26710
  • Gjinia: Mashkull

#1 ne: 26-01-2020, 14:53:53
Një raport nga NHS ka treguar se 20 për qind e grave në Mbretërinë e Bashkuar janë të prekura nga migrena disa herë në javë.

Simptomat e migrenës përfshijnë dhimbje të mëdha të kokës, marramendje dhe dhimbje tjera të ndryshme të cilat e bëjnë të vështirë shkuarjen në punë dhe kryerjen e detyrave të ndryshme.

Në fakt, sipas disa statistikave, një në pesë gra e kanë humbur punën e tyre për shkak të migrenës.

Migrena kryesisht trajtohet duke u shtrirë në një dhomë krejtësisht të errët dhe duke përdorur ibuprofen, por raportet e fundit tregojnë se personat e prekur me migrenë mund të trajtohen me një dozë të ketaminës për t’i larguar dhimbjet.

Ketamina është anestezik i përgjithshëm i fuqishëm i cili ndihmon në ndaljen e dhimbjeve dhe përdoret gjatë operacioneve në njerëz dhe në kafshë.

Ekipi i hulumtuesve nga SHBA ka treguar se doza të vogla të ketaminës mund të shërbejnë si mënyrë për ndaljen e dhimbjeve të mëdha të kokës. rd.al

  • Postime: 26710
  • Gjinia: Mashkull

#2 ne: 19-02-2020, 21:22:32
Dhimbja e fortë, pulsuese që shoqëron një migrenë mund të jetë drithëruese. Në fakt, më shumë se 90% e njerëzve që pësojnë migrenë nuk mund të punojnë apo funksionijnë normalisht gjatë një episodi të saj.

Shumica e personave që kanë migrenë zgjedhin të përdorin medikamente të ndryshme. Por kohët e fundit shumë prej tyre u janë rikthyer terapive natyrale, si teknikat e relaksimit dhe ilaçet bimore.

Disa bimë që mund të ndihmojnë me qetësimin e migrenave janë:

Kamomili
Nëse ju pëlqen çaji, atëherë mund ta dini natyrën qetësuese të kamomilit. Ai ndihmon në largimin e stresit dhe ankthit, duke qetësuar dhe nervat në të njëjtën kohë. Meqë shumë dhimbje koke mund të jenë rezultat i arsyeve të sipërpërmendura, kamomili është një rregullues i shpejtë i këtyre problemeve.

Kimikisht, kamomili vepron si një anti – inflamator në trupin tuaj, duke zhdukur dhimbje të caktuara koke që në rrënjë. Gjithashtu kamomili është i përshtatshëm për të gjitha moshat, kështu që nuk është problëm t’u jepet një filxhan dhe fëmijëve, në mënyrë që ata të ndihen më mirë.

Mendra (mente)
Gjethet e mendrës dhe vajrat esencialë të kësaj bime përdoren për qëllime medicinale dhe kulinare. Përveç trajtimit të dhimbjeve të kokës mendra përdoret dhe për lehtësimin e:
spazmave
dhimbjeve të dhëmbëve
problemeve gastrointestinale
marrje mendsh, të vjella

Xhinxheri
Xhinxheri është një bimëtropikale aziatike. Është përdorur si ilaç bimor në Kinë për më shumë se 2,000 vjet. Xhinxheri ëhtë përdorur tradicionalisht si ilaç për:

dhimbjet e kokës
dhimbjen e stomakut
marrje mendsh, të vjella
artritin
ftohjen dhe simptomat e gripit
problemet neurologjike

Gjithashtu xhinxheri është anti – inflamator, antiviral, antibakterial etj. Për më tepër, një studim i publikuar në 2014 nxorri se vetitë e pluhurit të xhinxherit janë të krahasueshme me ato të sumatripanit (një ilaç me recetë për migrenën), por me më pak efekte anësore.

Kafeina
Çaji jeshil (që përmban kafeinë), përdorej si ilaç kundra migrenës në mjeksinë kineze. Ndërsa kafeja u bë e njohur fillimisht në Arabi. Kultura të ndryshme e kanë përdorur kafeinën për:

dhimbje koke
tensionin e lartë të gjakut
probleme me stomakun
inflamacione
probleme me qarkullimin e gjakut etj.

Kafeina konsiderohet një aditiv i sigurt dhe i dobishëm në ilaçet kundra migrenës. Por në disa njerëz është kafeina mund të jetë shkak për dhimbjet e kokës.

Vaj livandoje
Livandoja është përdorur që në kohë të hershme në Romë, Egjipt, Greqi dhe Persi. Lulet aromatike dhe vaji i tyre janë përdorur për të trajtuar gjithçka, që nga dhimbjet e kokës dhe insomnia deri tek lodhja dhe stresi. Shumë nga këto përdorime historike janë popullore dhe në ditët e sotme.

Një studim i vitit 2012 sugjeroi se nuhatja e vajit të livandos gjatë një migrene mund të ndihmojë në lehtësimin e shpejtë të simptomave.

Rozmarina
Përdorimet e rozmarinës si bimë medicinale përfshijnë përdorimin për trajtimin e:
dhimbjeve të muskujve dhe të kyçeve
problemet me kujtesën
vështirësitë në përqendrim

çrregullimet nervore
problemet me qarkullimin e gjakut
migrenën
Rd.al

Temat e fundit