Mishi i kuq mund te shkaktoje probleme nese konsumohet shpesh - Jeta

×
Hyrja
Profili

Mishi i kuq mund te shkaktoje probleme nese konsumohet shpesh

Mishi i kuq mund te shkaktoje probleme nese konsumohet shpesh

· 1 · 302

  • Postime: 26710
  • Gjinia: Mashkull

ne: 05-02-2020, 00:08:16
 

Janë botuar rezultatet e dy studimeve më të mëdha të bëra nga Universiteti i Harvardit. I pari, i njohur si “Studimi i shëndetit të infermiereve”, filloi në vitin 1976 me ndjekjen e dietave të rreth 120 000 femrave të moshës nga 30-35 vjeç, dhe i dyti, “Studimi i profesionistëve të shëndetit”, i cili ndoqi rreth 50 000 meshkuj, nga mosha 40 deri në 75 vjeç

Çdo 4 vjet, studiuesit i kontrollonin këta pacientë për të mbajtur të dhëna rreth dietës së tyre. Në vitin 2008, rreth 24 000 pacientë kishin ndërruar jetë, duke përfshirë këtu 6 000 pacientë të vdekur nga sëmundjet e zemrës dhe 9 000 nga kanceri.

Pasi u analizuan rezultatet, studiuesit panë se konsumimi i mishit të kuq, si i përpunuar ashtu edhe i papërpunuar, lidhej me rritjen e rrezikut të vdekjes nga kanceri dhe sëmundjet e zemrës, si dhe uljen e jetëgjatësisë në përgjithësi.

Ata dolën në këtë përfundim edhe pasi vlerësuan faktorët bazë, si: moshën, peshën, konsumimin e alkoolit, stërvitjen, duhanpirjen, historikun mjekësor familjar, marrjen e kalorive, madje edhe konsumimin e bimëve të papërpunuara, si: drithërat, frutat dhe perimet.

Me fjalë të tjera, subjektet e studimit nuk po vdisnin para kohe për shkak të konsumimit të ulët të përbërësve dobiprurës, siç janë fitatet te bimët. Të dhënat të lënë të kuptosh se, mishi në vetvete, mund të ketë diçka të dëmshme.

Konsumimi i mishit lidhet me rritjen e rrezikut të vdekjes nga kanceri, sëmundjet e zemrës dhe vdekjes së parakohshme në përgjithësi. Përsëri, kjo ndodhi pas kontrollit që iu bë faktorëve të tjerë dietikë dhe mënyrës së jetesës, duke përjashtuar teorinë që personat që hanin mish, pinin gjithashtu më shumë duhan, stërviteshin më pak ose nuk hanin fruta dhe perime.

Editoriali shoqërues “Arkivat e mjekësisë së brendshme” i Shoqatës Mjekësore Amerikane i titulluar “Ulja e konsumimit të mishit ka përfitime të shumta për shëndetin”, bënte thirrje për një ulje të konsiderueshme të konsumimit të mishit.

Çfarë përmban mishi që mund të rrisë rrezikun e vdekjes së parakohshme? Një nga përbërësit mund të jetë hekuri heme, një formë e hekurit që gjendet kryesisht në gjak dhe muskuj. Ai mund t’i nxitë radikalet e lira që shkaktojnë kancer, të veprojnë si prooksidues.

Kështu, hekuri mund të konsiderohet si një thikë me dy presa. Kur është në sasi të vogla, shkakton anemi dhe kur është në sasi të mëdha, mund të rritë rrezikun e prekjes nga kanceri dhe sëmundjet e zemrës.

Trupi ynë nuk ka një mekanizëm specifik për të eliminuar hekurin e tepërt nga trupi, por organizmi njerëzor ka evoluar në mënyrë të tillë që e rregullon vetë sasinë e hekurit të përthithur.
Nëse në trup nuk ka hekur të mjaftueshëm, zorrët fillojnë të rrisin përthithjen e hekurit, kur ka sasi të tepërta, zorrët e ulin sasinë e përthithjes.

Mirëpo ky sistem i ngjashëm me një termostat, funksionon në mënyrë efikase vetëm nëse në dietë përfshihet burimi kryesor që është hekuri, ai lloj hekuri nonheme që gjendet kryesisht tek ushqimet bimore.

Nëse në gjak keni sasi të mjaftueshme hekuri, trupi është 5 herë më efektiv në bllokimin e përthithjes së hekurit të tepërt nga ushqimet bimore, sesa nga ushqimet shtazore. Kjo mund të jetë edhe arsyeja përse hekuri heme lidhet me rrezikun e prekjes nga kanceri dhe sëmundjet e zemrës. Ndoshta për këtë, ky lloj hekuri lidhet edhe me rrezikun e prekjes nga diabeti, ndërsa hekuri nonheme jo.

Po nëse largojmë hekurin nga trupi i njeriut, a mund të ulet përqindja e njerëzve të prekur nga kanceri? Studimet kanë treguar se njerëzit që dhuronin rregullisht gjak për të reduktuar depozitat e tyre të hekurit, e përgjysmonin rrezikun e prekjes apo vdekjes nga ndonjë kancer i ri zorrësh për një periudhë 5-vjeçare.

Zbulimet ishin kaq mbresëlënëse, saqë në një editorial të revistës së Institutit Kombëtar të Kancerit, shkruhej se këto rezultate duken shumë të mira për të qenë të vërteta.
Të dhurosh gjak është fantastike, por pikësëpari duhet të parandalojmë depozitimin e hekurit të tepërt në organizëm.

Industria e përpunimit të mishit, po punon për aditivët që zhdukin efektet toksike të hekurit heme, por do të bënit mirë që në dietën tuaj, të shtonit ushqime bimore; këto trupi mund t’i tretë më mirë. rd.al

Temat e fundit